Eksperti Amerikan: Armët do shkatërrohen në Shqipëri, vendimi të premten

14

ekspertiEksperti amerikan Paul Walker, drejtor i programit “Green Cross International” për televizionin “Al Jazeera”, ka deklaruar se tashmë vendimi për shkatërrimin e armëve kimike siriane është marrë, ato do të asgjesohen në Shqipëri dhe ky vendim do të bëhet publik të premten.

Eksperti ka deklaruar gjithashtu se në Shqipëri do të transferohen pothuajse të tërë agjentët kimikë për shkatërrim.

I pyetur nga gazetarja se pse u përzgjodh Shqipëria si destinacion për të bërë shkatërrimin e armëve kimike, Walker u shpreh: “Këtë pyetje bëra edhe unë para pak javësh. Kush e kishte menduar Shqipërinë? “Shqipëria ka kaluar nëpërmjet një procesi të shkatërrimit të armëve në vitin 2007. Ata kishin një arsenal të vogël armësh kimike dhe Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike, zbuloi se këtij vendi (Shqipërisë) iu deshën gjashtë muaj për të shkatërruar 16 ton të një agjenti të quajtur gaz mustard që iu ishte dhënë nga Kina.Ata gjithashtu janë treguar të gatshëm kur SHBA dhe Rusia kanë kërkuar se cili vend  mund të shkatërrojë këto armë”, -citohet të ketë thënë në “GSH” eksperti i armëve kimike Walker.