Tritol para derës, shefit të klubit të “Elbasanit”

48

shperthimi-Një sasi eksplozivi ka shpërthyer para derës së banesës së shefit të klubit sportive, “Elbasani”.

Sipas policisë, pasi është njoftuar sot për një shpërthim eksplozivi para derës së një apartamenti në katin e tretë të një pallati që ndodhet përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga hetimet paraprake besohet se një sasi e vogël tritoli është vendosur para derës së banesës së shtetasit, Erjon Snapi, aktualisht në pozicionin shef i klubit të futbollit të “Elbasanit”. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht jo dëme në njerëz. Fuqia dhe tronditja nga shpërthimi kanë shkaktuar frikë te fqinjët, që kanë reaguar të alarmuar ndaj kësaj ngjarjeje.

Erjon Snapi ka bërë të ditur se ka marrë kohët e fundit kërcënime për të cilat dhe ka denoncuar në polici.

Nuk dihet ende natyra e kërcënimeve, por policia kishte nisur hetimet për denoncimin që Snapi kishte bërë pak ditë më parë në komisariat.  Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.