Aksidenti tragjik ku humbën jetën 5 të rinj, dëshmon shoferi i kamionit

66

te-aksidentuaritNë seancën gjyqësore të zhvilluar sot në Gjykatën e Shkodrës në lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën 5 adoleshentë, ka dëshmuar edhe shoferi i kamionit, Prend Ndreca.

Ndreca pasi shprehu ngushëllimet për jetët e humbura familjarëve të viktimave, ka mohuar përgjegjësinë për ngjarjen e ndodhur. Ai ka deklaruar se ishte duke ecur në korsinë e tij kur makina tjetër është përplasur me kamionin.

“Kërkoj vetëm drejtësi. Kërkoj të tregohet ngjarja ashtu siç ka qenë. Kam qenë në korsinë time, kur mjeti u përplas me mjetin tim”,- u shpreh Ndreca.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kryebushat të Shkodrës. Aksidenti tragjik që mori jetën e 5 adoleshentëve ka ndodhur të martën rreth orës 01.15 ku një mjet tip “BMW” me targë SH 1818  E është përplasur me një kamion me targa PU 14 63A, i cili transportonte lëndë drusore. Automjeti tip ‘BMW’ ka qenë duke u kthyer nga Tirana për në Shkodër, por në Kryebushat është përplasur me kamionin me targa të Pukës, te vendi i quajtur kryqëzimi i “Vaut të Dejës”. Përplasja ka rezultuar fatale për të rinjtë: Raelv Duli, Xheni Anamali, Ledio Pirani, Orlend Mreça, Osman Meroja të gjithë 18-vjeçarë, të cilët kanë humbur jetën.