Bylykbashi:Rama-Meta, kontribuesit e rritjes së korrupsionit

BYLYKBASHIPartia Demokratike ka akuzuar mazhorancën për rritjen e korrupsioni në Shqipëri.

Në një konferencë për shtyp, deputeti demokrat Oerd Bylukbashi theksoi se shqiptarët e panë me zë edhe figurë korrupsionin që u bë me vjedhjen e votave në Korçë.

“Bashkëkryeministrat Rama-Meta janë kontribuesit kryesor të rritjes së korrupsionit në Shqipëri. Kur shqiptarët e shohin korrupsionin me zë dhe figurë perceptimi i tyre për korrupsionin ngjit shkallët ndërsa besimi i tyre për institucionet bie. Nëse qeveria blen votat si në Korçë mes shqiptarëve është ulur këmbëkryeq forma më e egër e korrupsionit, korrupsioni politik që është nëna e të gjithë formave të korrupsionit dhe keqqeverisjes. Kur policia  e shteti vihet në kapistallin politik të qeverisë, në krye të saj vihen numëruesit  e parë dhe donatorët e partisë në pushtet mesazhi që marrin shqiptarët është se duhet të jenë të bindur dhe duhet të paguajnë  haraç tek taksidarët e qeverisë. Kur kryeinspektori i INUK ka lejen e kryeministrit për të prishur çdo ndërtesë me leje ose pa leje qytetetarët duhet ta kuptojnë se e vetmja zgjidhje për ta nuk është ligji por të paguajnë gjobën tek kryeministri” tha Bylykbashi.

Ndërsa i ka cilësuar propozimet e qeverisë për të luftuar korrupsionin si demagogji, PD thekson se Kryeministri Rama kërkon të gënjejë shqiptarët dhe partnerët duke sjellë pa asnjë konsultim projektligje që gjoja do të luftojnë korrupsionin.

“Partnerët tanë ndërkombëtar si OPDAT, pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe OSBE e quajnë këtë propozim damagogjik si një hap prapa në luftën kundër korrupsionit. Demagogjia në luftën kun dër korrupsionit është po aq e rrezikshme sa edhe vetë korrupsioni” përfundoi Bylykbashi.

Durrës, vitet gjimnazisti, ngjarja pranë shkollës “Beqir Çela” në Shkozet

policiaNjë adoleshent është qëlluar për vdekje me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Beqir Çela” në Shkozet, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Adriatik Toto, nxënës i vitit të parë në shkollën e mesme profesionale.

Sipas informacioneve të para, gjimnazisti është qëlluar me armë nga një person i cili është larguar menjëherë nga vendi i krimit.

Mësohet se gjimnazisti është dërguar me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nuk dihen ende motivet e krimit, ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të vrasjes së gjimnazistit.

Emrat e çuditshëm të personazheve VIP

drShumë prej personazheve të njohur të show-bizit ndërkombëtar janë bërë prindër, një “trend” ky i ndjekur edhe në Shqipëri. Ajo çfarë bie në sy janë emrat e fëmijëve të tyre. Në shumicën e rasteve personazhet e njohur janë të prirur t’i pagëzojnë fëmijët e tyre me emra shumë të çuditshëm, si psh; Apple, Kal-el, ose Tu Morrew. Në një publikim të vitit 1922, nga një studiues i quajtur Alexander McQueen, u prezantuan  disa këshilla për prindërit për zgjedhjen e emrit të fëmijës. “Shtatë rregullat e emrit”. 1.Emri duhet të jetë i denjë. 2. Duhet të ketë një kuptim të mirë. 3. Duhet të jetë origjinal. 4.Duhet të jetë i lehtë për tu shqiptuar. 5. Duhet të jetë e veçantë. 6. Duhet të përshtatet me emrin e familjes. 7. Duhet të tregojë seksin e fëmijës. Yahoo sjell një listë të emrave më të bukur dhe më të shëmtuar të fëmijëve që kanë lindur në vitin 2011. Ndiqeni…   Emrat më të bukur të fëmijëve të personazheve VIP, 2011Vajza

  • Amaya (Mariska Haritgay)
  • Joni (Zac Brown nga Zac Brown Band)
  • Monroe (Mariah Carey dhe Nick Cannon)
  • Penelope Athena (Tina Fey)
  • Willow Sage (Pink)

Djem

  • Milo (Alyssa Milano)
  • Skyler (Rachel Zoe)
  • Marcelo (Ali Landry)
  • Flynn (Miranda Kerr dhe Orlando Bloom)
  • Weston (Jenna Fischer)

