Arrestohet 30-vjeçari, akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë

arrestimNjë person ka rënë në prangat e policisë nën akuzën për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura.

Ngjarja ka ndodhur në Krujë, ku 30-vjeçari Leonard Kasalla u kap në flagrancë nga forcat e policisë kur po kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me 25-vjeçaren me iniciale H.L. Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore rezultoi se 25-vjeçarja kishte diskutuar më parë mbi shumën e parave  me klientin e saj dhe duke qenë se nuk kishin rënë dakord, ky i fundit ndërmori përdhunimin.

Ndërkaq policia bëri ndalimin edhe të 25-vjeçares për veprën penale ushtrim prostitucioni.

Materialet proçeduriale iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Krujë.

Banka e Shqiperisë apel qeverisë: Të merren masa për borxhin dhe shpenzimet

OLYMPUS DIGITAL CAMERABanka e Shqipërisë i bën apel qeverisë që të marrë masa korrektuese për nivelin e borxhit publik.Në raportin e publikuar së fundmi Banka e Shqipërisë e përcakton defiçitin primar rreth 31.5miliardë lekë, duke shënuar nivelin më të lartë që prej prillit 2010.

Kjo është e përkthyer në një rritje të konsiderueshme të borxhit publik, i cili në fund të vitit 2013 pritet të jetë rreth 4.3 pikë përqindje më i lartë se një vit më parë. Në raport theksohet se borxhi publik i Shqipërisë për 9 mujorin e parë të këtij viti ka vijuar të rritet.

Të ardhurat buxhetore janë tkurrur ndjeshëm, ndërkohë që shpenzimet buxhetore kanë shënuar rritje e për pasojë, defiçiti buxhetor e borxhi publik janë zgjeruar, duke shtuar nevojën e marrjes së masave korrektuese.Sipas Bankës qendrore thellimi i deficitit buxhetor nga një vit më parë është shkaktuar në masë më të lartë nga rritja e shpenzimeve me rreth 70%, ndërkohë që hendeku i të ardhurave buxhetore ka mbartur një peshë më të ulët në krahasim me 1 vit më parë.

Në raport theksohet se është e nevojshme një ndërhyrje fiskale, në drejtim të reduktimit të shpenzimeve dhe të marrjes së masave për kontrollin e zgjerimit të defiçitit . Kontributin kryesor, prej rreth 2.9 pikësh përqindje, në tkurrjen e të ardhurave buxhetore vijuan ta japin të ardhurat nga TVSH-ja.

Kjo kategori ka dhe peshën kryesore në totalin e të ardhurave (rreth 35%). Tkurrja e të ardhurave nga TVSH-ja(me rreth 8.2%) ka vijuar pothuajse gjatë gjithë vitit, sjellje kjo e pazakontë për këtë zë tatimor.

Faktorët që qëndrojnë pas rënies së të ardhurave nga TVSH-ja lidhen me një vlerë më të ulët importesh se një vit më parë (rreth 5.3%) si dhe prej një aktiviteti ekonomik të brendshëm të dobët.

UEFA lë pa stadium kombëtaren

kombetarja38Kombëtarja Shqiptare ka mbetur pa stadium dhe është në dilemë se nuk di se ku do t’i luajë ndejshet, pasi stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” është mbyllur.

UEFA e ka konfirmuar këtë me një letër dërguar në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku bën të ditur se stadiumi i kryeqytetit nuk plotëson asnjë standard për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare.

Letra vjen dy ditë, pasi përfaqësues së UEFA-s ishin në Tiranë ku u takuan edhe me ministren e Sportit, Lindita Nikolli.

Pas zyrtarizimit, FSHF-ja është në kërkim të një stadiumi të ri. Për të evituar që kombëtarja shqiptare të luajë jashtë vendit ndeshjet e saj, Federata ka kërkuar ndihmën e qeverisë për të rikonstruktuar një tjetër stadium, që me shumë mundësi do të jetë “Loro Boriçi” i Shkodrës.

5 të plagosur në 3 aksidente

policia-rrugore (1)3 aksidente janë shënuar pasditen e sotme, ku kanë ngelur të plagosur pesë persona identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur.

Sipas burimeve zyrtare, një prej aksidenteve ka ndodhur në aksin rrugor Kukës-Morinë ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur dy drejtuesit e automjeteve, aksidenti tjetër ka ndodhur në doganën e Morinës, ndërsa aksidenti i tretë është shënuar në Kolsh ku makina ka devijuar nga rruga.

