Cristiano: Do e lë futbollin te Reali

cristiano ronaldoYlli portugez Kristiano Ronaldo gjatë një intervistë për një emision radiofonik në Spanjë, ku ishin të pranishëm edhe tre fëmijë që vuajnë nga leuçemia, iu përgjigj pyetjeve të të vegjëlve duke treguar anën e tij njerëzore. Ai u shpreh se nuk mendon aspak për të ardhmen dhe e shikon atë te Reali pasi po mendon të dal në pension pikërisht në Madrid. Sulmuesi portugez theksoi se ndihet tërësisht i identifikuar me Realin e Madridit kur u pyet nëse ndihej i vlerësuar nga tifozët madrilenë.

“Është sezoni im i pestë tek Reali. Në fillim nuk dija si të lidhesha me tifozët e Bernabeut pasi janë ndryshe nga të tjerët. Gjatë viteve të para nuk ndihesha i identifikuar me ta, por më pas kuptova se gabimi mund të ishte i imi dhe se duhej të përshtatesha unë me mentalitetin spanjoll. Pas vitit të tretë e ndjeva veten tërësisht të identifikuar me Realin, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Tani jam 100% i lumtur. Dua të qëndroj në Madrid deri në fund të kontratës”, theksoi Cristiano Ronaldo.

Fëmijët ishin kuriozë edhe për faktin nëse Cristiano do të shkojë apo jo në ceremoninë e dorëzimit të Topit të Artë FIFA. Portugezi tha: “Nuk mendoj për Topin e Artë. E di që çmimi dorëzohet në janar, por nuk e di nëse do të shkoj. Nuk dua të flas pasi nuk varet vetëm nga mua. Të shohim.”- u shpreh Ronaldo.

Portugezi theksoi se tashmë është një tjetër person që mendon shuëm ndryshe nga 4 vjet më parë duke u mundur të përmirësoj gbimet kjo e ka bërë akoma më të lumtur një nga lojtët në të mirë në botë për momentin.

Gjatë një ceremonie që inaguron periudhën e festave të fundvitit në Amsterdam

Gjatë një ceremonie që inaguron periudhën e festave të fundvitit në Amsterdam. (Peter Dejong, Ap/Lapresse)
Gjatë një ceremonie që inaguron  periudhën e festave të fundvitit në Amsterdam. (Peter Dejong, Ap/Lapresse)
Gjatë një ceremonie që inaguron periudhën e festave të fundvitit në Amsterdam. (Peter Dejong, Ap/Lapresse)

Njerëzit më të pasur në botë

bill gatesSipas një liste të re të miliarderëve të botës, në botë aktualisht ka 1,426 miliarderë, pasuria e të cilëve kap gjithsej rreth 5.4 trilion dollarë, nga 4.6 trilion që ishte vitin e kaluar.

Në SHBA jetojnë shumica e miliarderëve, 442, por sipas revistës, rajoni i Azi Paqësorit po i afrohet Shteteve të Bashkuara me 386 miliarderë. Evropa ka 366 miliarderë, ndërsa Amerika Latine 129. Lindja e Mesme dhe Afrika të marra së bashku kanë 103 miliarderë.

Dy vendet e para në listë i mbajnë ashtu si edhe vitin e kaluar Carlos Slim i Telecomit meksikan dhe Bill Gates i firmës Microsoft. Slims ia kaloi Gatesit në vitin 2010, duke dalë në vend të parë.  Investitori amerikan Warren Buffett për herë të parë ra nga vendi i tretë, duke u zëvendësuar nga spanjolli Amancio Ortega.
Lista e Revistës Forbes për 10 më të pasurit e botës:

