Basha flet për kompleksin “Jon”: “Eshtë çështje juridike”

lulzim bashaKryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka folur sot në lidhje me kompleksin “Jon”, ose siç njihet ndryshe “pallati i Bashës”.

Duke folur pas inaugurimit të një rruge në Tiranë, kreu i bashkisë së Tiranës, i pyetur nga “A1 Report”, në lidhje me pallatin e kompleksit “Jon”, deklaroi se kjo është një çështje juridike.

 “Çështje për të cilat pronarët dhe banorët kanë ndihmë juridike. Ata kanë për të thënë për këtë rast”, -u shpreh Basha.

 Basha njihet edhe si dhëndri i një prej pronarëve të pallatit në Vlorë, Xhafer Isufi. Qeveria ka marrë vendimin për shembjen e pallatit, ndërsa sot makineritë e INUK, kanë nisur punën për shembjen e murit rrethues dhe i kanë lënë pesë ditë kohë banorëve për të hequr orenditë e tyre.

New York, pranga policit shqiptar

polici 1 sqipAutoritetet amerikane arrestuan një polic shqiptar, i cili shërbente në “Queens” të New York-ut, pasi akuzohet se u vinte gjoba dhe merrte ryshfete disa bizneseve, mes të cilave edhe bizneseve të drejtuara nga shqiptarët në Nju Jork.

Pak kohë pasi e kishte hapur restorantin e ri në Astoria në lagjen “Queens” të Nju Jorkut, pronari është përballur me një vizitor të padëshiruar. Vizitori i ka thënë pronarit se për të operuar në “lagjen tonë” të kushton para, raporton “The New York Times”.

Kjo kërkesë ka qenë irrituese, pasi pronari i restorantit nuk e dinte se me kë kishte të bënte. Kërcënuesi ishte Redinel Dervishaj, vëllai i një prej shqiptarëve më të kërkuar. Redineli rezulton edhe vetë si një i përndjekur për një incident të vitit të kaluar, në Staten Island.

Redinel Dervishaj ishte arrestuar vitin e kaluar me akuzën e vrasjes

Pronari i restorantit ka thirrur një oficer policie, të cilin e kishte mik. Në vend që të ndërhynte dhe të shuante sherrin, oficeri amerikan me orgjinë shqiptare, Besnik Llakatura, e ka nxitur pronarin që ta paguajë Redinel Dervishajn. Mësohet  se polici Llakatura i ka thënë pronarit, “këta njerëz e udhëheqin Astorian”, duke i bërë kështu të qartë se ai duhet të paguante.

Ajo çka Llakatura nuk i ka thënë pronarit të restorantit, ishte se nga kjo pagesë ai do të përfitonte gjashtë mijë dollarë.

“Viktima është tradhëtuar më tej kur ka kërkuar ndihmë nga Besnik Llakatura, oficer policor i qytetit të Nju Jorkut”, -është shprehur George Venizelos, asistent drejtor i zyrës së FBI-së në Nju Jork.

Mëngjesin e së martës, oficeri Llakatura është arrestuar në shtëpinë e tij në Staten Island, me akuzën e konspiracionit dhe përpjekjes për zhvatje. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi Redinel Dervishajn dhe mbi personin e tretë të përfshirë në ngjarje, Denis Nikolla. Nga të dhënat e policisë së New York-ut, mësohet se Redinel Dervishaj ishte arrestuar edhe vitin e kaluar me akuzën e vrasjes.

Tre të akuzuarit janë imigrantë nga Shqipëria, ndërsa identiteti i pronarit të restorantit është mbajtur fshehtë, por mësohet se edhe ai është shqiptar. Në gjykatë pronari është prezantuar si “John Doe”.

Tre të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, por gjykatësja e çështjes ka urdhëruar që momentalisht ata të mbahen në paraburgim.

Nga ana tjetër, avokati i Llakaturës, Kevin Keating, ka hedhur dyshim mbi akuzat duke thënë se “kjo është një çështje shumë e çuditshme, që e bën tërësisht të pabesueshme, që një oficer policie të përfshihet në një krim të tillë, vetëm për gjashtë mijë dollarë”,  para të cilat ai do t’i fitonte nëse bëhej pagesa prej pronarit të restorantit.

