Eksperti amerikan: Në Shqipëri nuk do të eksportohen armë kimike

eksperti amerikanNjë ekspert i armëve të shkatërrimit në masë, thotë se është në dorë të Shqipërisë t’i thotë po ose jo shkatërrimit të lëndëve kimike siriane në territorin e saj, por ai nuk sheh rreziqe për vendin. Charles Duelfer (Çarlz Delfer) punon për një firmë konsulente në afërsi të Uashingtonit.

Zoti Charles Duelfer ka qenë zëvendës kreu i ekipit të OKB-së për inspektimin e armëve nga viti 2003 deri më 2005, kohë gjatë së cilës ka punuar për kërkimin e armëve irakiane të shkatërrimit në masë. Para kësaj, ai ka qenë këshilltar i posaçëm i Drejtorit të CIA-s për armët e Irakut dhe ka përvojë në shkatërrimin e lëndëve kimike të Saddam Huseinit. I pyetur se përse, sipas tij, Shqipëria është parë si një vend i mundshëm për asgjësimin e lëndëve kimike të Sirisë, zoti Duelfer tha:

CHARLES DUELFER:   Në fakt janë bërë diskutime me shumë vende dhe me sa di, janë duke u shqyrtuar edhe alternativa të tjera. Por Shqipëria ka një histori përsa i përket asgjësimit të armëve kimike dhe gjeografikisht ajo është afër Sirisë, vendit ku ndodhen këto lëndë kimike. Ka shumë faktorë që janë në favor të zgjedhjes së Shqipërisë. Nga pikëpamja e komunitetit ndërkombëtar kjo duket se mund të ishte një ide e mirë për Shqipërinë, politikisht por edhe ekonomisht, sepse shkatërrimi nuk do të bëhej nga vetë Shqipëria, madje do të shoqërohej edhe me një burim të ardhurash.

ZËRI I AMERIKËS:  Në Shqipëri ka patur protesta kundër mundësisë së sjelljes së lëndëve kimike në territorin e saj. Njerëzit e shohin këtë si diçka që do të dëmtonte mjedisin dhe shëndetin e popullatës. Cili është mendimi juaj?

CHARLES DUELFER:  E kuptoj se askush nuk dëshiron të bëhet depozituesi i mbetjeve industriale të botës, por unë mendoj se kjo është kuptuar krejtësisht gabim. Ajo që është propozuar, në fakt, është që disa komponentë të këtyre armëve kimike të transportohen në Shqipëri, të çaktivizohen dhe pastaj të hiqen nga territori i saj. Në Shqipëri ende ka mbetje të elementëve kimikë të shkatërruar atje më parë. Në këtë rast, vendi mund të nënshkruante një marrëveshje për heqjen edhe të mbetjeve të mëparshme pasi të jenë çaktivizuar komponentët e lëndëve kimike siriane. Kjo do ta bënte Shqipërinë një vend edhe më të pastër se sa më parë.

ZËRI I AMERIKËS:  Pra, sipas jush, fjala nuk është për transportimin në Shqipëri të gazit nervor sarin apo të armëve të tjera vdekjeprurëse?

CHARLES DUELFER:   Në Shqipëri nuk do të eksportohen armë kimike. Fjala është për njërin nga komponentët që përbëjnë një armë kimike. Pra, nuk do të sjellin armët kimike në Shqipëri. Ky komponent do të neutralizohet me një proces kimik dhe pastaj do të largohet nga Shqipëria diku tjetër për t’u djegur.

ZËRI I AMERIKËS:  Por, ky komponent i lëndëve helmuese që do të sillej në Shqipëri, a nuk është i rrezikshëm në vetvete?

CHARLES DUELFER:   Është po aq i rrezikshëm sa ç’mund të jetë një lëndë kimike industriale. Pra, fjala nuk është për një agjent nervor apo për diçka që shkakton efektet e tmerrshme që njerëzit panë nga përdorimi i armëve kimike në Siri. Është si puna e ngjitësit të quajtur “epoxy”, ku duhet të përzjesh dy lëndë që ai të bëhet i efektshëm. Pra, flitet vetëm për njërin nga dy elementët me të cilët prodhohet agjenti nervor. Natyrisht, nuk është një lëndë kimike e mirë, nuk është diçka që mund të pihet, për shembull, sepse përdryshe nuk do të kishte nevojë të shkatërrohej, por nuk është një armë.

