Kryeministria mohon zërat e përhapur: Përsërisim që nuk është marrë ende vendim

siria-armi-chimiche-usa

Burime afër qeverisë nuk i konfirmojnë zërat e përhapur pak orë me parë që është marrë vendimi për tu tërhequr nga negociatat për armët kimike siriane. Të pyetur nga e përditshmja DITA burime afër zyrës së komunikimit në Kryeministri thanë se i qëndrojnë deklarimeve zyrtare të mëparshme që “nuk është marrë vendim”.

Burime nga qeveria : Armët kimike nuk do të pranohen, mbledhja në orën 17:30

Ndonëse Kreu i Qeverisë Edi Rama ndodhet në një vizitë diplomatike jashtë vendit, burime nga qeveria kanë konfirmuar për News 24, se Shqipëria nuk do t’i pranojë armët kimike për shkatërrim.

Burimet saktesojnë se, sot qeveria do të mblidhet në orën 17:30 dhe se vendimi paraprak është refuzim i pranimit të tyre në territorin e Shqipërisë.

Protestat kundër armëve kimike po zhvillohen në këto momente paralelisht në disa qytete, Tiranë, Fier, Elbasan dhe Durrës. Shoqëria civile, militantë të partive politike, nxënës dhe studentë janë bërë bashkë për të protestuar kundër pranimit të mundshëm nga ana e qeverisë të shkatërrimit të armëve kimike në vend.

Komisioni Evropian: Nuk ka vendim se ku do të shkatërrohen armët kimike

Michael MannZëdhënësi i Komisionit Evropian, Michael Mann ka bërë të ditur se deri tani nuk ka asnjë vendim në lidhje me vendin ku do të shkatërrohen armët kimike të Sirisë.

Qeveria Shqiptare pritet të mblidhet për të marrë një vendim lidhur me propozimin që i është bërë nga SHBA-të për shkatërrimin e këtyre armëve në territorin e Shqipërisë.

 

Lavrov: Procesi për shkatërrimin e armëve kimike po ecën përpara

daily-mirrorMinistri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka deklaruar se procesi për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë po ecën në rrugën e duhur.

Duke folur për “Voice of Russia” nga Kajro, Lavrov tha se, “procesi po ecni para, dhe nuk ka hapa pas”.

Këshilli Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) tashmë po merr në konsideratë fazën e planit për të larguar nga Damasku armët kimike. Vendimi pritet të bëhet i ditur të premten.

Ende nuk dihet nëse do të ketë vendim për shkatërrimin e tyre në Shqipëri, por shumë media ndërkombëtare raportojnë se kjo ka shumë gjasa që të ndodhë. Gazeta britanike “The Mirror” është hapur sot me kryetitullin: “Tani po helmojnë Shqipërinë”.

 

Veliaj: Berisha që përdori armët kimike kundër popullit të vet, nuk ka të drejtë të protestojë

erion-veliajMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka reaguar ndaj deklaratave të Berishës duke i kujtuar atij se nuk ka të drejtë të protestojë. Veliaj i kujton Berishës, se ishte pikërisht ai që përdori armët kimike kundër popullit të vet, që nuk respektoi asnjë referendum dhe që vrau protestuesit.

“Njeriu që përdori armët kimike kundër popullit të Vlorës, vrau protestuesit, nuk respektoi asnjë referendum, ai që s’ka të drejtë të protestojë. Ai urdhëroi përdorimin e armëve kimike kundër popullit të vet, është e pafytyrë që ky konsull i Asadit në Tiranë mundohet të ngjallet vet politikisht duke u kapur pas Asadit, ky njeri i vriste këta protestues. Ky që nuk lejoi asnjë referendum përdor histerinë personale për të shkuar në referendum”- tha Veliaj.