Policia lokale është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet e pasojës së tre aksidenteve.

 

 

Igli Cara: Si e gjeta Olldashin pas aksidentit

cara olldashiDeputeti Igli Cara, personi i parë që ka mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën deputetit Sokol Olldashi, rrëfen për “Gazetën Shqiptare” të gjitha detajet, që nga çasti që mori vesh lajmin për aksidentin, deri në momentin që ai u përball me të vërtetën shokuese të vdekjes së mikut të tij më të mirë. “Unë e kam lajmëruar vetë policinë nga numri im për aksidentin. Në momentin që kam mbërritur në vendin e ngjarjes, makina ishte kthyer përmbys”, – pohon Cara. Veç kësaj, ai sqaron se në momentin që u hapën dyert e makinës, brenda saj ka qenë vetëm trupi i Sokol Olldashit. “Kur mbërritëm, nuk gjenim dot trupin e Sokolit, dyert nuk hapeshin. Vetëm kur erdhi policia kuptuam se Sokoli kishte vdekur dhe në makinë ishte vetëm trupi i tij”, – rrëfen deputeti Igli Cara për gazetën.

Ku ishit juve natën që ndodhi aksidenti i z.Olldashi dhe si e morët vesh për lajmin tragjik?

Unë isha tek një lokal me një mikun tim dhe isha duke ngrënë darkë, një pjatë makarona. Ne po e prisnim Kolin që të vinte, sepse kur kishim folur më parë na kishte thënë që ta prisnim aty. Konkretisht kam qenë tek një lokal i quajtur “Artisti”, bashkë me një kolegun tim dhe shoferin e Sokolit, i cili ishte jashtë. Unë kisha folur me Kolin dhe më kishte thënë që ta prisja diku afër zyrës dhe ne po e prisnim.

Juve, kush ju lajmëroi për ngjarjen?

Unë, siç ju thashë, isha në lokal dhe rreth orës 21:00, hyri shoferi në lokal dhe i traumatizuar siç ishte, i kishte ikur fytyra, më tha që, “kush e ka makinën”, se duhej të niseshim direkt për në Krrabë, sepse kishte ndodhur diçka e tmerrshme. Sokolit i kishte ndodhur diçka. Hipëm në makinë dhe rrugës me telefonin tim kam lajmëruar 129-ën. I kam thënë që ka ndodhur një aksident, por jo se kush e kishte bërë dhe ku, sepse nuk dija se ku ishte vendi. Kisha dëgjuar vetëm që aty afër ishte një lokal, më dukej se quhej “Lokal Kiu”, por se ku fiks nuk e dija, sepse nuk kisha qenë asnjëherë në atë vend. Kjo është e gjithë historia dhe unë habitem se pse duhej të flitej kaq shumë, kur dhimbja për ne të gjithë është shumë e madhe pas vdekjes së Sokolit.

Juve, rreth çfarë ore mbërritët në vendin e ngjarjes dhe si e gjetët makinën?

Ne mbërritëm në vendngjarje rreth orës 21:20, nuk e kam fiksuar mirë, dhe pak minuta pas nesh erdhi policia. Kur shkuam në vendngjarje, pamë makinën që ishte kthyer përmbys në një pozicion shumë ters. U afruam tek makina dhe filluam të kërkonim se ku ishte Sokoli dhe nuk e shikonim. Pamë tek pjesa e pasme e mjetit, por na doli nga mendja që të shikonim në pjesën para. Shoferi filloi të kontrollojë jashtë makinës, sepse kujtuam se kishte dalë. Por, ne harruam që makina ishte mbrapsht dhe duhej të shikonim në pjesën para të saj. Nuk e shikonim asgjëkund Sokolin; vetëm kur pamë këmbët e tij tentuam të hapnim derën, por ajo nuk hapej, sepse makina ishte përmbys dhe në vend të keq. Pas dy-tre minutash ka mbërritur policia, të cilët u afruan tek makina dhe kur e panë trupin, mesa duket e kuptuan se ai kishte ndërruar jetë dhe nuk na lanë më që të afroheshim. Dhe, kur kemi hapur makinën, brenda ka qenë vetëm Sokol Olldashi. Nuk ka pasur njeri tjetër. Nuk e kuptoj se pse media mundohet kaq shumë që të prishë imazhin e dikujt; do patjetër që të ketë në makinë një person tjetër, kur në fakt nuk ka.

