Mziu, Basha: Procesi të jetë sipas ligjit dhe transparent

Lulzim-BashaKreu i opozitës ka reaguar për herë të parë lidhur me arrestimin e kryetarit të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, i cili është përfaqësues i Partisë Demokratike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se, duhet respektuar prezumimi i pafajësisë deri kur gjykata nuk ka dhënë vendim për shpalljen si fajtor të Mziut.

“Jemi informuar dje për këtë veprim. Dua të them pikë së pari që PD është e hapur për çdo hetim për çdo çështje. Së dyti që në rastin konkret si në çdo rast procesi të jetë sipas ligjit dhe transparent dhe ne po e monitorojmë me kujdes se çfarë po ndodh”, u shpreh Basha.

“Dua t’u bëj thirrje të gjithëve që sipas kushtetutës dhe ligjeve të vendit, Xhelal Mziu është i pafajshëm për sa kohë një gjykata e vendit nuk është shprehur ndryshe. Dua të theksoj se kemi besim të plotë tek drejtësia”, përfundoi kreu i PD-së.

Dhjetë shpikjet që ndryshuan botën

10 shpikjetLajmi për vdekjen e miut kompjuterik dhe i versioneve të para të postës elektronike (e-mail), si dhe të programit për përpunimin e tekstit në internet, inxhinierit  Douglas Engelbart, nxiti shumë reagime të sajteve të specializuara që të rikujtojnë shpikjet pa të cilat bota jonë s’do të dukej siç duket sot.

Për shumë shpikje nuk dihet se si dhe kur janë bërë, p.sh. poçi elektrik për zbulimin e të cilit është punuar me dekada.

Po sjellim listën e dhjetë shpikjeve më të rëndësishme sipas vlerësimit të sajtit “Clicktop”.

1. Studimi i baktereve 

Disiplina e biologjisë, që merret me studimin e baktereve, organizmave që nuk mund të shihen me sy, nisi të zhvillohej gjatë shekullit të 20-të, dhe i bashkon biologjinë dhe shkencat inxhinierike. Bëhet eksperimente me qëllim të krijimit të baktereve të cilat gjatë shpërthimit pas përplasjes me virusin shkatërrojnë trupat patogjene.

2. Rrjeti botëror global

Emri që përdoret më së shpeshti për këtë shpikje është ueb-i. Shpikës janë anglezi ser Tim Berners Lee dhe belgu Roneret Kaj, shkencëtarë të Cern-it. Shumëkush Web-in e identifikon me internetin. Por Web-i është vetëm një nga shërbimet e botës virtuale të internetit.

3. Aeroplani

Vilbur Rajt dhe vëllai i tij katër vjet më i ri, Orvit, kanë meritat që në një ditë të vrenjtur dhjetori të vitit 1903 realizuan ëndrrën shekullore të mitit për njeriun e parë fluturues Ikar , që si zogu t’i ngjitet qiellit mbi re. Këta vëllezër njihen si konstruktorët e parë të avionëve modernë dhe pilotë të fluturimit të parë në fluturake motorike.

4. Tranzistori

Në laboratorin e Aleksandar Bel treshja: Wiliam Shokli, John Bardin dhe Walter Britain në vitet pas Luftës së Dytë Botërore punuan pa ndërprerje  në gjysmëpërçuesit dhe efektet e transistorit. Për zbulimin e transistorit bipolar dhe gjysmëpërçuesit më 1956 janë shpërblyer me Çmimin Nobel.

5. Poçi elektrik

Para Tomas Edisonit dhjetëra shkencëtarë janë marrë me zbulimin e mjeteve që do të emetonin dritë. Në fillim të shekullit të 19-të, Humphry Dave prodhoi dritën e parë nga një trup i skuqur duke ngrohur një copë platin.  Zbulimi i poçit elektrik i atribuohet Edisonit, i cili e bleu dhe e përsosi patentin e hulumtuesve Henri Woodward dhe Methiu Evans.

6. Antibiotiku

Vetëm në shekullin e 20-të njerëzimi pati rastin të mbrojë më mirë shëndetin e vet. Në saje të kërkimeve të francezit Ernest Dychaien, doktorit nga Costarica Picad Twhite , skocezit Aleksandar Flamingut të cilët më 1928 zbulkuan pencilinën, dhe në fund australiani Howard Florie njeriu nisi të shërohej me antibiotikë.