ZËRI I AMERIKËS:  Si do të veprohej me mbetjet pas procesit të shkatërrimit? A do të hiqeshin ato nga Shqipëria?

CHARLES DUELFER:   Me sa kuptoj, për Shqipërinë ka tre alternativa. Ata mund të thonë: “Faleminderit por nuk duam të marrim pjesë, çojini diku tjetër”. Dhe në fakt ka vende të tjera ku ato mund të dërgohen. Alternativa tjetër është që Shqipëria të pranojë të marrë pjesë në vetëm njërën fazë të procesit, në çaktivizimin e komponentit, i cili pastaj të dërgohet diku tjetër për djegie. E treta, në varësi të qeverisë, është që në Shqipëri të ndërtohej një impiant djegieje, i cili të mund të shërbente edhe për qëllime të tjera industriale. Por këto janë çështje sa politike aq edhe biznesi. Shumë vende kanë impiante djegëse. Këto janë vende me procese të përparuara industriale, vende që kanë nevojë për asgjësimin e mbetjeve të ndryshme kimike për të mos dëmtuar mjedisin.

ZËRI I AMERIKËS:  Cila është arsyeja që vende të tjera të zhvilluara nuk kanë pranuar të bëjnë asgjësimin e armëve kimike siriane?

CHARLES DUELFER:   Edhe vende të tjera janë ftuar për të diskutuar mbi këtë çështje. Në shtyp është përmendur Norvegjia, e cila për arsye politike apo për shkak keqkuptimesh ka vendosur të mos marrë pjesë. Por diskutime po bëhen me shumë vende të tjera. Shqipëria ka disa avantazhe. Ajo është gjeografikisht afër dhe atje transferimi do të bëhej shpejt, sepse siç dihet, komuniteti ndërkombëtar po përpiqet që këto lëndë të nxirren nga Siria sa më shpejt që të jetë e mundur. Por SHBA, Rusia dhe të tjerët po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera. Disa menduan se kjo do të shihej si diçka pozitive për Shqipërinë. Bota do të shikonte në këtë rast vullnetin e mirë politik të Shqipërisë, do të shikonte kontributin e saj për heqjen e kërcënimit të armëve kimike, do të shikonte se ajo po bën diçka të mirë për sigurinë botërore. Por, natyrisht gjithçka varet nga gjendja politike në Shqipëri.

ZËRI I AMERIKËS:  Përse Shtetet e Bashkuara nuk e marrin vetë përsipër këtë operacion në territorin e tyre?

CHARLES DUELFER:   Natyrisht, Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë për shkatërrimin e armëve kimike. Por ne jemi jashtëzakonisht prapa me asgjësimin e inventarit ekzistues dhe jemi shumë vjet prapa. Pra, do të ishte e vështirë që ta bënim këtë vetë. E njëjta gjë mund të thuhet për Rusinë, e cila ka gjithashtu aftësinë për asgjësimin e këtyre armëve, por duhet të shkatërrojë një herë armët e veta në bazë të traktatit të armëve kimike.

ZËRI I AMERIKËS:  Njerëzit megjithashtë e kanë të vështirë të kuptojnë se përse SHBA nuk mund ta përshpejtojnë këtë proces me burimet e jashtëzakonshme që kanë.

CHARLES DUELFER:   Në një farë kuptimi, nuk ka gjë që SHBA nuk janë në gjendje të bëjnë, nëse u jepet kohë e mjaftueshme. Por çështja kyçe në rastin e Sirisë është urgjenca e kohës. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) nuk mund të mbështetet vetëm te SHBA dhe Rusia për zgjidhjen e gjithë këtyre problemeve.

