Mostra “The art of brick” në Bruksel, Belgjikë

Mostra “The art of brick” në Bruksel, Belgjikë. (François Lenoir, Reuters/Contrasto)
Mostra “The art of brick” në Bruksel, Belgjikë. (François Lenoir, Reuters/Contrasto)
Mostra “The art of brick” në Bruksel, Belgjikë. (François Lenoir, Reuters/Contrasto)

Lulet më të rralla në botë

 

tacca chantieri

Chantrieri Tacca (Lule Bat).

Tacca Chantrieri quhet ndryshe petalet e lakuriqit të natës,  nga ngjashmëria e madhe e tyre me krahët e saj. Ajo ka ngjyrë lejla.

Rafflesia Arnoldii

lule2Është një lule gjigante me 1.06 m diametër dhe rreth 10 kg peshë. Për këtë ajo mban titullin lulja me e madhe në botë ! Ajo u zbulua në vitin 1818 në rainforest te Indonezisë nga një udhëzues lokal i cili ka punuar edhe si një koleksionist i bimëve të veçanta.

Titanum Amorphophallus, lule kufoma ose titan Arum

lule3Kjo bimë është e njohur si titanum Amorphophallus, enë-Titans, lule kufomë ose Titan Arum. Ka shumë emra për t’iu referuar. Një nga tiparet e saj është se nxjerr një erë shumë të fortë, si mish i kalbur.  Shkencëtarët thonë se kjo erë shërben për të tërhequr insektet, të cilat përfundojnë në polen.

Drosera capensis

lule4Kjo bimë është me origjinë nga Afrika e Jugut (Kepi). Ka ngjyrë të kuqe dhe është shumë e butë në skajet e qimeve.

Dendrophylax lindenii

lule5Gjithashtu i njohur si orkide fantazmë, kjo është një orkide epiphytic, e vendosur në një zgavrë peme. Ajo është gjendet në lartësi të mëdha, pyje swamp në jugperëndim të Floridës dhe Kuba.

PD: Rama u hakmorr, largoi nga puna oficerin Yzeiri

vorspiPartia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se kanë shkarkuar nga detyra me pa të drejtë oficerin që mbrojti flamurin gjatë protestave të 21 janarit.
“Drejtuesit e rinj të Policisë kanë përmbushur sot një ëndërr të vjetër të Kryeministrit Rama dhe Ministrit Tahiri, që është denigrimi i Amaraldo Yzeirit, një oficeri model të Shtetit shqiptar.Të gjithë e kanë parë se si Amaraldo Yzeiri mbrojti flamurin tonë kombëtar në sulmin e dhunshëm të Partisë Socialiste me 21 janar të vitit 2011, dhe gjesti i tij u bë burim frymëzimi për gjithë shqiptarët, për këdo që i bën nderin e merituar simbolit tonë kombëtar.”- deklaroi zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi.
Sipas PD-së kryeministri Rama, ai që përdhosi dy vite më parë flamurin tonë, nuk mund të mos hakmerrej ndaj oficerit model.
“Sot Amaraldo ka marrë në dorë një vendim që e largon atë nga trupa e operacioneve speciale.
Partia Demokratike e denoncon këtë rast si një hakmarrje personale të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, ndaj një oficeri që mbrojti nderin kombëtar, por që nxorri në shesh aktin e shëmtuar të këtij kryeministri, i cili shkeli dhe dhunoi institucionet dhe Flamurin tonë Kombëtar.Akti guximtar i Amarildos e bëri dhunën e Edi Ramës dhe të tijve të dukej edhe më e shëmtuar në sytë e gjithë botës.Akti heroik i Amaraldos e nxorri Edi Ramën një burracak që është gati të grisë e të ndotë Flamurin tonë për ambicien e tij. Dhe ky është i vetmi motiv i vërtetë i largimit nga detyra të oficerit Amaraldo Yzeiri.”- deklaroi Vorpsi.

Galiani: Milani mbetet, pamvarësisht largimeve

galianiAdriano Galiani ka pranuar në një farë mënyre se mund të largohet nga Milani duke thënë se në fund të fundit ajo që vlen është vetëm skuadra dhe jo drejtuesit.

