Vazhdon greva e minatorëve të Bulqizës

65

minatoret e Bulqizes_11Sot 73 minatorët e zonës D në Bulqizë, janë në ditën e 3-të të grevës së urisë.

Greva po zhvillohet në hyrje të minierës. Edhe pse kushtet me të cilat po përballen minatorët prej dy ditësh nuk janë aspak në favor të tyre, ata janë të vendosur që të vazhdojnë deri në fund derisa t’i jepet zgjidhje përfundimtare problemit të tyre.

Bëhet me dije se në vendin ku ndodhen grevistët nuk ka asnjë ambulancë apo mjek, që t’iu qëndrojë pranë pasi gjendja shëndetësorë e tyre është tepër kritike.

Pasi minatorë kanë kërkuar shkakun e bllokimit të punës së tyre, përfaqësuesit e policisë private u kanë shpjeguar që e gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e një shkrese, që iu ka dhënë këtyre të fundit, kreu i Komisariatit të Bulqizës.

Ai ka thënë se minatorët nuk duhet të lejohen të punojnë në galeritë e nëntokës.

Ndërkaq, minatorët kanë zbritur nga autobusi dhe forcërisht kanë thyer dyert e garderobës, ku dhe po vazhdojnë grevën e urisë të vendosur për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit të tyre.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, priti dje në një takim përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve, Kol Nikollaj dhe Taf Koleci.

Përfaqësuesit e minatorëve dhe ministri, diskutuan për gjetjen e një zgjidhjeje, për problemin e pagesave në përputhje me ligjin dhe në respekt të detyrimeve kontraktuare që kompanitë kanë ndaj punëmarrësve. Ministri deklaroi se të gjitha subjektet do të jenë të detyruara të trajtojnë me pagesë punëtorët, në zbatim të Kodit të Punës dhe detyrimeve që lindin prej kontratave.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Energjetikës deklaroi se në zbatim të Kodit të Punës, minatorët duhet të përfitojnë pagat e tyre edhe gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, greva e urisë ka hyrë në ditën e tretë të saj.

Minatorët grevistë, thonë se nuk do të largohen nga greva pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Në respektim të Urdhrit të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, shoqëria Albchrome i ka kërkuar Tur-Alb-Krom shpk:

 Të pezullojë menjëherë aktivitetin minerar në Zonën D   Të marrë masa për eliminimin e mangësive të konstatuara nga kontrollet e RISHMI dhe AKBN, mangësi që janë përgjegjësi e drejtpërdrejt e Tur-Alb-Krom dhe që kanë sjellë pezullimin e Zonës D.