Video e dëbimit të Berishës nga Protestuesit para Kryeministrisë

Foto nga Armando Babani
Foto nga Armando Babani
Foto nga Armando Babani

Ndërkohë që protestat vazhdonin përpara Kryeministrisë, shfaqet ish Kryeministri Sali Berisha dhe Kreu i PD-së Lulzim Basha mes protestuesve. Basha deklaroi para protestuesve, se jemi këtu për t’i thënë jo armëve kimike dhe jo transparencës. Ndërkohë Berisha kishte ngritur dy gishtat lart duke përshëndetur protestuesit.

Por, reagimi i qytetarëve ka qenë tërësisht i kundërt, nga çfarë prisnin dy liderët. Qytetarët i janë drejtuar Berishës me fjalët ‘Largohu’ ‘Mos politizoni protestën’ dhe paralelisht fjalët janë shoqëruar me fërshëllima kundër të dyve dhe me gishtat drejtuar poshtë në shenjë humbjeje.

Kamerat  kanë fokusuar Bashën teksa po replikonte ashpër me një qytetar dhe u largua i acaruar ndërkohë që Berisha po largohej me kokën poshtë.

 

 

 

Meta: Vendimi sovran që do merret, nuk mund të cënojë marrëdhëniet me SHBA-në

ilir-metaKreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Panairin e Librit ka deklaruar në lidhje me armët kimike se, një vendim sovran dhe i përgjegjshëm i marrë nga qeveria nuk mund të cënojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor strategjik SHBA-në. Meta ritheksoi dhe njëherë se nuk ka ende asnjë vendim në lidhje me armët kimike dhe se gjithë kjo situatë është një propagandë që bazohet thjeshtë në spekulime.

“Nuk besoj se çdo vendim sovran dhe i përgjegjshëm që do të merrte qeveria do të cënonte marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor strategjik SHBA-në. Përkundrazi mendoj se trajtimi i një çështjeje të tillë me realizëm do të vlerësohet si një pjekuri dhe përgjegjshmëri sepse unë jam i sigurt që  angazhimi dhe preokupimi i SHBA-së është që Shqipëria të jetë një aleat dinjitoz në aleancën euroatlantike dhe natyrish ne do të jemi gjithmonë të tillë duke  marrë ato përgjegjësi që mund të mbajmë.

I gjithë ky shqetësim që është i drejtë sa i përket qytetarëve, të rinjve dhe të rejave të cilët janë helmuar gjatë gjithë këtyre ditëve nga një propagandë që bazohet mbi spekulime. Dua tu jap një mesazh të qartë se s’ka asnjë vendim mbi të cilin ne duhet të vendosim. Sigurisht mund të ketë patur komunikime me zyrtarë të lartë të vendeve partnere apo të OKB-së, por s’ka pasur asnjëherë ndonjë vendim. Prandaj të mos nxitohemi pasi nuk mendoj se duke u nxituar sjellim diçka pozitive, por përkundrazi kryeministri Rama është shprehur se çdo vendim do të jetë transparent dhe do të ketë në themel të ardhmen e qytetarëve.  Unë kam besim të plotë që kryeministri Rama që cdo hap që do të hedhë do ta përputhe me interesin publik, me interesin e qytetarëve, me interesin kombëtar pranda askush nuk duhet te nxitohet për të paragjykuar këtë proces,”- tha Meta.

Armët kimike, Dokle: Mësim i madh për tre burra…

DOKLENamik Dokle duke komentuar situatën në vend, nxjerr tre konkluzione që tre autoritete politikë në vend duhet të marrin në konsideratë:

“ARMËT KIMIKE: MËSIM I MADH PER TRE BURRA… Protestat e mijëra qytetarëve me thirrjen emocionuese ” SHQIPËRI E PASTËR” janë një mësim i madh për të gjithë, por më shumë për ata…

1. Për EDI RAMËN…Një kryeministër, sado i votuar të jetë, nuk mund të vendosë për jetën e popullit, pa pyetur vetë popullin.

2. Për SALI BERISHËN…Nëse del “në shesh” për të futur hundët në një kauzë të madhe për pisllëqe “të vogla”, populli të përzë nga sheshi ashtu siç të përzuri nga pushteti.

