Tahiri, padi në Prokurorinë e Vlorës ndaj “Kompleksit Jon”

60

pallati-i-lulit-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është drejtuar prokurorisë së Vlorës me një padi ndaj “Kompleksit Jon” në pronësi të Xhafer Isufit, vjerrit të Kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Padia ka si objekt shkeljet e konstatuara, ku disa prej tyre kanë të bëjnë me mënyrën e përfitimit të pronës, zbatimit të lejes së ndërtimit dhe perspektivës së zhvillimit të pronës.

Disa ditë më parë, gjykata Administrative e rrethit të Vlorës hoqi masën e sekuestros për “kompleksin Jon”, duke pranuar kërkesën e familjarëve, të cilët kishin ngritur padi ndaj Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, për bllokim të paligjshëm të objektit.

INUK e kishte bllokuar kompleksin Jon prej disa ditësh, me argumentin se po bëhen verifikime, nëse pallati është ndërtuar apo jo në kundërshtim me planin urbanistik.

Aktualisht lidhur me këtë ngjarje, asnjë person duke filluar nga pronarët e tokës, që është shtetasi Xhafer Isufi, por edhe nga pronarët e kompanisë që kanë marrë përsipër ndërtimin e objektit, nuk është hetuar për një masakër të tillë, të bërë në zonën e “Ujit të Ftohtë”.