Por, nga të dhënat e prokurorisë, rezulton se në mes të muajit korrik dhe nëntor, pronari ka paguar 24 mijë dollarë. Dokumentet e gjykatës për këtë rast thonë se në atë kohë pronari bashkëpunonte me FBI-në.

Ky hetim i cili përfshin edhe regjistrime ka hapur një dritare të re për sa i përket zhvatjes së pronarëve të tjerë shqiptarë të restoranteve.

Nishani: Shqipëria meriton statusin

Bujar NishaniPresidenti Bujar Nishani, duke pohuar se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, theksoi se një vendim i tillë do të inkurajonte procesin e reformave në të ardhmen.

Deklarata është bërë sot gjatë një takimi që ai pati me Delegacionin e Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga zoti Jonathan Evans, Raportues i Komitetit për Shqipërinë.

“Presidenti theksoi se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, bazuar në arritjet e deritashme dhe shtoi se një vendim i tillë do të inkurajonte procesin e reformave në të ardhmen, ndër të cilat veçoi sfidat për konsolidimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformimin e sistemit të drejtësisë mbi parimin e profesionalizmit, transparencës, parandalimit të influencave dhe presioneve nga politika, apo nga interesa të tjera korruptive”, citon njoftimi i Presidencës.

Sipas njoftimit, Evans, pasi vlerësoi sukseset e reformave në Shqipëri, shprehu shqetësimin për perceptimin e lartë të korrupsionit në vend dhe mundësinë e ndërhyrjes së politikës në drejtësi dhe aspekte të tjera.

“Ai shfaqi bindjen se presidenti mund të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe në inkurajimin e dialogut dhe konsensusit të nevojshëm politik të domosdoshëm për mbarëvajtjen e procesit të reformave dhe integrimit”, thuhet në njoftim.

Presidenti vuri në dukje se pjekuria politike dhe shoqërore janë faktorë inkurajues dhe e siguroi bashkëbiseduesin se do të vijojë të jetë garantues i pavarësisë së institucioneve kushtetuese dhe inkurajues i një klime politike bashkëpunimi në vend.

Sfidon autoritetet amerikane, nuk lëviz nga shtëpia

shqiptarja azilNëna shqiptare, nga Troy, Michigan, që ka marrë urdhër deportimi për 24 orë vendosi ta sfidojë autoritetin e emigracionit, duke thënë se nuk ka ndërmend të lëvizë nga shtëpia. Çile Preçetaj pritej të dëbohej dje në orën 10:30 të mëngjezit nga Metro Airport në Detroit, mirëpo, bashkëshorti i saj i tha gazetës lokale “Frë Press” se oficerët e emigracionit le të vijnë ta marrin po të duan me forcë në shtëpi. Le ta marrin nga duart e tre fëmijëve të vegjël që janë qytetarë amerikanë, sikur të ishte një kriminele e rrezikshme. “Kjo do t’i tregojë botës se me çfarë ‘kriminelësh të regjur’ po merret emigracioni”, tha ai. “Çfarë krimesh ka kryer? U përpoq në të gjitha mënyrat për të bashkëpunuar me këta njerëz”, tha i shoqi, Pjeter (Pete) Gojçeviç, i cili shtoi se gruaja e tij 40-vjeçare ka jetuar me ndershmëri dhe nuk ka kryer asnjë krim. “As edhe një gjobë për parkim, nuk ka marrë ndonjëherë”, tha Gojçeviç, që ka jetuar në SHBA për 40 vite.

