Avokatja e Berishës kandidon për Këshillin e ri Drejtues të RTSH-së

RTSHKomisioni i Medias ka bërë publik listën me emrat e 64 kandidatëve për Këshillin e ri Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Lista iu shpërnda dje deputetëve të komisionit parlamentar të Medias. Lista përmban 64 kandidatë për 10 vendet vakante në këshill.  Nga lista e gjatë, bien në sy disa emra të cilët ishin drejtorë, por tashmë janë shkarkuar, ndërsa shpresojnë që të zënë një vend të rëndësishëm në krye të RTSH-së. Avokatja Erinda Ballanca, ose siç njihet tashmë avokatja e ish-kryeministrit Sali Berisha, është njëra nga pretendentet për të qenë anëtare e Këshillit Drejtues e propozuar nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, edhe pse kjo nuk i ka bashkëngjitur dokumenteve CV-në e saj. Emri i Ballancës do të qarkullonte së fundmi me pallatin që është në plan për t’u prishur nga INUK-u në Vlorë, pasi ajo zotëron një prej apartamenteve në pallatin e ndërtuar nga vjehrri i Lulzim Bashës. Një tjetër emër është ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave Prof. Dr. Gudar Beqiraj, ish-anëtar i KQZ-së famëkeqe të vitit 1996. Që nga viti 2009, kryetar i atëhershëm i ASHSH-së ka qenë matematikani dhe sportisti i peshëngritjes Gudar Beqiraj.

Ai u zgjodh me votën e 39 akademikëve përballë dy kandidatëve të tjerë. Kandidaturën për anëtar të Këshillit të Drejtues të RTSH-së e ka hedhur edhe gazetari Ilirjan Kadia. Ky i fundit ka qenë gazetar i BBC-së dhe prej nëntorit 2011, këshilltar i kryeministrit Berisha për marrëdhëniet me publikun. Pas largimit nga detyra e tij si pasojë e rotacionit politik, Kadia nuk do të hezitonte që të denonconte me anë të një rrëfimi të shkurtër në profilin e tij në Facebook, ata që ai i quan “servilë” që vijojnë të punojnë për Berishën dhe që po përgatiten të jenë servilët e Ramës. Edhe ish-zv/ministri i PDIU-së, Abaz Hado ka shprehur dëshirën për të kandiduar për postin anëtarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Shoqata Kulturore “Syri Blu” dhe Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë ka preferuar që të propozojë muzikantin Zhani Ciko, i cili për shumë kohë  ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit të Operas dhe Baletit, gjersa u zëvendësua pas ndryshimit të pushtetit nga balerini Ilir Kerni. Nga viti 1989 deri në 2003 Zhani Ciko ishte Drejtor Artistik i Orkestrës Simfonike të Radios Televizionit Shqiptar (RTSH).Në vitin 2003 Zhani Ciko emërohet Drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit. Një emër tjetër i porsa shkarkuar nga qeveria e re është ish-Drejtoresha e Arkivës së Shtetit,Nevila Nikaj. Historiania Nika është propozuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative (BIRN) dhe Qendra Burimore për Mirëqenien Fëmijëve dhe Familjes. Nuk dihen kontributet e saj për median, por pasardhësi i saj, Gjet Ndoj, e denoncoi për humbjen e materialeve arkivore gjatë kohës që e drejtonte Arkivin e Shtetit.