ZËRI I AMERIKËS:  Nëse do të ishit kryeministër i Shqipërisë, çfarë do t’u thonit qytetarëve?

CHARLES DUELFER:  Do të ishte mungesë modestie ta vija veten në një pozitë të tillë. Por përfytyroj se çdokush do të mund të argumentonte se, përsa i përket mjedisit në Shqipëri, në varësi të marrëveshjes që do të arrihej me Shtetet e Bashkuara, Shqipëria do të dilte nga kjo më e pastër se sa është tani. Nëse ata i pranojnë këto lëndë kimike, i neutralizojnë dhe i heqin nga territori i tyre, ata mund të kërkojnë që të hiqen edhe lëndët e tjera që kanë mbetur nga proceset e mëparshme. Atyre që shqetësohen për mjedisin, mund t’u thuhet: Shqipëria bëhet kështu më e pastër se sa ishte. Kjo mund të shihet edhe si përfitim nga pikëpamja e biznesit. Ndërtimi i një impianti për asgjësimin do të krijonte biznes. Po kështu, mund të kërkohej nga komuniteti ndërkombëtar që të ndërtohej edhe një impiant për diegien e mbetjeve, që do të ishte po ashtu biznes. Nuk jam i sigurt nëse kjo do të gjente mbështetje, por shumë vende të tjera evropiano-perëndimore kanë impiante djegëse komerciale për eliminimin e materialeve kimike të padëshirueshme.

ZËRI I AMERIKËS:  Cilat do të ishin mundësitë për aksidente në Shqipëri, si vend jo i zhvilluar që është?

CHARLES DUELFER:   Përfytyroj se ndaj këtij procesi do të ketë një vemendje tepër të madhe ndërkombëtare. Ekspertët më të mirë të planetit do ta vëzhgojnë procesin në çdo hap të tij. Sigurojnë do ta vëzhgojnë edhe ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, të cilët do të duhet të bëjnë verifikimin. Pra, të gjitha proceset kimike industriale që kanë të bëjnë me lëndët e rrezikshme do të ishin nën një vëzhgim të hollësishëm. Në jetë nuk ka garanci, por mendoj se në këtë rast, shanset që të ndodhë diçka e padëshirueshme do të ishin relativisht të ulta.

 

Armët kimike, pas Italisë alarmohet dhe Greqia

armet-kimike-ne-siriDy vendet fqinje, dhe partneret strategjike të Shqipërisë janë vënë në alarm mbi mundësinë e transportimit të armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptar dhe më pas për t’iu nënshtruar shkatërrimit.

Disa ditë më parë, mediet italiane raportuar për rrezikun që i kanoset Pulias, qytetit që është vetëm 70 km larg nga bregu shqiptar. Ndërsa tani është Greqia që shfaq shqetësim për këtë çështje.

Në një koment të gazetës “Kathemirini”, të shkruar nga Evangelos Venitis, koordinatori i një fondacionin për Politikën e Jashtme, thuhet se Athina duhet të alarmohet lidhur me mundësinë e dëmtimit të mjedisit në rajon, sidomos nëse operacioni për shkatërrimin e tyre kryhet në jug të Shqipërisë.

“Rreziku i ndotjes së mjedisit ka shumë mundësi që të ndodhë, pavarësisht masave parandaluese që mund të marrë Tirana dhe Perëndimi. Si pasojë Athina duhet të mbajë një pozicion të qartë dhe të ndërmarrë veprime diplomatike për të ndaluar një gjë të tillë”, shkruan Venitis.

Shkrimi flet për krijimin e një fronti të përbashkët përfshirë Tiranën, për të ndaluar pranimin e një kërkesë të tillë, pavarësisht nxitjeve financiare të Perëndimit për Shqipërinë.

Dhe më poshtë, Vanitis, jep edhe propozimet. Ai shkruan se zgjidhja e parë duhet të jetë shkatërrimi në territorin e Sirisë. Alternativa e dytë është që SHBA-të dhe Rusia t’i shkatërrojnë në territorin e tyre këto armë.

