Burg të përjetshëm për vrasësin e Tafës

51

aldo hoxhaGjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm Aldo Hoxhën duke e shpallur autor të vrasjes së Fatbardha Tafës.

Tafa mbeti e vrarë gjatë një tentative grabitjeje, ku sipas prokurorisë kishte si autor pikërisht 20-vjeçarin. Ngjarja ndodhi më 7 gushtit të vitit 2012në zonën e fushës së Aviacionit në Tiranë.

Sipas prokurorisë, Hoxha tentoi t’i fshihej policisë, pasi në momentin e arrestimit ai u gjet poshtë krevatit në shtëpinë e dajës së tij. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse mohon akuzat me pretendimin se i pandehuri nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, në kohën që është kryer vrasja.

Në një kohë që prokuroria ka pretenduar për fakte të pakundërshtueshme që dëshmojnë se Aldo Hoxha është autori i vërtet i ngjarjes pasi në vendngjarje është gjetur kapelja e 20-vjeçarit, në të cilën kishte fije floku dhe njolla gjaku, pala mbrojtëse ka kërkuar riekspertim të kapeles.

Hoxha është shpallur fajtor për akuzat e “vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “plagosjes së lehtë me dashje”, në dëm të Lumturie Gjanës, motrës së viktimës Fatbardha Tafa.