LISTA 

1. Fatos Puto (gazetar) – shoqata “Gazetarët Profesionistë Rajonalë”

2. Prof. Dr. Gudar Beqiraj (teknologji e informacionit) dhe Prof. Dr. Jorgo Bulo (historian i letërsisë dhe kritik arti) – Akademia e Shkencave

3. Vasil S. Tole (muzikolog dhe kompozitor) – Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut & “Albautor” & Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

4. Ervin Pambuku (Koçi) – Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi

5. Petrit Ruka dhe Vladimir Prifti – Shoqata e Dokumentaristëve Shqiptarë dhe Forumi i Mbrojtjes së Audiovizualit(FMAA).

6. Saimir Kumbaro (regjisor, skenarist, producent) – Forumi i Mbrojtjes së Audiovizualit(FMAA).

7. Ndue Ruci (gazetar në RTSH) – Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar.

8. Kolec Traboini (gazetar, kineast, shkrimtar) – Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë)

9. Ilir Nikolli (gazetar) – Qendra Mediatike “Kurajo”

10. Xhemal Mato (gazetar, ambjentalist) – Qendra e Grupimit të shoqatave mjedisore “Ekolëvizja”

11. Engjëllush Seriani (gazetar) – Qendra Kulturore Mediatike “Antigonea” & Shoqata e Gazetarëve të Jugut”.

12. Myrteza Grosha (piktor) – Qendra për Zhvillim dhe Demokratizimin e Institucioneve.

13. Laureta Roshi (gazetare) – Shoqata “Gruaja në Media”

14. Xhelil Aliu (gazetar, publicist, regjisor, aktor) – Albanian Association of Marketing & Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

15. Jonila Godole (gazetare, pedagoge) – Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.

16. Urim Bajrami (gazetar) – Qendra Mediatike “Kurajo”

17. Vojsava Nelo (krijuese) – Shoqatat “Për gratë dhe fëmijët”, Shoqata Mbarëshqiptare e Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj , dhe Observatori për të Drejtat e Fëmijëve –

18. Ylli Dylgjeri (gazetar i lirë) – Shoqata e Gazetarëve Profesionistë

19. Kristi Pinderi (gazetar) – “Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe “Të bashkuar pro Kauzës së LGBT në Shqipëri”.

20. Artan Minarolli (kineast) – Forumi i Mbrojtjes së Audiovizualit (FMAA)

21. Gëzim Qendro (kritik arti, piktor, publicist, pedagog); Ylljet Aliçka (shkrimtar, diplomat, publicist) dhe Fatos Baxhaku (gazetar); Agron Gjekmarkaj (pedagog, publicist); Valbona Sulçe (eksperte e medias, pedagoge); Dorian Maltiaj (jurist) – Instituti Shqiptar i Medias

22. Zhani Ciko (muzikant) – Shoqata Kulturore “Syri Blu” dhe Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.

23. Nevila Nikaj (historiane) – Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative (BIRN) dhe Qendra Burimore për Mirëqenien e Fëmijëve dhe Familjes

24. Rubens Shima (kurator menaxher arti) – Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor

25. Albiona Sula (politologe) – Rrjeti i Gazetarëve Shqiptarë të politikës

26. Luan Qafzezi, (krijues, kineast, gazetar arti)

27. Petraq Milo (doktor i shkencave ekonomike) – Qendra “Partner për Art, Kulturë, Turizëm” PAKT

28. Valbona Sulçe (eksperte e medias, pedagoge) – Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Instituti Shqiptar i medias

29. Ilirjan Kadia (gazetar) – Qendra UET

30. Ledina Mandia (në funksionin e Avokatit të Shtetit, pranë Avokaturës së Shtetit) Cooperazione per lo Sviluppo dei Paesi Emergenti (COSPE) dhe Iniciativa Qyetetare Shqiptare

31. Simon Pal Bib Mirakaj (jurist, Akademia e Rendit); Eriselda Seit Prishta (juriste, gazetare)Reshat Qazim Kripa(shkrimtar, gazetar) – Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë

32. Prof.Ilo Mele (kimist) – Fakulteti i Shkencave të Natyrës

33. Prof. i Asociuar Elinda Mece (informaticiene) – Universiteti Politeknik i Tiranës

34. Artan Peqini (Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura) – Albanian Art Institute

35. Luan Bregu (ekonomist) dhe Ndue Ruci (gazetar në RTSH) – Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar

36. Shefqet Bruka (personalitet në fushën e administrimit publik dhe atë të zhvillimit të bashkësive lokale) – Qendra Integrim dhe Zhvillim Demokratik, Kukës

