Olldashi thirrje për protestë kundër armëve kimike siriane

olldashiDeputeti demokrat Sokol Olldashi ka bërë thirrje përmes rrjetit social FB, që t’i bashkohen të tërë protestës kundër armëve kimike.

“Ju ftoj te gjitheve sot, ne oren 14.00, ne sheshin perpara Bashkise se Tiranes, t’i bashkohemi protestes qytetare: “Jo armeve kimike ne Shqiperi! Eshte detyre e çdo qytetari te vendose nje gur ne themelet e barrikades ku duhet te ndalet qeveria Rama”, – shkruan deputeti Sokol Olldashi.

 

Antikorrupsioni, Rama: Të përmirësohet shërbimi shtetëror që të marrë fund korrupsioni

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government.       AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën kundër Korrupsionit tha se, duhet ofruar një shërbim shtetëror cilësor, në mënyrë që t’i mbyllet rruga korrupsionit. Rama kërkoi bashkëpunim nga një front i vetëm të udhëhequr nga modernizimi.

“Themeli në luftën kundër korrupsionit është modernizimi i çdo mekanizmi që shteti ka në strukturën e vet, i çdo institucioni, i çdo shërbimi që shteti ka në detyrimet e veta. Korrupsioni është një shërbim alternativ i paligjshëm, që u ofrohet qytetarëve në mungesë të një shërbimi cilësor të ligjshëm, ai arrin më shpejt aty ku shërbimi shtetëror jo cilësor dhe arkaik nuk arrin dot. Sfida jone është që shërbimin publik, ndaj qytetarëve, që Kushtetuta e ligji njohin si të drejtë të tij ta bëjmë të atillë që shërbimi i korrupsionit të bëhet gjithnjë e më pak i preferuar. Nevojitet një bashkëpunim në një front, te vendosur e të udhëhequr nga një fjale kyçe, modernizim”,- tha Rama.

Armët kimike, Meta: Nuk mund të imponohet diçka e pamundur

ilir-meta22Kryetari i kuvendit, Ilir Meta përsëriti sonte për të disatën herë, se Shqipëria nuk do të marrë përsipër përgjegjësi më shumë se ç’mund të përballojë, në lidhje me procesin e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, në televizionin “News24”, Meta tha se si vend i NATO-s, Shqipëria nuk do të kundërshtojë marrjen e përgjegjësive për t’i dhënë fund krizës në Siri, por nuk iu përgjigj pyetjes se kur do të merret një vendim lidhur me këtë çështje shumë delikate për popullin shqiptar.

Më pas Meta ka folur edhe për bashkëqeverisjen me kryeministrin Rama, bashkëpunimin pozitë-opozitë në parlament, si dhe për akuzat për blerje të votave në Korçë.

Zoti Meta do doja të kërkoja opinionin tuaj në lidhje me një lajm që e kemi prodhuar ne, televizioni “Neës24”. Zoti Zaloshnja sapo ka publikuar në “Neës24” Barometrin e tij, ka patur një sondazh edhe për LSI, ndryshe nga zoti Rama dhe Basha, ka patur rezultatet më të mira. Pëlqyeshmërinë e keni mirë zoti Meta, vlen të fillohet emisioni kështu apo jo? 

Kjo ishte zgjedhja juaj. Për mua sondazhet kanë rëndësinë e tyre. Zoti Zaloshnja është një statisticien i shquar dhe me eksperiencë në këtë fushë. Nuk është koha për sondazhe për ne, sepse jemi ende në fillimet e një angazhimi 4-vjeçar dhe kemi shumë sfida. Por kjo traditë është pozitive dhe në Shqipëri duhet të kemi sondazhe të herëpashershme për çështje të ndryshme.

Sipas jush përse për zotin Rama dhe zotin Basha sondazhet paraqesin një ulje të lehtë? 

Gjithë fryma e sondazheve është pak a shumë në atë shtrat ku ishin zgjedhjet e 23 qershorit. Duket qartë që qeveria gëzon një mbështetje në rritje dhe kjo tregon se aksionet e saj kanë qenë në përputhje me pritshmëritë e opinionit publik.

Qëndrojmë tek çështja më sensibël për qytetarët, që janë armët kimike. E ndani me mua opinionin që është një ndër temat që shqetësojnë më shumë qytetarët? 

Shpreh bindjen time se kjo temë për aq sa i takon dhe do të mund ti takojë Shqipërisë do të vlerësohet dhe gjykohet duke patur parasysh këtë ndjeshmëri, këtë shqetësim. Askush nuk duhet të mendojë se ky shqetësim, ky preokupim nuk është në qendër të vëmendjes së qeverisë, mazhorancës dhe politikës në përgjithësi. Por nuk duhet të kalojmë në një situatë ku krijohet panik, sepse në fund të fundit nëse do të merret një vendim për këtë temë, ky do të jetë një vendim transparent.