 

Modelja Agdal pozon në plazhet e Majamit

N.Agdal
N.Agdal
N.Agdal

Modelja Nina Agdal ka realizuar një seri të re fotografike në plazhet e Majamit. Bukroshja Agdal, ka deklaruar para ca kohësh për revistat e modës se në moshën e saj ajo nuk e dinte seç ishte dashuria. Deklarata pak konfuze, të cilat janë bërë vetëm pak kohë, pasi i dashuri i saj deklaroi publikisht, se e konsideronte atë si femrën më të bukur në botë dhe se, ishte shumë i dashuruar pas saj.

Ndoshta modelja Agdal nuk ka arritur ende të provojë dashurinë dhe ndjesinë e dashurisë ndaj dikujt.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

N.Agdal
N.Agdal

 

N.Agdal
N.Agdal

 

N.Agdal
N.Agdal

 

N.Agdal
N.Agdal

 

N.Agdal
N.Agdal

 

N.Agdal
N.Agdal

 

 

 

 

 

 

Armët kimike, Ruçi: Nuk do të ketë vendim që cenon interesat e qytetarëve

largea_gramoz-ruci1346667848Kreu i Grupit Parlamentar të Partsië Socialiste Gramoz Ruçi, pas rifillimit të ndërprerjes së seancës parlamentare, deklaroi në lidhje me armët kimike, se nuk do të ketë asnjë vendim që cenon interesat e qytetarëve. Ruçi vlerësoi protesat e qytetarëve si një përgjegjësi e lartë demokratike dhe akuzoi deputetin Berisha si një individ që kërkon të bëjë pis edhe këtë element demokratik të shfaqur nga qytetarët.

“Kam ndjekur me vëmendje reagimin qytetar dhe pas 22 vjetësh demokraci mund ta them me plot gojën që e kam ndier veten krenar. Qytetarët e vendit tim për një çështje të vendit të tyre, për një çështje që është në diskutrim protestojnë. Kjo flet për përgjegjësi qytetare. Si politika dhe qytetar i këtij vendi përgëzoj të gjithë ata që protestojnë. Kjo është demokracia. Por duke parë e dëgjuar në Parlament kryetarin e PD dhe kryeministrin në hije të opozitës, që flet për panik e tmerr në familjet shqiptare, e gjithë kjo krenari më bën të them : Pse o njeri që edhe një gjë të mirë që lulëziu në Shqipëri e bëre pis. Pse këtë civilizim kërkon ta kthesh mbrapsht. Pse kërkon të sillesh në këtë vend si një fantazmë. Mos e trash zullumin se boll i ke bërë këtij vendi. Ju garantoj jo vetëm në emrin tim, por në emër të maxhoranës socialiste, se ne kemi të gjitha përgjegjësistë dhe jemi të vetëdijshëm për hapat poltike dhe institucionale që kemi hedhur. Nuk ka deri më sot asnjë vendim për këtë çështje dhe nuk do të ketë ndonjë të tillë që cenon interesat e qytetarëve”, tha Ruçi.

Kuvendi përplasje mbi rendin e ditës, PD kërkon debat vetëm për armët kimike

kuvendi-i-shqiperise1Parlamenti ka vijuar punimet e ditës me debate të forta në lidhje me vendimin mbi çmontimin e armëve kimike. Ndonëse opozita kërkoi që rendi i ditës të ndryshojë dhe të diskutohej vetëm mbi armët kimike, Kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk e pranoi këtë kërkesë duke deklaruar se po spekulohej me këtë çështje.

Ndërkohë deputetja demokrate Mesila Dode ka mbledhur para foltores së Kuvendit gratë deputete duke i kërkuar t’i bashkohen protestës kundër shkatërrimit të armëve kimike.

“Kam 5 ditë që qëndroj me protestuesit. Sot jam zëri i tyre në këtë sallë. Kemi marrë vesh që vendimi është marrë, madje që ftesa ka qenë nga qeveria shqiptare. Ftoj të gjitha nënat të vijnë këtu në këtë foltore deri sa të vij kryeministri dhe të japë llogari këtu”, –tha Doda.

Ndërkoë repliak të ashpra kanë vijuar mes deutetes Doda dhe Kreut të Kuvendit Meta:

Doda: Ftoj të gjithë nënat të vijnë në foltore derisa Rama të vijë të japë llogari. Nëse jeni burra, hajdeni këtu.

