“Brazil 2014” nis më 12 qershor

10

brazil 2014FIFA ka zyrtarizuar orarin e ndeshjeve të botërorit “Brazil 2014”. Ndeshja hapëse do të luhet më 12 qershor në San Paulo, në orën 17:00 me orën lokale, (22:00 me orën tonë).

Ndeshjet e grupeve do të luhen në orën 16:00, 18:00, 19:00, 20:00, 22:00, 24:00, ndërkohë që ndeshja e grupit D, e cila do të luhet më 14 qershor, do të luhet në orën 2:00 pas mesnate me orën tonë.

Finalja e “Brazil 2014” do të luhet më 13 korrik në stadiumin “Maracana” dhe do të transmetohet në orën 21:00 me orën tonë. Numri i skuadrave deri tani të kualifikuara janë 21, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar edhe 11 skuadrat e fundit që do të dalin nga faza play-off dhe nga konfederata e Afrikës. Shorti i cili do të përcaktojë 8 grupet e finaleve të botërorit do të hidhet më 6 dhjetor.