Lajmi vetë u mor vesh nga mediat e huaja, që në Shqipëri po mendohet të vijnë disa armë kimike për tu shkatërruar… 

Shqetësimi është i drejtë, duke patur parasysh dhe lajmet e ndryshme, interesin e madh të mediave dhe për të spekuluar për këtë çështje që bën lajm. Qëndrimi ka qenë tepër korrekt. Jemi kontaktuar për këtë çështje, siç janë kontaktuar dhe shumë vende të tjera që janë të interesuara për ti dhënë fund konfliktit në Siri. Por nuk ka asnjë vendim. Kjo gjë u tha edhe sot nga kryeministri Rama dhe ambasadori i SHBA.

A keni një datë se kur duhet të jepini një përgjigje? 

Më e rëndësishme për mua është të theksoj qëndrimin tim se Shqipëria do të mbajë ato përgjegjësi që mbajnë supet e saj, apo kapacitete që ajo ka.

Me kë po konsultohet qeveria shqiptare? 

Kjo pyetje do të ishte më e përshtatshme për Ministrinë e Jashtme, por natyrisht diskutojmë me partnerët tanë, SHBA dhe partnerët në aleancën e NATO-s.

A është e vërtetë ajo që thuhet në media se të refuzosh një propozim të SHBA do të thotë kosto politike? 

E rëndësishme është gjithmonë qëllimi i këtij propozimi. Që ky propozim së pari të mos dëmtojë interesat e Shqipërisë dhe kjo është detyra e parë e çdo politikani, i çdo të zgjedhuri. Dihet që SHBA janë aleati ynë kryesor strategjik, nuk ka nevojë këtu ti referohemi historisë. Nuk është fjala për një po apo jo, këtu kemi të bëjmë me përgjegjësitë që Shqipëria mund të marrë në lidhje me përgjegjësitë dhe interesat e saj.

A ka interes? 

Për Armët kimike, përgjigjia është shumë e thjeshtë, nuk ka interes fare. Por kur flasim për një proces kur ka një angazhim ndërkombëtar për ti dhënë fund një krize me përmasa të mëdha, padyshim që Shqipëria është pjesë e këtyre diskutimeve, është pjesë e ndarjes së këtyre përgjegjësive, por duke marrë ato përgjegjësi që mund të mbajë.

Mendoni që një përgjigje pozitive do ishte një kosto e madhe elektorale? 

Kjo është një çështje ku padyshim politika do të thotë fjalën e saj, por padyshim ekspertët do të thonë fjalën e tyre. Dhe mendimi i shoqërisë civile ka peshën e tij. Qeveria ka ndjeshmëri ndaj gjithë lëvizjeve, ndaj dhe sikur e përmendi dhe sot kryeministri Rama ky do të jetë një vendim transparent në çdo rast dhe duke patur në konsideratë edhe mendimin e gjithë këtyre grupeve.

Ne nuk dimë me kë po takohet qeveria, ka shumë pak informacion lidhur me procesin që do të çojë deri në vendimmarrje… 

Ka shumë çështje për tu konsultuar. Shqipëria nuk është i vetmi vend me të cilin po diskutohet. Procesi është tepër kompleks.

Kur ju thatë Shqipëria do të marrë aq përgjegjësi mbi vete sa mund t’ja lejojnë supet çfarë donit të thoshit? 

Gjëja më e thjeshtë për një vend është të thotë jo, nuk marrim asnjë angazhim. Zakonisht kjo ndodh për vendet të cilat kanë bërë një zgjedhje të caktuar të tyre. Ndërkohë që ne jemi përcaktuar qartë si një vend anëtar i NATO-s. NATO udhëhiqet nga SHBA dhe SHBA janë aleati ynë kryesor strategjik, gjithmonë kanë synuar të mirën e Shqipërisë dhe padyshim që këtë do ta synojnë gjithmonë.

A i ka supet e brishta Shqipëria për të mbajtur një peshë të tillë? 

Sipas mendimit tim ne nuk i kemi këto kapacitete dhe kjo do të thotë se përgjegjësitë tona do të jenë përgjegjësi me këmbë në tokë dhe në respekt të mundësive. Nuk mund ti imponohet një vendi për të bërë diçka që është e pamundur. Kurrsesi nuk mund të themi jo ne nuk ndjejmë asnjë detyrim, nuk marrim asnjë angazhim, sepse atëherë ne do të themi se jemi një vend që gjithmonë kërkon të përfitojë dhe jo të kontribuojë.

