Ferdinand Poni merret në pyetje në polici, dyshohet për shpërdorim detyre

Ferdinand PoniIsh Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni është marrë në pyetje nga policia, nga Seksioni i Krimit Ekonomik të Tiranës; pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Aktualisht, Poni mban gjithashtu detyrën e kreu të Këshilltarëve të Djathtë në Bashkinë e Tiranës. Poni, ka mbajtur detyrën e zv.ministrit të Brendshëm gjatë periudhës 2005-2013. Ai akuzohet se është i përfshirë në dy afera korruptive. Ai është marrë në pyetje rreth orës 16:00 nga Policia e Tiranës.

 

Berisha: Fqinjët akte albanofobie ndaj shqiptarëve

berishaIsh kreu i PD-së Sali Berisha i ka konsideruar akte të padenja albanofobie veprimet e vendeve fqinje, me rastin e festës se pavarësisë. Berisha thotë se, festa nuk u festua në qetësinë dhe dinjtetin e duhur.

Mesazhi i plotë i Berishës:

“Të dashur miq, Festën e flamurit, 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, jo të gjithë shqiptarët e festuan ne qetësinë dhe dinjitetin e merituar.

Kështu, fëmijët e fshatrave të Preshevës, në prag të festës tonë kombëtare, u terrorizuan për disa ditë nga policia serbe, e cila në aksionin kundra abetareve iu mori vogëlushëve brutalisht nga çantat abetaret e gjuhës shqipe. Kjo për fajin e vetëm se në kopertinën e tyre shkruhej: Shtypur në Republikën e Kosovës. Kjo ndodhi pas firmosjes së Marrëveshjes historike Kosovë – Serbi dhe në prag të vizitës së shtyrë dy javë më parë nga Beogradi të zotit Rama në kryeqytetin e Serbisë.

Në Shkup, autoritetet nuk lejuan ngritjen nga të rinjtë shqiptarë të flamurit kombëtar në Kalane e Shkupit, ditën e festës së kombit të tyre.
Autoritetet kufitare greke ndalojnë në kufi një qytetare të nderuar, zyrtare të lartë shqiptare, vetëm se ajo është çame dhe kjo ndodh pas vizitave të suksesshme të Presidentit Papulias por dhe zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm Venizelos në Shqipëri. Mjerisht të gjitha këto akte, jo pa simbolikë të shëmtuar, janë kryer nga organe zyrtare të fqinjëve tanë dhe nuk përputhen me asnjë praktikë europiane.

Prandaj dhe duke denoncuar këto akte të padenja unë ftoj shqiptarët të punojmë me seriozitetin më të madh për proçeset integruese europiane dhe shqiptare, në mënyrë që akte të tilla të mos kenë të ardhme. sb”

Tahiri: Hetim mbi shitjen e diplomave, studentë fantazëm me diploma të blera

saimir-tahiri-565x421Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një intervistë për radion italiane “Radio 24”, i është referuar shitjes së diplomave në Shqipëri, e ku nënvizon se një hetim i gjërë ka nisur në këtë drejtim.

Ai i ka mëshuar faktit se të gjithë këta studentë fantazmë me diploma të blera do të hetohen në një shkallë më të gjerë, kjo referuar disa studentëve të diplomuar në universitetet private shqiptare.

“Nuk duam turizëm me diploma të blera”, ka thënë me tej Tahiri, sikundër kanë nisur hetimet për shpërdorim detyre dhe krime të tjera. Përpos studentëve të huaj, Saimir Tahiri është shprehur se nën hetim do të jenë edhe shqiptarët.

 

Arvizu: S’mund të imagjinoja t’i kisha kaluar askund tjetër këto 3 vite

arvizu-1024x689Ambasadori amerikan në largim, Aleksandër Arvizu në ditët e fundit të tij si përfaqësuesi më i lartë diplomatik në Tiranë ka gjetur rastin për të shprehur falënderim për popullin shqiptar.

Në një postim në “Facebook”, Arvizu thotë se, në tre vjet qëndrim në Shqipëri ka prekur bujarinë dhe mirësinë e shqiptarëve.

Në reflektimin e tij për kohën e kaluar në vendin tonë, ambasadori thotë se, “e di mirë që nuk mund të imagjinoja t’i kisha kaluar këto tri vite askund tjetër”.