Emrat më të shëmtuar të fëmijëve të personazheve VIP, 2011 Vajza

  • Mosely (Peyton Manning)
  • Mirabella Bunny (Bryan Adams)
  • Genesis (Viola Davis)
  • Arlo (Johnny Knoxville)
  • Indiana (Ethan Hawke)

Djem

  • Kroy Jagger (Kim Zolciak)
  • Spike (Mike Myers)
  • Bear Blu (Alicia Silverstone)
  • Kannon (Kevin James)
  • Diesel (Jennie Finch)
  • Moroccan Scott (Mariah Carey dhe Nick Cannon)

Tiranë, shpërthen automjeti, plagoset një person

Makina e shperthyerNjë person ka mbetur i plagosur gjatë shpërthimit të një automjeti të parkuar pranë një banese. Ngjarja është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme, pranë zonës së Pularisë në Vaqarr, ndërsa shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

I plagosuri është transportuar në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila paraprakisht bën me dije se shpërthimi mund të jetë shkaktuar me tritol.

Fyle: Marrëveshja e dy kryeministrave moment historik

Stefan-Fyle-2Komisioneri evropian për zgjerim, Stefan Fyle, e ka cilësuar marrëveshjen e dy kryeministrave,atij serb dhe kosovar, si “kthesë historike” në rrugën drejt Evropës. Në konferencën vjetore që i kushtohet Ballkanit Perëndimor, Fyle paralajmëroi se marrëveshja e prillit ishte vetëm e para sepse, sipas tij, Kosova dhe Serbia do të arrijnë edhe marrëveshje tjera në të ardhmen, raporton “Koha Ditore”.

Duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, Fyle tha se normalizimi i raporteve me Kosovën, duhet të lidhet me këtë proces, ashtu siç e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për procesin e stabilizim-asociimit, që po bëhet me Prishtinën zyrtare.

Nisjen e negociatave të MSA-së, Fyle e cilësoi si një fillim të mirë.

Bashkia e Vlorës ndihmë nga INUK-u për prishjen e “pallatit të Bashës”

pallati-i-lulit-Bashkia e Vlorës kërkon ndërhyrjen e INUK-ut për prishjen e ndërtimeve pa leje nga zona e Ujit të Ftohtë deri tek Tuneli.

Përmes një letre drejtuar Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, e cila mban datën dy dhjetor 2013, bashkia e Vlorës  thekson se INUK duhet të ndërhyjë për ndërtimet që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare.

 “Kërkojmë ushtrimin e përgjegjësive të INUK-ut, si institucion në vartësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që me infrastrukturën e vet logjistike, të ndërhyjë për prishjen e pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, sipas listës bashkëlidhur, miratuar me VKM nr 1015, datë 27.11.2013 “Për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare, Ujë i Ftohtë-Tuneli, Bashkia Vlorë”, -thuhet në letrën drejtuar INUK-ut.

Bashkia thekson se kërkesa bazohet në vendimin e Këshillit të Ministrave për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare.

Shqiptarja dëbohet bashkë me 3 fëmijët amerikanë

shqiptarja-2Autoritetet në Detroit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur që të dëbojnë 40-vjeçaren shqiptare, Çile Preçetaj, e cila figuron pa dokumente, pasi humbi gjyqin si azilkërkuese.

Preçetaj, nënë e tre fëmijëve, duhet të lërë sot së bashku me fëmijët, në orën 10:30 të paradites, shtetin e Detroit, pas një urdhri të nxjerrë nga autoritetet e këtij vendi.

Lajmin për dëbim, 40-vjeçarja shqiptare e ka marrë të hënën në mëngjes, dhe ka vetëm 24 orë kohë në dispozicion që të mbledhë valixhet dhe të niset për në Shqipëri.

“Në eksperiencën time, nuk kam parë kurrë që të dëbohet një nënë me fëmijë. Asnjë nuk arrin ta besojë se kjo gjë do të ndodhë realisht”, -është shprehur avokati ligjor i shqiptares, Andrew Johnson, i cili duhet të shpëtojë në një kohë rekord klienten e tij nga dëbimi.

Ndërsa bashkëshorti i saj, me origjinë jugosllave, Pjetero (Pete) Gojcevic, ka thënë se po pret që të ndodhë ndonjë mrekulli që gruaja dhe fëmijët e tij të mos dëbohen nga Detroit-i, raporton “Detroit Free Press”.

