Berisha: Rama-Meta shteti i dordolecëve

54

Sali BerishaIsh kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, ka akuzuar qeverinë Rama-Meta si një qeveri që nuk synon integrimin europian. Sipas Berishës Rama kërkon të jetë kryehetues dhe se, as Enver Hoxha nuk kishte vendosur ligje kaq ekstreme hetimi.

“Këto 60 ditë, si në asnjë vend tjetër të lirë, me vendim të Qeverisë Rama- Meta dhe urdhër të kryekreut Edi Rama, bëjnë të paqëna nenet e Kushtetues së vendit për pronat, për banesat, si dhe një seri vendimesh të Gjykatës Kushtetuese.

A po ecim ne drejt konsolidimit të standartit të shtetit ligjor dhe në rrugën e duhur drejt Integrimit Europian? A po bëjmë ne përpjekjet e duhura si forca politike? Jam këtu për të shprehur pikëpamjen time, shqetësimin tim të madh. Po ecet jo drejt konsolidimit të shtetit ligjor dhe integrimit, por mjerisht po ecet drejt shtetit ligjor. Ky parim i maxhorancës Rama-Meta, është vendosur në programin e qeverisë si parim kryesor i funksionimit të policisë. Bazuar te kjo, ka zhvillime tronditëse.

Sot në Shqipëri, në një kohë të shkurtër gjen policë të kthyer në mercenarë, që nuk pyesin për të drejta, për vendime gjykate, por verbërisht pyet vetëm për vullnetin, urdhrin, paranojën e kryehetuesit, kryepolicit, kryetarit të qeverisë Edi Rama. Kryekreu kërkon të ndryshojë Kushtetutën, ligjet, gjykatat, përmbarimin, noterinë etj. Në shtetin policor Rama-Meta që dora-dorës kërkohet të instalohet, ne nuk jemi në Kushtetutë, nënkushtetutë, por Edi Rama kërkon të jetë vetë Kushtetuta. Policët pa një urdhër gjykate, bastisin banesat. Në emër të kryekreut nuk lejojnë banorët të hyjnë në banesat e tyre, madje sikur të ishin pushtetues, i kërkojnë letërnjoftime. Qeveria Rama-Meta hoqi foton e presidentit. Ne nuk jemi më shtet me simbolet tona. Kërkon të ngrejë komision hetimor dhe kështu vetë do të jetë kryehetuesi. As Enver Hoxha nuk vendosi ligje kaq ekstreme hetimi. Do jemi shteti i vetëm demokratik me kryeministër kryehetues”,- deklaroi Berisha.