UEFA lë pa stadium kombëtaren

50

kombetarja38Kombëtarja Shqiptare ka mbetur pa stadium dhe është në dilemë se nuk di se ku do t’i luajë ndejshet, pasi stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” është mbyllur.

UEFA e ka konfirmuar këtë me një letër dërguar në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku bën të ditur se stadiumi i kryeqytetit nuk plotëson asnjë standard për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare.

Letra vjen dy ditë, pasi përfaqësues së UEFA-s ishin në Tiranë ku u takuan edhe me ministren e Sportit, Lindita Nikolli.

Pas zyrtarizimit, FSHF-ja është në kërkim të një stadiumi të ri. Për të evituar që kombëtarja shqiptare të luajë jashtë vendit ndeshjet e saj, Federata ka kërkuar ndihmën e qeverisë për të rikonstruktuar një tjetër stadium, që me shumë mundësi do të jetë “Loro Boriçi” i Shkodrës.