Korrupsioni, Rama: Indeksi si s’ka më keq

RAMA-vloreNë një Konferencë të shkurtër për mediat Kryeministri i vendit Edi Rama e ka konsideruar pozicionin e Shqipërisë sipas raportit të ‘Transparency International’ një shuplakë të fortë ndaj vendit dhe fenomenin të trashëguar nga qeveria e mëparëshme.

“Në vitin 2012 Shqipëria ka marrë një shuplakë të fortë nga indeksi i korrupsionit, por këtë vit indeksi ishte si s’ka më keq”, tha Rama.

Më tej Kryeministri shprehu besimin dhe angazhimin e qeverisë dhe mazhorancës për normalizimin e situatës.

“Gjendja do të normalizohet ditë pas dite me durim dhe përkushtim që është vënë re nga qytetarët, por edhe nga miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne i dimë vështirësitë e njerëzve në nevojë, të sëmurëve në spitale, mjekëve, të rinjve, të moshuarve dhe sipërmarrësve. Dimë vështirësitë e të papunëve dhe 1001 punët që kemi për të bërë. Të çbësh një gjë të bërë keq është më e vështirë se sa ta bësh atë nga fillimi. Varfëria, korrupsioni dhe papunësia janë armiqtë më të betuar të shqiptarëve dhe kjo qeveri do të jetë armikja më e betuar e tyre në emër të shqiptarëve”, tha Rama.

Braçe, Bashës: Kërko falje detin një pjesë ia dhe Greqisë, një pjesë vjerrit tënd

erion_braceDeputeti socialist Erjon Braçe denoncon sërish abuzimet që sipas tij kanë kryer ish Kreu dhe Kreu aktual i PD-së, në lidhje me Kompleksin Jon, në Vlorë. Braçe thekson, se perveç vendimeve abuzive, Berisha dhe Basha kanë marrë siperfaqe nga ujërat territorial shqiptare, pasi i kane mbushur ato me inerte. Braçe i kërkon Berishës dhe Bashës thjesht të mos flasin më dhe të kërkojne falje si për dhënien e ujërave territorialë Greqisë, po ashtu dhe dhënien e tyre Bashës për ndërtim.

Deklarata e plotë në Facebook

Pra, si perfundim, për kompleksin Jon të vjehrrit të partisë në Vlorë rezulton: Prona është shtuar me vendime abuzive administrative e gjyqësore, madje duke i dhënë sipërfaqe të ujërave territoriale të Shtetit Shqiptar
(kjo sipërfaqe ujore më pas është mbushur me materiale inerte për të shërbyer si shesh ndërtimi);

Leja e ndertimit per kete prone, te tille te manipuluar, eshte dhene ne kundershtim te plote me planin urbanistik te Vlores ende ne fuqi;

Leja e ndertimit eshte shkelur nga investitoret si ne siperfaqe, ne lartesi por edhe ne koeficentin e shfrytezimit te prones percaktuar qarte ne leje;

Kompleksi eshte regjistruar ne ZRP te Vlores pa patur lejen e shfrytezimit, dokument i rendesishem per te plotesuar kete akt.

SHKURT;
GJITHCKA E PALIGJSHME!!

Per me shume;
NJE SERI ZYRTARESH PUBLIKE NE KOMISIONIN E KTHIMIT TE PRONAVE, NE GJYKATE, NE ZRPP VLORE, NE BASHKINE E VLORES QE KANE SHKELUR ME VETDIJE TE PLOTE LIGJIN!

DUHET BERE DREJTESI ME TA!

Pas kesaj paligjshmerie evidente, Berisha e Basha duhet te heshtin dhe te flasin vetem per te artikuluar:

JU KERKOJME FALJE!!

Nderkohe paligjshmeria duhet zhbere!
Ujrat territoriale te shtetit SHQIPTAR duhet te rikthehen menjehere!

Sic ne gjiun e Sarandes ku Lulezim Basha i mori per tia dhene Greqise, ne gjiun e Vlores i mori per ti bere pallat!

KY ESHTE TURPI I POLITIKES!!

