Avokatja e Berishës kandidon për Këshillin e ri Drejtues të RTSH-së

76

RTSHKomisioni i Medias ka bërë publik listën me emrat e 64 kandidatëve për Këshillin e ri Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Lista iu shpërnda dje deputetëve të komisionit parlamentar të Medias. Lista përmban 64 kandidatë për 10 vendet vakante në këshill.  Nga lista e gjatë, bien në sy disa emra të cilët ishin drejtorë, por tashmë janë shkarkuar, ndërsa shpresojnë që të zënë një vend të rëndësishëm në krye të RTSH-së. Avokatja Erinda Ballanca, ose siç njihet tashmë avokatja e ish-kryeministrit Sali Berisha, është njëra nga pretendentet për të qenë anëtare e Këshillit Drejtues e propozuar nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, edhe pse kjo nuk i ka bashkëngjitur dokumenteve CV-në e saj. Emri i Ballancës do të qarkullonte së fundmi me pallatin që është në plan për t’u prishur nga INUK-u në Vlorë, pasi ajo zotëron një prej apartamenteve në pallatin e ndërtuar nga vjehrri i Lulzim Bashës. Një tjetër emër është ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave Prof. Dr. Gudar Beqiraj, ish-anëtar i KQZ-së famëkeqe të vitit 1996. Që nga viti 2009, kryetar i atëhershëm i ASHSH-së ka qenë matematikani dhe sportisti i peshëngritjes Gudar Beqiraj.

Ai u zgjodh me votën e 39 akademikëve përballë dy kandidatëve të tjerë. Kandidaturën për anëtar të Këshillit të Drejtues të RTSH-së e ka hedhur edhe gazetari Ilirjan Kadia. Ky i fundit ka qenë gazetar i BBC-së dhe prej nëntorit 2011, këshilltar i kryeministrit Berisha për marrëdhëniet me publikun. Pas largimit nga detyra e tij si pasojë e rotacionit politik, Kadia nuk do të hezitonte që të denonconte me anë të një rrëfimi të shkurtër në profilin e tij në Facebook, ata që ai i quan “servilë” që vijojnë të punojnë për Berishën dhe që po përgatiten të jenë servilët e Ramës. Edhe ish-zv/ministri i PDIU-së, Abaz Hado ka shprehur dëshirën për të kandiduar për postin anëtarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Shoqata Kulturore “Syri Blu” dhe Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë ka preferuar që të propozojë muzikantin Zhani Ciko, i cili për shumë kohë  ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit të Operas dhe Baletit, gjersa u zëvendësua pas ndryshimit të pushtetit nga balerini Ilir Kerni. Nga viti 1989 deri në 2003 Zhani Ciko ishte Drejtor Artistik i Orkestrës Simfonike të Radios Televizionit Shqiptar (RTSH).Në vitin 2003 Zhani Ciko emërohet Drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit. Një emër tjetër i porsa shkarkuar nga qeveria e re është ish-Drejtoresha e Arkivës së Shtetit,Nevila Nikaj. Historiania Nika është propozuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative (BIRN) dhe Qendra Burimore për Mirëqenien Fëmijëve dhe Familjes. Nuk dihen kontributet e saj për median, por pasardhësi i saj, Gjet Ndoj, e denoncoi për humbjen e materialeve arkivore gjatë kohës që e drejtonte Arkivin e Shtetit.

LISTA 

1. Fatos Puto (gazetar) – shoqata “Gazetarët Profesionistë Rajonalë”

2. Prof. Dr. Gudar Beqiraj (teknologji e informacionit) dhe Prof. Dr. Jorgo Bulo (historian i letërsisë dhe kritik arti) – Akademia e Shkencave

3. Vasil S. Tole (muzikolog dhe kompozitor) – Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut & “Albautor” & Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

4. Ervin Pambuku (Koçi) – Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi

5. Petrit Ruka dhe Vladimir Prifti – Shoqata e Dokumentaristëve Shqiptarë dhe Forumi i Mbrojtjes së Audiovizualit(FMAA).

6. Saimir Kumbaro (regjisor, skenarist, producent) – Forumi i Mbrojtjes së Audiovizualit(FMAA).

7. Ndue Ruci (gazetar në RTSH) – Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar.

8. Kolec Traboini (gazetar, kineast, shkrimtar) – Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë)

9. Ilir Nikolli (gazetar) – Qendra Mediatike “Kurajo”

10. Xhemal Mato (gazetar, ambjentalist) – Qendra e Grupimit të shoqatave mjedisore “Ekolëvizja”

11. Engjëllush Seriani (gazetar) – Qendra Kulturore Mediatike “Antigonea” & Shoqata e Gazetarëve të Jugut”.

12. Myrteza Grosha (piktor) – Qendra për Zhvillim dhe Demokratizimin e Institucioneve.

13. Laureta Roshi (gazetare) – Shoqata “Gruaja në Media”

14. Xhelil Aliu (gazetar, publicist, regjisor, aktor) – Albanian Association of Marketing & Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

15. Jonila Godole (gazetare, pedagoge) – Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.

16. Urim Bajrami (gazetar) – Qendra Mediatike “Kurajo”

17. Vojsava Nelo (krijuese) – Shoqatat “Për gratë dhe fëmijët”, Shoqata Mbarëshqiptare e Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj , dhe Observatori për të Drejtat e Fëmijëve –

18. Ylli Dylgjeri (gazetar i lirë) – Shoqata e Gazetarëve Profesionistë

19. Kristi Pinderi (gazetar) – “Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe “Të bashkuar pro Kauzës së LGBT në Shqipëri”.