Deri tani zoti Basha ska bërë asnjë deklarim për armët kimike në Shqipëri. Mendoni se po bëni të gjithë pak politikë? 

Eshtë e rëndësishmë t’i lëmë hapësirë rolit të ekspertëve. Politika duhet të flasë pasi të jetë dëgjuar mirë zëri i tyre. Sa i takon opozitës kam ndjekur sot një prononcim në rrjetin social të zotit Berisha, jam habitur shumë kur deklaronte se Shqipëria është aleate e Assadit. Përpjekja për të ndezur urrejtje nuk është e dobishme, edhe nga Berisha për shkak të eksperiencës së tij politike, për shkak të pjekurisë, presim më shumë përgjegjshmëri. I referohem zotit Berisha, me atë keqardhje që nuk i takon një figure politike që ka qenë prezent në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe nuk i takon të bëjë këtë përcaktim. Shqipëria ka një aleatë të qartë që janë NATO dhe SHBA, s’ka lidhje me Assadin apo me modelin e tij.

LSI çfarë qëndrimi ka, apo do ta merrni në unison me qeverinë? 

Sa kohë që ne nuk e kemi një qëndrim të qartë, nuk mund të diskutojmë, çdo fazë duhet ta bëjmë hap pas hapi. Në rast se qeveria pas diskutimit me partnerët ndërkombëtarë, natyrisht që do ta gjykoj me Parlamentin, me opinionin publik, do të shprehet me Po ose Jo.

Mendoni se vendimi pro mbërritjes së armëve do t’i kushtonte së pari LSI-së, e cila njihet si parti populiste? 

Këtu s’kemi të bëjmë më fatin e LSI apo të forcave të tjera, këtu kemi të bëjmë me përgjegjësitë dhe me rolin që luan dhe do të luajë në të ardhmen Shqipëria. Çdo vendim apo veprim do të shikohet në plan afatgjatë dhe jo afat shkurtër. Çdo vendim do të merret me përgjegjshmëri. Pra qeveria shqiptare akoma nuk e ka sjelle një draft që të diskutohet.

Çështja Korça? Çfarë është për ju videoja e emisionit? 

Nuk e kam parë më vëmendje që ka shkaktuar kaq sensibilitet nga ana e opozitës. Unë nuk do zgjatem shumë, për arsyen e thjeshtë se i takon Prokurorisë dhe gjykatës. Unë apeloj që çështja të hetohet sa më shpejt dhe të shkojë për gjykim. Çdo përpjekje tjetër nga ana ime është e pa vend.

Për çështjen Korça, ka patur një sondazh, mund të thuhet se qytetarët janë të pavendosur, nëse duan të përsëriten zgjedhjet, janë të paqartë se çfarë duan. Nuk është një çështje e vogël, se opozita nisi protestat e para për këtë arsye… 

Të jem i sinqertë opozita kërkon pretekst. Asnjëherë opozita nuk është trajtuar më me shumë respekt dhe tolerancë nga ana e mazhorancës, në këtë plan mendoj se përpjekja për të acaruar situatën, edhe në një ditë jo shumë të përshtatshme, pra gjatë vizitës së Fyles, nuk ishte shume e goditur, por kjo është një zgjedhje e PD. Mbetet fjala e Prokurorisë dhe Gjykatës. Për çështjen e zgjedhjeve jemi të hapur të bëjmë çdo lloj përmirësimi për zgjedhjet.

Demokracia në rrezik, akuzë e rëndë… 

Kjo është një përpjekje për të mobilizuar militantët e PD. Në mënyrë arbitrare dhe antikushtetuese për mënyrën se si u ndërhy në KQZ, PD i ka drejtuar zgjedhjet si të donte. Gjithçka është një alibi për tu shmangur një analize për humbjen e 23 qershorit.

Çfarë prisni nga Prokuroria, videoja është e qartë.. 

Ne presim fjalën e Prokurorisë. Unë se kam parë videon, por e di që falë teknologjisë do ndodhte kjo gjë. S’mund të them nëse është apo jo e manipuluar, i takon vetëm prokrurosië, dhe gjykatës, ne do ta mbështesim.

A u ndjetë keq kur shpërndaheshin lekët në sallën e Kuvendit? 

Nuk mendoj se ishte një gjest i gjetur apo i goditur, ishte e drejta e tyre, mbetet në gjykimin e qytetarëve. Ne presim çdo gjë, cdo gjë që do ndodh nuk do të prishi qetësinë tonë, çdo gjë kur teprohet nuk është mirë.