Ai tregoi për vajzat që janë të tmerruara nga situata dhe duan të dinë se kur mund të kthehen në shkollë. Ai beson se gruaja e tij që hyri në SHBA në mënyrë të paligjshme, përpara 13 vitesh, duke ikur nga një ish-i fejuar abuzues dhe i dhunshëm, e ka fituar të drejtën të jetojë në këtë vend. Ajo kërkoi azil, por gjykatësi ia hodhi poshtë kërkesën në 2007. “Në eksperiencën time, nuk kam parë kurrë që të dëbohet një nënë me fëmijë. Asnjë nuk arrin ta besojë se kjo gjë do të ndodhë realisht”, -është shprehur avokati ligjor i shqiptares, Andrew Johnson, i cili duhet të shpëtojë në një kohë rekord klienten e tij nga dëbimi. Ndërsa bashkëshorti i saj, me origjinë jugosllave, Pjetero (Pete) Gojçeviç tha se po pret që të ndodhë ndonjë mrekulli që gruaja dhe fëmijët e tij të mos dëbohen nga Detroit-i, raporton “Detroit Free Press”.

Historia

40-vjeçarja shqiptare, Çile Preçetaj, ka lindur në vitin 1972 në Shqipëri. Në vitin 2000 ajo udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që t’i shpëtonte kështu abuzimit të të  fejuarit të saj, nga i cili kishte frikë se mos e rrëmbente dhe e shiste për prostitucion. Pas arratisjes nga Shqipëria, Preçetaj së bashku me disa shoqe të tjera, nëpërmjet Kanadasë, hyri ilegalisht në SHBA. Menjëherë pas arritjes në “tokën e premtuar”, ajo iu dorëzua autoriteteve amerikane dhe kërkoi strehim. Gjatë kohës që ajo jetonte në SHBA në mënyrë ilegale, Preçetaj u martua me një jugosllav, i cili ishte zhvendosur në SHBA 40 vjet më parë. Ajo ka tre fëmijë dhe që të tre kanë nënshtetësi amerikane. Pavarësisht kërkesës së saj për strehim, një gjyqtar që merrej me çështjet e emigracionit, e rrëzoi kërkesën e 40-vjeçares për strehim, duke argumentuar se asaj i mungonte besueshmëria dhe dyshohej se ajo ishte e përfshirë krime dhe prostitucion. Preçetaj nuk e mori të drejtën e strehimit, për shkak se “femrat e reja dhe të pashme nuk bëjnë pjesë në grupin e azilkërkuesve”.

Kështu në vitin 2008 gjykata e rrëzoi përfundimisht kërkesën e shqiptares për azil. Ndërkohë 40-vjeçarja shqiptare vazhdoi të jetonte në SHBA, dhe gjatë kësaj kohe ishte e detyruar që të paraqitej tek autoritetet e Detroit një herë në muaj. Ajo e dinte që do të vinte një ditë kur duhej të largohej, por nuk e dinte se cila do të ishte ajo ditë që do të sillte dëbimin e saj nga SHBA-të dhe ndarjen nga bashkëshorti. Të hënën Preçetaj mori urdhrin që brenda 24 orëve duhej të largohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dje pritej që të kthehej në Shqipëri, për të jetuar me prindërit e saj të moshuar në një fshat në veri të vendit, bashkë me tre fëmijët e saj, por larg bashkëshortit. Burri i saj, Gojçeviç thotë se është i habitur për këtë vendim të qeverisë amerikane, pasi presidenti Barack Obama, ka thënë se nga SHBA-të duhet të largohen vetëm ata emigrantë, të cilët kanë histori kriminale dhe jo ata që kanë fëmijë me nënshtetësi amerikane, dhe për më tepër ata që janë të pastër dhe nuk kanë kryer asnjë vepër penale. “Lërini fëmijët të jetojnë dhe të rriten në një vend të cilin e njohin”, -i ka bërë apel qeverisë Gojçeviç.

Kush do të jetë personazhi i vitit?

cover_timeSi çdo vit, redaksia e revistës “Time”  zgjedh personin e vitit, dhe kërkon nga lexuesit e saj për të marrë pjesë në zgjedhje për të votuar për personin që ka ndikuar më shumë në botën e lajmeve në 2013 . Kandidati i preferuar nga lexuesit do të shpallet më 6 dhjetor, ndërsa personazhi i vitit, i zgjedhur nga redaktorët do të zbulohet më 11 dhjetor. Personazhet në garë janë 44 : Pope Francesco Wendy Davis, deputet në Teksas u përpoq për të bllokuar miratimin e ligjit kundër abortit me një fjalim që zgjati për orë të tëra, nga Angelina Jolie tek presidenti i ri iranian Hassan Rouhani, e deri tek Jeff Bezos, pronar i Amazon i cili këtë vit bleu Washington Post .