Meta: Të jeni të sigurtë që askush nuk do të kapet për zhelesh, nuk ka nevojë për teatër.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i bashkohet protestës së deputeteve të PD-së.

Meta: Urime, ja edhe ministri i mjedisit u bashkua me ju.

Mesila Dode kërkon të flasë, Meta nuk e lejon duke i thënë se po shkel rregulloren.

Meta: Nuk ka pse të vijë kryeministri këtu, ua dhashë unë përgjigjen edhe për kryeministrin, ju doni të bëni teatër. Ju me të drejtë keni bërë interpelancë, por ne nuk mundet të veprojmë në kundërshtim me rregulloren.

Doda: Të gjithë nënat po vijnë këtu, për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën edhe të fëmijëve tuaj zoti Meta.

Meta: Sigurisht dhe për të mirën e fëmijëve të mi, por nuk mund të shkel rregulloren, për çdo deputet.

Meta: Çarmatosuni vetë, përpara se të flisni për armët e Sirisë. Sepse çdo gjë do të zhvillohet në mënyrën më transparente dhe pozitive. Jini të qetë.

Më pas Kryetari i Kuvendit u detyrua të ndërpriste seancën duke kërkuar 10 minuta pushim.

BE vë në shënjestër eksportet gjermane

rama barrosoDW

Kush kritikon kampionin botëror në eksporte, Gjermaninë, duhet të presë reagime të forta. Këtë e kishte të qartë edhe komisioneri i BE-së për politikën monetare, Olli Rehn, e megjithatë shprehu habi në Bruksel për “stuhinë publicistike prej disa ditësh, megjithëse raporti i Komisionit të BE-së për rreziqet ekonomike në Evropë, nuk është miratuar ende zyrtarisht.” Gjermania ka prej vitesh një tepricë pozitive në bilancin tregtar, pra shet më shumë mallra jashtë nga sa importon. Teprica e bilancit tregtar arriti në vitin e kaluar 190 miliardë euro. Komisioni Evropian dyshon për ekzistencën e një dobësie strukturore, të një disbalance, e cila tani do të shqyrtohet, njoftoi Olli Rehn.

“Kjo nuk është qesharake”

Ky njoftim e inatos fort eurodeputetin Heribert Reul (CDU): “Sukseset e eksporteve gjermane bazohen në produkte cilësore konkurruese”, thotë Reul. “Të frenosh pikërisht lokomotivën e ekonomisë evropiane, do të thotë të çosh prapa gjithë Evropën në plan ndërkombëtar”. Shoqata sipërmarrjesh dhe opinionistë gazetash në Gjermani mbajtën të njëjtin refren.

Akuzën se shqyrtimi i bilancit tregtar të Gjermanisë është qesharak përballë problemeve masive të shteteve të tjera të BE-së, presidenti i Komisionit të BE-së Barroso, disi i ofenduar, e hodhi poshtë: “Kur Komisioni i BE-së përmbush detyrimin e tij kjo nuk është qesharake. Ky është parakusht për një drejtim serioz të politikës ekonomike në Evropë.”

Më parë qeveria amerikane por edhe specialistë të politikave ekonomike nga Franca, Italia dhe vende të tjera në krizë, e patën kritikuar sufiçitin e bilancit tregtar gjerman, pasi sipas tyre ai shkon në kurriz të shteteve më të varfëra të BE-së.

“Evropa ka nevojë për më shumë Gjermani”

Jose Barroso në një konferencë për shtyp në Bruksel, bëri disa herë të qartë se nuk është aspak fjala për të frenuar apo akoma më keq dënuar Gjermaninë. Komisioni i BE-së vetëm shqyrton zhvillimet e politikave ekonomike, gjë për të cilën është i detyruar në bazë të marrëveshjeve të BE-së. Krahas Gjermanisë shqyrtime të tilla do të bëhen edhe për 15 shtete të tjera të BE-së. “Kjo nuk duhet të kuptohet si kritikë ndaj aftësisë konkurruese të Gjermanisë. Përkundrazi: për Evropën është mirë që Gjermania të vazhdojë këtë rritje të orientuar drejt eksporteve”, vazhdoi më tej Barroso në përpjekje për të zbutur situatën. Ai shtoi se pikërisht vendet në krizë mund të mësojnë jo pak nga kjo aftësi konkurruese. “Ne do të dëshëronim më shumë ‘Gjermani’ në Evropë.”