3. Për ALEKSANDËR ARVIZUN…Sllogani aq i bukur “vepro tani” duhet respektuar edhe atëherë kur populli e përdor edhe për diçka që ty nuk të pëlqen…Sa për atë tjetrin, “Lulin e vogël’, nuk ia vlen të konsumosh as edhe një milimetër në Facebook !!!”, shkruan Dokle.

Thaçi: A duhet ta fillojmë prapë luftën me Serbinë?

hashim thaciKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka ftuar serbët e Kosovës që të dielën të dalin për votime në zgjedhjet e përsëritura duke theksuar se me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje do të humbnin vetëm ekstremistët në veri të Kosovës. Ai ka tërhequr vëmendjen se në rast të incidenteve të reja, Serbinë do ta konsiderojë përgjegjëse për këtë.

Në intervistën për gazetën Guardian Thaçi ka thënës e Kosova nuk është e rrezikuar nëse serbët integrohen në të dhe njëkohësisht ka hedhur poshtë kritikat se Marrëveshja e Brukselit u tregua kundërthënëse edhe në Serbi e edhe në Kosovë.

“Si duhet ta zgjidhim situatën me Serbinë? A duhet ta fillojmë sërish luftën? Të vrasim njëri – tjetrin?”

“Marrëveshja është përgjigjja e më e mirë e mundshme”, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se “ajo është zgjidhja më e mirë për Kosovën e për Serbinë që të bëhen anëtare të BE-së”.

“Ne nuk kemi luftuar kundër serbëve ne kemi luftuar ta largojmë Serbinë dhe mekanizmat e saj represivë të vitit 1999”, ka thënë ai .

Lidhur me aktakuzën kundër 15 të akuzuarve të Grupit të Drenicës ai ka thënë se të gjithë ata që qo do të dënohen për krime lufte, do të përjashtohen nga partia e tij. /koha/

Norvegjia do të ndihmojë në transportimin e armëve siriane

EFC66A13-9A0B-459D-BF56-5B0D558D9E61_w640_r1_s_cx0_cy5_cw0Norvegjia u bë sot vendi i parë që konfirmon se do të dërgojë personel  ushtarak në Siri për të ndihmuar OKB-në në eliminimin e arsenalit të armëve kimike të qeverisë së Bashar al-Asadit.

Ministri i Jashtëm norvegjez Borge Brende tha se vendi i tij do të dërgojë një anije civile dhe një fregatë të marinës në portet siriane për të marrë stoqet e armëve kimike të cilat do të dërgohen diku tjetër për asgjësim.

Në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve Associated Press, Zoti Brende e cilësoi shkatërrimin e arsenalit të Asadit si një detyrim norvegjez. Ai i bëri komentet në Uashington, ku ndodhej për t’u takuar me Sekretarin e Shtetit John Kerry dhe ligjvënës të lartë amerikanë.

Organizata e OKB-së për Parandalimin e Armëve Kimike është ende duke përpunuar planet për shkatërrimin e rezervave kimike të Asadit. Danimarka po shqyrton një ndihmë të ngjashme për transportimin e lëndëve kimike dhe është në pritje të miratimit nga parlamenti.

Organizata e OKB-së pritet të njoftojë të premten strategjinë e saj për heqjen e armëve deri në mars të 2014-s dhe pastaj shkatërrimin e tyre. Zyrtarët ende nuk kanë konfirmuar nëse armët do të shkatërrohen jashtë Sirisë, edhe pse e kanë cilësuar këtë si alternativën më të mundshme.

Zoti Brende tha se ende janë në shqyrtim e sipër hollësitë lidhue se nga cili port sirian do të transportohen armët. Ai nuik tha se në cilin vend do të dërgoheshin armët.

Pas njoftimeve se Shqipëria ishte një destinacion i mundshëm, rreth 5 mijë veta demonstruan të enjten përballë parlamentit dhe kryeministrisë në Tiranë.