Brad Pitt 1 milionë paund për banorët e fshatit Oxfordshire

Brad Pitt
Brad Pitt
Brad Pitt

Brad Pitt ka falënderuar banorët e fshatit Oxfordshire, ku po xhirohet filmi i tij “Fury”, duke i akorduar atyre 1 milion paund. Në vend të një falënderimi të thjeshtë nëpërmjet një kartoline, Pitt vendosi të tregojë respektin e tij ndaj banorëve të fshatit, të cilët e suportuan atë gjatë xhirimeve, me shumën prej 1 milionë paund.

Filmi që është xhiruar për rreth 7 javë në këtë fshat, sipas vlerësimeve të produksionit e ka kaluar shifrën prej 1 milionë paund, pasi i gjithë ekipi i xhirimit bashkë me kastën e aktorëve iu është dashur të qëndrojnë në hotelet e fshatit dhe të ushqehen në klubet dhe restorantet e tij. Pa përmendur blerjet e nevojshme nëpër dyqanet e zonës.

 

 

 

Brad Pitt
Brad Pitt

 

Brad Pitt
Brad Pitt

 

article-2517396-19CE3DFC00000578-757_634x349

 

 

 

 

Tahiri, padi në Prokurorinë e Vlorës ndaj “Kompleksit Jon”

pallati-i-lulit-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është drejtuar prokurorisë së Vlorës me një padi ndaj “Kompleksit Jon” në pronësi të Xhafer Isufit, vjerrit të Kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Padia ka si objekt shkeljet e konstatuara, ku disa prej tyre kanë të bëjnë me mënyrën e përfitimit të pronës, zbatimit të lejes së ndërtimit dhe perspektivës së zhvillimit të pronës.

Disa ditë më parë, gjykata Administrative e rrethit të Vlorës hoqi masën e sekuestros për “kompleksin Jon”, duke pranuar kërkesën e familjarëve, të cilët kishin ngritur padi ndaj Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, për bllokim të paligjshëm të objektit.

INUK e kishte bllokuar kompleksin Jon prej disa ditësh, me argumentin se po bëhen verifikime, nëse pallati është ndërtuar apo jo në kundërshtim me planin urbanistik.

Aktualisht lidhur me këtë ngjarje, asnjë person duke filluar nga pronarët e tokës, që është shtetasi Xhafer Isufi, por edhe nga pronarët e kompanisë që kanë marrë përsipër ndërtimin e objektit, nuk është hetuar për një masakër të tillë, të bërë në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

 

PD për videon e “Fiks Fare”: Jemi kundër gjuetisë së shtrigave

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413Gjueti shtrigash e ka konsideruar PD, videon e “Fiks Fare” në lidhje me denoncimin e korrupsionit në drejtësi deri në hallkat më të larta të tij. Kreu i PD-së, Basha, tha sot se partia që ai drejton është kundër inskenimeve që kanë për qëllim shmangien e vëmendjes nga problemet e vërteta të vend.

“Ne besojmë fort se lufta kundër korrupsionit në të gjithë shoqërinë mund të shërbehet vetëm nëpërmjet mekanizmave, llogaridhënies dhe shtetit ligjor. Në këtë rast është i domosdoshëm një proces hetimi i thellë, i vërtetë dhe gjithëpërfshirës. Të identifikohen përgjegjësit dhe të vihen para drejtësisë. Ne jemi kundër çdo gjuetie shtrigash dhe inskenimi për të hequr fokusin nga thelbi i luftës së vërtetë.

Zgjerohet vala e protestave në Ukrainë, tentohet rrëzimi i qeverisë

ukraine protestMijëra protestues ukrainas bllokuan hyrjet në ndërtesat kryesore qeveritare të vendit dje në një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e presidentit Viktor Yanukovych për shkak të refuzimit të tij për të nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian.Dje, qindra njerëz bllokuan hyrjen e ndërtesave të Kabinetit dhe bankës qendrore në Kiev, një ditë pasi më shumë se 100 mijë protestues marshuan në kryeqytetin e vendit.