A pranoni për një komisionin hetimor 

Cdo gjë do ta vendosi Prokuroria.

Çfarë do të ndodh më KQZ-në? 

Nuk është gjetur koha e duhur për të bërë një vlerësim se çdo të ndodh me KQZ, kjo vjen edhe nga qetësia jonë. Qyetarët shqiptarë refuzuan presionin dhe trysninë jo demokratike, se ishin të vendosur për të realizuar një ndryshim. Është një temë që do të diskutohet edhe me opozitën. Përsëritja e zgjedhjeve zgjidhet nga kodi zgjedhor, nuk është vendim që merret as nga opozita ,është Kolegji pra institucionet përkatëse. Nuk ka asnjë shqetësim, edhe në rast se zgjedhjet do të përsëriteshin, nuk do të ndryshonte rezultati.

Qeveria shqiptare, ka ndërmarrë disa aksione të rëndësishme, të forta, jo gjithmonë të mbështetura nga media, analistët, shpesh të vlerësuara edhe si të jashtëligjshme. ..siç është prishja e ndërtimeve pa leje, a keni qenë dakord me qeverinë, se si po zhvillohen këto prishje. A keni kërkuar transparencë, dhe a e dispononi atë? 

Forcimi i ligjit është kërkesë e BE dhe e rekomandimeve të fundit. Gjithë aksioni forcon sundimin e ligjit në vend, vendosjen e kontrollit mbi territorin. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për shkatërrimin e territorit. Jam i bindur se vullneti i qeverisë ka qenë dhe mbetet i qartë, për të shuar njëherë e përgjithmonë shpresat dhe iluzionet e ndonjërit për të zhvilluar një aktivitet sipas traditës, që nuk ka rëndësi nëse ke leje apo jo. Unë jam i bindur se veprimet e qeverisë kanë qenë të udhëhequra nga vendosja e ligjit, dhe jo dëmtimi i qytetarëve, por imponimi i ligjit dhe rregullave, në mënyrë që prona e qytetarëve të mos cenohet më.

Opozita mendon se ka prishje të ndërtimeve në mënyrë selektive? 

Opozita mendoj se çdo aksion të qeverisë do ta kundërshtojë, derisa shpalli qeverinë si një qeveri që urren shqiptarët dhe e sheh atë si aleatë të Assadit. Kemi të bëjmë me një opozitë jo konstruktive dhe racionale. Jo gjithmonë shqetësimet e opzitës mbështeten nga opinioni publik.

Lojërat e fatit, në sondazhin e zotit Zaloshnja qytetarët kanë qenë pro mbylljes së tyre. Çfarë do të bëhet me lojërat e fatit me leje zoti Meta? 

I takon qeverisë të bëjë të qartë gjithë politikën e saj në këtë drejtim. Ajo që bashkohemi të gjithë është që këto aktivitete në çdo rast duhet të jenë 100% të normalizuara. Informaliteti ka marrë një përgjigje mjaft të vendosur nga qeveria aktuale.

Kur ju thoni i takon qeverisë, kjo do të thotë se jo për të gjitha çështjet ju konsultoheni? 

Qeveria duhet të bëjë një vlerësim social, vlerësim financiar, kush janë pasojat e këtij fenomeni, personat e punësuar në këtë sektor. Çështjet në koalicion i diskutojmë patjetër.

Si ishte bashkëpunimi juaj me zotin Berisha dhe zotin Rama? 

Me zotin Berisha kam kaluar shumë mirë dhe besoj se dhe ai ka qenë i kënaqur në bashkëpunim me mua. Marrëdhëniet kanë qenë shumë të mira, tepër korrekte, mund t’ju them se marrëdhëniet me PS, zotin Rama janë marrëdhënie tepër konstruktive bashkëpunuese edhe përpara zgjedhjeve edhe gjatë zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve.

Korrekte me të dyja palët? 

Korrekte me zotin Berisha, sepse këtu janë korrekte edhe me PS. Kemi kaluar mirë me zotin Berisha dhe prap po kaloj mirë me të. Në kuvend ai gjithmonë ka gëzuar vëmendjen dhe tolerancën time maksimale, por dhe në mirëkuptim dhe me grupin e PS.

Përse e keni lejuar këtë? 

Nuk është se kjo ka ndodhur vetëm me zotin Berisha. Eshtë në konceptin e mazhorancës që të krijojmë sa më shumë hapësira për opozitën ndryshe nga e kaluara që është karakterizuar nga një raport shumë i ashpër i mazhorancës me opozitën. Kemi të bëjmë me një vullnet për të sjellë një standard edhe më demokratik në jetën parlamentare.