7. Alfabeti i Morsit 

Ndonëse kishte studiuar kiminë e filozofinë, Samuel Finli Briz Morsi vendin në botën e shkencëtarëve të famshëm e siguroi duke zbuluar metodat telegrafike për transmetimin e porosive në largësi. Në këtë mënyrë çdo shkronjë u zëvendësua me sinjal tonik të shkurtër, të gjatë dhe tëkombinuar.

8. Letra

Shpikësit e letrës jetonin si besnikë në pallatin e Dinastisë Vu në periudhën nga viti 140 deri 80 para erës sonë. Receptura e parë bazohej në bambus dhe pëlhurë të tretur në ujë. Fshehtësia e bërjes së letrës është ruajtur një kohë të gjatë. Përmes Lindjes së Afërme letra së pari arriti deri në Turqi, e më vonë gjatë shekullit të 13-të edhe në Evropën Qendrore.

9. Kompasi

Edhe kjo shpikje e ka rrënjën në Lindjen e Largët. Vlerësohet se u zbulua gjatë sundimit të Dinastisë Han, e cila sundoi katër shekuj atë territor dhe e cila përnda trashëgimia historike ishte njëra nga më me ndikim.

10. Rrota

Rrota është shpikja më e afërta për të kënaqur dëshirat shekullore njerëzore për të ndërtuar prepetuum mobile. Sipas pohimeve të shkencëtarëve rrota vë në lëvizje qytetërimin që nga mileniumi i pestë para erës sonë dhe konsiderohet se detyra e parë e saj ishte të lëvizë qerren prej terrakote.

Berisha: Kryetar i PD-së nuk kthehem më. S’kam dhënë dorëheqje nga asgjë tjetër

Sali BerishaKryeministri Sali Berisha deklaron se nuk do të rikthehet në postin e kryetarit të PD-së, por duke lënë të hapura të gjitha detyrat e tjera në angazhimin politik. Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, ish-kryeministri Berisha lë të hapur të gjitha rrugët e tjera për përfshirjen e tij të plotë në politikë. Mbetet e paqartë nëse deklarata e tij nënkupton edhe rikthimin si kryeministër pa qenë kryetar i PD-së.

E parevokueshme që do të thotë në asnjë rrethanë ju nuk ktheheni më?

Jo, nuk kthehem më. Kryetar i PD-së nuk kthehem më. Unë kam dhënë dorëheqjen time. S’kam dhënë dorëheqje nga asgjë tjetër, full-stop. Unë jam 24 orë në 24 orë i angazhuar dhe i përkushtuar në politikë dhe këtë e kam thënë ditën e parë kur kam dhënë dorëheqjen, këtë e them sot dhe do ta them deri në orën e fundit kur do të merrem me politikë. Ky jam unë. Tani po të më pyesësh, merrem me politikë? Ndoshta nga kohërat që jam marrë më shumë. Natyrisht nuk drejtoj PD-në, por politikë, nga mëngjesi deri në darkë.

Ka pasur një lider të fortë Izraeli Ariel Sharon, i cili në çdo zgjedhje e falte partinë dhe në garë e fitonte vetë. Kur u shprehet se në asnjë rrethanë nuk ktheheni më kryetar i PD-së, por vetëm nga kjo kam hequr dorë, nga gjërat e tjera?

Nga asgjë tjetër dhe do të ishte gjëja më e pa ndershme për njeri të mendojë gjë tjetër. Zotëri, unë drejtova një forcë politike 23 vjet, me të gjitha bilancet, unë dhashë dorëheqjen për të respektuar për një parim, një vendim timin, por edhe një parim të madh të demokracisë, por mbi të gjitha të dinjitetit njerëzor.

Dinjiteti është i pari dhe jam i bindur se demokratëve iu lashë një trashëgimi që e meritonin, pastaj të tjerat janë dhe me vjen keq të them, por e kam nisur këtë rrugë para Partisë Demokratike, kur nuk kam ditur se do të jem i zoti një ditë të merrem me politikë, por e kam nisur dhe e kam nisur me një platformë, nuk e kam nisur me copëza.

Cilido që dëshiron t’u rikthehet atyre shkrimeve, në një kohë kur Shqipëria ishte diktaturë dhe ekzekutonte njerëz në kufi, do të gjejë që aty ka një platformë parimesh, për të cilat unë kisha vendosur të luftoja. Të mendojë kush se unë tërhiqem prej tyre sot, kurrë.

Zoti Berisha a keni frikë se Shqipëria mund të projektojë një tronditje ekonomike si ajo e ’97-s?

