Michael Jackson, artisti më i paguar në botë

michael jMbreti i rrymës muzikore Pop, Michael Jackson është shpallur si artisti më i famshëm, edhe pse i vdekur ai është më i pasuri në botë.

Revista amerikane “Forbes”, e ka shpallur Michael-in si artistin më të pasur në botë.

Mbreti në këtë kategori ka lënë pas artistët e ndjerë si Elvis Presley, Elizabeth Taylor, Bob Marley, Marilyn Monroe dhe John Lennon.

Michael Jackson po dëshmon se është njëri nga artistët më të pasur edhe pas vdekjes së tij.

Schulz mbi politikat e migrimit: Ne jemi më të pasurit e Kontinentit, ne mund të bëjmë më shumë

photo- the council of europian union
photo- the council of europian union
photo- the council of europian union

Në hapje të Këshillit Europian, që po zhvillohet këto ditë në Bruksel, Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz ka shfrytëzuar rastin për të bërë një apel politikës evropiane për  bashkëpunim, solidaritet dhe fleksibilitet përballë politikave të migrimit.

Schulz ka theksuar, se drama e Lampeduzës ilustron politikën europiane përballë refugjatëve dhe se, kjo dramë duhet të shënojë një kthesë në historinë e kësaj politike.

“Përgjatë 20 viteve të fundit, më shumë se 20 mijë emigrantë kanë humbur jetën duke tentuar të kalojnë brigjet evropiane”,- ka vazhduar Schulz, duke shprehur zhgënjimin e Parlamentit pas dështimit të Shteteve Anëtare, për të treguar fleksibilitetin e nevojshëm për të administruar fluksin e migrantëve, në një mënyrë njerëzore dhe efikase.

“Për të ndihmuar shtetet mesdhetare për të mirëpritur refugjatët dhe për të siguruar një shpërndarje të barabartë midis shteteve anëtare, ne duhet të tregojmë solidaritet europian. Për këtë bëhet fjalë sot”, – insistoi Schulz, duke theksuar se, si vetëm disa ditë pas tragjedisë së Lampeduzës, kjo pikë u vendos në fund të rendit të ditës.

“Europa ka nevojë të ndërmarrë një veprim të menjëhershëm për të ndihmuar personat në rrezik në det, por gjithashtu për një sistem migrimi legal për të administruar problemin. Sigurisht Europa as mund të shpëtojë, as mund të mirëpres të gjithë”, – tha Schulz. “Gjithsesi ne jemi më të pasurit e kontinentit dhe në këtë drejtim ne mund të bëjmë më shumë, kryesisht nëse veprojmë së bashku, nëse kërkojmë së bashku zgjidhje dhe nëse marrim së bashku përgjegjësi”,- tha ai.

Parlamenti Europian gjatë debatit në seancë plenare mbi politikën ndaj refugjatëve, pas tragjedisë së Lampeduzës, bëri thirrje gjithashtu për një përpjekje të koordinuar të Bashkimit Europian të inspiruar nga solidariteti dhe përgjegjshmëria./i.t/

 

 

 

 

 

PE, Rezoluta kërkon rritje të rolit të BE-së në Politikën e Jashtme

PE/fotoalbaniaplus
PE/fotoalbaniaplus

Parlamenti Europian ka miratuar një Rezolutë në lidhje me politikën e jashtme të BE-së. Rezoluta ka në fokus rishqyrtimin e objektivave dhe koncepteve strategjike në kuadrin e politikës së jashtme dhe kryesisht në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Sipas Rezolutës, politika e jashtme dhe e sigurisë së përbashkët mund të funksionojë, vetëm nëse ajo përfshin të gjithë fushat e politikës së jashtme, si dhe një bashkëpunim të thelluar në fushën e mbrojtjes.

Eurodeputetët kanë vlerësuar se, politika e jashtme e BE-së që synon mbrojtjen e interesave dhe vlerave të saj dhe ngrihet mbi një rol motor, duhet ti përgjigjet sfidave të një rendi botëror në ndryshim. Sipas tyre, BE duhet të jetë proaktive, të përcaktojë prioritetet dhe të përdorë plotësisht burimet e Shteteve Anëtare dhe mundësitë e ofruara nga Traktati i Lisbonës.

Shqetësimi i ngritur përgjatë seancës së zhvilluar ditën e enjte, dhe i reflektuar dhe në Rezolutë, përqendrohej tek fakti se, BE nuk ka zhvilluar akoma një strategji të qartë të marrëdhënieve të saj me pjesën tjetër të botës dhe aktivitetet e saj janë kryesisht reaktive dhe proaktive. Si rrjedhojë ato kërkojnë mbajtjen e një debati strategjik thelbësor, që duhet të përfshijë Këshillin, Komisionin dhe Parlamentin.