Rezultati i vlerësimeve do të prezantohet pranverën e ardhshme. Nëse prej tyre do të burojnë pasoja praktike apo rekomandime të reja politike, është krejt e hapur. Komisioneri për politikën monetare Olli Rehn tërhoqi vëmendjen se Këshilli Evropian, pra kryetarët e shteteve dhe qeverive në BE, përfshirë Kancelaren Merkel, kanë kërkuar një stimulim të kërkesës së brendshme në Gjermani që në verë 2013. “Gjermanët diskutojnë edhe vetë nëse investojnë sa duhet në vendin e tyre. Në maj ne tërhoqëm vëmendjen për disa fusha të cilat Gjermania duhej t’i mbante parasysh për të forcuar kërkesën e brendshme. Këtu bën pjesë edhe hapja e sektorit të shërbimeve”, tha Rehn në Bruksel. Në raportin e Komisionit të BE-së thuhet gjithashtu se nga Gjermania del shumë kapital. Për ekonominë dhe kërkesën e brendshme të Gjermanisë është më mirë nëse ky kapital investohet brenda vendit, siguroi Rehn.

Evropa e ndarë në veriun e pasur dhe jugun e varfër

Ndërkohë që tonet për Gjermaninë ishin të buta, në dëftesat e përvitshme të Komisionit të BE-së për politikat ekonomike, notat për vendet e tjera ishin më pak të mira. Francës, Italisë dhe Hungarisë iu është kërkuar që më parë me insistim të realizojnë reforma strukturore. Nëse kjo është bërë, do ta tregojë një analizë e re e Komisionit të BE-së. Edhe Spanja, Sllovenia, Greqia dhe Qipro duhet të bëjnë më shumë për të rritur aftësinë konkurruese tha komisionieri Rehn. Në përgjithësi ekonomia evropiane është në rrugën e përmirësimit. Ekonomia po hyn në shtegun e rritjes. Deficitet e buxheteve publike ngadalë po reduktohen. Për këtë arsye politika e kursimeve mund të ngadalësohet disi.

Jo aq pozitive i sheh zhvillimet në tregun e punës komisioneri përgjegjës Laszlo Andor. Numri i të papunëve është shumë i lartë në shumë shtete anëtare. Rreziqet për të rënë në varfëri janë në rritje. Hendeku mes shteteve të varfëra dhe atyre të pasura në Evropë po thellohet vazhdimisht, tha Andor.

Raportet e prezantuara të mërkurën (13.11.) janë pjesë e të ashtuquajturit semestër evropian, i cili duhet të ndihmojë në mbikqyrjen dhe drejtimin e politikës ekonomike të 28 shteteve anëtare. Rregullat e reja u përcaktuan ndër të tjera në kuadër paktit fiskal të BE-së pas krizës financiare dhe të borxheve. “Në ditët e sotme në Bashkimin Evropian e para së gjithash në eurozonë, politika ekonomike nuk është më vetëm përgjegjësi kombëtare por me rëndësi për gjithë Evropën”, tha presidenti i Komisionit Jose Barroso. Të premten BE për herë të parë do të vlerësojë buxhetet kombëtare të vendeve anëtarë për vitin e ardhshëm dhe do të japë një vlerësim për zhvillimin e borxheve dhe planet për reforma. Për këtë, të gjitha shtetet anëtare, duhej të paraqisnin për shqyrtim në Bruksel, buxhetet e tyre

Komandanti i përgjithshëm i UÇK-së akuzohet për përdhunim

komandanti UCKKomandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është akuzuar të mërkurën nga Prokuroria për dhunimin seksual të dy vajzave shqiptare nga Mitrovica gjatë luftës.