Kryeministrja ukrainase Mykola Azarov tha dje se protestat ishin “jashtë kontrollit” dhe kishin “të gjitha shenjat e një grusht-shteti.”

Kreu i opozitës ukrainase Arseniy Yatsenyuk, ndërkohë, u tha gazetarëve se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund protestave.

Po dje, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se dhuna nga autoritetet ukrainase kundër protestuesve në Kiev është “e papranueshme.” Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk i konsiderojnë protestat paqësore një përpjekje grusht shteti.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki – mun u bëri thirrje të gjitha palëve në Ukrainë të tregojnë përmbajtje, të shmangin dhunën dhe të fillojnë një dialog të mirëfilltë.

Edhe Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso bëri thirrje për përmbajtje nga të dyja palët.

Presidenti rus Vladimir Putin, përkrahësi kryesor i zotit Yanukovych, tha se protestat në Ukrainë duken më shumë si “përpjekje e dhunshme për shkatërrim sesa një revolucion.”

Protestat u intensifikuan që nga 21 nëntori, kur presidenti ukrainas hoqi dorë nga nënshkrimi i marrëveshjes me Bashkimin Evropian, duke thënë se vendi ka nevojë për të vazhduar lidhjet e ngushta me Rusinë.

 

PDK-ja kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Mitrovicë

pdkPartia Demokratike e Kosovës pritet të dalë me kërkesën për t’u përsëritur procesi i zgjedhjeve për kryetar komune në Mitrovicë. Zyrtarë të këtij subjekti pretendojnë të kenë fakte të mjaftueshme për manipulim zgjedhjesh nga Aleanca Kosova e Re, kandidati i së cilës, Agim Bahtiri, sipas rezultateve preliminare, ka fituar garën në balotazh.Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i cili ka qenë edhe kandidat I PDK-së për një mandate tjetër, sapo i ka konfirmuar gazetës “Koha Ditore” se një ankesë për manipulim me vota është deponuar në afat ligjor në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa. Sipas tij, në një kuti votimi është gjetur një fletëvotim fals, dëshmi e mjaftueshme se për aplikimin e metodës së “Trenit Bullgar” gjatë procesit zgjedhor.

Sipas kësaj metode, votuesi para se të hyjë në vendvotim pajiset nga militantë të partisë së caktuar me fletëvotimin e plotësuar. Atë e hedhin në kuti, ndërsa të paplotësuarin e nxjerrin jashtë vendvotimit. Kjo, me synimin për të kontrolluar votën.

Korçë, arrestohet Kreu i Policisë Kufitare Ylber Zyberi

kreu kufirit korce arrestArrestohet Drejtori i Policisë së Kufirit në Korçë, Ylber Zyberi. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, Zyberi, drejtor i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Qarkun e Korçës, është vënë në pranga në flagrancë, ndërsa janë shpallur në kërkim disa persona që dyshohet se ishin pjesë e një grupi kriminal që kryente kontrabandë të mallrave industrialë dhe aty me akcizë”.

“U bë arrestimi në flagrancë i Ylber Zyberi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, me detyrë drejtor i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në qarkun e Korçës, i dyshuar se ka konsumuar veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “kontrabandës me mallra të tjera”, dhe “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.
Hetimi ndaj Zyberit është kryer nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë,  duke aplikuar metodat speciale të hetimit. Gjatë hetimeve, është bëri i mundur goditja e një grupi kriminal që kanë ushtruar për disa kohë  kontrabandë të mallrave industriale dhe atyre me akcizë, jashtë pikës doganore, në kufirin jeshil, në afërsi të Fshatit  Zaroshkë, Komuna Pustec (Liqenas), Korçë.

Në orën 04:20, të ditës së sotme, në fshatin Zaroshkë, u bë e mundur kapja në flagrancë e mjetit me targa bullgare “E 1233 KM”, i cili ishte i ngarkuar me mallra industriale, konfeksione, kontrabandë në sasi dhe vlerë të konsiderueshme.