 

I ngacmon gruan në autobus, burri rreh autorin

policiaPolicia e Gramshit ka arrestuar dy persona, ku njëri akuzohet për dhunë, ndërsa tjetri për ngacmim seksual. Mësohet se ditën e djeshme në autobusin e udhëtarëve të linjës Elbasan-Gramsh, një 37-vjeçar ka ngacmuar seksualisht  një 30-vjeçare me iniciale M.H, banuese në Gramsh. Por, përballë kësaj situate ka reaguar bashkëshorti i gruas së dhunuar, me iniciale I.H, i cili goditi me sende të forta 30-vjeçarin Flamur Nasufin, duke marrë hak për nderin e së shoqes.

Policia e Gramshit ka bërë të mundur arrestimin e Flamur Nasufi, nga fshati Trashovicë e Gramshit. Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi I.H, i cili dhunoi 30-vjeçarin, që i ngacmoi bashkëshorten. Lidhur me këtë ngjarje, materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vepra të turpshme dhe plagosje e lehtë me dashje”.

“Brazil 2014” nis më 12 qershor

brazil 2014FIFA ka zyrtarizuar orarin e ndeshjeve të botërorit “Brazil 2014”. Ndeshja hapëse do të luhet më 12 qershor në San Paulo, në orën 17:00 me orën lokale, (22:00 me orën tonë).

Ndeshjet e grupeve do të luhen në orën 16:00, 18:00, 19:00, 20:00, 22:00, 24:00, ndërkohë që ndeshja e grupit D, e cila do të luhet më 14 qershor, do të luhet në orën 2:00 pas mesnate me orën tonë.

Finalja e “Brazil 2014” do të luhet më 13 korrik në stadiumin “Maracana” dhe do të transmetohet në orën 21:00 me orën tonë. Numri i skuadrave deri tani të kualifikuara janë 21, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar edhe 11 skuadrat e fundit që do të dalin nga faza play-off dhe nga konfederata e Afrikës. Shorti i cili do të përcaktojë 8 grupet e finaleve të botërorit do të hidhet më 6 dhjetor.

 

Një përgjegjësi që Shqipëria nuk e mban dot

Lavdosh FerruniLavdosh Ferruni/ambientalist

Unë jam një nga drejtuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave dhe flas në emër të organizatës sonë. Paraprakisht dua të nënvizoj se organizata jonë ishte ajo që ia doli të ndalojë importin e plehrave në Shqipëri. Kjo falë edhe një vullneti të mirë dhe solidariteti me lëvizjen tonë shoqërore prej mazhorancës së re qeverisëse të drejtuar nga Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama. Nisur nga kjo përvojë dhe angazhim yni i mëhershëm është e natyrshme që ne, si Aleancë,  nuk mund të mos reagonim për projektin apo draft projektin e prurjes së një arsenali gjigant armatimesh dhe lëndësh kimike tejet të rrezikshme, me efekt vdekjeprurës, në territorin e Shqipërisë. Tani nuk jemi në fazën e të menduarit, por të të vepruarit. Dhe veprimi ynë ka qenë i menjëhershëm, brenda pak orëve, pasi morëm informim nga një shqiptar i mirë në Amerikë, i cili i referohej një medie të huaj. Ne dolëm me një deklaratë për shtyp dhe sot në protestë ishim si asnjëherë tjetër për nga pjesëmarrja dhe entuziazmi, i cili lidhet me reagimin popullor për një çështje publike. Ka arsye për këtë. Dhe arsyet lidhen me efektin imediat dhe afatgjatë të këtyre lëndëve kimike. Është i njohur edhe efekti kumulativ afatgjatë i këtyre helmeve. Ngaqë ka studime dhe praktika toksike me pasojë deri vdekje të menjëhershme, ka dhe një konventë ndërkombëtare për ndalimin e këtyre armëve, që Shqipëria e ka ratifikuar. Pikërisht se janë shumë të rrezikshme, konventa parashikon që shkatërrimi i tyre të bëhet në vendin posedues të këtyre armëve. Helmi vdekjeprurës Sarin, që është thënë se vjen në Shqipëri në sasi kolosale prej 1000 tonësh, ka një fuqi që edhe 1000 gram mund të bëjë kërdinë në jetë njerëzish. Të ngrihesh kundër armëve shfarosëse kimike nuk kërkon njohuri teknike. Ka një memorie të hidhur njerëzore për këto. Shqipëria ka treguar se është një anëtar i NATO-s dhe i ka zbatuar me shumë korrektësi përgjegjësitë e marra ndaj NATO-s. Këtë përgjegjësi të kthimit të territorit të vendit në depo të lëndëve të rrezikshme botërore thjesht nuk e merr dot, se nuk mundet. Është njësoj si një fëmije t’i vësh 200 kg në kurriz. NATO nuk ka tagër të vendosë detyrime mbi sovranitetin e një vendi anëtar. Qeveria shqiptare gjithashtu, nuk mund të vendosë për një çështje që ka të bëjë me sovranitetin dhe të drejtën e jetës, të mishëruar në Kushtetutën e vendit, siç është rasti i transgresionit të rëndë, që i kanoset vendit nëpërmjet stokimit të një arsenali gjigant armësh të shfarosjes në masë. Dhe kam bindjen e plotë që nëse kërkesa për prurjen në Shqipëri të kontingjenteve të armëve e lëndëve kimike nuk tërhiqet nga përfaqësuesit e popullit në Kuvend, atëherë duhet një referendum.