Mesazhi i ambasadorit:

“Të dashur miq: Dita e sotme shënon përvjetorin e tretë nga dita kur mbërrita në Shqipëri dhe doja të merrja një çast për të falënderuar popullin shqiptar për bujarinë dhe mirësinë e jashtëzakonshme që ka treguar ndaj meje dhe familjes sime. Jam i privilegjuar që përfaqësoj Shtetet e Bashkuara në vendin tuaj dhe e di që mikpritja juaj e shkëlqyer është pasqyrim i lidhjeve unike të miqësisë që ekzistojnë mes vendeve tona. Teksa reflektoj mbi tri vitet e mia këtu, e di mirë që nuk mund të imagjinoja t’i kisha kaluar këto tri vite askund tjetër dhe jam mirënjohës për përvojën time këtu dhe për miqësitë që kam krijuar.

Problemi është te Drejtësia? Apo te Politika?

berisha18-1024x651Nga Adrian Thano*

Të arrestohet Sali Berisha? Shqipëria nuk është gati. Problemi tek ne është drejtësia – thotë Mero Baze. A është plotësisht kështu? A është vetëm situata në Drejtësi arsyeja pse Sali Berisha dhe ministrat e tij nuk po shkojnë atje ku duhet të ishin? Pak e vështirë të thuhet.

Drejtësia është një sistem jo i centralizuar ku interesat janë të lëvizshme dhe personalitetet që i mbartin ato janë të larmishëm. Do ishte e tepërt të besoje se dikush mund ta kontrollojë këtë sistem të gjithin, ose njëherë e përgjithmonë. Është e vërtetë që ka gjykatës që janë hedhur tashmë pa kthim në anën e krimit, – si dhe ka të tjerët që janë ende me një këmbë apo me të dyja në anën e ligjit. Cila nga këto dy kategori nuk do ta dënonte Berishën? Gjykatësit e kriminalizuar? Jo. Ata më shumë se të tjerët janë gati t’ia lëpijnë këpucët Edi Ramës (për numrin e tij u duhet një goxha llapë) njësoj siç ia kanë lëpirë derimdje Berishës. Ne nuk i kemi të pakta dëshmitë që pikërisht ata “më të zjarrtit” (këtu nuk e kam fjalën vetëm për gjykatësit) janë të parët që e rrotullojnë gjuhën më “anë tjetër” kur vjen puna te talenti i lëpirjes.

Pra, këta gjykatës të korruptuar, mendoj unë, do ishin më të zellshmit për ta dënuar Berishën me sinjalin më të parë politik të mazhorancës së re.  Për pjesën tjetër të gjykatësve, që nuk e kanë ndyrë ende plotësisht veten dhe profesionin, afërmendsh nuk ka arsye që të mos zbatojnë ligjin nëse vjen fjala tek një proces gjyqësor ndaj Berishës apo një ish-ministri. E thënë shkurt, kjo drejtësi, edhe kështu siç është, e dënon që ç’ke me të Sali Berishën.

Me këtë nuk dua të them që drejtësia nuk ka nevojë për reforma. Jo vetëm drejtësia, por këtu të gjithë kemi nevojë për një shkundje të madhe, për një ristartim; së pari për një reflektim të thellë individual, për atë që po i bëjmë vetes. Ne kemi mbërritur si shoqëri në një pikë kritike, në një anarki morale, viktimë e së cilës mund të bëhet secili prej nesh, nga qytetari i parë tek i fundit. Askush nuk ka mbrojtje nga kjo, askush nuk mund të krijojë ishullin e tij të luksit dhe sigurisë në një vend të tillë. Kush mendon ndryshe është jo vetëm i papërgjegjshëm, por edhe naiv.

Padyshim pra, që drejtësia ka nevojë për reformim, por nuk është situata në drejtësi arsyeja pse Berisha, apo Ruli, Imami, Halimi, etj., që përmend Meroja, nuk po shkojnë në burg. Arsyeja është politike dhe duhet kërkuar tek politika, jo te drejtësia.

A e duan Rama e Meta arrestimin dhe gjykimin e Berishës? Unë besoj se Rama e Meta duan ta shmangin hë për hë këtë gjë me të gjitha mënyrat. Sepse sot, më shumë u bën punë një karagjoz jashtë se një hero brenda; më mirë për ta një gërdallë komiko-politike, që vazhdon edhe pas dy dekadash të merret me kockat e tretura të Enver Hoxhës, se një i saporënë nga pushteti, në burg; më mirë një i diskredituar që nuk e kupton ende sa shumë e urrejnë në këtë vend, se një i ndëshkuar që do tërheqë vëmendje për shkak të izolimit. (një tallje e vogël që e tradhëton këtë nevojë politike është “leja” e posacme që i është dhënë Berishës për të folur në Kuvend sa të dojë jashtë limiteve kohore).