Prokurori special, Mauricio Salustro, ka ngritur aktakuzë kundër Selimit, Ismet Haxhës, Nexhat Qubrelit dhe Shefki Hysenit për krime lufte kundër popullatës civile. EUELX – i nuk ka dhënë më shumë detaje por Koha Ditore ka mësuar identitetin e të akuzuarve. “Sot, një prokuror ndërkombëtar nga Zyra e Prokurorisë Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës”, thuhet në një komunikatë të EULEX-it.

“Të pandehurit akuzohen për shkelje kriminale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile, përfshirë këtu torturimin dhe përdhunimin e dy civilëve shqiptarë, krime këto që pretendohet të jenë kryer në Vaganicë dhe Likoc gjatë viteve 1998- 1999. Rasti po hetohet nga prokurori ndërkombëtar i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatën në gjuhën shqipe thuhet se aktakuza ka të bëjë edhe me dhunim, por në atë anglisht dhe serbisht saktësohet se bëhet fjalë për dhunimin seksual të dy motrave nga Mitrovica.

Nexhat Qubreli, Ismet Haxha dhe Shefki Hyseni, akuzohen se i kanë arrestuar ato, i kanë torturuar dhe rrahur për t’i dërguar në Likoc tek Sylejman Selimi. Ndërsa ish komandanti i UÇK-së akuzohet se gjatë një jave i ka dhunuar ato seksualisht./koha/

Rinisin protestat para Kuvendit

protestaSiç edhe kishin deklaruar, aktivistë të shoqërisë civile janë grumbulluar përpara godinës së parlamentit shqiptar gjatë koh që pritej të fillonte seanca parlamentare duke protestuar mbi armët kimike.

Protesat ka filluar rreth orës 09:00 të ditës së sotme ku vihej re një pjesëmarrje më e lartë se në ditët paraardhëse. Protestës i janë bashkëngjitur edhe studentë dhe nxënës të cilët kanë lënë mësimin për tu solidarizuar kundër këtij fenomeni.

Protestë përpara Ambasadës Amerikane në Tiranë

Mundësia e dërgimit në Shqipëri për shkatërrim të armëve kimike të Sirisë, ka shkaktuar protesta në Tiranë këtë të martë, ç’ka është një shpërthimi i rrallë i vendit anëtar të NATO-së dhe besnik i SHBA-ve.

Qindra qytetarë kanë protestuar para ambasadës amerikanë duke thirrur “Shqipëria është e jona”, ndërsa në duar mbanin parulla “Po, ne mund të themi ‘Jo’”, raporton “Reuters”

Shqiptarët ndihen në borxh dhe mirënjohës ndaj Uashingtonit, pasi në fund të Luftës së Parë Botërore, Woodrow Wilson shpëtoi vendin nga shpërbërja si dhe NATO e udhëhequr nga SHBA-të bombarduan Serbinë duke ndalur masakrën ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovë në 1999-n.

Por, lajmi për armët kimike të Sirisë kanë zemëruar shqiptarët për shkak se ndihen të rrezikuar nga kjo gjë, por edhe ndiejnë se po shfrytëzohen nga amerikanët. Aktivistët dhe qytetarët ankohen se kjo gjë mund të dëmtojë mjedisin dhe përpjekjet e Shqipërisë për zhvillimin e turizmit.

Kryeministri socialist, Edi Rama, i cili mori detyrën dy muaj më parë, ka konfirmuar të martën se ka diskutuar për këtë çështje me telefonë me Sekretarin amerikanë të Shtetit, John Kerry, por ka theksuar se ende nuk ka marrë asnjë vendim.

Me ndihmën e SHBA-ve, Shqipëria arriti që të shkatërrojë stokun e armëve kimike të periudhës komuniste. Por në vitin 2008 një shpërthim në një fabrikë të demontimit të armëve mbetën 28 persona të vrarë.