Në fakt parlamenti këto dy muaj ka qenë shumë ndryshe nga ai që kemi parë ka qe vendimi juaj, apo i përbashkët me zotin Rama? 

Absolutisht ka qene një vlerësim i përbashkët dhe me zotin Rama dhe zotin Ruçi si kreu i grupit, për ti krijuar mundësi sa më të mëdha opozitës për tu shprehur. Asnjëherë opozita nuk është shprehur kaq shumë dhe në një mënyrë tepër të përzemërt.

Kur po flitej emri juaj si kryetar i kuvendit dikush tha e pamundur ai është shumë aktiv, nuk mund të rrijë ulur me orë të tëra, ai është një politikan aktiv, politikan i aksionit. Si ndjeheni tani zoti Meta, a ka qenë i vërtetë ky reflektim i këtij personi rreth faktit që ju jeni shumë dinamik për të qëndruar ulur për një kohë të gjatë? 

Unë jam politikan profesionist dhe kam ndjenjën e detyrës. Përderisa e pranova këtë detyrë kam detyrimin ta bëj me përkushtimin maksimal. Ndoshta nuk mund të jetë në natyrën time, por absolutisht ju nuk do të njihni mënyrë tjetër të drejtimit të kuvendit nga ana ime. Unë do të bëj gjithçka që të mos e përdor atë institucion për qëllime të ngushta partiake. Sa herë duhet të mbaj qëndrime të qarta politike do të flas aty ku flasin të gjithë deputetët, si përfaqësues i LSI dhe kësaj mazhorance.

Le të flasim për LSI, forcën politike që ju themeluar drejtuar dhe po rrisni gjithmonë e më shumë. Ka pasur disa lëvizje të deputetëve që kalojnë nga një forcë politike tek tjetra. Në këtë moment keni një qëllim me sa deputetë keni ndërmend ta mbyllni këtë legjislaturë?

Nuk kemi asnjë qëllim. Deputetët kanë aderuar në LSI me vullnetin tyre të plotë dhe të lirë. Përsa i përket deklaratave jo merkato, nuk ja vlen të merremi me deklarata të tilla. Mendoj që deputetët janë në vullnetin e tyre të marrin vendimet dhe gjykimet e tyre. Për mua nuk ka aspak rëndësi numri i deputetëve, me rëndësi është numri i votave që LSI mori në 23 qershor dhe do të marrë në të ardhmen. Qëllimi ynë është t’i qëndrojmë angazhimeve dhe premtimeve tona në fushatën e fundit elektorale kjo është kryesorja.

A është e vërtetë që po diskutoni me zotin Idrizi që ai ti bashkohet grupit tuaj në parlament? 

Nuk kemi diskutuar për këtë me zotin Idrizi.

Do ta shqetësonte zotin Rama një forcim i tillë i LSI me numra në kuvend? 

Nuk besoj se ka shqetësim të tillë. Shqetësimet e tij kanë të bëjnë me mbajtjen e pretimeve dhe situatën ekonomike.

Në një prononcim tuajin deklaruar se sa i takon integrimit evropian qëllimi juaj është që të mbyllet brenda dy mandatesh, duke thënë se këto dy mandate janë tuajat pa asnjë dyshim, e mendoni realisht kështu? 

Sigurisht, por jo pa zgjedhje. Aleanca PS- LSI është afatgjatë dhe synon që brenda dy mandateve të garantojë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Çfarë ju bën të mendoni që do të jeni në qeveri për dy mandate, opozita jo e fortë?

Kjo është çështje tjetër. Për ne garanci do të jetë suksesi i qeverisjes. Dhe natyrisht kjo është një gjë që do të vendoset nga qytetarët, por ne natyrisht kemi objektivat tona të cilat janë bërë publike.

Komisioneri Fyle flet për një dialog të nivelit të lartë. A mund të na e thoni çfarë do të thotë kjo për procesin? 

Kjo do të thotë një instrument mjaft aktiv, që drejtohet nga komisioneri, kryeministri, ku është i përfshirë dhe opozita nga zonja Bregu. Ku prioritetet ndiqen me një angazhim mjaft maksimal, pikërisht që Shqipëria të arrijë të përmbushë të gjitha kërkesat që tashmë janë të njohura për të marrë statusin kandidat dhe për të ecur më përpara drejt hapjes së negociatave.

Një ndër prioritete kryesore është edhe lufta ndaj korrupsionit. LSI drejton Ministrinë e Drejtësisë, që deri tani nuk ka lëvizur shumë. Çfarë po bëni ju me gjyqësorin si LSI? 

