Zihet me fqinjin, tentoni t’ia vrasë djalin

49

policia...Një djalë 16-vjeçar është qëlluar me breshëri plumbash nga fqinji i tij, 61-vjeçar pas një konflikti për pronën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Izvor të rrethit Tepelenë.

Policia bë të ditur se, në vendin e quajtur Kodra e Mihasit, mbi fshatin Izovor shtetasi Musa Sinanaj, pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin P.O, ka marrë armën e zjarrit kallashnikov që e mbante pa leje në stan dhe ka hapur zjarr në drejtim të djalit 16-vjeçar XH.O, djali i shtetasit P.O. Nga të shtënat nuk ka të lënduar. Pasi ka gjuajtur në drejtim të djalit XH.O, më pas ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar në drejtim të stanit të tij, duke fshehur armën e zjarrit kur ka parë forcat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Efektivat e policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Musa Sinanaj, lindur dhe banues në Izvor të rrethit Tepelenë. Gjithashtu efektivat e policisë kanë bërë të mundur që pas një kontrolli të imtësishëm, të zonës përreth ku ndodhi ngjarja të gjejnë në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip kallashnikov, dy fishekë, si dhe në vendngjarje kanë gjetur edhe gëzhoja nga të shtënat. Policia tha se arrestimi i Sinanajt u bë për veprën penale të “Kanosjes me armë zjarri” si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.policia...