Historia e shqiptares, u largua nga “kthetrat” e të fejuarit

40-vjeçarja shqiptare, Çile Preçetaj, ka lindur në vitin 1972 në Shqipëri. Në vitin 2000 ajo udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që t’i shpëtonte kështu abuzimit të të fejuarit të saj, nga i cili kishte frikë se mos e rrëmbente dhe e shiste për prostitucion. Pas arratisjes nga Shqipëria, Preçetaj së bashku me disa shoqe të tjera, nëpërmjet Kanadasë, hyri ilegalisht në SHBA. Menjëherë pas arritjes në “tokën e premtuar”, ajo iu dorëzua autoriteteve amerikane dhe kërkoi strehim. Gjatë kohës që ajo jetonte në SHBA në mënyrë ilegale, Preçetaj u martua me një jugosllav, i cili ishte zhvendosur në SHBA 40 vjet më parë. Ajo ka tre fëmijë dhe që të tre kanë nënshtetësi amerikane.

Pavarësisht kërkesës së saj për strehim, një gjyqtar që merrej me çështjet e emigracionit, e rrëzoi kërkesën e 40-vjeçares për strehim, duke argumentuar se asaj i mungonte besueshmëria dhe dyshohej se ajo ishte e përfshirë krime dhe prostitucion.

Preçetaj nuk e mori të drejtën e strehimit, për shkak se “femrat e reja dhe të pashme nuk bëjnë pjesë në grupin e azilkërkuesve”. Kështu në vitin 2008 gjykata e rrëzoi përfundimisht kërkesën e shqiptares për azil.

Ndërkohë 40-vjeçarja shqiptare vazhdoi të jetonte në SHBA, dhe gjatë kësaj kohe ishte e detyruar që të paraqitej tek autoritetet e Detroit një herë në muaj. Ajo e dinte që do të vinte një ditë kur duhej të largohej, por nuk e dinte se cila do të ishte ajo ditë që do të sillte dëbimin e saj nga SHBA-të dhe ndarjen nga bashkëshorti.

Të hënën Preçetaj mori urdhrin që brenda 24 orëve duhej të largohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sot pritet që ajo të kthehet në Shqipëri, për të jetuar me prindërit e saj të moshuar në një fshat në veri të vendit, bashkë me tre fëmijët e saj, por larg bashkëshortit.

Burri i saj, Gojcevic thotë se është i habitur për këtë vendim të qeverisë amerikane, pasi presidenti Barack Obama, ka thënë se nga SHBA-të duhet të largohen vetëm ata emigrantë, të cilët kanë histori kriminale dhe jo ata që kanë fëmijë me nënshtetësi amerikane, dhe për më tepër ata që janë të pastër dhe nuk kanë kryer asnjë vepër penale.

“Lërini fëmijët të jetojnë dhe të rriten në një vend të cilin e njohin”, -i ka bërë apel qeverisë Gojcevic.

KLD shkarkon Kreun e Gjykatës Pukë, Shtjefën Lleshi

lleshiKëshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar nga funksioni i Kryetarit të Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, pas akuzës për korrupsion. Shkarkimi ka rdhur pas një mbledhje urgjente me dyer të mbyllura jashtë rendit të ditës.

Emri i Kreut të Gjykatës Pukë u përmend në një video të transmetuar në një emision “Fiks Fare”, si personi që ka marrë para kundrejt lirimit të disa të pandehurve.

 

Por, Lleshi thjesht është shkarkuar nga funksioni si Kryetar i Gjykatës, por ai do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e tij si gjyqtar.

Ndërkohë në një reagim të tij në lidhje me videon e “Fiks Fare”, Lleshi thekson se nuk ka pasur ndikim tek vendimet për rastet që përmenden në filmim. “Them publikisht dhe shpreh indinjatën e thellë pasi është përdorur emri i kryetarit të Gjykatës për vendimet e masave të sigurimit të dhënë nga ana ime. Ato janë publike dhe të formës së prerë dhe nuk ka pasur as ndikim, e ankim nga palët për to”, ka thënë Lleshi.

Aktualisht, kjo çështje është nën hetim nga njësia Task-Force në Prokurorinë  e Tiranës, e cila ka sekuestruar pamjet filmike në të cilat shfaqen aferat korruptive

Suedia i thote “po” statusit

KESuedia bëhet vendi i parë i Bashkimit Europian që konfirmon zyrtarisht votën pro Shqipërisë në mbledhjen e 19 Dhjetorit, të Këshillit të Ministrave të BE ku do të diskutohet propozimi i Komisionit Europian që vendi ynë ta marrë statusit e vendit kandidat.  