Mendoj se Ministria e Drejtësisë ka bërë një punë shumë të mirë dhe me përkushtim në këtë drejtim. Para pak ditësh në qeveri është miratuar një paketë ligjore dhe me ndërhyrje në legjislacion që synon të forcojë legjislacionin në drejtim të luftës kundër korrupsionit. Kjo paketë do të diskutohet në Kuvend dhe do të bëjë më të lehtë e më të mundur për prokurorinë e gjykatat luftën kundër korrupsionit.

Çfarë do të bëni me Prokurorin e Përgjithshëm? 

Qeveria synon të bashkëpunojë me të gjitha institucionet e pavarura. Bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirja janë kyçe në këtë sipërmarrje të mazhorancës së re.

Ju nuk do të synoni as shkarkimin e kryeprokurorit dhe as kreut të SHISH? 

Ka shumë paragjykime dhe ekziston një shqetësim, sidomos nga opozita, se do të bëjmë pikërisht të njëjtat gjëra që ajo ka bërë në raport me SHISH apo institucione të caktuara. Shohim deklarata të nxituara të cilat vijnë nga paragjykimet.

Keni deklaruar se arka është bosh, ka probleme të forta? Ato 300 mijë vendet e punës si do t’i realizoni? 

Gjendja ekonomike dhe financiare është mjaft kritike, sepse qyetarët ishin mësuar të dëgjonin nga qeveria dhe kryeministri i mëparshëm, një situatë optimiste, situata është kritike por jo dramatike, në kuptim e asaj që është e menaxhueshme, dhe qeveria po e menaxhon, dhe natyrisht do zgjidhë disa nga problemet më kyçe, sidomos ndaj biznesit. Duke shlyer detyrimet e papaguara ndaj biznesit dhe kompanive, gjë që do t’i japë një impuls të fuqishëm investimeve në vend. Koha që vjen do të konfirmojë rëndësinë dhe domosdoshmërinë për të rifilluar ristrukturimin e ekonomisë.

Kur do të keni përgjigje për qytetarët shqiptarë, ku janë lekët? 

Do të ketë patjetër përgjigje, është një proces auditimi, i cili do t’i japë përgjigje reale situatës në vend. Sa i përket përgjegjesve, kjo përgjegjësi u caktua më 23 qershor. Cilido që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi.

Diskutime ka zgjuar edhe kompania, “Croë Agents? Ju çfarë qëndrimi keni për këtë çështje? 

Këto janë çështje që opinioni është njohur me kohë ana e Kryeminstrit, këtu nuk kemi të bëjmë me veprime të cilat nuk kanë qenë në koherencë. Natyrisht që do të ishte rruga më e mirë për procedurat transparente. Kemi qenë të detyruar të rishikojmë buxhetin dhe të ardhurat për çështjet kritike, duhet një përmirësim i shpejtë dhe tani, ky ka qenë një angazhim dhe një premtim i bërë me kohë, që ka të bëjë më rimbëkembjen e shpejtë të doganave e tatimeve.

Pse nuk duhet të paguajë taksat kjo kompani? 

Më e rëndësishmja është se çfarë përfitojmë nga shërbimi i kësaj kompanie, i cili është i qartë që smund të jetë falas. Nuk është e rëndësishme pse ajo nuk do paguajë taksat.

Kjo mund të jetë si shembull për kompanitë e tjera, që tu shmangen taksave? 

Mos prisni që do të vijnë britanikët të punojnë falas, i rëndësishëm është produkti i këtij shërbimi. Është një kompani e njohur edhe e provuar, ka integritet, nuk është kompani fantazëm. Edhe amabasada amerikane ka një vlerësim, ka një qëndrim pozitiv.

Në këto dy muaj qeverisje? Cila është çështja ku ju jeni i gëzuar? 

Nuk ka një çështje të caktuar, por absolutisht mendojmë se ka një fillim tepër normal, ka një trannzicion tepër demokratik dhe civil të pushtetit, të mos harrojmë që roli i LSI-së ka qenë i rëndësishëm dhe pozitiv, e cila i qëndroi një marrëveshje deri në fund të mandatit, dhe më pas bëri zgjedhjen e saj për një ndryshim. Mjaft të vlerësuar jo rastësisht edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Për të patur një politikë shqiptare më të pjekur më konstruktive. Kjo do të sjellë më pas mjaft arritje pozitive jo vetëm për qeverinë por edhe për vendin.

Kemi hyrë pra në një erë të re politike? 

