Berisha thirrje: Të protestojmë kundër mashtrimit të Edi Ramës

Foto nga Armando Babani
Foto nga Armando Babani
Foto nga Armando Babani

Ndonëse protestuesit e përzunë dje me ceremoni nga sheshi përpara Kryeministrisë me fërshëllima, thirrje dhe gjeste refuzuese, ish kryeministri Sali Berisha duket i vendosur të mbështesë fuqishëm protestën. Në profilin e tij në rrjetin social FB, Berisha shkruan se duhet të mbështesim qytetarët që protestojnë kundër mashtrimit të Edi Ramës.

“Rinia e mrekullueshme shqiptare e tera ne proteste per shendetin, jeten, dinjitetin, sigurine tone.  Qeveria e vendosur ne premtimin e saj. Te gjithe ne proteste ne mbeshtetje te te rejave dhe te rinjve qe po protestojne kunder mashtrimit te Edi Rames dhe armeve kimike ne Shqiperi. Ata po protestojne per shendetin, jeten, dinjitetin, sigurine tone. Zoti i bekofte ata, familjet dhe protesten e tyre”- shkruan Berisha.

Basha reflekton pas acarimit amerikan: Asnjë deputet i PD-së në protestë

basha-berishga184Deklarata e djeshme e Ambasadorit Amerikan, se Lulzim Basha kishte shkelur vijën e kuqe përballë faktorit amerikan edhe pse i ishte kërkuar të mos e bënte paraprakisht, ka sjellë dhe reagimin e këtij të fundit. Ndonëse  i pyetur dje, në linjë telefonike në studion e Opinion, Basha deklaroi me arrogancë se nuk kishte shkelur asnjë vijë të kuqe dhe se nuk kishte folur për armë kimike me Ambasadorin Amerikan, sot vendimi që u bë publik, ishte në reflektim të shkeljes së vijës së kuqe nga ana e tij.

Grupi Parlamentar i PD-së ka vendosur dje të mbështesë protestën, por asnjë deputet i PD-së nuk duhet të marrë pjesë në të, në mënyrë që të mos politizohet situata.

Gjatë një prononcimi për mediat në përfundim të mbledhjes, e cila zgjati rreth 70 minuta, kreu i opozitës i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama t’i japë zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje.

“I bëj thirrje sot në emër të opozitës t’i japë fund kësaj maskarade. Të dalë para qytetarëve shqiptarë dhe të bëjë transparencën e vërtetë, të deklarohet haptazi dhe prerazi pro interesit publik, kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri. Shqiptarët nuk kanë pse të kalojnë asnjë orë të vetme në ankth dhe aq më shumë një natë të tërë apo net të tëra”, u shpreh Basha.

Breçani padit Policinë e Shtetit: Dua të kthehem në detyrë

erzen brecaniPolicia e Shtetit është paditur nga Ish-zv/drejtori i Rendit dhe Sigurisë në Dibër, Erzen, për shkarkimin e tij nga detyra.

Erzen Breçani sqaron se padia është bërë për largim të padrejtë nga organizata e policisë, dhe se kërkon revokimin e Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Erzen Braçani kërkon të rikthehet në detyrë.

Erzen Breçani është shkarkuar nga posti i zv/drejtorit të Rendit dhe Sigurisë në Dibër, për shkak të shkrirjes së këtij pozicioni.

Brenda një muaji, Erzen Breçani u lëviz nga posti, i zv/drejtorit të Policisë së Tiranës në zv/drejtor në Dibër, prej nga edhe u shkarkua për të dytën herë.

Itali, arrestohet shqiptari, kishte 15 emra

15 emraPolicia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar dhe një shtetase moldave, pasi në apartamentin ku ata jetonin ishin vënë re lëvizje të dyshimta. Mësohet se shqiptari kërkohej prej 10 vjetësh nga drejtësia italiane, pasi ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste nga Prokuroria e Trevisos dhe e Romës.

Mësohet se shqiptari kishte 15 emra, dhe është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga karabinierët e Sienës. Arrestimi u bë pasi një banori i pallatitit ku jetonte shqiptari lajmëroi policinë, duke i thënë se në një prej apartamenteve ishin duke u zhvilluar gjëra të dyshimta.

Pas marrjes së informacioneve, policia e Sienës e drejtuar nga Koloneli Marko Grandini, ka organizuar aksionin dhe në pranga ka rënë një shqiptar 35-vjeçar bashkë me një shoqen e saj moldave, 32-vjeçare.

Siç shkruan media italiane, ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste pasi ishte i kërkuar për shfrytëzim prostitucioni dhe për shitje lëndësh narkotike.

