Zaganjori: Video e “Fiks Fare”, një mashtrim i trashë

45

zaganjori1-1024x833Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka deklaruar se nuk ka lidhje aspak me videon e “Fiks Fare”. Zaganjori e konsideron këtë një mashtrim ekstremist të trashë. Ai deklaron gjithashtu se nëpër tavolina mund të përmenden edhe Kryetarë shtetesh, dhe se personat në bisedë nuk i njeh fare.

“Këto janë indicie sigurisht, po të përgjohen të gjitha tavolinat në gjykata jam i sigurt që aty mund të përmenden dhe kryetarë shtetesh të të gjithë botës. Këto probleme duhet të verifikohen. Në rastin konkret mashtrimi është ekstremist i trashë. Së pari, unë jam kryetari i Gjykatës së Lartë, kur marr pjesë në gjykim, e drejtoj kolegjin. Kam marrë shumë pak pjesë në gjykimet civile, për shkak të angazhimeve që kam pasur, një aktivitet jashtëzakonisht i ngjeshur. Nuk kam gjykuar absolutisht asnjë çështje penale. Është mashtrim i pastër komplet. Personat absolutisht që nuk i njoh. Kam ushtruar profesionin e pedagogut, dhe më përshëndesin njerëz gjithandej, por jua them me sinqeritetin më të madh, këta persona nuk i njoh. Mund të verifikohet me telefona, kontakte, kudo. Nuk kam qenë në trupin gjykues. Unë nuk planifikoj gjykimet, kam vetëm një urdhër për gjykimin me procedurë të përshpejtuar të çështjeve.”- tha Zaganjori.