Kemi hyrë në një etape të re të poltikës, kjo ishte meritë e qytetarëve në radhë të parë. Pra qeveria duhet të ketë prioritet zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Ju nuk e konsideroni de fakto kryetar të PD-së zotin Basha? 

Unë kam respekt për zgjedhjet që bën PD.

Po arrin të bëjë opozitë zoti Basha? 

Nuk më mbetet mua ta vlerësoj këtë çështje.

 

Pamja e rrallë e Tokës dhe Saturnit bashkë

saturniAgjencia e hapësirës amerikane, NASA ka zbuluar një foto të re të mrekullueshme të planetit Saturn, e cila është bërë nga anija kozmike Cassini në muajin korrik.

Pamja është marrë nga projekti i ashtuquajtur “Dita kur toka qeshi, projekt i drejtuar nga Dr Carolyn Porco.

Porco shpjegon si dhe pse fotoja është bërë kur toka dhe Saturni duken si një i vetëm.

Para katër muajsh, kamerat e Cassinit ishin urdhëruar që të bënin një foto rutinë përgjatë një dite të zakonshme.

Në 19 korrik Dielli dhe Saturni ishin shumë afër njëri-tjetrit dhe anija Cassini arrit të kapte një pamje nga pjesa e jashtme e sistemit të diellit, Është kjo pamja e rrallë që ne shohim në foton e publikuar.

Shqiptarët zemërohen me SHBA-të

detail-armi-chimicheMundësia e dërgimit në Shqipëri për shkatërrim të armëve kimike të Sirisë, ka shkaktuar protesta në Tiranë këtë të martë, ç’ka është një shpërthimi i rrallë i vendit anëtar të NATO-së dhe besnik i SHBA-ve.

Qindra qytetarë kanë protestuar para ambasadës amerikanë duke thirrur “Shqipëria është e jona”, ndërsa në duar mbanin parulla “Po, ne mund të themi ‘Jo’”, raporton “Reuters”

Shqiptarët ndihen në borxh dhe mirënjohës ndaj Uashingtonit, pasi në fund të Luftës së Parë Botërore, Woodrow Wilson shpëtoi vendin nga shpërbërja si dhe NATO e udhëhequr nga SHBA-të bombarduan Serbinë duke ndalur masakrën ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovë në 1999-n.

Por, lajmi për armët kimike të Sirisë kanë zemëruar shqiptarët për shkak se ndihen të rrezikuar nga kjo gjë, por edhe ndiejnë se po shfrytëzohen nga amerikanët. Aktivistët dhe qytetarët ankohen se kjo gjë mund të dëmtojë mjedisin dhe përpjekjet e Shqipërisë për zhvillimin e turizmit.

Kryeministri socialist, Edi Rama, i cili mori detyrën dy muaj më parë, ka konfirmuar të martën se ka diskutuar për këtë çështje me telefonë me Sekretarin amerikanë të Shtetit, John Kerry, por ka theksuar se ende nuk ka marrë asnjë vendim.

Me ndihmën e SHBA-ve, Shqipëria arriti që të shkatërrojë stokun e armëve kimike të periudhës komuniste. Por në vitin 2008 një shpërthim në një fabrikë të demontimit të armëve mbetën 28 persona të vrarë.

Skulptura Cloud Gate në Millennium park të Chicago

Skulptura Cloud Gate në Millennium park të Chicago, SHBA. (Scott Olson, Getty Images)
Skulptura Cloud Gate në Millennium park të Chicago, SHBA. (Scott Olson, Getty Images)
Skulptura Cloud Gate në Millennium park të Chicago, SHBA. (Scott Olson, Getty Images)

 

Partia Civile kërkohet referendum për armët kimike

yesnoTashmë që mundësia e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, po shihet si një alternativë e mundshme, grupe për mbrojtjen e mjedisit kanë nisur protestat.

Krahas kësaj, një parti e panjohur ka dorëzuar një kërkesë për referendum në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për Partinë Civile.

Në qëndrimin e saj, kjo parti thotë se, janë kundër sjelljes, çmontimit dhe asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri, për rrezikshmërinë e madhe të kësaj çështjeje si dhe mungesën e kapaciteteve për të realizuar këtë projekt.

Pavarësisht kërkesës, mbajtja e referendumit në Shqipëri vazhdon të mbetet një “mollë e ndaluar”. Deri tani një i tillë është mbajtur vetëm për miratimin e Kushtetutës si edhe për kthimin e Monarkisë.

Shembulli më i mirë ishte nisma për ndalimin e importit të plehrave. Ligji u miratua në vitin 2011, ndërsa pas shumë peripecive ligjore, në fund Presidenti dekretoi mbajtjen e referendumit për këtë çështje më 22 dhjetor 2013-të.