Eurodeputeti Elmar Brok , Raportues dhe President i Komisionit të Punëve të Jashtme ka deklaruar se, Europa duhet të jetë më tepër një aktor botëror se sa një kontribuues ndërkombëtar. Ai shtoi se, kur Europa flet me një zë të vetëm ajo dëgjohet, duke iu referuar  në këtë mënyrë diskutimeve mbi Iranin dhe Kosovën dhe se 70% e qytetarëve të BE-së kërkojnë gjithashtu një politikë të jashtme të përbashkët dhe avancimin në këtë fushë.

Eurodeputetët kërkojnë gjithashtu që politika e përbashkët e sigurisë dhe e mbrojtjes të përshpejtohet. Rezoluta thekson, se mbledhja e Këshillit Europian që duhet të zhvillohet më dhjetor, mbi të ardhmen e mbrojtjes europiane është rasti i rishqyrtimit të objektivave dhe koncepteve strategjike të BE-së. Shefat e Shteteve dhe të qeverive duhet të krijojnë një Udhërrëfyes të detajuar me një kalendar, duke përfshirë një libër të bardhë, që përcakton një model të përbashkët për realizimin e bilanceve kombëtare në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Sipas Rezolutës, politika e jashtme dhe e sigurisë së përbashkët mund të funksionojë vetëm nëse ajo përfshin të gjithë fushat e politikës së jashtme, si dhe një bashkëpunim të thelluar në fushën e mbrojtjes. Politika e jashtme duhet të jetë e pajisur me burime adekuate, sipas eurodeputetëve, të cilët rivënë në dukje shkurtimet buxhetore të Këshillit në kuadrin e miratimit të buxhetit afatgjatë 2014-2020. Rezoluta u adoptua me 389 vota pro, 114 kundër dhe 58 abstenime./i.t/

 

 

 

 

Serbia proteston ndaj Erdoganit

edi rama 2Kryeministri Edi Rama konfirmoi dje se Turqia është një vend i rëndësishëm në rajonin tonë dhe nga miqësia me të “nuk kemi parë keq, por mirë”. I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, kryeministri Rama i quajti “idiotë”, kritikët së bashku me ato që ata kanë thënë lidhur me qëndrimet e tij në raport me partneritetin me Turqinë. “Turqia është anëtare e NATO-s dhe një nga partnerët tanë strategjikë. Ajo është një vend i rëndësishëm në rajonin tonë. Kryeministri turk është një mbështetës i kahershëm i shqiptarëve. Qeveria e këtij kryeministri ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën atë që këta nuk do ta bënin”, – u shpreh Rama. Sipas tij, Qeveria turke është ajo që njohu që në minutat e para të lirisë pavarësinë e Kosovës.
Ndërkohë dje, Ministria e Jashtme e Serbisë ka reaguar mbi deklaratën e Kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili gjatë një takimi në Prizren tha se, “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”. Kjo deklaratë nuk konsiderohet miqësore nga ana e Serbisë dhe deklarata e Erdoganit thuhet se është serioze dhe skandaloze. “Serbia nuk mund ta pranojë si miqësore këtë deklaratë. Të gjithë e dinë se Kosova është e Serbisë dhe tokë serbe, këtë e dinë edhe ata që e njohin Kosovën si shtet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Serbe, duke sqaruar se Kosovë nuk është një shtet i dytë turk. Partia Demokratike e Serbisë i kërkoi qeverisë që të reagojë për këtë deklaratë. Deputeti i opozitës, Milos Aligrudiç, kërkoi gjatë seancës parlamentare të dinte reagimin e qeverisë mbi deklaratën e Erdoganit. Gjatë një takimi në Prizren ku ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Erdogan deklaroi se “kur vinte në Kosovë, ndihej si në shtëpi”.

Trafik droge me motor uji, sekuestrohen 60 kg kanabis

motorra ujiNë dy operacione të zhvilluara ditën e sotme nga polica e Vlorës dhe ajo e Durrësit janë sekuestruara rreth 60 kg kanabis. Policia e Vlorës bën të ditur se ka sekuestruar 30 kilogramë kanabis në një motor deti të braktisur nga korrierët, pasi zbuluan se policia ishte vënë në ndjekje të tyre.

Korrierët r kanë braktisur motorin e ujit në det dhe janë larguar me shpejtësi, duke lënë kanabisin e paketuar që po e transportonin.