Kjo që po bën qeveria është absolutisht lule ’97-ta, çdo të jetë kjo pas dy vitesh. Çfarë patëm në ‘97-n, patëm anën më negative se qytetarët humbën, por sektori publik nuk pati asnjë qindarkë të humbur. Lexo pak, është një shkrim themelor nga studiues britanik, të cilin parlamenti britanik e ka adaptuar si dokument zyrtarë ne këtë shkrim, kjo quhet piramidëri, identike thotë ai me atë të gangsterëve shqiptarë të vitit ‘97.

Kjo që po bën qeveria është një piramidë në sektorin privat, qeveria po shndërron financat publike në një piramidë të tmerrshme, nga e cila do të vuajë çdo shqiptar në qoftë se e toleron.

Kur thoni në qoftë se e toleron çfarë keni parasysh?

Kam besim të madh se shqiptarët nuk do ta pranojnë këtë. Kam besimin më të madh tek qytetarët shqiptarë, të cilët nuk pranojnë të trajtohen në mënyrën sesi i trajton Edi Rama, që negocion dy muaj me fondin dhe nuk negocion as dy orë me qytetarët e vet. E bënë  këtë duke zbatuar kodin e heshtjes ndaj qytetarëve, ndaj biznesmenëve. Nuk është çështje fare partiake kjo. Qytetarët kam shumë besim se do të dinë t’i thonë jo kësaj qeverie, jo kësaj pakete me vendosmërinë më të madhe.

Kjo është paketë që votohet në parlament? 

Votohet në parlament, por lëvizja qytetare mbarëpopullore, është pastaj një parlament në vetë-vete ajo.

Po paralajmëroni protesta?

Absolutisht mbështes çdo protestë, demonstratë, grevë për tu ndaluar shndërrimin e financave publike të Shqipërisë në një piramidë që do t’i kushtojë çdo qytetari shqiptarë dhe unë kam besim të madh, që Shqiptarët kanë tashmë vetëdijen e nevojshme për tregun për të ndaluar këtë rrokullisje të madhe që ju ofron ky ekip.

A ka ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar që mendon si ju për këtë paketë fiskale?

Këtë paketë fiskale, përveç fondit nuk e ka shqyrtuar kush. Nga ta dinë? Kjo doli para 2-3 ditësh, kush ta dijë këtë, por them se qytetarët shqiptarë, bizneset shqiptare, grupet e interesit duhet të dëgjohen dhe të merren parasysh, përndryshe unë do të bëj thirrje me zërin tim, që kushdo qytetar i këtij vendi duhet të ngrihet dhe të mos pranojë të rrokulliset, të mos pranojë këtë shpërfillje të tmerrshme totale.

Pra qytetarët do të ngrihen jo për PD-në, apo për një forcë politike, por duhet të ngrihen për buxhetin tyre familjar dhe unë kam besim se do të ngrihen. Nuk mund të pranojnë këtë kod heshtjeje të turpshme, që kjo qeveri zbaton në çdo gjë tani edhe në buxhetin tyre të dytë. Unë i ftoj dhe do t’i ftoj çdo ditë dhe në mënyrë absolute vetëm për interesin e tyre. Unë jam një ishkryeministër, deputet, por kjo është e paimagjinueshme

 

Një familje refugjate në një qendër të shteteve të bashkuara në Juba, Sudan

Një familje refugjate në një qendër të shteteve të bashkuara në Juba, Sudan. (Ap/Lapresse)
Një familje refugjate në një qendër të shteteve të bashkuara në Juba, Sudan. (Ap/Lapresse)
Një familje refugjate në një qendër të shteteve të bashkuara në Juba, Sudan. (Ap/Lapresse)

BB miratoi 85 mln dollarë hua për ujësjellës-kanalizimet në Durrës

banka boteroreBordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore miratoi sot një hua të re për të ndihmuar Shqipërinëqë të përmirësojëcilësinë e shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve në qytetin bregdetar të Durrësit si dhe performancën financiare të ndërmarrjes sëujësjellësit të këtij qyteti.

Huaja e IBRD-së prej 85.3 milionë dollarësh amerikanë për Projektin e Investimeve për Sektorin e Ujit në Shqipëri ka për qëllim të përmirësojë rrjetin ekzistues të ujësjellës-kanalizimeve në rajonin e Durrësit, qyteti i dytë më i madh i vendit dhe njëri prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, si dhe porti kryesor i Shqipërisë.

