Sadiku shkon në Zyrihut, shok me Kukelin

13

Sadiku-ArmandPerformanca e shkëlqyer e këtyre  viteve në Zvicër ka bërë Armando  Sadiku të pëlqehet nga shumë ekipe,  por në në fund është zbuluar destinacioni i ardhshëm i tij. Sipas medieve  zvicerane, sulmuesi kuqezi do të veshë fanellën  e Zyrihut në merkaton e janarit. Këta të fundit  janë ekip që luajnë në elitën e futbollit zviceran dhe janë ekip shumë i njohur të cilët kanë  zgjedhur si përforcim lojtarin e kombëtares shqiptare i cili dikur është aktivizuar tek Lokarno  e më pas tek Lugano. Sigurisht që pozicioni  aktual në të cilin ndodhen nuk është shumë  i mirë sepse renditen në vendin e nëntë dhe  rrezikon rënien, por sulmuesi Sadiku shihet si  një nga faktorët për ta shpëtuar ekipin. Sipas  portalit “24 heuers”, Sadiku dhe Zyrihu ishin  duke biseduar prej kohësh bashkë por më në  fund kanë gjetur gjuhën e përbashkët për arritjen e një marrëveshjeje.

Momenti që po kalon sulmuesi Sadiku është  një ndër më të mirët në karrierën e tij dhe tani  ishte momenti i duhur që të bënte hapin gjigant drejt një sfide e cila do të jetë e duhura  për të. Tek Lugano, Sadiku ka arritur të shënojë plot 52 gola në ligën e dytë zvicerane duke  u shpallur disa herë edhe golashënuesi për  ekipin e tij. Gjatë këtij sezoni Sadiku ka shënuar pesë gola që kanë qenë shumë të rëndësishëm për ecurinë e ekipit të Luganos. Forma  e mirë dhe e shkëlqyer që po kalonte e detyroi  në një farë mënyre edhe trajnerin De Biazi të  bënte një grumbullim disi të sforcuar sepse  më parë nuk e ka marrë për ndeshjet elimina-tore duke e lënë mister arsyen pse lojtari nuk  ishte grumbulluar për ndeshjet eliminatore.  Me shumë mundësi ai do të jetë titullar për  ndeshjen ndaj Bjellorusisë së bashku me Edgar Çanin. Sadiku me fanellën e kombëtares  ka qenë shumë produktiv.