20. Artan Minarolli (kineast) – Forumi i Mbrojtjes së Audiovizualit (FMAA)

21. Gëzim Qendro (kritik arti, piktor, publicist, pedagog); Ylljet Aliçka (shkrimtar, diplomat, publicist) dhe Fatos Baxhaku (gazetar); Agron Gjekmarkaj (pedagog, publicist); Valbona Sulçe (eksperte e medias, pedagoge); Dorian Maltiaj (jurist) – Instituti Shqiptar i Medias

22. Zhani Ciko (muzikant) – Shoqata Kulturore “Syri Blu” dhe Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.

23. Nevila Nikaj (historiane) – Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative (BIRN) dhe Qendra Burimore për Mirëqenien e Fëmijëve dhe Familjes

24. Rubens Shima (kurator menaxher arti) – Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor

25. Albiona Sula (politologe) – Rrjeti i Gazetarëve Shqiptarë të politikës

26. Luan Qafzezi, (krijues, kineast, gazetar arti)

27. Petraq Milo (doktor i shkencave ekonomike) – Qendra “Partner për Art, Kulturë, Turizëm” PAKT

28. Valbona Sulçe (eksperte e medias, pedagoge) – Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Instituti Shqiptar i medias

29. Ilirjan Kadia (gazetar) – Qendra UET

30. Ledina Mandia (në funksionin e Avokatit të Shtetit, pranë Avokaturës së Shtetit) Cooperazione per lo Sviluppo dei Paesi Emergenti (COSPE) dhe Iniciativa Qyetetare Shqiptare

31. Simon Pal Bib Mirakaj (jurist, Akademia e Rendit); Eriselda Seit Prishta (juriste, gazetare)Reshat Qazim Kripa(shkrimtar, gazetar) – Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë

32. Prof.Ilo Mele (kimist) – Fakulteti i Shkencave të Natyrës

33. Prof. i Asociuar Elinda Mece (informaticiene) – Universiteti Politeknik i Tiranës

34. Artan Peqini (Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura) – Albanian Art Institute

35. Luan Bregu (ekonomist) dhe Ndue Ruci (gazetar në RTSH) – Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar

36. Shefqet Bruka (personalitet në fushën e administrimit publik dhe atë të zhvillimit të bashkësive lokale) – Qendra Integrim dhe Zhvillim Demokratik, Kukës

37. Anrila Spahija(Anna Kove) (specialiste për media dhe komunikim ndërkulturor, shkrimtare, filologe) – Shoqata në Dobi të Gruas Shqiptare

38. Luan Malltezi (historian) – Instituti i Çështjeve Kombëtare

39. Prof. Dr. Marenglen Gjonaj (inxhinier) – Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH)

40. Irena Shabani (gazetare), Agim Baci (gazetar, kritik letrar), Vaso Tole(muzikolog), Engjëllush Serjani (ekonomist, menaxher i mediave dhe fushatave publicitare), Joni Shanaj (regjisor, antropologji, social-kulturore), Virgjil Kule (gazetar), Helidon Halili (pa CV), Xhelil Aliu (gazetar, publicist, regjisor, aktor), Indrit Çobani (gazetar) – Unioni i Gazetarëve Shqiptarë 41. Prof.Dr. Albana Hashorva (dr. në shkencat ekonomike) – Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve

42. Erinda Ballanca(avokate)(pa CV) – Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

43. Abaz Hado (piktor, personalitet në fushën e medias, kulturës dhe artit) – Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve & Shoqata e Sociologëve Universitarë Shqiptarë

44. Pashk Përvathi (piktor)(pa CV) – Shoqata e Mediave Elektronike

45. Entela Kasi (shkrimtare, përkthyese, eseiste) – Qendra Mediatike “Kurajo”

46. Anilda Sefgjini (avokate) – European Center for Development and Education, Albania

47. Jani Malo (gazetar, botues) – Shoqata e Botuesve Shqiptarë

48. Anisa Canaj(sociologe), Ada Ruci(sociologe), Endri Cela(pa CV) – Shoqata Kulturore “Çajupi”

49. Nevila Rama, (teknologji informacioni dhe bibliotekë; zv/dekane, Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare)

50. Altin Shegani (jurist, dekan i fakultetit) – Fakulteti i Drejtësisë UT