Objektivat e projektit do të arrihen nëpërmjet investimeve parësore në rrjetin e ujësjellësit dhendërtimit të tubacioneve për transportin e ujit për të përballuar pamjaftueshmërinë e tij gjatëpikut të sezonit turistik; investimeve dytësore që i lidhin fshatrat me sistemin e ujësjellësit të qytetit; dhe investimeve parësore për të ulur humbjet në rrjetin e shpërndarjes së ujit; investimeve parësore në rrjetin e kanalizimeve dhe rritjes së kapacitetit të transferimit nga zona bregdetare turistike nëimpiantin ndërtuar rishtazi të trajtimit të ujërave të zeza në Durrës, dhe e mbështetjes së mëtejshme për ndërmarrjen eujësjellësit për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve tëofruara prej saj dhe situatën e saj financiare.

Qeveria i ka kushtuar përparësi sektorit të ujit dhe e ka përcaktuar zonën e Durrësit si përparësi në programin e saj.

“Për rrjedhojë, projekti ofron mundësi ideale për të çuar përpara axhendën e reformavetë politikave dhe atyreinstitucionale, tëshprehur edhe në Programin e Qeverisë dhe Strategjinë sektoriale, të shoqëruara këto me financimin e investimeve parësore,” thaTahseen Sayed, Menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.

Projekti do të bazohet në punën e bërënga programet e mëparshme të investimeve në sektorin e ujit në Qarkun e Durrësit dhe do të rrisë nivelin e përfshirjes së Bankës.

“Përfituesit kryesorë të projektit do të jenë rreth 400,000 qytetarë në sezonin e pikut (330,000 në pjesën tjetër të vitit), të cilët do të përfitojnë nga përmirësimet e shërbimeve nërajonin e Durrësit. Kjo përbën një përmirësim rrënjësor përsa i përket furnizimit me ujë dhe trajtimit të ujërave të zeza, mbulim më të gjerë të zonave urbane dhe rurale, si dhe mbrojtje më të mirë mjedisore të burimeve ujore në bregdet”, tha David Michaud, Specialist i Lartë i Bankës Botërore për Sektorin e Ujit dhe Drejtues i Ekipit të Projektit.

Më parë, Banka ka financuar triprojekte investimesh në sektorin e ujit. Këto projekte kanë financuar rehabilitimin e rrjetit tëfurnizimit me ujë, kanë forcuar kapacitetet si dhe kanë zbatuar reformat institucionale. Mësimet e nxjerra prej zbatimittë këtyre projekteve janëreflektuar edhe në projektin aktual. Këto mësime përfshijnë: fonde dhe investime të mjaftueshme krahasuar me nevojat, lidhja e ndryshimeve institucionale me reformat më të gjera sektoriale, angazhimi i duhur për reformat, shmangiae politizimitgjatë procesittë vendosjes së tarifave, përfshirja e analizës ekonomike politike të sektorit si dhe konsultimet me aktorët kryesorë.

Shqipëria u bë anëtare e Bankës Botërore në vitin 1991. Që prej kësaj kohe janë mbështetur 73 projekte me një vlerë të përgjithshme prej1.2 miliardë dollarësh nga IDA-ja dhe IBRD-ja, si dhe 49 projekte me vlerë të përgjithshme prej 225 milionë dollarësh nga IFC-ja. Aktualisht në Shqipëri po zbatohen pesë projekte në sektorin social, burimet natyrore, sektorin e ujit, energjisë, menaxhimin e sektorit publik, të cilët po e ndihmojnë Shqipërinë të arrijë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social dhe t’i hapin rrugën integrimit evropian.

Nietan: Mbyllja e derës së BE për Europën Juglindore nxit nacionalizmin

dietmarNëse Bashkimi Europiani mbyll derën për Europën Juglindore, kjo do të nxisë nacionalizmin, rindezjen e konflikteve dhe radikalizimin në popujt e këtyre vendeve. Kështu ka deklaruar Dietmar Nietan, deputeti socialdemokrat në komisionin e Bundestagut për politikën e jashtme e çështjet e BE-së, teksa ka folur në një intervistë për DW mbi dështimin e statusit kandidat për Shqipërinë dhe besimin në aftësimin e vendit në qershor 2014. Megjithatë Nietan, është shumë i qartë kur thotë se kriteret për anëtarësim duhen plotësuar.