Brokaj: Berisha duhet dërguar para drejtësisë

brokaj sabitIsh-Ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, deklaron se lufta ndaj korrupsionit duhet filluar nga ato që vunë në sistem korrupsionin. Lufta fillohet nga koka, deklaron Brokaj duke bërë direkt përgjegjës ish Kryeministrin Sali Berisha për shumë çështje korruptive në vend.

“Lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë nga ata që e krijuan dhe e vunë në sistem korrupsionin. Pikërisht nga koka dhe personi që është themeluesi i tij. Përgjegjës për vendosjen në sistem të korrupsionit në Shqipëri, janë Berisha me ministrat e tij (…) Provat kanë dalë me kohë. Dosjet janë në prokurori të patrajtuara, të shtyra, të shmangura. Rasti tipik, është rruga Durrës-Kukës, ku u sajua një shpikje monstruoze vetëm për të mos u dënuar kusarët e pushtetit. Çdo veprim tjetër që do të jetë në këtë fushë, por do të merret me vogëlushët, dhe nuk ka për të pasur asnjë të mirë shteti në raport me luftën kundër korrupsionit”, tha Brokaj.

David Beckham reklamë për H§M

D.Beckham
D.Beckham
D.Beckham

David Beckham duket se do të mbushë rrugët e reklamave për këtë Krishtlindje. Duke pozuar për firmën H§M, Beckham shfaqet me të brendshme dhe me pizhame, nëpër dhomat e zhveshjeve të palestrës.

I kërkuar në industrinë e modës jo vetëm për famën, por edhe për fizikun e tij joshës të mbuluar me tatuazhe, Beckham vazhdon t’i rezistojë tregut dhe konkurrencës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

D.Beckham
D.Beckham

 

D.Beckham
D.Beckham

 

D.Beckham
D.Beckham

 

D.Beckham
D.Beckham

 

 

 

Eksperti Amerikan: Armët do shkatërrohen në Shqipëri, vendimi të premten

ekspertiEksperti amerikan Paul Walker, drejtor i programit “Green Cross International” për televizionin “Al Jazeera”, ka deklaruar se tashmë vendimi për shkatërrimin e armëve kimike siriane është marrë, ato do të asgjesohen në Shqipëri dhe ky vendim do të bëhet publik të premten.

Eksperti ka deklaruar gjithashtu se në Shqipëri do të transferohen pothuajse të tërë agjentët kimikë për shkatërrim.

