Biden mbërrin në Pekin, takime me liderët kinez

54

joe bindenZëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Pekin për takime me liderët kinez.

Bisedimet pritet të përfshijnë edhe rritjen e tensioneve në këtë rajon, pas vendimit të Kinës për të deklaruar si zonë me ndalim-fluturimi mbi ishujt e kontestuar në Detin Lindor Kinez.

Biden i cili fluturoi për Kinë pas vizitës tek aleatja amerikane Japonia të martën, tha se ai është i brengosur thellë për veprimet e Pekinit.

Ministria kineze e mbrojtjes tha të mërkurën se forcat e saj janë plotësisht të  pergatitura  per të kontrolluar në këtë zonë. Kjo  masë e marrë nga  kina  pritet të dominojë të gjithë javën e bisedimeve të zevendës presidentit amerikan.

Si SHBA-të edhe Japonia kanë shprehur kritika të forta për vendosjen e  keësaj zone nga Kina, që përfshin edhe ishujt e pretenduara dhe të kontrolluara prej Japonisë. E cilësiar si zona ADIZ përfshin gjithashtu edhe një shkëmb nënujor, të pretenduar nga Korea e Jugut.

Kina njoftoi se të gjithë avionët që do të operojmë në zonën e saj ADIZ, duhet të ndjekin rregulla të veçanta, si dhënia e planeve të fluturimit, në të kundërt do të përballeshin me masa emergjente mbrojtëse.

Avionë të SHBA-ve, Japonisë dhe Koresë së Jugut kanë sfiduar këto rregulla, ndërsa linjat ajrore komerciale të Japonisë kanë pranuar një kërkesë të qeverisë për të mos i respektuar ato. Të premten, Kina ngriti në fluturim avionë luftarakë për të monitoruar aeroplanët amerikanë dhe japonezë që fluturonin në zonë.