Vendi që do të bëjë shkatërrimin e armëve mund të marrë ndihmë të konsiderueshme nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe vende të tjera. Zoti Brende tha se SHBA pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në përpjekjet e asgjësimit./voa/

 

Ja 5 pikat e ofertës diplomatike amerikane për palën shqiptare

arvizu-1024x762Ndonëse pritet një vendim përfundimtar sot në orën 17:00 në lidhje me armët kimike nga Kryeministri i vendit, burime diplomatike të së përditshmes Dita bëjnë me dije se oferta amerikane përfshin një paketë me 5 propozime. Nga këto 5 propozime, 2 kanë të bëjnë me mbështetjen e SHBA-ve ndaj procesit të integrimit të vendit, mbulim financiar sa trefishi i buxhetit të shtetit (12 miliardë dollarë në total), heqja e vizave me SHBA-në si edhe propozimi i Shqipërisë për çmimin Nobël për paqen.

Këto propozime do të aktualizohen nëse Shqipëria i thotë po kërkesës amerikane për çmontimin e armëve kimike në vend, por jo groposjen e tyre, pasi kjo do të bëhet në zona jashtë Shqipërisë.

Paketa diplomatike amerikane e hedhur dje në tryezë:

1. Ndihmë për sigurimin e Statusit të Vendit Kandidat brenda Dhjetorit

2. Ndihmë për aderimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda mandatit të parë të qeverisë Rama

3. Mbulim financiar sa 3-fishi i Buxhetit të Shqipërisë (Buxheti i Shqipërisë ishte 4 miliardë USD për vitin 2012)

4. Garantimi dhe dhënia e një statusi të veçantë për Shqipërinë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në proces përfshihet dhe heqja e vizave

5. Propozimin e Shqipërisë për çmimin “Nobel” për paqen.

Tahiri: I bindur se Rama do të vendosë pro popullit dhe vendit të vet

rama tahiriMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri, nëpërmjet një postimi në FB ka deklaruar se, vendi ka shpatulla të vogla për të mbajtur një barrë kaq të madhe dhe se opozita e Sali Berishës i ka shpatullat shumë më të vogla për t’u ringjallur nëpërmjet Asadit. Ministri Tahiri shprehu bindjen e tij se Kryeministri i vendit do të marrë vendimin e duhur, pasi kjo është qeveria që fitoi për popullin dhe e tillë do të ngelet.

Postimi i plotë

Vendi mund te kete shpatulla te vogla per te mbajtur nje barre kaq te madhe. Por opozita e Sali Berishes i ka shpatullat shume me te vogla per tu ringjallur nepermjet Asadit. Jemi shoqerisht te papergatitur per ti dhene vendit mundesine te mbaje pergjegjesi se bashku me partneret nderkombetare. Nderkohe Fatmir Mediu ben thirrje te mos perseritet Gerdeci!!! Nderkohe Sali Berisha, njeriu qe nuk dinte ku binte Gerdeci, madje qe nuk dinte as qe kishte nje baxhanak qe i vdiq ne Gerdec, dika me siguri qe Edi Rama ka marr vendim per te thene PO!!! Ky eshte nje moment kritik ne historine e nje vendi. Por nje moment qe na nxorri te gjitheve ca mesime ne koke. E per me teper, te gjitheve te papergatitur e shume larg pritshmerise per vendin qe duam e enderrojme. Jam absolutisht i bindur se Kryeministri Rama do marri vendimin e duhur, per popullin dhe vendin e vet. Jemi qeveria qe fitoi per popullin, dhe e tille do jemi deri ne fund. Pavaresisht se kemi dhe opoziten qe populli nuk perton ta marre me shkelma perseri, sic beri dhe dje.

Shoqëria Civile apel Kryeministrit të firmosë JO

protesta-armet kimikePërfaqësues të Shoqërisë Civile, i kanë bërë sërish apel Kryeministrit të vendit Edi Rama që të firmosë JO në lidhje me vendimin për armët kimike.

Blendi Kajsiu, deklaroi se Kreu i Qeverisë duhet të fimosë kundër sa më shpejt që të qetësohen edhe protestuesit. Kjo është pranvera e rilindjes së frymës popullore të protestës dhe demokracisë dhe nuk duhet kthyer në një dimër të ftohtë.

“Shumë e qartë që shqiptarët i thanë jo brenda e jashtë vendit, në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës, Prishtinë, Itali, në këto kushte shqiptarët njëzëri si kurrë më parë thanë jo i vetmi opsion që i mbetet Ramës është të firmosë JO. Sa më shpejt aq më shpejt do ristabilizohet Shqipëria, do të qetësohen edhe protestuesit që nuk i kontrollon askush, janë fryma e lirë e popullit, sa më shpejt, ne do e garantojmë pranverën e rilindjes së frymës popullore të protestës dhe demokracisë, që kjo të mos kthehet në dimër të ftohtë jo duhet thënë qartë dhe fort”- tha Kajsiu.