I gjendur bashkë me ekipin e tij në Skoci, Galiani ka thënë se kuqezinjtë do të bëjnë maksimumin për të dalë nga ky moment i vështirë dhe është i bindur që do t’ia dalin.

“Drejtuesit dhe trajnerët mundohen të bëjnë të pamundurën në një ekip dhe krijojnë raporte me tifozët dhe lojtarët. Megjithatë gjithçka bëhet në shërbim të ekipit dhe kjo është ajo që vlen”, ka thënë Galiani. Ai i ka thurur elozhe mesfushoriat Kaka duke thënë se është lideri i këtij Milani.

“Kaka është lojtar i madh që ka bërë gjithmonë maksimumin me ekipin ku luan. Tek ne është shndërruar në një legjendë”, përfundoi Galiani.

 

Në maj mbahen zgjedhjet për PE-në

recommendations_ep_electionsMë 22 deri 25 maj të vitit të ardhshëm, 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian do të mbajnë zgjedhjet për Parlamentin e BE-së. Në të gjithë Europën, partitë do të përballen kokë më kokë për papunësisë, euroskepticizmin dhe të ardhmen e unionit.

Këto zgjedhje pritet që të kenë interesimin më të vogël në historinë e Bashkimit Europian, duke marrë parasysh edhe zhvillimet e fundit ekonomike në union.

Në zgjedhjet e fundit, të mbajtura në vitin 2009, pjesëmarrja në votime ishte 43 %, ndërsa këtë vit pritet që ajo të pësojë një ulje drastike.

Arrestohen, u puthën në publik

puthjeNjë çift adoleshentësh në Marok janë arrestuar pasi janë puthur me njëri-tjetrin në publik. Policia ka ndaluar të rinjtë e moshës 14 dhe 15 vjeç, pasi fotoja e tyre është postuar në Facebook para një muaji.

Një fushatë sensibilizuese ka nisur në rrjetet sociale kundër censurës qeveritare: “Kjo është PUTHJA! Kjo është ajo që qeveria kërkon të ndalojë, pasi, sipas saj, prish rregullin dhe harmoninë shoqërore të Marokut”

Dhjetëra adoleshentë dolën në shesh për të treguar sensibilitetin e tyre ndaj të rinjve të arrestuar në vendin konservativ dhe u puthën me njëri-tjetrin.

Dy të rinjtë po mbahen në një qendër rehabilitimi për të rinj, ndërsa javën tjetër do të marrin dënimin.

Masa për 21 gardianët e burgut të Drenovës

policiaGjykata e Korçës ka nisur rreth orës 12:00 të ditës së sotme seancën për dhënien e masës për 21 policët e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë. Seanca gjyqësore do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

21 policët e burgut të Drenovës u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme një ditë pas arratisjes së 7 të dënuarve me burgim të përjetshëm nga ky burg. Gardianët akuzohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë penguar 7 të dënuarit të arratisen.

Gjykata  vendosi “arrest me burg” për Shpëtim Peronkën. Ai ishte roje te dera e jashtme e burgut të Drenovës. I pranishëm në seancë Pernoka ka dëshmuar se nuk i ka parë të arratisurit kur kanë dalë nga burgu.
“Nuk i kam parë kur dolën nga burgu. Kisha për qëllim të shikoja rrugën ndërsa të arratisurit dolën nga telat”- ka dëshmuar ai.

Po “arrest me burg” është masa që është dhënë edhe për Margel Rushanin. Mbrëmjen e arratisjes Rushani ishte pjesë e grupit të gatshëm. Ai ka dëshmuar në gjykatë se nuk është njoftuar për ndërhyrje. “Sapo kishim marrë turnin,nuk u njoftuam për të ndërhyrë. Ne dolëm vetë kur dëgjuam krismat. Kur ne dolëm jashtë, ata ishin arratisur”- ka deklaruar Rushani.

Ndërkohë ditën e djeshme Gjykata e Korçës dha masat për katër nga të dënuarit që u arrestuan pas arratisjes, Admir Tafilin, Gëzim Gurin, Artur Gorës dhe Fran Marashinsi dhe disa nga bashkëpunëtorët e tyre që akuzohen se i kanë ndihmuar në organizimin e planit për tu arratisur.