Ju thatë që shoferi ju lajmëroi për aksidentin; po shoferin, kush e lajmëroi?

Në fakt kjo është një pyetje që e di shoferi, por mesa di unë, ai më tha që kishte qenë duke folur në telefon me Sokolin. Por, gjatë momentit që kishte qenë duke folur me Sokolin, kishte dëgjuar zhurmë dhe ai më tha që në këtë moment kishte kuptuar se Sokoli kishte bërë aksident. Kjo është e gjithë e vërteta, të cilën shumë media u përpoqën që ta përdhosin.

* Gazeta Shqiptare

Vlorë, dy persona humbin jetën në aksidente të ndryshme

policia...Dy persona kanë humbur jetën në Vlorë, në dy aksidente të ndryshme.

Policia ka bërë të ditur se fillimisht, Mirjana Demaj 67 vjeç ka gjetur vdekjen në lagjen “Çole”, pasi është përplasur nga një makinë, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë trupi i pajetë i 32-vjeçarit Armando Driza është gjetur pranë një kabine elektrike. Dyshohet se 32-vjeçari ka rënë në kontakt me koretin dhe për pasojë ka humbur jetën.

Të dy viktimat janë në morgun e spitalit rajonal të Vlorës në pritje të ekspertizës, pasi për shkak të arrestimit të mjekut ligjor të qytetit pritet ardhja e një mjeku nga Fieri për ekspertimin e dy kufomave.

Lider nuk emerohesh, behesh!

alfred peza 2Nga Alfred Peza

Ndarja e parakoheshme nga jeta e Sokol Olldashit veç te tjerash, nxorri ne siperfaqe disa tendenca dhe defekte te shoqerise e shtetit shqiptar.

Se pari, me gabimet foshnjarake naten e aksidentit fatal, mediat ne pergjithesi dhe ato te informacionit televiziv ne vecanti, treguan se jane ende te papergatitura profesionalisht dhe teknikisht per raportime te ketij lloji.
Se dyti, tragjedi te tilla nuk duhet te jene e vetmja mundesi per te unifikuar e bere bashke te gjithe spektrin politik shqiptar.
Se treti, protokolli i shtetit dhe sherbimet qeveritare treguan se jane ende poshte lartesise se dinjitetit qe meritojne figura te tilla ne organizimin e homazheve dhe varrimit. Ceremoniali deshtoi te ishte forma me e larte e respektit, vleresimit dhe percjelljes.
Se katerti, humbja e Sokol Olldashit eshte humbja e te gjitheve dhe nje mundesi e jashtezakoneshme reflektimi te thelle per vleren reale te jetes se gjithesecilit prej nesh.
Se pesti, si gjithe te spikaturit qe ikin para kohe, ai e konsumoi madheshtine e tij, brenda limitit kohor qe kishte ne dispozicion. Duke u bere me i riu nder te medhenjte dhe me i madhi nder te rinjte e se djathtes shqiptare.
Se gjashti, nje dite te gjitha fjalet qe po fliten rreth kesaj gjeme do harrohen. Vepra mbetet. Per here te pare ne keto 23 vjet, ai u ngjiz dhe lulezoi si alternative per lidershipin e se djathtes shqiptare, brenda shtratit berishist. Ndaj kryevepra e Sokolit, eshte Olldashi.
Se shtati, trashegimia me e madhe politike qe la pas Olldashi eshte ndoshta edhe epitafi qe ai meriton: Lider nuk emerohesh, behesh!
Se fundi, pas reagimit qytetar ndaj vendimit per armet kimike te Sirise dhe sjelljes se publikut ndaj tragjedise se nje politikani si Olldashi publikisht dhe ne rrjetet sociale, perveçse nje vend i hapur, po shkojme me shpejtesi drejt se formesuari si shoqeri e hapur. Klasa politike duhet te dije ti lexoje mire keto sinjale.