Arvizu: SHBA-të do zhgënjeheshin nëse Rama firmos kundër. PD-në, nuk dihet kush e drejton

arvizu-1024x762Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, i ftuar në emisionin Top Story, ka komentuar dhe hedhur dritë mbi situatat e fundit në lidhje me armët kimike. Arvizu deklaroi, se SHBA-të do të zhgënjeheshin nëse Rama do të merrte një vendim kundër kësaj kërkese, pasi për SHBA-të kjo është një çështje delikate dhe me shumë interes. Në lidhje me Bashën, Arvizu shprehu habinë e tij pasi nuk e kuptonte nëse e drejtonte ai partinë apo jo, sepse mesazhi nga Uashingtoni ishte shumë i qartë dhe Basha shkeli vijën e kuqe duke cënuar interesat amerikane. Në lidhje me protesat para Ambasadës Amerikane në vend, Ambasadori deklaroi se është një zhvillim pozitiv, pasi ka qenë tabu të protestoje në “Rrugën e Elbasanit” dhe tabutë duhen thyer.

Në Shqipëri sa vjen dhe rritet një protestë e madhe e opinionit publik, fillimisht në rrjetet sociale dhe në rrugët e qyteteve kryesore, por kjo ka ndodhur për herë të parë në këto 23 vjet edhe përballë derës së ambasadës tuaj…

Faleminderit që më mirëpritët. Para së gjithash mendoj që protesta para dyerve të ambasadës është një zhvillim pozitiv, që ka qenë një tabu deri më tani. Në përgjithësi tabutë janë të tilla që duhet të thyhen sepse është më e shëndetshme kur thyhen. Sa i përket shoqërisë civile, mendoj që ka një element pozitiv. Kjo flet për rritjen e aktivizimit civil që duhet të jetë i tillë, pasi pasqyrohet pjekuri politike në rritje. Sa i përket protestës paqësore jam krenar për këtë.

Në një  sondazh, 78 për qind i thonë jo armëve kimike në Shqipëri. 78 për qind thonë jo, sipas jush qeveria duhet të dëgjojë Uashingtonin apo qytetarët ?
Para se gjithash nuk mendoj që një njeri duhet të habitet nga këto shifra, sepse nuk është sekrete që armët kimike nuk janë të këndshme. Këto nuk janë gjëra të këndshme. Problemi qëndron që në bazë të asaj që unë kam parë në televizor, ajo shifër ka dezinformim. Ndoshta 10 për qind janë të paqartë sa i përket përmbajtjes dhe 10 për qind ndoshta kanë njohuri nga një pjesë e së vërtetës. Nëse do të kishim më shumë informacion, më shumë informacion të saktë do të shihni që rezultati do të ishte pak më i ndryshëm, duke parë edhe përfitimet që do t’i vinin Shqipërisë.

Kjo që thoni ju është interesante, natyrisht sepse çështja e përfitimeve është çështje misterioze, por me këtë situatë, çfarë vendimi do merrte qeveria e SHBA, nëse do të ishte në këtë situatë që është Kryeministri Rama tani?
Nuk mendoj që pozicioni ynë do të ishte kaq i ndryshëm. Do të merrte parasysh konsideratën e brendshme, përgjegjësinë kombëtare dhe detyrimet. Ne jemi vende demokratike dhe çdo vendim që duhet marrë duhet të jetë në konsistencë me ligjet dhe miratimin e Kuvendit. SHBA janë më shumë të federalizuara, ndaj sa i përket pushtetit, kjo i përket shteteve në bazë të Kushtetutës.

A i keni kërkuar ju si SHBA, qeverisë shqiptare që të përfshihej në listën e vendeve ku lëndët kimike të Assad të bëhet këtu, a ja keni kërkuar ju?
Po, e kemi bërë. U jemi qasur disa prej vendeve, për të parë nëse do të ishin të gatshëm dhe në pozitë për të ndihmuar në shkatërrimin e këtyre armëve në përputhje me rezolutën 2118 të Këshillit të Sigurimit dhe në bazë të marrëveshjes SHBA-Rusi, që do të bëhej nën patronazhin e Organizatës së Parandalimit të Armëve Kimike.

