Lider nuk emerohesh, behesh!

13

alfred peza 2Nga Alfred Peza

Ndarja e parakoheshme nga jeta e Sokol Olldashit veç te tjerash, nxorri ne siperfaqe disa tendenca dhe defekte te shoqerise e shtetit shqiptar.

Se pari, me gabimet foshnjarake naten e aksidentit fatal, mediat ne pergjithesi dhe ato te informacionit televiziv ne vecanti, treguan se jane ende te papergatitura profesionalisht dhe teknikisht per raportime te ketij lloji.
Se dyti, tragjedi te tilla nuk duhet te jene e vetmja mundesi per te unifikuar e bere bashke te gjithe spektrin politik shqiptar.
Se treti, protokolli i shtetit dhe sherbimet qeveritare treguan se jane ende poshte lartesise se dinjitetit qe meritojne figura te tilla ne organizimin e homazheve dhe varrimit. Ceremoniali deshtoi te ishte forma me e larte e respektit, vleresimit dhe percjelljes.
Se katerti, humbja e Sokol Olldashit eshte humbja e te gjitheve dhe nje mundesi e jashtezakoneshme reflektimi te thelle per vleren reale te jetes se gjithesecilit prej nesh.
Se pesti, si gjithe te spikaturit qe ikin para kohe, ai e konsumoi madheshtine e tij, brenda limitit kohor qe kishte ne dispozicion. Duke u bere me i riu nder te medhenjte dhe me i madhi nder te rinjte e se djathtes shqiptare.
Se gjashti, nje dite te gjitha fjalet qe po fliten rreth kesaj gjeme do harrohen. Vepra mbetet. Per here te pare ne keto 23 vjet, ai u ngjiz dhe lulezoi si alternative per lidershipin e se djathtes shqiptare, brenda shtratit berishist. Ndaj kryevepra e Sokolit, eshte Olldashi.
Se shtati, trashegimia me e madhe politike qe la pas Olldashi eshte ndoshta edhe epitafi qe ai meriton: Lider nuk emerohesh, behesh!
Se fundi, pas reagimit qytetar ndaj vendimit per armet kimike te Sirise dhe sjelljes se publikut ndaj tragjedise se nje politikani si Olldashi publikisht dhe ne rrjetet sociale, perveçse nje vend i hapur, po shkojme me shpejtesi drejt se formesuari si shoqeri e hapur. Klasa politike duhet te dije ti lexoje mire keto sinjale.