37. Anrila Spahija(Anna Kove) (specialiste për media dhe komunikim ndërkulturor, shkrimtare, filologe) – Shoqata në Dobi të Gruas Shqiptare

38. Luan Malltezi (historian) – Instituti i Çështjeve Kombëtare

39. Prof. Dr. Marenglen Gjonaj (inxhinier) – Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH)

40. Irena Shabani (gazetare), Agim Baci (gazetar, kritik letrar), Vaso Tole(muzikolog), Engjëllush Serjani (ekonomist, menaxher i mediave dhe fushatave publicitare), Joni Shanaj (regjisor, antropologji, social-kulturore), Virgjil Kule (gazetar), Helidon Halili (pa CV), Xhelil Aliu (gazetar, publicist, regjisor, aktor), Indrit Çobani (gazetar) – Unioni i Gazetarëve Shqiptarë 41. Prof.Dr. Albana Hashorva (dr. në shkencat ekonomike) – Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve

42. Erinda Ballanca(avokate)(pa CV) – Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

43. Abaz Hado (piktor, personalitet në fushën e medias, kulturës dhe artit) – Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve & Shoqata e Sociologëve Universitarë Shqiptarë

44. Pashk Përvathi (piktor)(pa CV) – Shoqata e Mediave Elektronike

45. Entela Kasi (shkrimtare, përkthyese, eseiste) – Qendra Mediatike “Kurajo”

46. Anilda Sefgjini (avokate) – European Center for Development and Education, Albania

47. Jani Malo (gazetar, botues) – Shoqata e Botuesve Shqiptarë

48. Anisa Canaj(sociologe), Ada Ruci(sociologe), Endri Cela(pa CV) – Shoqata Kulturore “Çajupi”

49. Nevila Rama, (teknologji informacioni dhe bibliotekë; zv/dekane, Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare)

50. Altin Shegani (jurist, dekan i fakultetit) – Fakulteti i Drejtësisë UT

Braçe, Berishës: Mbi gjuhën dhe pushkën tënde do të bëhet Drejtësi

Erion-Brace1Deputeti socialist Erjon Braçe në një koment në FB i kujton Sali Berishës se ky vend ka rregulla dhe ligj dhe se, deti është pasuri publike e nuk mund të jetë pronë private as e Bashës as e familjes Berisha.

Braçe akuzon Berishën, se po kërcënon me gjuhën e mafies funksionarin e shtetit, Zyhdi Dajtin. Por, Braçe e siguron Berishën se mbi gjuhën dhe pushkën që ai përdor do të bëhet Drejtësi.

“Jo Sali Berisha! Deti i Vlores eshte deti i cdo shqiptari! Pallati i Lulezim Bashes ne detin e Vlores mund te jete pallati yt, pallati i tij, por jo i cdo shqiptari!

Ka rregulla e ligje ky vend! Shume kohe para se te lindje ti!

Ne cdo kohe, ne cdo rregjim deti ka qene nje pasuri publike, kurre nuk ka qene prone private, per me shume e familjeve Isufi, Basha apo edhe Berisha.

Ktheju vullnetarisht detin e Vlores qe ju ke marre shqiptareve Sali, ti dhe Luli yt! Ktheju detin! Kaq e thjeshte eshte! Ne ane tjeter, ti Sali Berisha je nje keqberes ordiner!
Nga me te poshtrit qe ka ky vend.

Kush je ti qe kercenon ne menyre publike me jete nje funksionar te shtetit!

Zyhdi Dajti the apo jo?
Po, ate permende dhe ai eshte nje funksionar i shtetit shqiptar.

Ti nuk ke gjuhe, por pushke.
Pushke nga ato te mafias.
Mafias qe vret funksionaret e shtetit!