Kur ja kërkuat?

Kjo ka ndodhur disa javë më parë, nuk kam mundësi specifike t’ua them.

Cila ka qenë përgjigjja e Ramës kur kjo kërkesë është bërë publike?
Përgjigjja e Ramës ka qenë pozitive në kuptimin që kuptoi kompleksitetin e problemit për faktin që ky është një problem i ndërlikuar ndërkombëtar. Ai ka treguar gatishmërinë për të parë pozitivisht atë që Shqipëria mund të bënte për të kontribuar në një zgjidhje dhe vendimi është i mirëpritur nga SHBA.

Ka qenë një “po” e qartë?

Ka qenë një indikacion i qartë i gatishmërisë për të parë tek kapacitetet e Shqipërisë, aftësitë e saj për të kontribuar, pastaj përgjigjja  përfundimtare do të ishte po në vetvete.

Ju thatë që kërkesa është bërë disa javë më parë, pse iu fsheh publikut?

Ne vazhdojmë t’i referohemi rezolutës së KS dhe ky është një proces shumë i ndërlikuar për ta shpjeguar, që nga verifikimi i agjentëve kimikë që ndodhen në Siri, disa prej tyre ndodhen në zona ku është shumë i vështirë aksesi i tyre, identifikimi i mjeteve të transportit, transportimi i tyre, eleminimi i programit të armëve kimike të Sirisë. Kështu që qartazi këto bisedime janë intensive dhe të ndjeshme. Unë dhe zoti Rama jemi takuar në mënyrë të vazhdueshme, duke parë aspektet e ndryshme se cilat ishin kapacitetet e Shqipërisë dhe çfarë është në gjendje të bëjë Shqipëria. Meta e tha shumë mirë që Shqipëria nuk mund të marrë barra më shumë nga ç’mund t’i mbajnë supet.

Ju thoni që bisedimet kanë vazhduar. Këto bisedime kanë përfshirë vetëm këto aspekte teknike apo edhe gjëra të tjera?

Sikurse e përmenda më herët, jam kontaktuar dhe pa pasur nevojë që të futem në veçanti, ne të gjithë e dimë që brenda NATO-s, Shqipëria është njëra nga vendet e varfra dhe kur flitet për ndihmë nga jashtë, flitet se ajo do të bëhet me ekspertizën dhe teknologjinë e SHBA, me ekspertët më të mirë në botë, do të jetë një proces i pa të metë, ndaj kjo do të ishte një partneritet mes SHBA dhe Shqipërisë. Çështje të thjeshta si kur do të zhvillohet, varen nga siguria dhe sigurimi, që janë kryesoret dhe më të rëndësishme. Unë kam vendosur flamujt amerikanë dhe shqiptarë sonte si simbolikë. Flasim për amerikanët dhe shqiptarët që të punojnë se bashku. Ne kurrë nuk do të bënim asgjë për të vendosur në rrezik sigurinë dhe mirëqenien e popullit shqiptar. Zoti Rama ka qenë tejet i qartë për mua dhe shqetësimi suprem për të ka qenë mirëqenia dhe siguria e shqiptarëve.

