PDK-ja kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Mitrovicë

44

pdkPartia Demokratike e Kosovës pritet të dalë me kërkesën për t’u përsëritur procesi i zgjedhjeve për kryetar komune në Mitrovicë. Zyrtarë të këtij subjekti pretendojnë të kenë fakte të mjaftueshme për manipulim zgjedhjesh nga Aleanca Kosova e Re, kandidati i së cilës, Agim Bahtiri, sipas rezultateve preliminare, ka fituar garën në balotazh.Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i cili ka qenë edhe kandidat I PDK-së për një mandate tjetër, sapo i ka konfirmuar gazetës “Koha Ditore” se një ankesë për manipulim me vota është deponuar në afat ligjor në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa. Sipas tij, në një kuti votimi është gjetur një fletëvotim fals, dëshmi e mjaftueshme se për aplikimin e metodës së “Trenit Bullgar” gjatë procesit zgjedhor.

Sipas kësaj metode, votuesi para se të hyjë në vendvotim pajiset nga militantë të partisë së caktuar me fletëvotimin e plotësuar. Atë e hedhin në kuti, ndërsa të paplotësuarin e nxjerrin jashtë vendvotimit. Kjo, me synimin për të kontrolluar votën.