Shtyhet të martën interpelanca me Ramën

kuvendi-i-shqiperise1Kuvendi ka shtyrë për të martën zhvillimin e seancës plenare e cila u anulua për shkak të aksidentit tragjik ku humbi jetën deputeti Sokol Olldashi. “Seanca plenare do të ketë të njëjtin rend dite të parashikuar për seancën e datës 21 Nëntor, që u shty për shkak të aksidentit tragjik, ku humbi jetën deputeti Sokol Olldashi. Përpara fillimit të punimeve të seancës, në orën 10:30 në mjediset e  Sallës së Seancave Plenare do të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Në këtë seancë pritet që kryeministri Edi Rama të japë sqarime në një interpelancë të kërkuar nga grupi parlamentar demokrat për emërimin në Policinë e Shtetit të Artan Didit. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi në fund të tetorit interpelancë me Kryeministrin Edi Rama lidhur me emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi. Një tjetër projektvendim i rëndësishëm  që do të miratojë Kuvendi pritet që të jetë edhe kontrolli i veprimtarisë financiare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka dhjetë vjet që nuk është kryer.

Ky fakt mësohet se ka gjetur mirëkuptimin edhe të këtij institucioni, pas refuzimit nga Kuvendi në kohën që drejtohej nga ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli. “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Bujar Leskaj, ka kërkuar auditimin e llogarive të KLSH-së (të cilat për fat të keq kanë 10 vjet që nuk kontrollohen), nëpërmjet komunikimeve zyrtare me zj. Jozefina Topalli, ish-Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, me shkresën nr.208 prot,datë 02/02/2012; z. Edmond Spaho, ish-Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, me shkresën nr.208/1 prot,datë 03/02/2012; z.Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Erion Braçe, Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave,  z.Fatmir Xhafa, Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, me shkresën nr.928 prot,datë 11/11/2013.   Kryerja e auditimit të jashtëm të pavarur ne Institucionet Supreme të Auditimit (SAI), sikurse është KLSH, cilësohet si e domosdoshme edhe në standardet ndërkombëtare’, sqaron zyrtarisht KLSH.  Gjithashtu, pritet që të miratohet edhe projektvendimi I ri I Kuvendit për mënyrën e trajtimit të deputetëve.

Tritol para derës, shefit të klubit të “Elbasanit”

shperthimi-Një sasi eksplozivi ka shpërthyer para derës së banesës së shefit të klubit sportive, “Elbasani”.

Sipas policisë, pasi është njoftuar sot për një shpërthim eksplozivi para derës së një apartamenti në katin e tretë të një pallati që ndodhet përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga hetimet paraprake besohet se një sasi e vogël tritoli është vendosur para derës së banesës së shtetasit, Erjon Snapi, aktualisht në pozicionin shef i klubit të futbollit të “Elbasanit”. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht jo dëme në njerëz. Fuqia dhe tronditja nga shpërthimi kanë shkaktuar frikë te fqinjët, që kanë reaguar të alarmuar ndaj kësaj ngjarjeje.

Erjon Snapi ka bërë të ditur se ka marrë kohët e fundit kërcënime për të cilat dhe ka denoncuar në polici.

Nuk dihet ende natyra e kërcënimeve, por policia kishte nisur hetimet për denoncimin që Snapi kishte bërë pak ditë më parë në komisariat.  Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zihet me fqinjin, tentoni t’ia vrasë djalin

policia...Një djalë 16-vjeçar është qëlluar me breshëri plumbash nga fqinji i tij, 61-vjeçar pas një konflikti për pronën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Izvor të rrethit Tepelenë.

Policia bë të ditur se, në vendin e quajtur Kodra e Mihasit, mbi fshatin Izovor shtetasi Musa Sinanaj, pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin P.O, ka marrë armën e zjarrit kallashnikov që e mbante pa leje në stan dhe ka hapur zjarr në drejtim të djalit 16-vjeçar XH.O, djali i shtetasit P.O. Nga të shtënat nuk ka të lënduar. Pasi ka gjuajtur në drejtim të djalit XH.O, më pas ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar në drejtim të stanit të tij, duke fshehur armën e zjarrit kur ka parë forcat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Efektivat e policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Musa Sinanaj, lindur dhe banues në Izvor të rrethit Tepelenë. Gjithashtu efektivat e policisë kanë bërë të mundur që pas një kontrolli të imtësishëm, të zonës përreth ku ndodhi ngjarja të gjejnë në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip kallashnikov, dy fishekë, si dhe në vendngjarje kanë gjetur edhe gëzhoja nga të shtënat. Policia tha se arrestimi i Sinanajt u bë për veprën penale të “Kanosjes me armë zjarri” si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.policia...