Itali, arrestohet shqiptari, kishte 15 emra

43

15 emraPolicia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar dhe një shtetase moldave, pasi në apartamentin ku ata jetonin ishin vënë re lëvizje të dyshimta. Mësohet se shqiptari kërkohej prej 10 vjetësh nga drejtësia italiane, pasi ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste nga Prokuroria e Trevisos dhe e Romës.

Mësohet se shqiptari kishte 15 emra, dhe është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga karabinierët e Sienës. Arrestimi u bë pasi një banori i pallatitit ku jetonte shqiptari lajmëroi policinë, duke i thënë se në një prej apartamenteve ishin duke u zhvilluar gjëra të dyshimta.

Pas marrjes së informacioneve, policia e Sienës e drejtuar nga Koloneli Marko Grandini, ka organizuar aksionin dhe në pranga ka rënë një shqiptar 35-vjeçar bashkë me një shoqen e saj moldave, 32-vjeçare.

Siç shkruan media italiane, ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste pasi ishte i kërkuar për shfrytëzim prostitucioni dhe për shitje lëndësh narkotike.

Në brendësi të banesës është gjetur 3.5 kilogramë lëndë narkotike marijuanë me një vlerë prej 6 mijë eurosh si dhe materiale për ndarjen e saj në doza.

Qyteti i Sienës është i qetë ka thënë, koloneli i policisë, i cili ka shtuar se, janë çdo ditë në punë për të ndaluar shitjen e lëndëve narkotike.