I pyetur nga gazetarja se pse u përzgjodh Shqipëria si destinacion për të bërë shkatërrimin e armëve kimike, Walker u shpreh: “Këtë pyetje bëra edhe unë para pak javësh. Kush e kishte menduar Shqipërinë? “Shqipëria ka kaluar nëpërmjet një procesi të shkatërrimit të armëve në vitin 2007. Ata kishin një arsenal të vogël armësh kimike dhe Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike, zbuloi se këtij vendi (Shqipërisë) iu deshën gjashtë muaj për të shkatërruar 16 ton të një agjenti të quajtur gaz mustard që iu ishte dhënë nga Kina.Ata gjithashtu janë treguar të gatshëm kur SHBA dhe Rusia kanë kërkuar se cili vend  mund të shkatërrojë këto armë”, -citohet të ketë thënë në “GSH” eksperti i armëve kimike Walker.

 

Policia e Kosovës në kërkim të autorit të emailit kërcënues

xhemati-600x330Policia e Kosovës ende nuk ka mundur të zbulojë se kush fshihet pas dërgimit të emailit kërcënues për ‘Sulme të tmerrshme” nëse nuk lirohen gjashtë të arrestuarit, të dyshuar për përgatitjet të sulmeve terroriste, sipas raportimit të Koha ditore.

Po sipas këtij burimi, “Xhemati i TeHuidit dhe Xhihadit në Kosovë”, është përmendur edhe më herët, por, sipas burimeve nga Policia, nuk ka pasur shenja se ekziston si organizatë, e cila të martën nëpërmjet një deklarate ka kërkuar lirimin e gjashtë kosovarëve të arrestuar javën e kaluar.

Gjithsesi, ky kërcënim ka mobilizuar Policinë e Kosovës duke filluar hetimet për zbulimin e mundshëm të autorit apo autorëve.

“Xhemati i Xhehadit” kërcënon me sulme Policinë e Kosovës

Një komunikatë kërcënuese është lëshuar nga i ashtuquajturi “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë”. Me këtë komunikatë është kërcënuar Policia e Kosovës se nëse nuk i liron gjashtë të arrestuarit, do të përballet me “sulme të dhimbshme”. Policia e Kosovës është njoftuar për këtë komunikatë dhe është duke e analizuar shkallën e seriozitetit të saj.

Komunikata e lëshuar nga adresa [email protected], thotë: Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë paralajmëron Policinë Terroriste të Kosovës, se në qoftë se nuk i liron Vëllezërit tanë të dashur sa më parë, do të përballen me sulme të tmerrshme dhe të dhimbshme.

“Padyshim, ne kemi burra të cilët e duan vdekjen më shumë se sa ju jetën e kësaj bote. Është ushtria e Allahut e cila do të triumfoj dhe ajo e Brankoviqit e cila do të mbytet në gjakun e tyre.

Allahu i lartësuar thotë:

“Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.” Surja Ahzab, Ajeti 23

“Ata që besuan luftojnë në rrugë të Allahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.” Surja Nisa, Ajeti 76

Dhe falënderimi i takon Allahut zotit të botrave.

Batalioni i Mediave

Komandant Muxhahidi”, përfundon komunikata, dërguar sot medieve me rrugë elektronike.

 

Protesta në Bullgari, studentët kërkojnë rrëzimin e qeverisë

yasaman.hashemi20130622100921327

Qindra protestues kanë dalë dje në rrugët e Sofias për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Protestuesit janë përleshur me policinë bullgare pasi kanë tentuar të bllokonin ndërtesën e parlamentit.

Dhjetëra protestues, shumica studentë, tentuan të formonin një kordon rreth parlamentit, me qëllimin që të pengonin daljen nga ndërtesa të deputetëve që ndodheshin brenda.

Dhjetëra njerëz u lënduan, derisa policia provoi të shpërndante protestën.

Në Bullgari, janë shënuar protesta prej pesë muajsh, në shenjë pakënaqësie me qeverinë aktuale, e cila udhëhiqet nga socialistët.

Protestuesit e akuzojnë qeverinë për lidhje me biznesmenë të korruptuar.

Edhe qeveria paraprake e qendrës së djathtë ishte detyruar të jepte dorëheqje, pas protestave të ngjashme, më herët gjatë vitit.