Ju thoni që kryeministri Rama ka qenë i shqetësuar mbi të gjitha për mirëqenien e popullit, në të njëjtën kohë që ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar. Nga burime të larta qeveritare dimë që në datën 9 nëntor, vetëm 5 ditë më parë, qeverisë shqiptare iu dorëzua një letër e presidentit Obama, në të cilën Rama personalisht falenderohej për mbështetjen dhe vullnetin e mirë të treguar. E dyta, përfshihej fjalia që vitin tjetër ju mirëpresim në Shtëpinë e Bardhë. A ka qenë një vizitë e Ramës në Uashington, pjesë e negociatave mes dy palëve?
Them se kjo çështje ka një rëndësi kritike për SHBA-në. Përfaqësuesit më të lartë të Shteteve të Bashkuara kanë qenë të përfshirë në pjesë të ndryshme të këtij diskutimi dhe ju e dini që Sekretari i Shtetit, Zoti Kerry, ka biseduar me Ramën, ndërsa Zoti Bushati iu referua kësaj në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë, por çështja kryesore për të dy palët ka qenë siguria e procesit. Për shkak të burimeve të kufizuara të Shqipërisë, operacione të kësaj natyre do të ishin një sipërmarrje e vështirë për një qeveri e re, e duke vlerësuar që ka ende sfida që Shqipëria përballet, nga depozitat toksike nga përdorimi ushtarak, industrial e bujqësor në të shkuarën, një element i marrëveshjes së mundshme ka qenë na jepni një listë të këtyre mbetjeve që janë këtu dhe nivelin e toksicitetit të tyre, pasi nëse do të ndërmarrim këtë operacion të Sirisë, ne do të bëjmë më të mirën tonë që të trajtojmë këto zona të nxehta, këto hot-spote që ndodhen tashmë në Shqipëri. Nëse ju do të ndërrmerni këtë pozicion, Shqipëria do të jetë më e pastër dhe e sigurt pasi operacioni të mbaronte se më parë. Kështu që nuk e pranoj argumentin se kjo do të largonte turistët, që do të kthente Shqipërinë në një kosh plehrash, është në të vërtetë e kundërta. Kjo mund të ishte një mundësi e jashtëzakonshme që Shqipëria të kishte ekspertizë në mënyrë që të mund të trajtohej ky problem. Rama ka bërë të qartë që njerëzit do të kujdesen për operacionin do të bëjnë që gjithçka të dalin lëndët nga vendi, asgjë s’do të bëhet në tokën shqiptare e asgjë s’do të hidhet në tokë apo në lumë.

A është negociuar për një paketë financiare? Fundja po sillni helmet e dikujt tjetër në Shqipëri, ndërsa projekti për 19 tonë lëndë tonat na dha një asistencë teknike në nivelin e 45 milionë dollarëve. Nëse bëhet fjalë për një mijë tonë, lëndë kimike paraprake që s’janë problemi jonë, Shqipëria duhet të dijë përse të themi po, përtej dashurisë për SHBA e përtej faktit që jemi anëtar i NATO-s, çfarë tjetër përfiton Shqipëria? Së paku, publiku të dijë, këtu a është folur për një paketë financiare për qeverinë shqiptare, pasi këto baza të largohen?
Qartazi, fokusi i mendimit ishte përqendrimi në kapacitetet që do të ndërmerret operacioni, sigurimi, përgatitja e terrenit dhe kjo ishte kryesorja. Por, Shqipëria nuk është një vend i pasur, qeveria sapo është zgjedhur me një mandat shumë popullor, e ka radhitur një plan ambicioz për reforma të ndryshme, e sipas raporteve nga qeveria, edhe pse gjendja financiare nuk është ende e qartë, pamja e buxhetit nuk është e mirë, ndërsa kostot e jetesës po rriten. Sikurse e keni dëgjuar, kapaciteti dhe aftësitë e Shqipërisë për të huazuar para, ka pasur negociata me FMN e BB për investime të ndryshme e të gjitha këto janë nevoja legjitime e pa dyshim, ndonëse SHBA nuk mund t’i përgjigjen dot gjithçkaje, SHBA ka treguar që do të përpiqen në mënyrën sa më të mirë të ndihmojë sa më shumë në lidhje me atë që mund të ndihmohet në çuarjen përpara të këtyre reformave e kjo ka lidhje edhe me statusin e vendit kandidat. Është në qendër të objektivave të Uashingtonit, integrimi të të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.

Ju lidhni të dy çështjet në mënyrë logjike, nëse Shqipëria do të thotë jo, a do të humbiste Shqipëria një lobist të madh për marrjen e statusit?
Është në fakt një pyetje hipotetike, doni ende t’i përgjigjem kësaj?

Jua lehtësoj përgjigjen, a do të ndihmonte mbështetja ndaj kërkesës amerikane për mbështetje më të fortë për statusin e vendit kandidat?
Ky fakt ka të bëjë me anëtarët e BE-së, dëshira e popullit shqiptar është e qartë, e sot zhvillova një drekë me disa ambasadorë dhe aty ka pasur një dakordësi në të gjithë tryezën që është në interesin e të gjithëve që të pranohet Shqipëria në BE. Në fakt, është në interesin afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë.

