Arvizu: S’mund të imagjinoja t’i kisha kaluar askund tjetër këto 3 vite

54

arvizu-1024x689Ambasadori amerikan në largim, Aleksandër Arvizu në ditët e fundit të tij si përfaqësuesi më i lartë diplomatik në Tiranë ka gjetur rastin për të shprehur falënderim për popullin shqiptar.

Në një postim në “Facebook”, Arvizu thotë se, në tre vjet qëndrim në Shqipëri ka prekur bujarinë dhe mirësinë e shqiptarëve.

Në reflektimin e tij për kohën e kaluar në vendin tonë, ambasadori thotë se, “e di mirë që nuk mund të imagjinoja t’i kisha kaluar këto tri vite askund tjetër”.

Mesazhi i ambasadorit:

“Të dashur miq: Dita e sotme shënon përvjetorin e tretë nga dita kur mbërrita në Shqipëri dhe doja të merrja një çast për të falënderuar popullin shqiptar për bujarinë dhe mirësinë e jashtëzakonshme që ka treguar ndaj meje dhe familjes sime. Jam i privilegjuar që përfaqësoj Shtetet e Bashkuara në vendin tuaj dhe e di që mikpritja juaj e shkëlqyer është pasqyrim i lidhjeve unike të miqësisë që ekzistojnë mes vendeve tona. Teksa reflektoj mbi tri vitet e mia këtu, e di mirë që nuk mund të imagjinoja t’i kisha kaluar këto tri vite askund tjetër dhe jam mirënjohës për përvojën time këtu dhe për miqësitë që kam krijuar.