Nga hetimet paraprake rezulton se Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Qarkun e Korçës, Ylber Zyberi ka favorizuar në vazhdimësi kalimin e mallrave kontrabandë jashtë pikës doganore, duke shmangur shërbimet e policisë kufitare në vendkalimet e mjeteve të ngarkuara me mallra kontrabandë. Zyberi dyshohet se shpesh herë ka bërë edhe shoqërimin e mjeteve të ngarkuara me mallra kontrabandë me qëllim mos kapjen e tyre nga strukturat e policisë.

SHKB në bashkëpunim me Njesinë Task-Force pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, të shtrirë në kohë edhe me shumë persona të tjerë të dyshuar, si dhe me implikime te strukturave të policisë kufitare në Qarkun e Korçës.

Korrupsioni, TI: Shqipëria e fundit në rajon, në “zonën e kuqe”

korrupsioniOrganizata “Transparency International” ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013, duke renditur 177 vende në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik.

Shqipëria këtë vit ka pësuar rënie në renditjen e “Transparency International”, në krahasim me vitin e kaluar, duke zënë vendin e 116-të, ndërsa një vit më parë mbante vendin e 113-të. Në vitin 2013 Shqipëria është vlerësuar me 31 pikë nga 100 pikët e mundshme, së bashku me Nepalin dhe Vietnamin. Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria renditet e fundit.

Kosova këtë vit radhitet përpara Shqipërisë, në vendin e 111-të (së bashku me Tanzaninë dhe Etiopinë). Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Kosova mban pozitë më të avancuar vetëm ndaj Shqipërisë, e cila renditet në vendin e 116-të. Në fakt, janë vetëm Kosova dhe Shqipëria dy vendet që janë radhitur në “zonën e kuqe” të korrupsionit. Mali i Zi është renditur në vendin e 67-të, duke rënë nga vendi i 75-të ku ishte radhitur vitin e kaluar.

Përmirësime në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar edhe Kroacia me vendin e 57-të nga vendi 62, pastaj Serbia me vendin e 72-të nga 80, kurse Maqedonia është radhitur në vendin e 67-të, ndryshe nga pozita e 69-të vitin e kaluar.

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013, Danimarka dhe Zelanda e Re zënë vendin e parë, kurse vendin e fundit me numër 177 e ndajnë Afganistani, Koreja Veriore dhe Somalia.

Avokati i Popullit: Alternativa për të miturit, burgu të eleminohet

Igli-Totozani-Deklarate-NOANë konferencën “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve”, Avokati i Popullit Igli Totozani ka theksuar nevojën e gjetjes së zgjidhjeve alternative për fëmijët e mitur që thyejnë ligjin, në mënyrë që ata të mos mbyllen në qeli.

Gjatë fjalës së tij, Avokati i Popullit tha se një numër i madh fëmijësh në vendin tonë shfrytëzohen në punë, madje edhe shumë të rënda për moshën, duke rekomanduar hartimin e një plani kombëtar për eliminimin e punës së fëmijëve.

“Të gjithë të hartojmë planin kombëtar të eliminimit të punës së fëmijëve, si një detyrim ligjor e moral. Konsolidim e përmirësim të sistemit të përkujdesjes shoqërore të fëmijëve në nevojë”,- tha Totozani.

Avokati i Popullit shtoi me tej se mungesa e dispozitave ligjore për rehabilitimin e fëmijëve që kanë qenë viktima të dhunës, dëshmitarë të saj apo të abuzuar seksualisht e vështirëson punën, duke kërkuar ndërhyrje edhe në këtë pikë.

“Fëmijët e ngujuar janë tjetër çështje e nxehtë e mosrespektimit të të drejtave themelore të fëmijëve. Identifikimin e fëmijëve të ngujuar që janë jashtë sistemit arsimor. Duhet ligj për ngritjen e këshillit koordinues për luftën kundër gjakmarrjes, pasi në këtë fenomen viktimat kryesore janë fëmijët. Nuk duhet të trajtojmë vetëm pasojat e këtij fenomeni, por ta luftojmë në zemër atë”, – u shpreh ndër të tjera Avokati i Popullit.