Jeni dakord me mua që nuk pati një debat, që pati vetëm një rrjedhje të lajmit dhe më pas gjithçka u përshkallëzua edhe për shkak të faktit që nuk pati asnjë reagim nga qeveria për këtë çështje?
Nuk mendoj që një qasje e vetme për një çështje të ndjeshme e si kjo të pasqyrojë liderin dhe drejtuesit. Unë e kam njohur Ramën shumë mirë prej 3 vjetësh dhe kemi folur. Ne e kemi kaluar disa periudha shumë të vështira, por ne kemi farkëtuar një marrëdhënie shumë të mirë, të kuptuarit dhe sinqeritetit të njëri-tjetrit. Çdo diskutim, absolutisht e qartë që zoti Rama ka në mendje, jo vetëm mirëqenien e qytetarëve të tij dhe mbarëvajtjen dhe psikikën e të qenit mirë. Shqipëria nuk është një vend i pasur për shkak të historisë së saj të vështirë dhe një popull shumë krenar dhe diçka që ka dalë në shumë prej diskutimeve për këtë çështje, është që shqiptarët nuk duan që vendi i tyre të shihet prej të tjerëve si një vend ku grumbullohen plehrat për Europën, apo vendet të tjera të botës. Ne e dimë se sa shumë nder kanë shqiptarët dhe kryeministri e ka bërë shumë të qartë që ai gjendet në një pozicion që përfaqëson Shqipërinë është një opozitë e fortë.

Në diplomaci flitet me rezultate konkrete. Në një farë mënyrë nëse Rama e ka thënë, ai ka të drejtë që ne jemi të lodhur nga të thënurit ‘po’ gjithmonë. Ju keni kohë që e keni njohur Ramën, nuk ka qenë i preferuari i juaj në 2010, me kalimin e kohës, zoti Rama u pa nga Uashingtoni si një alternativë e pranueshme, në sfidën e parë a rrezikon Rama si një kryeministër që nuk dha atë që ju donit, zakonisht SHBA i ka dashur kryeministrat bashkëpunues në këtë drejtim. A rrezikon që Rama të humbasë pikë në klasifikim në Uashington? 
Keni të drejtë, diplomacia kërkon rezultate, por mendoj që zoti Rama është një djalë i kulturuar, karizmatik dhe i sigurt që kjo gjë mund të kryhet. Të gjithë janë përballur me situata të vështira, kur kanë pasur histori përpara dhe besoj që kjo është një situatë në të cilën përballet zoti Rama tani dhe nuk është një vendim i lehtë për të. Ai duhet të marrë vendimin sepse organizata, vendimi i këshillit jepet nesër. Rama është i informuar për këtë datë dhe shpresoj që ai të marrë vendimin që të jetë i favorshëm, por të kuptojë që ai është personi që duhet të marrë vendimin. Sido që të jetë vendimi do të jetë një kryeministër i Shqipërisë dhe aleat i SHBA.

A do të ketë një kosto si Kryeministri, si qeveria, nëse refuzon?
Nuk do të doja të keqinterpretohesha. Është zhgënjyese për SHBA. Ne kemi kontribuar shumë kohë dhe energji dhe ndihmën, për siguritë dhe sigurimin, sigurimin e ekspertizës më të mirë, për të kryer këtë operacion. Kam folur tre herë sot me të dhe sigurisht ky është një vendim i vështirë, por që duhet marrë dhe ne do ta respektojmë atë.

Opozita sot doli hapur kundër procesit të shkatërrimit të armëve siriane në Shqipëri. Kryetari Lulzim Basha kërkoi referendum dhe mocion me debat në Kuvend. Ai njihet edhe si person që ka kontakte të ngushta me ju. A ka pasur dijeni Basha për një kërkesë të tillë?
Në diplomaci ne merremi me qeverinë, por gjithashtu në një demokraci merremi dhe me opozitën dhe zotin Basha. Disa ditë më parë, javën e kaluar, komunikova përmes Facebook dhe ka pasur një postim në Facebook nga Basha. Kur e lexova, s’e mbaj mend specifikisht çfarë ishte shkruajtur, por nuk u ndjeva mirë. Nga Uashingtoni më thanë që të takohesha me zotin Basha dhe të flisja me të. Ka qenë vonë dhe i thashë të lutem mund të më telefonosh. Ka qenë një bisedë e këndshme. Ai më tha që ka qenë nga mungesa e transparencës, dhe unë i thashë që kjo është subjekt i interpretimit, por meqenëse kjo është një pikë e vlefshme që ju mund ta bëni. Zgjidhja e kësaj çështje ka një rëndësi jetike për SHBA, ka vlerë për ne dhe ju si ish-ministër i Jashtëm e kuptoni shumë mirë. Ai më tha Alex e kuptoj shumë mirë. Atë natë dhe të nesërmen ka pasur postime në Facebook prej tij, duke folur për mungesë transparence.

