Arrestohet Kreu i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu

shamikuqjaBurime të Ministrisë së Brendshme kanë bërë me dije se sapo është arrestuar Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Mziu është arrestuar me akuzën për shpërdorim detyre. Së bashku me kreun e Bashkisë, mësohet se është arrestuar edhe Drejtori Juridik i Bashkisë, Atli Hoti.

Kreu i Bashkisë së Kamzës akuzohet për abuzimin në tender në ndërtimin e rrugës Valias i ri – Laknas. Arrestimi erdhi pas një hetimi i cili kishte nisur disa muaj më parë, nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës.

Ndërkohë mësohet se Gjykata e Tiranës, ka vendosur ndaj kryebashkiakut, masën e sigurisë arrest me burg, pas kërkesës së Task Forcës së Prokurorisë.

Kryebashkiaku i Kamzës aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Xhelal Mziu është zgjedhur si kryebashkiak i Kamzës në 18 shkurt të vitit 2007 dhe në vitin 2011 ka fituar mandatin e dytë si përfaqësues i Partisë Demokratike .

Berisha shqiptarëve: Të gjithë në protestë kundër Ramës

berisha PCIsh Kryeministri Berisha, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bën thirrje për protestë ditën e nesërme, për të dalë kundër taksave të qeverisë Rama.

“Të gjithë nesër në protestë! Shërbimi shëndëtesor falas, megamashtrimi tjetër i madh i Edi Ramës!   Të dashur miq, premtimi i persëritur me qindra herë në takimet elektorale në sheshet, sallat dhe studiot televizive për të marrë votat shqiptarëve, u provua një nga mashtrimet më të medha të Edi Rames.   Me ligjin që ka sjellë në Parlament, qeveria Rama-Meta jo vetëm hodhi në kosh premtimin elaktoral të Ramës, por bëri të kundertën, duke rritur me 5 herë sigurimet shëndetësore në fshat dhe hoqi tavanin për rritjen e tyre në qytet.   Këtij i thonë poshtërim i vertetë i dinjitetit njerëzor, abuzim grotesk me ata që të besuan votën. Ne nuk duhet të pranojmë këtë megamashtrim!! Të gjithë nesër në protestë në orën 12:00 përpara Kryeministrisë!”, shkruan Berisha.

Një autobus është përplasur me një pemë në Kennington, Londër

Një autobus është përplasur me një pemë në Kennington, Londër. Të paktën 23 persona ngelën të plagosur. (Suzanne Pulnkett, Reuters/Contrasto)
Një autobus është përplasur me një pemë në Kennington, Londër. Të paktën 23 persona ngelën të plagosur. (Suzanne Pulnkett, Reuters/Contrasto)
Një autobus është përplasur me një pemë në Kennington, Londër. Të paktën 23 persona ngelën të plagosur. (Suzanne Pulnkett, Reuters/Contrasto)

Tahiri takon Daçiç në Forumin e Europës Juglindore dhe BE-së

Tahir-DacicMinistri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka marrë pjesë në Forumin e Ministrave të Brendshëm dhe atyre të Drejtësisë së vendeve të Europës Juglindore dhe Bashkimit Evropian që është zhvilluar në Budva të Malit të Zi. Në këtë forum janë diskutuar çështje të rëndësishme që përbëjnë shqetësim dhe janë njëkohësisht objektiva të përbashkëta për të gjitha vendet e rajonit, siç janë ato që lidhen me aspektet e aderimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Në këtë kuadër një rëndësi e veçantë i është kushtuar luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, si dhe mekanizmit të monitorimit të lëvizjes së qytetarëve të këtyre vendeve pas procesit të liberalizimit të vizave.