Vlen për t’u theksuar se është hera e parë që kapen motor uji për transport droge dhe pse policia dyshonte prej kohësh se kryhej dhe ky lloj transporti për lënë narkotike.

Ndërsa, policia kufitare e portit të Durrësit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Fatbardh Vathit nga Fushë Kruja.

48-vjeçari u ndalua në port, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e antidrogës ushtruan në automjetin e tij tip “Skoda” me targa TR 8412 R, në dyshemenë e makinës u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 30 kilogramë Canabis Sativa, të shpërndara në 58 pako të mbështjella me letër alumini dhe celefon.

Makina e Vathit do të imbarkohej në traget drejt Italisë, për në Ancona. Lidhur me këtë ngjarje vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Mamaja e Marias: E dua vajzën time në shtëpi

mariaSasha Ruseva, e cila ishte vetëm 13 vjeç kur ajo u bë me fëmijë për herë të parë , pohoi se ishte shtatzënë me Marian kur familja e saj vendosi të shkojë në Greqi për të punuar në një fermë, së bashku me burrin e saj.

Ajo pohoi se nuk mund të paguaj “qindra euro”për një certifikatë lindjeje për vajzën e saj , një shumë e pa përballueshme për ekonominë familjare të saj.

“Unë e linda Marian rreth katër vjet e gjysmë më parë, kështu që e kam të pamundur të mbajë mend datën e saktë të lindjes së saj. U kujdesa për vajzën time për rreth shtat muaj, por më pas më duhej të kthehesha në Bullgari, në mënyrë që të kujdesesha për fëmijët e tjerë. Momentalisht nuk e di se çfarë po ndodh me fëmijën tim . E megjithatë kurrë nuk kam ndalur së dashuri atë, ajo është mishi dhe gjaku im! “.

Hristos Salis, 39 vjeç dhe Eleftheria Dimopoulou, 40 vjeç, të cilët hiqeshin si prindërit e Marias janë në paraburgim në Greqi, të akuzuar për rrëmbimin e fëmijëve. Rasti i Marias ka nxitur shqetësime në lidhje me trafikimin e fëmijëve brenda komunitetit rom.

“Unë nuk kam të ardhura të paguaj rrobat e fëmijëve të mi. Kjo është arsyeja pse unë i dërgojë ata në shkollë të papastër dhe pa këpucë apo rroba”, është shprehur Sasha.

Sipas të rejave të fundit, të ditës së sotme, çifti Sasha dhe Atanas Ruseva, mendohet të kenë tetë deri në dhjetë fëmijë dhe pesë prej tyre janë njëlloj si Maria e vogël, kanë të njëjtat tipare si ajo.

Njëri prej fëmijëve, Jesus, ka thënë se ata kanë jetuar më parë në Greqi dhe se prindërit e tij e kanë lënë Marian atje kur u kthyen në Bullgari.

Nga ana tjetër, mamaja e presupozuar që të jetë e ëma e Marias, u ka treguar fqinjëve të saj se e kishte shitur vajzën e vogël për 364 dollarë dhe se e kishte njohur Marian nga lajmet e publikuara për të gjatë kësaj jave. Cifti Ruseva janë nga qyteti Nikolaevo, që ndodhet në qendër të Bullgarisë.

Çifti grek, tek të cilët u gjet vajza e vogël 6-vjeçare, akuzohen për rrëmbimin e të miturës, por ata i kanë mohuar akuzat para gjyqit dhe kanë deklaruar se Maria e vogël iu është dhënë vullnetarisht nga prindërit e saj dhe se ata nuk e kanë rrëmbyer.

Eksploziv makinës së efektivit të policisë

eksploziviNjë shpërthim ka ndodhur orët e vona të natës së sotme në zonën e Kombinatit.

Një makinë, e cila ka qenë e parkuar në rrugën “Petraq Leka”, në Kombinat, ka shpërthyer si pasojë e një sasie eksplozivi që i është vënë.

Nuk raportohen të plagosur, por mendohet që makina tip “Ford”, me targa TR 0086D, të jetë e një punonjësi policie në komisariatin numër gjashtë, në Tiranë.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëmtime edhe dëmtime të një lokali aty pranë.

Polcia po punon për kapjen e autorëve të ngjarjes.

Kuvend, miratohet rishikimi i buxhetit

votimi-i-aktitiNë përfundim të seancës maratonë, Kuvendit ka miratuar me 79 vota pro dhe 49 kundër, rishikimin e buxhetit të vitit 2013.