Megjithatë, ajo që ju specifikoni si vijë e kuqe është kapërcyer sot nga Basha dhe Partia Demokratike?
Kur më thanë që sot eci përpara në Bulevard, ka qenë shumë ndryshe nga ai kuptim që unë mendova se arrita. Ka qenë një ditë shumë e ndezur për mua. I kam shprehur Uashingtonit disa prej veprimeve dhe komenteve të bëra nga PD. Të jem i sinqertë, janë pritur nga Uashingtoni me një trazim të vërtetë. Unë e bëra të qartë që unë do të flisja me Uashingtonin. Unë doja të bëja të qartë që kjo vinte nga Uashingtoni dhe fakti që kjo gjë nuk e përmbajti, s’e di… ndoshta duhet të pyesim a është ai vërtet në krye të PD-së?

Sot Meta dialogoi me protestuesit, mendoni që kjo çështje nga një çështje ndërkombëtare po shndërrohet në një çështje të politikës së brendshme, që rrezikon ekuilibrat brenda maxhorancës?
Mendoj që ky është një zhvillim pozitiv. Senatorët dhe kongresmenët votojnë sipas partive, rrallë ndodh që kapërcejnë gardhe. Në parim kjo është një gjë shumë e mirë. Në rastin e socialistëve zoti Besnik Bare dhe Ben Blushi kanë qenë kundër. Kjo ka qenë një mosdakordësi e tyre, por si parim është një gjë e mirë.

Sot Assad dhe Putin kanë folur sot në telefon, zëdhënësja e NATO-s thotë që nuk përfshin Aleancën dhe shqiptarët duhet të pyesin amerikanët, pyetja është a ka dijeni Moska?

Keni ngritur dy pyetje këtu. Sikurse ju e dini, rezoluta 2118 është produkt i marrëveshjes SHBA-Rusi dhe është tejet e rëndësishme që SHBA të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë që të gjendet një zgjidhje për eliminimin e kapaciteteve të armëve kimike siriane. SHBA janë partneri i natyrshëm i Shqipërisë. Do të doja të prekja pak NATO-n, zëdhënësja ka qenë përballë një pyetje faktike ndaj zëdhënëses që zoti Rama i është referuar NATO-s. Fatkeqësisht mendoj që ky person, që ka qenë një pyetje legjitime, por zëdhënësja e NATO-s duhej të deklaronte që NATO nuk është pjesë e rezolutës dhe e marrëveshjes SHBA-Rusi, kështu që duhet të pyesni qeverinë shqiptare ose përfaqësuesin amerikan në Shqipëri. As Rama, as unë dhe askush nuk ka thënë asnjëherë që ajo për të cilën po flasim është një operacion i NATO-s, por jo nuk është. Është nën patronazhin e organizatës për parandalimin e armëve kimike në bazë të rezolutës së OKB. Por është më shumë se sa kaq, janë shtete që ndajnë vlera të përbashkëta për paqen, zhvillimin në botë dhe është shumë më ndryshe nga ç’po flasim

Rama: Vendimi sot, në orën 17:00

RAMA-vloreKreu i qeverisë Edi Rama deklaron se qeveria do të ketë qëndrimin e saj zyrtar në lidhje me armët kimike.

Kryeministri shkruan në profilin e tij në rrjetet sociale se në orën 17:00 të ditës së sotme do të bëjë publik qëndrimin e tij lidhur me çështjen e armëve kimike.

“Sot në 17.00 do të mbaj publikisht qëndrimin tim mbi çështjen e armëve kimike”,- shkruan Rama