Protesta në Bullgari, studentët kërkojnë rrëzimin e qeverisë

13

yasaman.hashemi20130622100921327

Qindra protestues kanë dalë dje në rrugët e Sofias për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Protestuesit janë përleshur me policinë bullgare pasi kanë tentuar të bllokonin ndërtesën e parlamentit.

Dhjetëra protestues, shumica studentë, tentuan të formonin një kordon rreth parlamentit, me qëllimin që të pengonin daljen nga ndërtesa të deputetëve që ndodheshin brenda.

Dhjetëra njerëz u lënduan, derisa policia provoi të shpërndante protestën.

Në Bullgari, janë shënuar protesta prej pesë muajsh, në shenjë pakënaqësie me qeverinë aktuale, e cila udhëhiqet nga socialistët.

Protestuesit e akuzojnë qeverinë për lidhje me biznesmenë të korruptuar.

Edhe qeveria paraprake e qendrës së djathtë ishte detyruar të jepte dorëheqje, pas protestave të ngjashme, më herët gjatë vitit.