Në momentin e votimit të Akt Normativ nr. 6, datë 4.10.2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në  ligjin nr. 119/2012 “Për buxhetin e vitit 2013”, në sallë mungonin deputetë si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita.

Seanca e sotme parlamentare nisi rreth orës 10:30 dhe u mbyll pak minuta para se ora të shënonte 22:00.

Me këtë Akt Normativ, qeveria parashikon shkurtimin e 16.2 miliardë lekë shpenzime, nga të cilat 10.2 miliardë lekë janë shpenzimet korrente dhe 6 miliardë lekë shpenzimet kapitale, të njohura ndryshe si investimet.

 Kryeministri, Edi Rama akuzoi qeverinë e kaluar se ka boshatisur arkën e shtetit gjatë fushatës zgjedhore, duke e lënë atë bosh për muajt e mbetur të vitit. Për këtë gjë tha Rama, por edhe për shkelje të tjera me dëm financiar do të ketë dhënie llogarie para ligjit.

Ndërsa ish-Kryeministri, Sali Berisha është kundërpërgjigjur se është i gatshëm të dalë para drejtësisë nëse vërtetohet se ka kryer shkelje por nga ana tjetër sulmoi Ramën duke thënë se, nuk ka treguar faturën e vilës së tij private që po ndërton në Dajt.

Virusi HIV/AIDS, i shërueshëm

hivNjë vajzë 3-vjeçare nga Misisipi është shëruar nga virusi HIV/AIDS, falë trajtimeve shumë të forta mjekësore që ajo ka marrë, menjëherë sa është zbuluar që vogëlushja ishte infektuar nga virusi.

Trajtimet e hershme mjekësore, që përmbanin një kombinim të ilaçeve antiretrovirale, duket se e kanë mbajtur të izoluar virusin në trupin e vajzës, thotë imunologjisti, Dr Katherine Luzuriaga, nga “University of Massachusetts Medical School”, i cili është pjesë e grupit që po trajton rastin në fjalë.

Doktorët hezitojnë të deklarojnë nëse vajza 3-vjeçare është shëruar plotësisht, por në një deklaratë për “New England Journal of Medicine”, ata sqarojnë se edhe nga testet më të detajuara që i janë bërë vogëlushes, nuk është gjetur asnjë virus aktiv që mund të përsëritet.

Vajza ndaloi së marri ilaçet kundra virusit HIV kur ajo ishte 18-muajshe.

Pas një sërë testesh të një pas njëshme, u gjetën gjurmë të virusit në gjakun e vajzës, por doktorët nuk dinë të thonë në se janë pozite apo janë thjeshtë mbetje të virusit të çrrënjosur.

“Por në qoftë se janë mbetje, atëherë lind pyetja nëse kanë aftësi që të ripërtërihen”, -thotë Luzuriaga.

Ky është rasti i parë i dokumentuar që virusi HIV zhduket tek një fëmijë i vogël.

Rama mbledh për herë të parë KEK

edi-rama-sotPër herë të parë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur një strukturë të re të quajtur Këshilli Ekonomik Kombëtar, e cila siç tha ai, do të shërbejë si një trupë konsultative çdo tre muaj për vendimmarrje të rëndësishme që kanë të bëjnë me ekonominë.

“Na duhet rritje ekonomike dhe punësim. Që do të thotë një ekonomi prodhuese që rigjeneron vende të reja pune”. Ky ishte një pjesë e mesazhit që Rama i përcolli KEK.

Përveç punësimit si prioritet urgjent, Rama theksoi se një çështje që duhet trajtuar me urgjencë nga këndvështrimi i qeverisë, është dhe situata me borxhet e të tretëve të qeverisë.

“Njëra është çështje në planin afatshkurtër që lidhet me një situatë të ngarkuar borxhesh ndaj të tretëve të qeverisë; borxhe ndaj sektorit privat; ndaj kompanive për punë publike të tenderuara apo të kryera dhe të papaguara; ndaj të tretëve në arsim dhe shëndetësi; për shërbime të marra dhe të papaguara ndaj kompanive për tatimet; mbi vlerën e shtuar të rimbursuar apo të pamarrë në konsideratë.

Ndaj sistemit elektro-energjitik shqiptar, në formën e 40 milionë dollarëve, borxhe të qeverisë dhe agjencive shtetërore që nuk kanë paguar agjencinë dhe deri në borxhe që lidhen me kompanitë telefonike, me hotele e restorante, ku janë shtruar darka e dreka e shërbime recepsionesh pa u llogaritur”, -ka deklaruar kreu i qeverisë.