Ju mund të votojnë këtu :

http://poy.time.com/2013/11/25/vote-now-who-should-be-times-person-of-the-year/slide/jeff-bezos/

Që nga momenti kur “Time” zgjodhi si person të vitit Charles Lindbergh më 1927, pas fluturimit të tij historik transatlantik, tradita për zgjedhjen e personit të vitit nuk është pezulluar kurrë. Në vitin 2012, personi i vitit ishte Barak Obama i sapo zgjedhur si president. Këtë vit ju mund të votoni në Twitter duke përdorur hashtag # TIMEPOY .

http://https://twitter.com/search?q=%23TIMEPOY&src=hash

*The Time

Burg të përjetshëm për vrasësin e Tafës

aldo hoxhaGjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm Aldo Hoxhën duke e shpallur autor të vrasjes së Fatbardha Tafës.

Tafa mbeti e vrarë gjatë një tentative grabitjeje, ku sipas prokurorisë kishte si autor pikërisht 20-vjeçarin. Ngjarja ndodhi më 7 gushtit të vitit 2012në zonën e fushës së Aviacionit në Tiranë.

Sipas prokurorisë, Hoxha tentoi t’i fshihej policisë, pasi në momentin e arrestimit ai u gjet poshtë krevatit në shtëpinë e dajës së tij. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse mohon akuzat me pretendimin se i pandehuri nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, në kohën që është kryer vrasja.

Në një kohë që prokuroria ka pretenduar për fakte të pakundërshtueshme që dëshmojnë se Aldo Hoxha është autori i vërtet i ngjarjes pasi në vendngjarje është gjetur kapelja e 20-vjeçarit, në të cilën kishte fije floku dhe njolla gjaku, pala mbrojtëse ka kërkuar riekspertim të kapeles.

Hoxha është shpallur fajtor për akuzat e “vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “plagosjes së lehtë me dashje”, në dëm të Lumturie Gjanës, motrës së viktimës Fatbardha Tafa.

Biden mbërrin në Pekin, takime me liderët kinez

joe bindenZëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Pekin për takime me liderët kinez.

Bisedimet pritet të përfshijnë edhe rritjen e tensioneve në këtë rajon, pas vendimit të Kinës për të deklaruar si zonë me ndalim-fluturimi mbi ishujt e kontestuar në Detin Lindor Kinez.

Biden i cili fluturoi për Kinë pas vizitës tek aleatja amerikane Japonia të martën, tha se ai është i brengosur thellë për veprimet e Pekinit.

Ministria kineze e mbrojtjes tha të mërkurën se forcat e saj janë plotësisht të  pergatitura  per të kontrolluar në këtë zonë. Kjo  masë e marrë nga  kina  pritet të dominojë të gjithë javën e bisedimeve të zevendës presidentit amerikan.

Si SHBA-të edhe Japonia kanë shprehur kritika të forta për vendosjen e  keësaj zone nga Kina, që përfshin edhe ishujt e pretenduara dhe të kontrolluara prej Japonisë. E cilësiar si zona ADIZ përfshin gjithashtu edhe një shkëmb nënujor, të pretenduar nga Korea e Jugut.

Kina njoftoi se të gjithë avionët që do të operojmë në zonën e saj ADIZ, duhet të ndjekin rregulla të veçanta, si dhënia e planeve të fluturimit, në të kundërt do të përballeshin me masa emergjente mbrojtëse.

Avionë të SHBA-ve, Japonisë dhe Koresë së Jugut kanë sfiduar këto rregulla, ndërsa linjat ajrore komerciale të Japonisë kanë pranuar një kërkesë të qeverisë për të mos i respektuar ato. Të premten, Kina ngriti në fluturim avionë luftarakë për të monitoruar aeroplanët amerikanë dhe japonezë që fluturonin në zonë.

