Negociatat tregtare SHBA-BE: Nevojitet rindërtim besimi reciprok

52

EU-USAMbledhja e radhës në Komisionin e Jashtëm të PE-së, në lidhje me negociatat tregtare transatlantike, u përshi nga debate dhe argumente pro dhe kundër problematikës së krijuar, nga survejimet në masë të NSA-së, të cilat kanë thyer besimin mes palëve.

Gjatë debatit ishte i pranishëm Chris Murphy, President i NënKomisionit të Punëve Europiane të Senatit Amerikan, Mario Diaz-Balart dhe Gregory Meeks anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve. Presidenti i Komisionit të Jashtëm Elmar Brok pohoi se, BE dhe SHBA duhet të rindërtojnë besimin e tyre reciprok, për të mundësuar krijimin e një hapësire ekonomike të përbashkët, sipas Marrëveshjes së Partneritetit Transatlantik.

“Kemi shkuar shumë larg, me mënyrën se, si i kemi kryer aktivitetet e spiunimit”,- ka deklaruar senatori Murphy, duke precizuar se zbulimet e survejimit elektronik masiv, ishin tronditëse jo vetëm për evropianët, por gjithashtu edhe për amerikanët. Ai ka nënvizuar se, ndryshime të rëndësishme, në legjislacionin amerikan ishin të nevojshme dhe se aktualisht janë objekt debati, duke përmendur ruajtjen mbi mbledhjen e super të dhënave dhe procedurat e survejimit.

“Ne mund t’ju sigurojmë, se do të ketë ndryshime dhe jo vetëm në sipërfaqe”,-  deklaroi ai para eurodeputetëve. Murphy shtoi se, nuk ishte e nevojshme të pezulloheshin marrëveshjet aktuale me SHBA-të, as të ndalohen negociatat në proces.

Murphy i siguroi gjithashtu deputetët, se Kongresi Amerikan i ka kushtuar gjithmonë një rëndësi të madhe marrëdhënieve të tij me Bashkimin Europian dhe kërkon të restaurojë besimin.

Disa eurodeputetë, dënuan fuqishëm karakterin joproporcional të masave të survejimit të SHBA-ve, ndaj qytetarëve evropianë dhe kërkuan pezullimin e negociatave tregtare dhe të marrëveshjes mbi shkëmbimin e të dhënave me SHBA-të. Gjithsesi, kundërshtime të eurodeputetëve të tjerë, kane pasur si logjike argumentin se, pezullimi i marrëveshjeve apo ndalimi i negociatave thjesht, për t’i dërguar një mesazh SHBA-ve, do të ishte i papërgjegjshëm.

Përgjimet masive amerikane kanë shkaktuar tronditje politike në institucionet e BE-së, duke ndikuar edhe në procesin në vijim të kryerjes së negociatave komerciale midis SHBA dhe BE. Garancia e palës amerikane dhe rindërtimi i besimit reciprok duket se, është mënyra më e mirë për të zhbllokuar ngërçin aktual në negociatat tregtare, nga ku  përfitojnë të dy kontinentet./i.t/