Kushtetuta për Referendumin 

 Neni 150

1.   Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

2.   Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

3.   Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

Neni 151

1.   Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikës.

2.   Çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, me kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë nuk mund të shtrohen në asnjë referendum.

3.   Referendumi për të njëjtën çështje nuk mund të përsëritet përpara se të kenë kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij.

Neni 152

1.   Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht kushtetutshmërinë e çështjeve të shtruara për referendum sipas nenit 150 paragrafët 1 e 2,  nenit 151 paragrafët 2 e 3 edhe sipas nenit 177 paragrafët 4 e 5 brenda 60 ditëve.

2.   Rëndësia e çështjeve të veçanta, të parashikuara në nenin 150  paragrafët 1 e 2 nuk është objekt gjykimi në Gjykatën Kushtetuese.

3.   Data e referendumit caktohet nga Presidenti i Republikës brenda 45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese ose pas kalimit të afatit brenda të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të shprehej. Gjatë vitit referendumet zhvillohen vetëm në një ditë.

Ibrahimoviç refuzon të takojë fëmijën që ka dhe 1 muaj jetë

hajredin 1Dëshira e fundit e një 8-vjeçari në prag të vdekjes, ishte që të takonte idhullin e tij, Zlatan Ibrahimoviç.

Por ylli i futbollit, nuk ka arritur t’ia plotësojë dëshirën e fundit vogëlushit, pasi ka qenë shumë i zënë me punë.

Hajrudin Kamenjas vuante nga leuçemia dhe doktorët i thanë se i kishte mbetur vetëm  një muaj jetë.

Prindërit e Hajrudinit, pasi arritën të siguronin një takim me skuadrën e “Paris Saint Germain-it”, prenë biletat që të shkonin në Paris, në mënyrë që dëshira e fundit e djalit të tyre të realizohej.

Prindërve u ishte thënë më parë që Ibrahimoviç nuk mund të shkonte në shtëpinë e djalit të vogël, në Vares të Bosnjës, për shkak të angazhimeve në Champions League.

Por edhe në momentin kur familja e Hajredinit arriti që ta dërgonin djalin e tyre në stadium për të parë ndeshjen dhe të takonte Ibarhimoviçin, përsëri kjo nuk u realizua, pasi futbollisti suedez kishte pësuar një dëmtim në gju dhe nuk mund të luante.

Fermerët që akuzoheshin për kultivim kanabis sativa, të pafajshëm

kanabisFara që iu sekuestrua 22 fermerëve të Shkodrës, në dhjetor të vitit 2012, nuk ishte kanabis por kërp industrial. Ky ishte përfundimi i arritur nga grupet e hetimit, duke bërë që të pushohet çështja e fermerëve shkodranë.

 Pas 71 seancash, gjykata e Apelit të Shkodrës e pushoi sot çështjen e 22 fermerëve të Komunës Shkrel dhe i shpalli ata të pafajshëm.

Apeli ka pushuar çështjen e ngritur nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila akuzonte fermerët për kultivim të lëndëve narkotike në vend të kërpit industrial.

Çështja e fermerëve të Shkrelit, të cilët akuzoheshin se fara e kërpit industrial që ata kultivonin ishte kanabis sativa, ka nisur që në vitin 2003, dhe përfundoi sot me lirimin e fermerëve.

Pas seancës, Alfred Pëllumbi ,një nga përfaqësuesit e shoqatës së fermerëve të Shkrelit, e quajti vendimin një fitore të rëndësishme dhe  deklaroi se fermerët e Shkrelit do t’i rikthehen përsëri kultivimit të kërpit industrial.

Arvizu mbi armët kimike: Nuk ka vendim, shëndeti i shqiptarëve shumë i rëndësishëm për SHBA-të

arvizu1Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu është pyetur sot sërish, në lidhje me armët kimike siriane gjatë vizitës së tij në qytetin e Kukësit.

Ambasadori deklaroi se, me të dyja palët situata është thjesht në nivel negociatash dhe nuk ka ndonjë vendim. Arvizu theksoi se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës shëndeti dhe mirëqenia e shqiptarëve është shumë e rëndësishme.

“Ashtu siç ka thënë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ne kemi vetëm negociata dhe nuk ka ndonjë vendim konkret. Por po e përsëris që për ne është shumë i rëndësishëm shëndeti i çdo njeriu këtu, është i rëndësishëm për ne mirëqenia e shqiptarëve, që përbën qëllimin e  palëkundur të SHBA-së”,- tha Arvizu.