Vrasja e gjimnazistit, Rama:Këmbanë alarmi për shoqërinë

edi rama   yKryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me vrasjen e gjimnazistit Adriatik Toto, mëngjesin e sotëm në Shkozet të Durrësit.

Ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjen e të riut, Rama është shprehur se kjo ngjarje është kambanë alarmi për të gjithë qeverinë.

Sipas një njoftimi të Kryeministrisë thuhet se Rama ka kërkuar një hetim të plotë të gjithë ngjarjen.

“I keqardhur për lajmin, Edi Rama shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e djalit që humbi jetën dhe i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm dhe Ministres së Arsimit të shkojnë në vendngjarje për tu siguruar që të afërmit e viktimës, studentët dhe mësuesit të kenë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e nevojshëm. Kjo ngjarje tragjike është një kambanë e fortë alarmi për të gjithë, qeverinë, trupat mësimore, prindërit, shoqërinë në tërësi. Kryeministri ka kërkuar të bëhet një hetim i plotë dhe të njihet me të gjitha faktet, në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme që ngjarje të tilla të mos përsëriten” thuhet në njoftimin e Kryeministri.

Një grua duke pritur për të votuar për zgjedhiet lokale në New Delhi

Një grua duke pritur për të votuar për zgjedhiet lokale në New Delhi, Indi. (Ahmad Masood, Reuters/Contrasto)
Një grua duke pritur për të votuar për zgjedhiet lokale në New Delhi, Indi. (Ahmad Masood, Reuters/Contrasto)
Një grua duke pritur për të votuar për zgjedhiet lokale në New Delhi, Indi. (Ahmad Masood, Reuters/Contrasto)

Vazhdon greva e minatorëve të Bulqizës

minatoret e Bulqizes_11Sot 73 minatorët e zonës D në Bulqizë, janë në ditën e 3-të të grevës së urisë.

Greva po zhvillohet në hyrje të minierës. Edhe pse kushtet me të cilat po përballen minatorët prej dy ditësh nuk janë aspak në favor të tyre, ata janë të vendosur që të vazhdojnë deri në fund derisa t’i jepet zgjidhje përfundimtare problemit të tyre.

Bëhet me dije se në vendin ku ndodhen grevistët nuk ka asnjë ambulancë apo mjek, që t’iu qëndrojë pranë pasi gjendja shëndetësorë e tyre është tepër kritike.

Pasi minatorë kanë kërkuar shkakun e bllokimit të punës së tyre, përfaqësuesit e policisë private u kanë shpjeguar që e gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e një shkrese, që iu ka dhënë këtyre të fundit, kreu i Komisariatit të Bulqizës.

Ai ka thënë se minatorët nuk duhet të lejohen të punojnë në galeritë e nëntokës.

Ndërkaq, minatorët kanë zbritur nga autobusi dhe forcërisht kanë thyer dyert e garderobës, ku dhe po vazhdojnë grevën e urisë të vendosur për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit të tyre.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, priti dje në një takim përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve, Kol Nikollaj dhe Taf Koleci.

Përfaqësuesit e minatorëve dhe ministri, diskutuan për gjetjen e një zgjidhjeje, për problemin e pagesave në përputhje me ligjin dhe në respekt të detyrimeve kontraktuare që kompanitë kanë ndaj punëmarrësve. Ministri deklaroi se të gjitha subjektet do të jenë të detyruara të trajtojnë me pagesë punëtorët, në zbatim të Kodit të Punës dhe detyrimeve që lindin prej kontratave.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Energjetikës deklaroi se në zbatim të Kodit të Punës, minatorët duhet të përfitojnë pagat e tyre edhe gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, greva e urisë ka hyrë në ditën e tretë të saj.

Minatorët grevistë, thonë se nuk do të largohen nga greva pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Në respektim të Urdhrit të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, shoqëria Albchrome i ka kërkuar Tur-Alb-Krom shpk:

 Të pezullojë menjëherë aktivitetin minerar në Zonën D   Të marrë masa për eliminimin e mangësive të konstatuara nga kontrollet e RISHMI dhe AKBN, mangësi që janë përgjegjësi e drejtpërdrejt e Tur-Alb-Krom dhe që kanë sjellë pezullimin e Zonës D.