Dhe sado paradoksale të duket besoj njëherazi që vetë Berisha e ndjell dhe e mezipret një proces të shpejtë ndaj tij, më shumë se ç’mund ta dëshirojnë 1 milion shqiptarët që e kundërvotuan.  Kronika e ngjarjeve sugjeron që Berisha po e kërkon me ngulm pas 23 qershorit një konflikt. E projektoi kur rrëmbeu godinën e SHQUP-it me shpresën që do ndërhyhej me forcë mbi të pas ndërrimit të qeverisë. E rikërkon me përpjekjen e pareshtur për të nxjerrë PD-në në rrugë, e provoi me nëpunësin civil, me videon e Korçës, pastaj me armët kimike, rrëmben si i lojtur gjithçka që mund të sjellë konfliktin. Dhe veç pandehmës së tij për t’u heroizuar afër të 70-ve, – një konflikt politik do energjizonte pasione të verbra në një publik që ka ende shumë rrugë përpara.  Ka njerëz që nuk janë ende në gjendje as të ndërtojnë një analizë të plotë e të saktë mbi atë që i ka bërë këtij vendi Berisha. Nuk kanë informacion, nuk kuptojnë dhe kush nuk kupton, adhuron.  Deformimi i mediave, ka bërë të vetën dhe Berisha është prapë hë për hë ushqyesi dhe përfituesi më i madh i kësaj situate.

Po a duhet arrestuar ai? A duhet dënuar ai dhe bashkëpunëtorët e tij? Padyshim që PO. Është e përçmueshme, e trishtuar, kriminale ajo që  ky i sëmurë për pushtet i ka bërë kësaj shoqërie. Mero e thotë mirë që ndëshkimi i tij, do të ishte lehtësim për një gjeneratë të tërë të zhgënjyer shqiptarësh nga demokracia. Por e ka gabim kur thotë që problemi është te drejtësia.

* Gazeta DITA

SHBA, Komisionit të Ligjeve: Ndryshimet nuk janë diskutuar bashkërisht

ambasada-amerikaneeeAmbasada e SHBA-së në Tiranë i ka dërguar një letër Komisionit të Ligjeve, lidhur me dy ligje që janë dërguar në Kuvend për miratim. Në letër, Ambasada Amerikane shprehet se nuk është diskutuar bashkarisht mbi projektligjin për parandalimin e krimit të organizuar dhe atë të procedurës penale.

Sipas ambasadës amerikane, ndryshimet në ligj janë propozuar pa konsultim publik dhe pa këshillimin me ekspertë të ambasadës apo të tjerë.

Ambasada e SHBA-së nxit Kuvendin që të marrë kohën e nevojshme për të vlerësuar, komentet dhe propozimet e të gjithë institucioneve që punojnë në fushën e të drejtës penale.

“Në veçanti ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë delikate nga pikëpamja teknike e politike dhe duhet të bëhen me kujdesin më të madh, në mënyrë që të jenë lehtësisht të zbatueshme e t’i qëndrojnë kohës. Në këtë kontekst, ne dëshirojmë t’ju kujtojmë se, qysh nga muaji tetor 2011, Ministria e Drejtësisë ka ftuar dhe angazhuar një numër të madh agjencish vendase e ndërkombëtare në një proces për rishikimin e plotë të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në letër.

Basha, Ramës: Harroje se do ringjallësh Enverin, t’i kërkosh ndjesë shqiptarëve

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413Kreu i PD-se, Lulzim Basha vazhdon ende të insistojë, se shqiptarët janë lënduar shumë, duke parë portretin e Enver Hoxhës, gjatë homazheve te varrezat e dëshmorëve.

Basha i kërkon Ramës që t’u drejtohet me një ndjesë shqiptarëve dhe i rithekson kreut të qeverisë se po luan me zjarrin së bashku me Ilir Metën.

“PD i kërkoi dy ditë më radhë kryeministrit Rama të distancohet qartë duke i kërkuar ndjesë gjithë shqiptarëve që janë lënduar duke parë portretin e diktatorit më gjakatar. Nuk është distancuar, duke ushqyer bindjen se është ai vetë porositësi i provokimit. U them dyshes Rama-Meta, po luani me zjarrin, ish të përndjekurit ata që e paguan më shtrenjtë se kush terrorin enverist nuk do ua falin, brezat që vuajtën urinë nuk do tua falsin, brezin e ri që është rritur e po rritet në demokraci, harrojeni se do ringrini fantazmën e Enverit”- tha Basha.

 

Zaganjori: Video e “Fiks Fare”, një mashtrim i trashë

zaganjori1-1024x833Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka deklaruar se nuk ka lidhje aspak me videon e “Fiks Fare”. Zaganjori e konsideron këtë një mashtrim ekstremist të trashë. Ai deklaron gjithashtu se nëpër tavolina mund të përmenden edhe Kryetarë shtetesh, dhe se personat në bisedë nuk i njeh fare.