Duke marrë fjalën në takim, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri theksoi vendosmërinë e Qeverisë së re shqiptare për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet, si e vetmja rrugë për të siguruar për qytetarët shqiptarë standartet e shtetit ligjor dhe një shoqërie të drejtë europiane. Sipas ministrit shqiptar, rezultatet e muajve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit, të vlerësuara maksimalisht edhe nga organizmat europiane, janë treguesi më i qartë i angazhimit të Qeverisë Shqiptare për të rikthyer sundimin e ligjit che shembur murin e pandëshkueshmërisë. Ministri Tahiri u ndal edhe në masat që janë marrë e po merren në vijimësi për të frenuar trafikun e qënieve njerëzore dhe azil-kërkusit abuzivë drejt vendeve të BE.

Në forumin e zhvilluar në Budva merrnin pjesë ministrat e brendshëm të Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë si dhe përfaqësues të lartë të Ministrive të Brendshme të Italisë e Greqisë si dy vende që do të kenë kryesimin e BE-së gjatë vitit 2014.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka zhvilluar gjatë forumit ministerial edhe një takim me Komisioneren për Çështjet e Brendshme të Komisionit Europian, Cecilia Malmstrome dhe me disa nga pjesëmarrësit në këtë takim.

Çekia: Do t’i vëmë veton Shqipërisë për në BE

Jiri Rusnok-cekiRefuzimi mbi statusin nga Këshilli i BE-së, ka sjellë dhe një reagim të Çekisë, e cila ka deklaruar se në rast se do t’i duhej të vendoste mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE, do të vendoste veton.

Shkak për këtë është prishja e kontratës me kompaninë e shpërndarjes së energjisë, CEZ, nga qeveria e mëparshme.

Mediat çeke citojnë kryeministrin e këtij vendi, Jiri Rusnok, i cili është shprehur se mënyra si u soll qeveria me CEZ ishte një shpronësim i paprecedent, por ai shpreson të fitojë çështjen në arbitrazh ndërkombëtar.

“I kam thënë kryeministrit shqiptar se nëse nuk e njohin borxhin, me keqardhje do të bllokoj marrëveshjen me BE-në. Nuk është një gjë e këndshme, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, shprehet Rusnok.

Më tej, kryeministri çek i ashpërson tonet, duke e cilësuar Shqipërinë “një vend i mbushur me trafikantë droge”.

“Nuk do më duhet të vendos veton pasi as holandezët, gjermanët, francezët dhe britanikët nuk janë shumë entuziastë për anëtarësimin e këtij vendi të bukur ballkanik, të mbushur me trafikantë droge”, citohet Rusnok.

 

Engjëlli i Victoria Secret reklamë rrobave të banjës

Swanepoel
Swanepoel
Swanepoel

Modelja bukuroshe Candice Swanepoel është duke punuar për reklamimin e modeleve të fundit të rrobave të banjës, nga Victoria Secret. Modelja 25 vjeçare me origjinë nga Afrika e Jugut është cilësuar si një nga përzgjedhjet më pikante të Victoria Secret, për hir të bukurisë engjëllore të tipareve të fytyrës dhe përmasave fizike ideale për botën e modelimit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Swanepoel
Swanepoel

 

Swanepoel
Swanepoel

 

Swanepoel
Swanepoel

 

Swanepoel
Swanepoel

 

Swanepoel
Swanepoel

 

 

 

 

 

 

BE përforcon politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes

CEU1E ndodhur për një vizitë pune në Bruksel, Presidentja e Republikës së Lituanisë, vendit që ka Presidencën e radhës së Këshillit të BE-së, Dalia Grybauskaitė, ka marrë pjesë në Këshillin Europian, i fundit i zhvilluar për këtë vit. Pas një ndërprerje prej 5 vitesh, liderët europianë kanë diskutuar mbi sigurinë dhe mbrojtjen.

Presidentja e Lituanisë ka nënvizuar se në 10 vjet, kur strategjia e sigurisë europiane është adoptuar, situata ka ndryshuar, Europa është përballur me sfida të reja dhe një vlerësim i ri i mjedisit strategjik është i nevojshëm, duke parashikuar një rol më efikas të BE-së për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve.