Ti kriminel pak me pare i bere thirrje kujtdo te qelloje mbi te, mbi nje funksionar te shtetit ne detyre. Perse? Per te mbrojtur pallatin tend, te Lulezimit tend mu mbi detin e Vlores.

Sali Berisha boll ke vrare me gjuhen dhe pushken tende ne kete vend.

Nese Zyhdi Dajtit ne cilesine e funksionarit te shtetit i ndodh gje, autori i cdo akti ndaj tij dhe familjes se tij je ti. Po po, ti personalisht!

Gjuha e mafias duhet te ndeshkohet! Drejtesi do behet mbi gjuhen e pushken tende!!”,- deklaron deputeti socialist Erjon Braçe.

Berisha: Rama-Meta shteti i dordolecëve

Sali BerishaIsh kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, ka akuzuar qeverinë Rama-Meta si një qeveri që nuk synon integrimin europian. Sipas Berishës Rama kërkon të jetë kryehetues dhe se, as Enver Hoxha nuk kishte vendosur ligje kaq ekstreme hetimi.

“Këto 60 ditë, si në asnjë vend tjetër të lirë, me vendim të Qeverisë Rama- Meta dhe urdhër të kryekreut Edi Rama, bëjnë të paqëna nenet e Kushtetues së vendit për pronat, për banesat, si dhe një seri vendimesh të Gjykatës Kushtetuese.

A po ecim ne drejt konsolidimit të standartit të shtetit ligjor dhe në rrugën e duhur drejt Integrimit Europian? A po bëjmë ne përpjekjet e duhura si forca politike? Jam këtu për të shprehur pikëpamjen time, shqetësimin tim të madh. Po ecet jo drejt konsolidimit të shtetit ligjor dhe integrimit, por mjerisht po ecet drejt shtetit ligjor. Ky parim i maxhorancës Rama-Meta, është vendosur në programin e qeverisë si parim kryesor i funksionimit të policisë. Bazuar te kjo, ka zhvillime tronditëse.

Sot në Shqipëri, në një kohë të shkurtër gjen policë të kthyer në mercenarë, që nuk pyesin për të drejta, për vendime gjykate, por verbërisht pyet vetëm për vullnetin, urdhrin, paranojën e kryehetuesit, kryepolicit, kryetarit të qeverisë Edi Rama. Kryekreu kërkon të ndryshojë Kushtetutën, ligjet, gjykatat, përmbarimin, noterinë etj. Në shtetin policor Rama-Meta që dora-dorës kërkohet të instalohet, ne nuk jemi në Kushtetutë, nënkushtetutë, por Edi Rama kërkon të jetë vetë Kushtetuta. Policët pa një urdhër gjykate, bastisin banesat. Në emër të kryekreut nuk lejojnë banorët të hyjnë në banesat e tyre, madje sikur të ishin pushtetues, i kërkojnë letërnjoftime. Qeveria Rama-Meta hoqi foton e presidentit. Ne nuk jemi më shtet me simbolet tona. Kërkon të ngrejë komision hetimor dhe kështu vetë do të jetë kryehetuesi. As Enver Hoxha nuk vendosi ligje kaq ekstreme hetimi. Do jemi shteti i vetëm demokratik me kryeministër kryehetues”,- deklaroi Berisha.

 

Presidenti i Republikës Nishani takohet me delegacionin e ODIHR

presidenti-nishani-delegacioni-odihrPresidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim delegacionin e ODHIR-it i përbërë nga znj. Conny McCormack, Kryetare e  misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit dhe z. Steven Martin, Këshilltar zgjedhor në ODIHR.

Gjatë takimit u bisedua për gjetjet dhe rekomandimet përkatëse të Raportit Përfundimtar të Misionit OSBE/ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri, si edhe për përmirësimin e zgjedhjeve të ardhshme, bazuar në zbatimin e këtyre rekomandimeve.