Tahiri, Berishës: Ke harruar Gërdecin

tahiriGjatë seancës së sotme, është parashikur  një  interpelancë me kryeministrin për reformën në Policinë e Shtetit.

Deputeti demokrat, Sali Berisha ka sulmuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri duke e akuzuar për shkarkime masive në polici. Berisha e cilësoi Tahirin si një njeri konfliktual dhe të lidhur me krimin.

“Ju sollët formën kolektive të dënimit, si formën më primitive, vutë në krye të Ministrisë së Rendit një njeri konfliktual, objekt ndjekjesh për kontrabandë familjare e evazion. Ti je shndërruar në zëdhënës të bandës së Shullazit. Pse nuk u thua shqiptarëve që të kanë kërcënuar, ji transparent. Me dokrra propagandistike do mbaheni ju, tu thoni shqiptareve se u futën armë në burg ne 23 qershor, turp kush u dëgjon. Ju po instaloni këtu një polici shtet, Së bashku me kreun bëri hakmarrje kolektive, shkarkime dhe pse kishin nga 20 vjet në polici disa e meritonin se nuk kishin rezultate. Tani meqë jemi tek ky, ortaku i Olsit, do them nja 2 fjalë, detyra e ministrit të Brendshëm, ka të bëjë me rendin e qetësinë me luftën kundër kriminalitete e shumë të tjerë. Por Lame ka qenë miku më i ngushtë i Edi Ramës, të tjerë se thonë këtë, por të dalësh ti si zëdhënës i një bande, kjo është kërcënuese për rendin, njërin ta qëruan, shumë keq, viktimë e jotja është ai që u vra. Ore si thua shqiptarëve që të kanë kërcënuar dhe ne jemi kundër cdo kërcënimi, pavarësisht se je ky që je, por mos u rall me rendin e policinë, bashkë me atë kreun tënd”.
Ish kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend kërkoi që çështje të tilla si integrimi të mos diskutohen më në mungesë të kryeministrit.
”Unë kërkoj që të shpallet përjashtim ky rast , të shpallet me votim përjashtim ky rast dhe mos pranohet kurrë që pa praninë e përgjegjësit kryesor të bëhet ky debat.”- deklaroi Berisha.

Ndër të tjera ai u shpreh se në Bruksel ka skeptikë dhe albanofobë që lobojnë kundër Shqipërisë dhe që mund të ndikojnë që vendi ynë të mos e marrë statusin kandidat edhe në dhjetor. “Ç’po ndodh të dashur në rrafshin ndërkombëtar. Shumica janë për pro sepse ne e meritojmë plotësisht statusin.
Shqiptarët meritojnë statusin. Por ama askush nuk mbeti në klase si ne dy herë në rekomandim. Një grup albanofobësh lobojnë nga mëngjesi në darkë kundër shqiptarëve. Dhe unë tregova këtu në Parlament se po gjeja albanofobë në Bruksel. Po ka albanofob në Bruksel. Këta nuk janë në Brukselin zyrtar. Janë individë por jo pa peshë. Këta janë edhe në kancelari të tjera. Për fatin tonë të keq ka një grup skeptik. Nuk lidhet me ne por është tërësor. Dhe ky grup sado i vogël por jo i pa rëndësishëm del me mendimin ta shohim qeverinë se çfarë po bën. Dhe kjo do të thotë të ngelim përsëri në klasë në dhjetor. Ne lobojmë për po dhe kemi bindjen se e meritojmë plotësisht, marrjen e statusit.”- deklaroi Berisha.

Xhafaj: Drejtësia në emergjencë kombëtare, Presidenti në rolin e një ushtari

kuvendi-i-shqiperise1Seanca që po zhvillohet në këto momente në parlament, po njeh debat të ashpra mes palëve. Deputeti socialist Xhafaj e ka cilësuar situatën në sistemin e drejtësisë një emergjencë kombëtare. Xhafa ka akuzuar Presidentin e vendit Nishani, se po luan rolin e ushtarit të bindur.

