Banka e Shqiperisë apel qeverisë: Të merren masa për borxhin dhe shpenzimet

54

OLYMPUS DIGITAL CAMERABanka e Shqipërisë i bën apel qeverisë që të marrë masa korrektuese për nivelin e borxhit publik.Në raportin e publikuar së fundmi Banka e Shqipërisë e përcakton defiçitin primar rreth 31.5miliardë lekë, duke shënuar nivelin më të lartë që prej prillit 2010.

Kjo është e përkthyer në një rritje të konsiderueshme të borxhit publik, i cili në fund të vitit 2013 pritet të jetë rreth 4.3 pikë përqindje më i lartë se një vit më parë. Në raport theksohet se borxhi publik i Shqipërisë për 9 mujorin e parë të këtij viti ka vijuar të rritet.

Të ardhurat buxhetore janë tkurrur ndjeshëm, ndërkohë që shpenzimet buxhetore kanë shënuar rritje e për pasojë, defiçiti buxhetor e borxhi publik janë zgjeruar, duke shtuar nevojën e marrjes së masave korrektuese.Sipas Bankës qendrore thellimi i deficitit buxhetor nga një vit më parë është shkaktuar në masë më të lartë nga rritja e shpenzimeve me rreth 70%, ndërkohë që hendeku i të ardhurave buxhetore ka mbartur një peshë më të ulët në krahasim me 1 vit më parë.

Në raport theksohet se është e nevojshme një ndërhyrje fiskale, në drejtim të reduktimit të shpenzimeve dhe të marrjes së masave për kontrollin e zgjerimit të defiçitit . Kontributin kryesor, prej rreth 2.9 pikësh përqindje, në tkurrjen e të ardhurave buxhetore vijuan ta japin të ardhurat nga TVSH-ja.

Kjo kategori ka dhe peshën kryesore në totalin e të ardhurave (rreth 35%). Tkurrja e të ardhurave nga TVSH-ja(me rreth 8.2%) ka vijuar pothuajse gjatë gjithë vitit, sjellje kjo e pazakontë për këtë zë tatimor.

Faktorët që qëndrojnë pas rënies së të ardhurave nga TVSH-ja lidhen me një vlerë më të ulët importesh se një vit më parë (rreth 5.3%) si dhe prej një aktiviteti ekonomik të brendshëm të dobët.