Në këtë frymë, Presidenti Nishani, pasi shprehu vlerësimin për rolin e shkëlqyer të Misionit të OSBE/ODIHR gjatë zgjedhjeve të fundit, vuri në dukje se zgjedhjet e fundit tejkaluan shumë nga problemet e shfaqura në të shkuarën dhe vendosën, në këtë mënyrë, standarde të larta, që, gjithsesi duhen avancuar duke zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Nga ana e saj, zj. McCormack, duke u shprehur dakord me Presidentin, nënvizoi se standardet avancohen në mënyrë të vazhdueshme përmes bashkëpunimit të të gjitha forcave politike me organizatat vendase dhe ndërkombëtare, dhe kjo përbën një komponent të rëndësishme të reformës zgjedhore.

Presidenti shprehu gjithashtu besimin se klasa politike dhe shoqëria shqiptare, të cilat demonstruan pjekuri gjatë fushatës, në njohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe tranzicionin e pushteteve, do të kalojnë me sukses edhe sfida të tjera që lidhen me përmirësimin e standardeve.

PD: Tahiri po bredh në Europë, kur Shqipëria ndodhet në hartën e zezë të krimit

Laura-Vorpsi-okPartia Demokratike ka akuzuar sot Ministrin e Brendshëm Tahiri, se është duke bredhur nëpër Europë, ndërkohë që krimi po bën kërdinë në vend.

“Ministri i Brendshëm viziton Europën, teksa Shqipëria po kthehet sërish në ditët e këqija, kur ishte në hartën e zezë të prodhimit dhe transitit të drogës.  Ministri Tahiri i tregon ministrit të brendshëm francez për masat dhe sukseset e policisë shqiptare, kur në fakt realiteti është krejt ndryshe”- tha Vorpsi.

PD i thotë Tahirit që t’u thotë homologëve të vet se e vërteta për rendin është krejt ndryshe.

“Pasiguria e jetës nuk ka qenë kaq e fortë sa në ditët e këtij ministri e të kësaj qeverie.  Këtë duhet t’u thotë Ministri Tahiri ministrave që takon në Europë. Kjo është për fat të keq e vërteta e rendit sot në Shqipëri”- tha Vorpsi.

 

Veliaj përgenjeshtron Gazetën Shqiptare: Ja prova e biletave te mia ekonomike

provaErion Veliaj, Ministri i Mirëqenies Sociale ka shfaqur sot provat që përgënjeshtrojnë shkrimin e Gazetës Shqiptare, se ai ka shpenzuar 2 mijë dollarë për një biletë avioni në Business Class.

Dita bën publike provat që Veliaj ka ofruar, ku shfaqen qartë biletat dhe klasi i kategorisë ekonomike, e shënuar me gërmën Y.

 

Yjet para dhe pas operacioneve plastike

N.KidmanShumë prej yjeve njihen për ndërhyrjet e shumta kirurgjikale për përmirësime estetike, me synim mbijetesën në tregun konkurrues hollivudian. Ndonëse disa prej tyre kanë bërë ndërhyrje të lehta, disa të tjerë janë transformuar pothuajse plotësisht.

Ka dhe prej tyre, që duken origjinalë dhe thjesht përmirësimet estetike me ndihmën e tualetit, u ka nxjerrë bukurinë në pah.

 

 

 

 

 

Jennifer Aniston
Jennifer Aniston

 

Pamela Anderson
Pamela Anderson

 

Madona
Madona

 

Janet Jackson
Janet Jackson

 

Lady Gaga
Lady Gaga

 

Victoria Beckham
Victoria Beckham

 

A.Jolie
A.Jolie

 

Brad Pitt
Brad Pitt

 

N.Kidman

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tahiri me homologun francez Valls, marrëveshje dypalëshe mbi trafikun dhe azilin

12777 M. VALLS reçoit M. TAHIRIMinistria e Brendshme ka njoftuar në një deklaratë për mediet, se Ministri i Brendshëm Tahiri, ka pasur një takim të frytshëm me homologun e tij francez Manuel Valls.