Carlos Slim
Meksikë
73 miliardë
Telecoms

Bill Gates
SHBA
67 miliardë
Microsoft

Amancio Ortega
Spanjë
57 miliardë
Zara

Warren Buffett
SHBA
53.5 miliardë
Berkshire Hathaway

Larry Ellison
SHBA
43 miliardë
Oracle

Charles Koch
SHBA
34 miliardë
Investitor

David Koch
SHBA
34 miliardë
Investitor

Li Ka-shing
Hong Kong
31 miliardë
Investitor

Liliane Bettencourt dhe familja
Francë
30 miliardë
L’Oreal

Bernard Arnault dhe familja
Francë
29 miliardë
LVMH

 

Aksidenti në supermarket, Letonia tre ditë zi kombëtare

aksident lituaniLetonezët janë futur në ditën e parë të zisë 3-ditore kombëtare, pas një prej fatkeqësive më vdekjeprurëse të Europës, me të paktën 52 viktima, që shkaktoi shembja e një çatie mbi blerësit në një supermarket të tejmbushur të Riga-s.

Shteti i vogël balltik, por anëtar i BE-së, nisi të shtunën pikëllimin zyrtar 3-ditor, për tragjedinë e ditës së enjte, e cila shënon ngjarjen e 3-të me më shumë viktima në Europë këto 30 vjet, si pasojë e shembjes së çative. Punonjësit e kërkim-shpëtimit ende vazhdojnë të shpresojnë për ndonjë të mbijetuar nën rrënoja.

Kryebashkiaku i Riga-s, kryeqytetit letonez, Nils Usakovs, tha se 5 persona mendohen ende të jenë nën rrënojat e supermarketit “Maxima”, çatia e të cilit u rrëzua gjatë orëve të pikut të xhiros, rreth orës 18:00 (lokale) të pasdites së të enjtes, në rajonin Zolitude të kryeqytetit.

“Kjo ka qenë një ditë e vështirë për të gjithë Letoninë”, tha kryeministri Valdis Dombrovskis, në orët e vona të së premtes, përmes një transmetimi në televizionin publik, duke iu referuar katastrofës që shokoi kombin me 2 milionë banorë.

3 zjarrfikës, ndër 200 punonjësit e emergjencave që vrapuan në vendngjarje, ishin mes viktimave të ngjarjes, ndërsa disa punonjës të tjerë shpëtimi u zunë nën rrënoja gjatë një shembjeje të dytë.

“Në Afganistan, njerëzit janë të përgatitur për vdekjen çdo ditë, por jo kur je këtu, duke menduar se ndodhesh pranë shtëpisë”, tha Maris Utinans, një veteran afgan, për agjencinë e lajmeve AFP, i cili punonte si punonjës emergjence në Letoni gjatë së premtes.

Kongresi amerikan shton trysninë për rastin Bytyçi, prokuroria serbe me prova të reja

bytyciProkurori serb për krime të luftës, Vladimir Vukçeviç, ka deklaruar se ka të dhëna të reja për përfshirjen e disa pjesëtarëve të policisë së Serbisë në vrasjen e tre shtetasve amerikan me prejardhje nga Kosova në vitin 1999.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata janë arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë. Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Katër ditë para skadimit të dënimit, ata janë marrë nga burgu dhe janë dërguar në Petrovo Selo ku janë vrarë nga afërsia. Trupat janë gjetur në varrezë masive me duar të lidhura me tela.

Prokurori serb u tha medieve në Beograd se “të dhënat e reja dëshmojnë se personat e përfshirë drejtpërdrejt në vrasje, kanë qenë ose janë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Pohimet e tij pasuan shtimin e trysnisë amerikane ndaj autoriteteve të Beogradit për të ndriçuar rrethanat e vrasjes dhe për të vënë autorët para drejtësisë

Digjet automjeti, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Makina e shperthyerNjë automjet është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45 në rrugën “Hoxha Tahsim”, ku makinës tip Benz, me ngjyrë të zezë, në pronësi të A.Mukajt i është vënë flaka. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

Për hedhjen dritë mbi rastin, blutë kanë marrë në pyetje fqinjin e A.Mukajt , si i dyshuari kryesor për ngjarjen, pasi sipas bluve një ditë më parë dy personat ishin përfshirë në një konflikt mes tyre.