Patrik Svensson i dërguari me punë i Suedisë në Tiranë në një intervistë për Top Channel deklaron se Qeveria së bashku me partitë politike të vendit skandinav janë pro Shqipërisë në marrjen e vendit kandidat.

“Mund t’ju them se Suedia pas konsultimeve të kujdesshme, gjithashtu një rishikimi me shumë kujdes të progresraportit nga Komisioni, arrin në përfundimin se pozicioni ynë është pro rekomandimit tw Komisionit për Këshillin e Ministrave te BE, që Shqipërisë duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat. Kështu ne jemi pro këtij rekomandimi”, tha Svensson.

Suedia bën pjesë në ato vende të cilat kanë shprehur skepticizëm në proceset integruese të Shqipërisë. Diplomati Svensson tregon se cfarë e shuajti këtë skepticizmëm.

“Në rastin konkret për Shqipërinë ne mendojmë se cfarë i është kërkuar nga progress raporti 2012  ka gjetur realizim. Prandaj ne mendojmë se çfarë thuhet në progresraport mbështetet në fakte të forta. Kjo na bën të besojme se ka ardhur koha qe Keshilli të aprovoje statusin e vendit kandidat. Natyrisht nuk mund të themi se gjithcka është përmbushur pasi keni përpara një rrugëtim të gjatë drejt integrimit. Në të tilla kushte ne presim një progres të mëtejshëm në të gjitha drejtimet e adresuara nga komisioni. Jo vetëm në ato 5 prioritete që lidhen me ligjzbatimin, të renditura qartësisht nga komisioni. Pra ju duhet një progres akoma më i madh për hapin tjetër për çeljen e negociatave për anëtarësim”, tha Svensson.

Top Channel: A jeni të kënaqur me përpjekjet e deritanishme të Qeverisë shqiptare në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dy prej rekomandimeve kryesore të progresraportit 2013?

“Mund t’i përgjigjem kësaj pyetje në këtë mënyrë. Po, është bërë progres kur flasim për luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, gjë e cila është vlerësuar nga komisioni në progresraport. Ky progres është realizuar prej Qeverisë së shkuar dhe Qeverisë së re, paçka se nuk ka shumë kohë që ka marrë detyrën. Qeveria e re e ka nisur punën duke ndërtuar përpjekje konstruktive. Qeveria e re është duke u marrë me këto çështje në mënyrë tejet serioze duke demostruar vendosmëri në  arritjen e progresit gjatë kësaj kohe të shkurtër në qeverisjen e vëndit dhe ka arritur progres”, theksoi Svensson.

Vota pro e Suedisë shihet në qarqet e diplomacisë shqiptare si një ogur i mirë i cili do të shërbejë si një pikë kthese, ndoshta edhe për ato vënde të tjera si Holanda, Gjermania apo Britania e Madhe, të cilat kanë skepticizëm ndaj proceseve integruese të Shqipërisë./TCH/

Republikanët bllokojnë kandidaturën e Ambasadorit Donald Lu në Shqipëri

4A2ADA02-76A8-49A8-8C63-599196559973_w640_r1_sVOA
Dhjetra kandidatura të propozuara nga Presidenti Obama për poste të ndryshme  publike janë bllokuar në Senat nga republikanët e opozitës.Mes tyre është është edhe ajo e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Shqipëri, Donald Lu.

Kongresi pritet t’i fillojë punimet javën e ardhshme dhe miratimi i kandidaturave pritet të jetë në rend të ditës.

Kohët e fundit demokratët që kontrollojnë Senatin, i bënë një ndryshim historik rregullores së Senatit, sipas së cilës, emërimet presidenciale, me përjashtim të atyre për në Gjykatën e Lartë, mund të miratohen me shumicën e thjeshtë, me 51 vota, nga 60 që parashikonin rregullat e mëparshme.

Senatori republikan Lindsey Graham ishte zotuar se do të bllokonte të gjitha emërimet e reja të Presidentit Obama, për t’i bërë trysni administratës të jetë më transparente për ngjarjen e Bengazit, ku nga sulmi ndaj konsullatës amerikanë në Libi u vranë 4 persona, mes tyre edhe ambasadori amerikan.

Emërime si ato ku bën pjesë kandidatura e ambasadorit Lu, zakonisht miratohen në senat me konsensus unanim, pa qënë nevoja e një votë të regjistruar.

Kandidatura e ambasadorit Lu është miratuar tashmë nga komisioni i marrëdhënimeve me jashtë të Senatit.