Në brendësi të banesës është gjetur 3.5 kilogramë lëndë narkotike marijuanë me një vlerë prej 6 mijë eurosh si dhe materiale për ndarjen e saj në doza.

Qyteti i Sienës është i qetë ka thënë, koloneli i policisë, i cili ka shtuar se, janë çdo ditë në punë për të ndaluar shitjen e lëndëve narkotike.

Rama ndërpret vizitën në Malin e Zi, jo armëve kimike

edi rama 2Kryeministri Edi Rama ndërpret vizitën e tij zyrtare në Mal të Zi. Burime brenda qeverisë Rama bëjnë me dije se Kryeministri pritet të dalë në një konferencë për shtyp, për t’i thëne jo sjelljes së armëve kimike të Assad për çmontim në Shqipëri.

Përballë protestave qytetare që përfshinë gjithë vendin, duket tashmë se Tirana zyrtare do tërhiqet nga bisedimet për shkatërrimin e armëve kimike siriane.

Ndërkohë, që edhe Parlamenti zhvilloi një seancë në një situatë të tensionuar. Opozita e cila, u shpreh sot publikisht kundër mbërritjes së armëve kimike siriane këmbënguli për një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, ndërsa dorëzoi kërkesën për organizimin e një referendumi për këtë çështje.

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, i cili pati edhe një bisedë edhe me protestuesit përpara godinës së parlamentit, përsëriti disa herë se për këtë çështje nuk ka vendim nga autoritetet shqiptare dhe se çdo vendim do të duhej të kalonte më parë nga Parlamenti.

Policia zbulon 59 kg kanabis në kamionin e plehrave

policia...Policia e Durrësit zbuloi dje në një kamion të transportit të mbetjeve, plot 59 kg kanabis sativa, të ndarë në 5 thasë. Mësohet se kamioni i Ndërmarrjes së Gjelbërimit, kishte mbi 3 ditë që ishte parkuar në shkollën “Qemal Mici” në Lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit.

Aksioni erdhi pas një telefonate, e cila njoftoi policinë për një person të vdekur pranë kamionit të mbetjeve. Kur policia mbërriti në vendngjarje nuk gjeti asnjë kufomë, por 5 thasë me kanabis. Sipas hetimeve paraprake, policia dyshon se mjeti i Ndërmarrjes së Gjelbërimit është përdorur për të transportuar kanabisin në destinacion, nga ku më pas, persona të tjerë duhet të vinin ta merrnin.

Shoferi ka pritur dhe është larguar, pasi ka dyshuar nga vonesa e tyre. Policia tha se mjetin me targë Dr 7243 D, e drejtonte Arben Mançe, 48. Tashmë, forcat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Ekuador, mbi 1 ton kokainë në kontenierin e bananeve, për në Shqipëri

kokainaDuke iu referuar informacionit të publikuar në mediet ekuadoriane e më konkretisht faqet elektronike “eluniverso.com”, apo “elcomercio.com”, ku citohet edhe gjiganti mediatik “Associaded Press”, mësohet se në dy operacione të veçanta, agjentët e antidrogës kanë konfiskuar 184.75 kilogramë kokainë, në portin Guayaquil.

“Droga ishte ngarkuar dhe ishte gati për t’u dërguar në Evropë”, tha të martën Ministria e Punëve të Brendshme të Ekuadorit. Më tej nënvizohej se konfiskimi i parë ka ndodhur të dielën, gjatë një kontrolli rutinë, kur policia ka vënë re disa shenja te një kontenier me banane, i cili ishte gati për t’u nisur për në Shqipëri. Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ekuadorit vijon me frazën se “Në kontenierin që do të nisej për në Shqipëri, u gjetën 125 pako kokainë, me peshë totale prej 145,47 kg”.

Ndërkaq, nuk saktësohet nëse Shqipëria ishte vendi destinacion final i anijes me kontenierët e banave, ku u gjend kokaina, apo ishte vend tranzit i këtij mjeti lundrues. “Menjëherë më pas, në të njëjtin port, qentë e policisë zbuluan 35 pako kokainë, që peshon në total 39,28 kg, e fshehur në panelet e sistemit të ftohjes, në një anije që shkonte për në Qipro” ,tha ministria në një deklaratë, ku shtohet se “Janë shpallur në kërkim pronarët e drogës”.

Ndërkaq, koloneli Vladimir Leon, kreu i Njësisë së Narkotikëve në Guayas tha se deri më tani, këtë vit, agjentët kanë konfiskuar 27.5 ton kokainë në porte e aeroporte, në Guayaquil, raporton “Shqiptarja.com”.