Moti i keq në Vlorë, vonohet trageti Brindisi-Vlorë

mot i keqMoti i keq, era e fortë dhe deti me dallgë të fuqishme kanë sjellë probleme për tragetin e linjës Brindisi-Vlorë, i cili nuk ka mundur të mbërrijë ende në port.

Kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar pezullimin e lundrimit në det për shkak të motit të keq, me erë e dallgë.

Në gji forca e dallgëzimit është 5 ballë ndërsa në det të hapur është 7 ballë, ndërsa era fryn me shpejtësi 20 m/sek dhe ka shira të dendur në gjithë qarkun. Nga ana tjetër rrugët e qytetit janë mbuluar me ujë, por nuk raportohen përmbytje.

Reshjet e shiut janë shoqëruar me shkarkesa rrufesh, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë në qytet dhe zonat përreth.

E njëjta situatë paraqitet dhe në Sarandë, ku është bllokuar lëvizja e mjeteve lundruese në det. Forca e detit shkon 6 ballë, ndërsa reshjet e shiut vazhdojnë të bien me intensitet.

OSBE mbështet gjykatat administrative dhe Shërbimin e Provës

osbe-odihr1Të gjithë gjyqtarët e gjykatave administrative morën pjesë më 21 dhe 22 nëntor në një seminar për vënien në jetë të sistemit të drejtësisë administrative në Shqipëri, të organizuar nga Prezenca e OSBE-së dhe Shkolla e Magjistraturës. Gjykatat administrative në Shqipëri u krijuan në fillim të nëntorit 2013 dhe ky seminar synoi të rriste njohuritë e gjyqtarëve të emëruar rishtas lidhur me elementët e rinj proceduralë të parashikuar në ligjin për gjykatat administrative.

“Qytetarët kanë nevojë të shohin që drejtësia vihet në vend edhe kur pala kundërshtuese është një organ shtetëror. Gjykatat administrative kanë detyrën e vështirë të kthejnë këtë pritshmëri të tyre në një realitet të vijueshëm”, tha Fiorentina Azizi, shefe e Departamentit të Ligjit dhe të të Drejtave të Njeriut në Prezencën e OSBE-së.

Prezenca ndihmoi në hartimin e ligjit për gjykatat administrative në vitin 2012 dhe do të vijojë të mbështesë kalimin nga sistemi i gjykatave të përgjithshme në një gjykatë të specializuar administrative, me rregullat e saj procedurale unike. Po ashtu, Prezenca do të ndihmojë në përgatitjen e një manuali për drejtësinë administrative.

Po kështu Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një trajnim për 20 punonjës të Shërbimit të Provës nga gjithë vendi si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës. Synimi i trajnimit ishte që t’i ndihmonte punonjësit e Shërbimit të Provës për një njohje më të thellë të aspekteve specifike të punës me të dënuar të mitur me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për riintegrimin e këtyre të fundit në shoqëri.

Trajnimi u përqendrua në njohjen e punonjësve të Shërbimit të Provës me praktikat më të efektshme për trajtimin e të dënuarve të mitur në komunitet, për t’i ndihmuar ata që të hartojnë programe trajtimi, të cilat pasqyrojnë vlerësimet e nevojave dhe të riskut që janë realizuar me të dënuarit e mitur.

Trajnimi u zhvillua në kuadrin e një projekti të Prezencës që ka për synim zhvillimin e praktikave të efektshme të Shërbimit të Provës në Shqipëri. Vit pas viti, Shërbimi i Provës ka arritur suksese të njëpasnjëshme në minimizimin e kostove dhe efekteve negative të dënimit me burgim, dhe një arritje e madhe në këtë drejtim mbetet shtimi i vazhdueshëm i numrit të të dënuarve të mitur me dënime alternative.