Sipas deklaratës së Ministrisë, Tahiri e ka siguruar homologun francez, se integrimi europian është një prioritet i padiskutueshëm për Qeverinë Shqiptare duke garantuar gatishmërinë për të ecur përpara me procesin e reformave, veçanërisht në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës.

“Rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit gjatë dy muajve të fundit ministri Tahiri i ka konsideruar si një shenjë të qartë të vullnetit të Qeverisë për të luftuar pa asnjë kompromis korrupsionin, krimin e organizuar dhe të gjitha trafiqet e paligjshme. Ai ka shprehur gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin me policinë franceze”,- njofton Ministria e Brendshme.

Ministri i Brendshëm francez, Valls ka deklaruar se si Franca edhe KE kanë shënuar rezultat në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa thekson prioritetin e Francës për frenimin e azilkërkuesve shqiptarë.

“Ne e duam Shqipërinë në familjen Evropiane, ndaj jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë. Qeveria franceze është e kënaqur dhe po e ndjek me vëmendje punën e Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë shqiptare. Ashtu si Komisioni Evropian, edhe ne kemi shënuar rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërkohë që mbetet ende për të bërë, veçanërisht për çështjen e shtetasve azilkërkues. Marrëveshja e ripranimit që kemi nënshkruar mes dy vendeve po funksionon shumë mirë”, deklaroi Valls.

Ministri Tahiri dhe Ministrit Valls ranë dakord për nënshkrimin e një marrëveshje dypalëshe për luftën e përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe abuzimit me regjimin e azilit.

Nga ana e tij Ministri Tahiri ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar një plan integral për të frenuar azilkërkuesit, duke përcaktuar detyra konkrete për strukturat e policisë, por edhe masa më të ashpra për punonjësit e policisë që janë të lidhur me këtë fenomen, apo me trafikun e qenieve njerëzore.

Gjithashtu, Ministri Vals u shpreh i gatshëm për të ndihmuar forcimin e kapaciteteve profesionale të Policisë Shqiptare nëpërmjet krijimit të mundësive për oficerët shqiptarë të cilët mund të studiojnë në akademinë e policisë franceze.

 

Pogradec-Qafë Thanë, një kufomë e djegur në anë të rrugës

skene-krimi-mos-kalo1Trupi i një personi pa jetë është gjetur sot në Pogradec, në anë të rrugës kombëtare Pogradec-Qafë Thanë.

Kufoma rezulton të jetë djegur dhe për arsye se, dëmimet në trup janë të mëdha, është i pamundur identifikimi i tij.

Policia është sinjalizuar nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë konstatuar viktimën në anë të rrugës. Burimet policore saktësojnë se, pritet që ekspertiza të hedhë dritë mbi ngjarjen, por paraprakisht dyshohet për një krim.

Ministria e Drejtësise procedim disiplinor për shtatë gjyqtarë, ja emrat

gjyqsoriPas inspektimit që KLD dhe Ministria e Drejtësisë ka bërë nëpër gjykata vjen dhe konkluzioni përkatës, procedim disiplinor për shtatë gjyqtarë.

Ministri Naço ka kërkuar procedim disiplinor  për:

1- Gjyqtar i Gjykatës së Shkallës Parë në  Tiranë , Ibrahim Hoxha

2- Gjyqtar i Gjykatës së Shkodrës, Andri Ymeri

3- Gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit, Bujar Musta

4- Gjyqtar  i Gjykatës së Elbasanit, Ilir Pashaj

5- Gjyqtar i Gjykatës së Korçës, Markelian Kuqo

6- Gjyqtar i Gjykatës së Shkodrës, Albano Çepele

7-Gjyqtare e Gjykatës së Krujës, Engjëllushe Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Naço i ka propozuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marrë masat disiplinore përkatëse për shtatë gjyqtarët në fjalë.