I ngacmon gruan në autobus, burri rreh autorin

55

policiaPolicia e Gramshit ka arrestuar dy persona, ku njëri akuzohet për dhunë, ndërsa tjetri për ngacmim seksual. Mësohet se ditën e djeshme në autobusin e udhëtarëve të linjës Elbasan-Gramsh, një 37-vjeçar ka ngacmuar seksualisht  një 30-vjeçare me iniciale M.H, banuese në Gramsh. Por, përballë kësaj situate ka reaguar bashkëshorti i gruas së dhunuar, me iniciale I.H, i cili goditi me sende të forta 30-vjeçarin Flamur Nasufin, duke marrë hak për nderin e së shoqes.

Policia e Gramshit ka bërë të mundur arrestimin e Flamur Nasufi, nga fshati Trashovicë e Gramshit. Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi I.H, i cili dhunoi 30-vjeçarin, që i ngacmoi bashkëshorten. Lidhur me këtë ngjarje, materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vepra të turpshme dhe plagosje e lehtë me dashje”.