Si çdo vit, redaksia e revistës “Time” zgjedh personin e vitit, dhe kërkon nga lexuesit e saj për të marrë pjesë në zgjedhje për të votuar për personin që ka ndikuar më shumë në botën e lajmeve në 2013 . Kandidati i preferuar nga lexuesit do të shpallet më 6 dhjetor, ndërsa personazhi i vitit, i zgjedhur nga redaktorët do të zbulohet më 11 dhjetor. Personazhet në garë janë 44 : Pope Francesco Wendy Davis, deputet në Teksas u përpoq për të bllokuar miratimin e ligjit kundër abortit me një fjalim që zgjati për orë të tëra, nga Angelina Jolie tek presidenti i ri iranian Hassan Rouhani, e deri tek Jeff Bezos, pronar i Amazon i cili këtë vit bleu Washington Post .
Që nga momenti kur “Time” zgjodhi si person të vitit Charles Lindbergh më 1927, pas fluturimit të tij historik transatlantik, tradita për zgjedhjen e personit të vitit nuk është pezulluar kurrë. Në vitin 2012, personi i vitit ishte Barak Obama i sapo zgjedhur si president. Këtë vit ju mund të votoni në Twitter duke përdorur hashtag # TIMEPOY .