Armët kimike, pas Italisë alarmohet dhe Greqia

53

armet-kimike-ne-siriDy vendet fqinje, dhe partneret strategjike të Shqipërisë janë vënë në alarm mbi mundësinë e transportimit të armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptar dhe më pas për t’iu nënshtruar shkatërrimit.

Disa ditë më parë, mediet italiane raportuar për rrezikun që i kanoset Pulias, qytetit që është vetëm 70 km larg nga bregu shqiptar. Ndërsa tani është Greqia që shfaq shqetësim për këtë çështje.

Në një koment të gazetës “Kathemirini”, të shkruar nga Evangelos Venitis, koordinatori i një fondacionin për Politikën e Jashtme, thuhet se Athina duhet të alarmohet lidhur me mundësinë e dëmtimit të mjedisit në rajon, sidomos nëse operacioni për shkatërrimin e tyre kryhet në jug të Shqipërisë.

“Rreziku i ndotjes së mjedisit ka shumë mundësi që të ndodhë, pavarësisht masave parandaluese që mund të marrë Tirana dhe Perëndimi. Si pasojë Athina duhet të mbajë një pozicion të qartë dhe të ndërmarrë veprime diplomatike për të ndaluar një gjë të tillë”, shkruan Venitis.

Shkrimi flet për krijimin e një fronti të përbashkët përfshirë Tiranën, për të ndaluar pranimin e një kërkesë të tillë, pavarësisht nxitjeve financiare të Perëndimit për Shqipërinë.

Dhe më poshtë, Vanitis, jep edhe propozimet. Ai shkruan se zgjidhja e parë duhet të jetë shkatërrimi në territorin e Sirisë. Alternativa e dytë është që SHBA-të dhe Rusia t’i shkatërrojnë në territorin e tyre këto armë.