“Sistemi i drejtësisë është në emergjencë kombëtare është kthyer në klientelizëm të çdo lloji, edhe politik, pazaresh të ulëta, ne po vuajmë se presidenti për fatin e tij te keq dhe te gjithe shqiptareve është ushtar i bindur, ai vetem garanton celulat militante brenda sistemit, qe kontrollojnë vetë sistemin, që janë duke i marrë frymën pjesës së shëndoshë”- tha Xhafaj.

Ndërkohë deputetja Jozefina Topalli, është hedhur në mbrojte në Presidentit duke e konsideruar një turp përbaltjen e tij në Kuvend.

“Sot në rend dite është çështje madhore, në kuvend nuk sulmohet presidenti, nuk fyhet kryetar i shtetit, jo vetëm se ka një nen që iu detyron t’i ndërprisni fjalën dhe ta nxirrni jashtë nga salla. Ne mund të mos biem dakord, po në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të sulmohet, e papranueshme dhe e dënueshme, jo njëherë po 10 minuta rresht, po flisni në mënyrë hipokrite, cili është mesazhi që i çoni Brukseit, pse duhet të hiqet Presidenti, të shkrihet KLD, ILDKP?”- tha ajo.

 

 

Negociatat tregtare SHBA-BE: Nevojitet rindërtim besimi reciprok

EU-USAMbledhja e radhës në Komisionin e Jashtëm të PE-së, në lidhje me negociatat tregtare transatlantike, u përshi nga debate dhe argumente pro dhe kundër problematikës së krijuar, nga survejimet në masë të NSA-së, të cilat kanë thyer besimin mes palëve.

Gjatë debatit ishte i pranishëm Chris Murphy, President i NënKomisionit të Punëve Europiane të Senatit Amerikan, Mario Diaz-Balart dhe Gregory Meeks anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve. Presidenti i Komisionit të Jashtëm Elmar Brok pohoi se, BE dhe SHBA duhet të rindërtojnë besimin e tyre reciprok, për të mundësuar krijimin e një hapësire ekonomike të përbashkët, sipas Marrëveshjes së Partneritetit Transatlantik.

“Kemi shkuar shumë larg, me mënyrën se, si i kemi kryer aktivitetet e spiunimit”,- ka deklaruar senatori Murphy, duke precizuar se zbulimet e survejimit elektronik masiv, ishin tronditëse jo vetëm për evropianët, por gjithashtu edhe për amerikanët. Ai ka nënvizuar se, ndryshime të rëndësishme, në legjislacionin amerikan ishin të nevojshme dhe se aktualisht janë objekt debati, duke përmendur ruajtjen mbi mbledhjen e super të dhënave dhe procedurat e survejimit.

“Ne mund t’ju sigurojmë, se do të ketë ndryshime dhe jo vetëm në sipërfaqe”,-  deklaroi ai para eurodeputetëve. Murphy shtoi se, nuk ishte e nevojshme të pezulloheshin marrëveshjet aktuale me SHBA-të, as të ndalohen negociatat në proces.

Murphy i siguroi gjithashtu deputetët, se Kongresi Amerikan i ka kushtuar gjithmonë një rëndësi të madhe marrëdhënieve të tij me Bashkimin Europian dhe kërkon të restaurojë besimin.

Disa eurodeputetë, dënuan fuqishëm karakterin joproporcional të masave të survejimit të SHBA-ve, ndaj qytetarëve evropianë dhe kërkuan pezullimin e negociatave tregtare dhe të marrëveshjes mbi shkëmbimin e të dhënave me SHBA-të. Gjithsesi, kundërshtime të eurodeputetëve të tjerë, kane pasur si logjike argumentin se, pezullimi i marrëveshjeve apo ndalimi i negociatave thjesht, për t’i dërguar një mesazh SHBA-ve, do të ishte i papërgjegjshëm.

Përgjimet masive amerikane kanë shkaktuar tronditje politike në institucionet e BE-së, duke ndikuar edhe në procesin në vijim të kryerjes së negociatave komerciale midis SHBA dhe BE. Garancia e palës amerikane dhe rindërtimi i besimit reciprok duket se, është mënyra më e mirë për të zhbllokuar ngërçin aktual në negociatat tregtare, nga ku  përfitojnë të dy kontinentet./i.t/