“Rritja profesionale e punonjësve të Shërbimit të Provës është një proces i vazhdueshëm dhe një përpjekje shumëplanëshe, duke qenë se të dënuarit nuk kanë nevojë vetëm për mbikëqyrje, por edhe për drejtim, ndihmë dhe nxitje për të arritur përfshirjen e tyre të suksesshme në shoqëri”, tha Shefja e Departamentit të Ligjit dhe të të Drejtave të Njeriut pranë Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Fiorentina Azizi.

“Një shoqëri, e cila ka për synim forcimin e sigurisë publike të qytetarëve të saj, duhet të orientohet nga njëra anë drejt marrjes së masave të nevojshme për parandalimin e veprave penale, dhe nga ana tjetër duhet të sigurojë rehabilitimin dhe integrimin e të dënuarve në shoqëri”, shtoi Drejtori i ri i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa.

Prezenca e OSBE-së ka luajtur një rol kyç në krijimin e Shërbimit të Provës në Shqipëri, duke e mbështetur fuqimisht këtë institucion si në realizimin e veprimtarive që kanë të bëjnë me rritjen profesionale të personelit të tij, ashtu edhe në intensifikimin e bashkëpunimit me institucione të tjera të përfshira në dhënien dhe zbatimin e dënimeve alternative. Prezenca gjithashtu ka luajtur një rol të dorës së parë në fushën e drejtësisë për të mitur si dhe në ngritjen e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në Shqipëri.

Rama mbledh në Dajt Ministrat

ministrat-510x339Kryeministri Edi Rama sëbashku me Ministrat e kabinetit të tij qeveritar janë zhvendosur mëngjesin e kësaj të shtune në Dajt, ku po zhvillojnë një takim informal.

Takimi i Ramës me Ministrat ka nisur që prej orës 09:00, ndërsa vjen vetëm një ditë pas mbledhjes së qeverisë, e cila miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme.

Njëri prej tyre ishte vendimi për emërimin e zotit, Idlir Peçi, në postin e zëvendës/ministrit të Drejtësisë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan edhe 3 vendime të tjera të rëndësishme, që lidhen me miratimin në parim të marrëveshjes së huasë me IBRD-në për financimin e projektit të investimit në sektorin e ujit, miratimin e marrëveshjes së grantit me BERZH për projektin e rrugëve rajonale dhe lokale dhe miratimin në parim, të memorandumit të ri të mirëkuptimit për kuadrin institucional të iniciativës për gatishmërinë dhe parandalimin e katastrofave për Evropën Juglindore.

Huaja e cila do të jetë në vlerën 62. 500.000 Euro ka si objektiv përmirësimin e cilësisë së shërbimit në fushën e ujësjellësit dhe kanalizimeve të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime Durrës (NUKD). Granti lidhet me investimin në rrugët rajonale dhe lokale.

Sipas qeverisë, projekti i rrugëve rajonale dhe lokale synon rindërtimin e rreth 500 km rrugë rajonale dhe lokale dhe është pjesë e një programi të gjerë që ka ndërmarrë qeveria e Republikës së Shqipërisë me qëllim financimin e rehabilitimit të 1000-1500 km rrugë rajonale dhe lokale.

Të telefononi në avion? Së shpejti një realitet

Businessman Sitting in an Aircraft Wearing Glasses and Holding a MagazineKomisioni Federal Amerikan i Komunikimeve ka propozuar mundësinë e kryerjes së telefonatave dhe shërbimeve të tjera telefonike kur jemi duke udhëtuar në avion.

Thirrjet telefonike, mesazhet dhe shërbimet e tjera që ofrohen nga smartphonët do të autorizohen në më shumë se 3 mijë metra lartësi. Por, kjo nuk do të ndodhë gjatë fazës së ngritjes dhe uljes së avionit, saktësojnë burimet që po shqyrtojnë propozimin.

Përpara se përdorimi i telefonit të lejohet, kompanitë ajrore duhet të pajisin avionët e tyre me antena speciale dhe të aprovuara nga aviacioni amerikan, çka mund të marrë një farë kohe.