Realiteti shqiptar, shpeshherë ka njohur personazhe VIP të botës së mallit të bardhë, ku procesi “Kokaina” nxorri në dritë linjat kolumbiane të drogës së preferuar. Raportet e sotme të antimafies italiane dhe Europolit, po theksojnë gjithnjë e më shumë forcimin e pozitës së shqiptarëve në trafikun ndërkombëtar të kokainës, pas arrestimit të bosëve serbë. –

Sadiku shkon në Zyrihut, shok me Kukelin

Sadiku-ArmandPerformanca e shkëlqyer e këtyre  viteve në Zvicër ka bërë Armando  Sadiku të pëlqehet nga shumë ekipe,  por në në fund është zbuluar destinacioni i ardhshëm i tij. Sipas medieve  zvicerane, sulmuesi kuqezi do të veshë fanellën  e Zyrihut në merkaton e janarit. Këta të fundit  janë ekip që luajnë në elitën e futbollit zviceran dhe janë ekip shumë i njohur të cilët kanë  zgjedhur si përforcim lojtarin e kombëtares shqiptare i cili dikur është aktivizuar tek Lokarno  e më pas tek Lugano. Sigurisht që pozicioni  aktual në të cilin ndodhen nuk është shumë  i mirë sepse renditen në vendin e nëntë dhe  rrezikon rënien, por sulmuesi Sadiku shihet si  një nga faktorët për ta shpëtuar ekipin. Sipas  portalit “24 heuers”, Sadiku dhe Zyrihu ishin  duke biseduar prej kohësh bashkë por më në  fund kanë gjetur gjuhën e përbashkët për arritjen e një marrëveshjeje.

Momenti që po kalon sulmuesi Sadiku është  një ndër më të mirët në karrierën e tij dhe tani  ishte momenti i duhur që të bënte hapin gjigant drejt një sfide e cila do të jetë e duhura  për të. Tek Lugano, Sadiku ka arritur të shënojë plot 52 gola në ligën e dytë zvicerane duke  u shpallur disa herë edhe golashënuesi për  ekipin e tij. Gjatë këtij sezoni Sadiku ka shënuar pesë gola që kanë qenë shumë të rëndësishëm për ecurinë e ekipit të Luganos. Forma  e mirë dhe e shkëlqyer që po kalonte e detyroi  në një farë mënyre edhe trajnerin De Biazi të  bënte një grumbullim disi të sforcuar sepse  më parë nuk e ka marrë për ndeshjet elimina-tore duke e lënë mister arsyen pse lojtari nuk  ishte grumbulluar për ndeshjet eliminatore.  Me shumë mundësi ai do të jetë titullar për  ndeshjen ndaj Bjellorusisë së bashku me Edgar Çanin. Sadiku me fanellën e kombëtares  ka qenë shumë produktiv.

Rama vë në siklet Gjukanoviçin

rama-mali ziKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij malazez, nuk ka lënë t’i ikë mundësia për të bërë batuta.

Një prej tyre kanë vënë edhe pak në vështirësi kryeministrin e Malit të Zi, Millo GJukanoviç, kur tha se sa herë janë takuar kryeministrat e dy vendeve kanë premtuar projekte të mëdha, por që nuk janë realizuar.

Kryeministri i Shqipërisë iu referua në këtë rast premtimit për të ndërtuar hekurudhën që lidh Shqipërinë me Maqedoninë. Por Rama e rregulloi pak sa situatën duke thënë se, nuk kanë pasur faj sepse këto projekte kushtojnë. Rama deklaroi se ai vetë nuk mund të bëjë një premtim të tillë.

Më parë, Rama bëri baturë edhe për padiumin, duke thënë se ndihej mirë për nivelin e lartë. Dy kryeministrat si Rama dhe Gjykanoviç janë shtatlartë.

Berisha dhe Basha largohen kokëulur, protestuesit i përzunë

Foto nga Armando Babani
Foto nga Armando Babani
Foto nga Armando Babani

Ndërkohë që protestat vazhdonin përpara Kryeministrisë, shfaqet ish Kryeministri Sali Berisha dhe Kreu i PD-së Lulzim Basha mes protestuesve. Basha deklaroi para protestuesve, se jemi këtu për t’i thënë jo armëve kimike dhe jo transparencës. Ndërkohë Berisha kishte ngritur dy gishtat lart duke përshëndetur protestuesit.

Por, reagimi i qytetarëve ka qenë tërësisht i kundërt, nga çfarë prisnin dy liderët. Qytetarët i janë drejtuar Berishës me fjalët ‘Largohu’ ‘Mos politizoni protestën’ dhe paralelisht fjalët janë shoqëruar me fërshëllima kundër të dyve dhe me gishtat drejtuar poshtë në shenjë humbjeje.

Kamerat e News 24 kanë fokusuar Bashën teksa po replikonte ashpër me një qytetar dhe u largua i acaruar ndërkohë që Berisha po largohej me kokën poshtë.