“Këto janë indicie sigurisht, po të përgjohen të gjitha tavolinat në gjykata jam i sigurt që aty mund të përmenden dhe kryetarë shtetesh të të gjithë botës. Këto probleme duhet të verifikohen. Në rastin konkret mashtrimi është ekstremist i trashë. Së pari, unë jam kryetari i Gjykatës së Lartë, kur marr pjesë në gjykim, e drejtoj kolegjin. Kam marrë shumë pak pjesë në gjykimet civile, për shkak të angazhimeve që kam pasur, një aktivitet jashtëzakonisht i ngjeshur. Nuk kam gjykuar absolutisht asnjë çështje penale. Është mashtrim i pastër komplet. Personat absolutisht që nuk i njoh. Kam ushtruar profesionin e pedagogut, dhe më përshëndesin njerëz gjithandej, por jua them me sinqeritetin më të madh, këta persona nuk i njoh. Mund të verifikohet me telefona, kontakte, kudo. Nuk kam qenë në trupin gjykues. Unë nuk planifikoj gjykimet, kam vetëm një urdhër për gjykimin me procedurë të përshpejtuar të çështjeve.”- tha Zaganjori. 

Kosovë, Ahmeti: Festa atëherë kur të arrijmë standardet jetësore

vetvendosja Shpend AhmetiShpend Ahmeti i është drejtuar mijëra simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje pas konfirmimit të tij si fitues i garës për kryetar të komunës së Prishtinës. Ai ka thënë se nuk do të bëjë ndarje se e kujt është Prishtina, duke vlerësuar se kryeqyteti i Kosovës është i të gjithë banorëve të saj.

Ahmeti ka thënë se punë e madhe e pret pas marrjes së mandatit, por festat, sipas tij, do të jenë më të mëdha kur Prishtina të ketë ujë të pijshem, çerdhe për fëmijë, arsim më cilësor, transport publik e të tjera.

Ai ka thënë se të gjitha premtimet që i ka folur gjatë fushatës zgjedhore do t`i realizoj.

Ahmeti e ka thënë sërish se qe në fillim të marrjes së mandatit si kryetar i Prishtinës, do ta shes veturën zyrtare Audi Q7 me të cilën deri sot është përdorur nga Isa Mustafa.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që e votuan , duke shtuar se pa një bashkim të tillë nuk do të mund të fitonte zgjedhjet në raundin e dytë.

“Kemi me festu deri ne 2:00 të natës, kur mund të lahemi me ujë, kemi me festu kur fëmijët kanë çka të hanë nëpër shkolla, kemi për të festu kur ta bëjmë transportin publik dhe nuk kemi problem me trafik më. Sonte e keni bërë ndryshimin më të madh që e ka bërë kombi ynë që një kohë të gjatë. Këtë e kemi bërë veç se jemi bashkuar për ndryshimin e madh që tash do të përflitet, por ky ndryshim do të bëhet edhe më i madh kur ta bëjmë Prishtinën ashtu siç duam ne, ashtu siç e ëndërrojmë ne, siç kemi thënë në program. Edhe ato fjalë që i kemi thënë gjatë fushatës do t’i mbajmë. Kemi me shit AudiQ7”, ka thënë ai.

E kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se nuk ka fitore më të madhe për Lëvizjen e tij sesa të fitojë kryeqytetin.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është fituesja më e madhe në zgjedhjet e 2013, duke paralajmëruar se në zgjedhjet nacionale do të jenë fituesit më të mëdhenj.

“Në vitin 2013 fituam kryeqytetin e Republikës. Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të vitit 2013. Kjo është një fitore e madhe, e një lëvizje të jashtëzakonshme, e një kandidati të shkëlqyer. Në vitin 2013 e kemi fituar kryeqytetin, në vitin 2014 në zgjedhjet parlamentare do të fitojmë në krejt Republikën e Kosovës. Ku ka më mirë se fitorja të nis në kryeqytet, prandaj ashtu siç kemi treguar, se bashkë është e mundur të fitojmë në Prishtinë, do ta tregojmë që bashkë do të fitojmë në krejt Kosovën”, ka thënë ai.

Festa e Lëvizjes Vetëvendosje ka vazhduar në sheshin “Ibrahim Rugova” ku më pas janë ndezur edhe shumë fishekzjarre.

Beyonce koncert në Vancouver

largea_beyonce1385980199Në Koncertin që ka zhvilluar këtë fundjavë në Vancouver, Beyonce ka arritur të mahnisë fansat e saj me interpretimin skenik. Ajo është shfaqur në formë, teksa interpretonte këngët e saj, nën koreografitë e zgjedhura enkas për këtë spektakël.

Koncerti u zhvillua ne kuadër të turneut ‘Mrs. Carter World Tour’.

 

 

 

 

 

 

 

Ba