Sipas Presidentes lituaneze, Europa duhet të përforcojë kapacitetet ushtarake dhe civile të BE-së, të përdorë në mënyrë më efikase forcat e ndërveprimit të shpejtë, dhe të zhvillojë një industri të mbrojtjes, konkurruese dhe transparente. Përforcimi i partneritetit strategjik dhe një bashkëpunim politik i BE-së me NATO-n, janë po ashtu të nevojshme, në veçanti në fushën e planifikimit të mbrojtjes dhe të shkëmbimit të informacionit. Presidentja lituaneze vlerëson se, BE dhe NATO duhet të plotësojnë njëra-tjetrën, të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe të mos kryejnë veprime të dyfishta.

Lituania do të kërkojë gjithashtu një përgjigje më aktive të BE-së, ndaj kërcënimeve kibernetike dhe energjetike si edhe një vëmendje më të madhe ndaj sigurisë detare.

Një tjetër interes i Lituanisë është garancia e sigurisë dhe e stabilitetit të fqinjësisë së BE-së. Sipas Presidentes, është shumë e rëndësishme angazhimi i vendeve të Partneritetit Oriental në misionet civile dhe operacionet ushtarake të BE-së. Presidentja vlerëson, se sa më shumë që fqinjësia e BE-së do të jetë e sigurt dhe e stabilizuar, aq më e sigurt do të jetë e gjithë Europa. Sipas Presidentes, ka pasur një fillim të mirë të Sometit të Vilnusit, ku një Marrëveshje u nënshkrua me Gjeorgjinë, për pjesëmarrjen e këtij vendi në misionet dhe operacionet e BE-së.

Liderët europianë kanë vlerësuar gjithashtu, gjatë mbledhjes së Keshillit, rëndësinë e misioneve të sigurisë, jo vetëm ushtarake, por edhe civile, pasi ato, lejojnë rivendosjen e sigurisë dhe të stabilitetit në vendet në konflikt./i.t/

 

 

Aksident rrugor pranë Ministrisë së Arsimit, një i vdekur dhe një i plagosur

policia...Mëngjesi i sotëm ka shënuar një tjetër aksident të rëndë në Kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë Ministrisë së Arsimit dhe raportohet se shtetasi Berti. M, rreth 40 vjeç ka humbur jetën, ndërsa shtetasi Ilmi. Q rreth 42 vjeç ka mbetur i plagosur, si pasojë e përplasjes së fuqishme të të dy mjeteve.

Polica e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje bën të ditur se dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëviznin të dy automjetet.

 

 

Schockenhoff: Serbia e Kosova të pavarura nga njëra-tjera në BE

Andreas-SchockenhoffQeveria gjermane thotë se është e vetëdijshme se nuk mund ta detyrojë Qeverinë në Beograd që ta njohë tani pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë,  Andreas Schockenhoff, nënkryetar i Grupit Parlamentar të Unionit Demokristian në Bundestagun gjerman, thotë se edhe Serbia, edhe Kosova duhet të jenë në gjendje që në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra të integrohen në Bashkimin Evropian.

“Kjo do të thotë se të dyja duhet të kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë e BE-së dhe të mos sjellin atje konflikte të pazgjidhura”, ka thënë njëri nga politikanët me më ndikim të partisë së kancelarës Angela Merkel.

Schockenhoff ka theksuar, se qëllim i Gjermanisë është integrimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por, se “të gjitha ato duhet të plotësojnë kushtet”.

Shtëpia e Bardhë publikon raportin mbi përgjimet

ObamaVOA

Shtëpia e Bardhë publikoi raportin e një komisioni ekspertësh të pavarur rreth praktikave të zbulimit amerikan. Rekomandimet e këtij raporti pritet të shërbejnë si bazë për të reformuar procedurat e ndjekura nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA). Presidenti Barack Obama u takua dje me anëtarë të grupit analizues, për të diskutuar mbi 46 rekomandimet që ata bënë mbi mënyrat se si të ndryshohen praktikat e amerikane të përgjimit.

Administrata e Presidentit Obama ka thënë se po shqyrton mënyra se si të përdorë më së miri aftësitë e saj të grumbullimit të informacionit në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së, pa cenuar në mënyrë të panevojshme liritë civile dhe privatësinë personale.

Grupi i eksertëve rekomandon mbrojtje më të mirë të lirive civile dhe një analizë të kujdesshme të pasojave të grumbullimit të informacioneve. Raporti gjithashtu bën thirrje për mbrojtjen e privatësisë të shtetasve jo-amerikanë.

Stephen Vladack, profesor i së drejtës në Universitetin Amerikan në Uashington, thotë se kjo është e rëndësishme pasi as qytetarët amerikanë jashtë vendit nuk mbrohen nga kushtetuta amerikane.

“Mendoj se një çështje e rëndësishme për ata që nuk janë shtetas amerikanë dhe që ndodhen jashtë kufijve të Shteteve të Bashkuara është gjetja e mënyrave për të përmirësuar mbrojtjen e privatësisë dhe kufizimet e kompetencave për përgjime, të cilat nuk trajtohen nga normat Kushtetuese. Duhet parë nëse Kongresi mund të bëjë ligje me masa mbrojtëse më të forta që sigurojnë që NSA-ja të mos grumbullojë çdo informacion që mundet, por të mbledhë informacion vetëm kur ka një arsye për ta bërë këtë.”

Në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi Jay Carney tha se presidenti Obama nuk do të marrë ndonjë vendim të menjëhershëm në lidhje me raportin prej 300 faqesh.

“Ai nuk do të bëjë gjykime të nxituara. Ai do ta shohë dhe do ta vlerësojë atë. Shqyrtimi i raportit nga ana jonë nuk do të përfundojë deri në janar. Pas kësaj, Presidenti do të ketë më shumë për të thënë në lidhje me të dhe në lidhje me rezultatet e kësaj pune.”

Komisioni i këshilltarëve të pavarur punoi nën drejtimin e shefit të Zbulimit Kombëtar për të analizuar praktikat e NSA-së, pas akuzave të ish-kontraktorit Edward Snowden se agjencia kishte mbledhur të dhëna mbi bisedat telefonike të qytetarëve. Zoti Carney pranoi se publikimi i informacioneve nga Snowden pati pasoja. Por ai tha se Presidenti kërkoi analizimin e politikave të zbulimit me qëllim bërjen e ndryshimeve në programin e mbikqyrjes së SHBA-së.

“Ndryshimet do të jenë të rëndësishme. Por ne theksojmë se puna që është bërë nga NSA-ja dhe agjenci të tjera të zbulimit është jetike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara, të popullit amerikan dhe të aleatë tanë. Ne nuk do të kompromentojmë punën që bëjmë në emër të sigurisë së Shteteve të Bashkuara.”

Presidenti Obama i mbrojti programet amerikane të përgjimit gjatë një fjalim në gusht, menjëherë pasi Edward Snowden publikoi disa nga dokumentet që dyshohet se ka marrë nga NSA-ja.

“Dua të qartësoj edhe një herë se Amerika nuk është e interesuar të përgjojë njerëzit e zakonshëm. Programet tona të zbulimit përqendrohen në gjetjen e informacionit të nevojshëm për të mbrojtur popullin tonë dhe shpesh për të mbrojtur aleatët tanë.”

Por zoti Obama premtoi transparencë më të madhe mbi mënyrat se si këto sisteme përgjimi përdoren.

Snowden tani ndodhet në Rusi. Ai kërkohet nga Shtetet e Bashkuara me akuza për spiunazh, por mbështetësit e tij përshëndesin veprimin e tij që nxiti një diskutim global mbi praktikat e sigurisë, të cilat prekin qytetarët e zakonshëm – një diskutim që shumë njerëz e konsiderojnë të vonuar.