“Po qe se paralizohen përpjekjet e BE-së për të ndihmuar këto vende të vijnë në BE pra, të paralizohet perspektiva e integrimit, njerëzit do të zhgënjehen, do të ndjehen të mashtruar, sepse atyre iu është premtuar gjithmonë, po qe se bëni reforma, jeni përzemërsisht të mirëseardhur, kjo do të kishe si pasojë që njerëzit do t’i kthenin kurrizin Europës. Harrojeni Bashkimin Europian. Dhe alternativë pastaj bëhet nacionalizmi, rindezja e konflikteve dhe radikalizimi. Kjo duhet ndaluar, prandaj apeloj ndaj partnerëve politikë në Europë që të mos heqin dorë nga premtimi për zgjerimin e BE-së në Europën Juglindore. Por ky premtim ka edhe anën tjetër, kriteret për anëtarësim duhen plotësuar”.
Deputeti socialdemokrat në komisionin e Bundestagut shprehet se kriza ekonomike që po kalon Eurozona nuk duhet të ndikojë në stopim të zgjerimit të BE.

“Nuk ka kohë të gabuar për zgjerimin. Në Këshillin Europian në Selanik në vitin 2003, ne vendosëm e premtuam se po qe se vendet e të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor zhvillohen, bëjnë reforma, shtetet e ish-Jugosllavisë arrijnë në një proces pajtimi, atëherë dera për në BE është e hapur. Kjo nuk ka për të ndryshuar dhe nuk duhet krijojmë përshtypjen se nuk duam t’i kemi këto vende në BE. Sigurisht në kohë krize ka shumë njerëz që kanë frikë nga zgjerimi i BE-së, por ne si politikanë duhet t’i bindim njerëzit që zgjerimi i BE-së nuk paraqet ndonjë rrezik për ta, në vend që të themi për shkak se ka shumë kritika le ta ndalojmë procesin e zgjerimit”.

Anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në BE duket se mbeten preçedent negativë në sytë e bllokut europian, çfarë i bën ata më hezitues dhe kritikë përkundrejt Ballkanit Perëndimor. Por Nietan thekson se Europa nuk zbaton standarde të dyfishta, duke ju referuar kështu dhënies së datës për negociata me Serbinë, që në bindjen e deputetit gjerman krahasuar me vendet aspirante për në BE në Europën Juglindore ka bërë përparimet më të mëdha në 18 muajt e fundit.

“Mendoj se edhe për vende të tjera nuk është e lehtë, të marrim Malin e Zi, që gjendej në rrugë shumë të mirë të integrimit, ndërsa tani ka frenim. Kur Bashkimi Europian e shikon me sy kritik, Malin e Zi kjo ka të bëjë më shumë me përvojën që patëm me vendet që sapo përmendët ju. Tek Bullgaria dhe Rumania për arsye politike, siç themi ne në Gjermani, na u desh të mbyllnim të dy sytë, dhe të mbanim afatin e përcaktuar të anëtarësimit. Sot e dimë që ky ishte gabim, jo sepse nuk e donim Bullgarinë dhe Rumaninë në BE, por sepse ato nuk i kishin përmbushur kriteret ashtu siç duhet. Nga kjo kemi mësuar dhe jemi më kritikë.Nuk besoj, mund ta kuptoj zhgënjimin në Shqipëri, por duhet thënë hapur se Serbia krahasuar me vendet aspirante për në BE në Europën Juglindore ka bërë përparimet më të mëdha në 18 muajt e fundit. Kjo duhet vlerësuar. Por kur të hapen negociatat me Serbinë në drejtim të shtetit ligjor, luftimit të korrupsionit ky vend ka një punë shumë të madhe për të bërë. Fakti që do të hapen negociatat me Serbinë, nuk do të thotë që diku ekziston një rabat politik”.

Duke ju referuar dekalaratave të fundit të liderve europianë mbi kërkesat ndaj Shqipërisë, përfshirë këtu edhe kancelaren Angela Merkel, Nietan shprehet:

“Besoj se disa nga ministrat e Jashtëm donin të prisnin, nëse hapat e duhur të filluar nga qeveria Rama do të vazhdojnë më tej. Disa gjëra që sollën vonesën e tanishme lidhen me përplasjet e vazhdueshme mes qeverisë dhe opozitës në periudhën e qeverisjes së kryeministrit Berisha, duke bërë që disa nga elitat politike në Shqipëri të merreshin më shumë me veten e tyre se sa me integrimin e vendit në BE. Shoh perspektivë të mirë nën qeverisjen e kryeministrit Rama. Unë nuk jam ministër i Jashtëm dhe ndoshta vetë personalisht do të kisha marrë një vendim tjetër, por dua të siguroj popullin shqiptar për mbështetjen dhe kam shpresë që në mes të vitit të ardhshëm Shqipëria të marrë statusin kandidat.Unë nuk jam i informuar që në ministritë gjermane në dhomat e pasme të tyre të ekzistojë ndonjë listë për kokat që duhet të bien.Mendoj se është shumë e rëndësishme të arrihet që reformat në drejtësi të vihen në jetë në praktikë, të jenë pjesë e jetës së përditshme, pra që të funksionojnë. Bëhet fjalë për funksionimin e jo që të bëhen të gjitha detyrat e shtëpisë njeherazi, kjo do të pritej në fund të procecit të negociatave. Pra duhet të ekzistojë bindja që reformat janë bërë realitet në vend. Mendoj se kur të bëhet kjo edhe kritikët e fundit do të japin dritën e gjelbër. Unë kam besim, dhe mund ta kuptoj zhgënjimin e popullit shqiptar, por dua t’u them atyre se mundimi për reformat ia vlen”.

Obama premton rishikimin e programit të përgjimit të NSA-së

Barack ObamaPresidenti Barak Obama thotë se po shqyrton mundësinë e kufizimit të programeve qeveritare të përgjimit që zbatohen nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe parashikon të marrë në janar vendime mbi përmasat e përgjimit.

Zoti Obama u doli në mbrojtje praktikave të përgjimit në konferencën e fundvitit të zhvilluar dje në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për të dhënat e shërbimeve të zbulimit për të parandaluar sulmet terroriste kundër territorit dhe interesave amerikane. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të marrin një vendim për të qenë të vetmet “që çarmatosen”.

Megjithatë Presidenti tha se amerikanët kanë të drejtën të shqetësohen për “mundësinë e keqpërdorimit” të të dhënave që mbledh agjencia. Zoti Obama tha se programet e përgjimit do të jenë të suksesshme vetëm nëse amerikanët kanë besim në këto programe.

Presidenti i bëri komentet vetëm pak ditë pasi një gjykatës federal dha vendimin se mbledhja e tabulateve telefonike dhe të dhënave të komunikimit me internet nga qeveria, ku përfshihen numrat që telefonojnë amerikanët, data dhe gjatësia e telefonatave, është një akt që bie ndesh me kushtetutën. Një komision i pavarur sugjeroi kufizimin e disa programeve të përgjimit.

Presidenti foli për një numër temash para se të niset për në Havai me Zonjën e Parë dhe dy vajzat e çiftit për pushimet e fundvitit. Ai tha se nxjerrja e hollësive të programeve që zbaton Agjencia për Sigurinë Kombëtare nga ish-kontraktori Edward Snowden, ka dëmtuar marrëdhëniet diplomatike me vende të tjera.

Presidenti nuk pranoi të komentonte nëse mund t’i japë amnisti Snowdenit. Ish-kontraktori jeton tani në Rusi ku ka marrë azil të përkohëshëm dhe ballafaqohet me akuza për spiunazh, por një zyrtar i lartë i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare tha kohët e fundit se Shtetet e Bashkuara mund ta marrin në konsideratë idenë e amnistisë, me kusht që ai të kthejë të gjitha dokumentet sekrete ende të pabëra publike.

Disa ligjvënës amerikanë kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit, për ta detyruar të kufizojë programin bërthamor. Zoti Obama tha nëse komuniteti ndërkombëtar është seriozisht i përkushtuar ndaj negociatave, duhet të krijohet mjedisi që lejon përparim përmes kësaj mënyre.

Presidenti tha se zgjidhja e përkohëshme që u arrit në Gjenevë ka çuar në disa kufizime të kapaciteteve bërthamore të Iranit, për herë të parë në afro një dekadë.

Zoti Obama tha se ka rëndësi të provohet nëse mund të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme, “jo sepse është e garantuar, por sepse në mungesë të saj duhet të angazhohemi në ndonjë formë konflikti për të zgjidhur problemin dhe pasojat do të jenë të shumta”.

Zoti Obama u doli gjithashtu në mbrojtje reformave në kujdesin shëndetësor. “Struktura bazë e ligjit po funksionon,” tha Presidenti, megjithëse pohoi se procesi ka pasur shumë probleme.

Duke pasur parasysh skandalet me nxjerrjen e sekreteve kombëtare dhe problemet në zbatimin e ligjit për kujdesin shëndetësor, analistët thonë se 2013-a ka qenë viti më i keq në pesë vjetët e Presidencës Obama. Opinioni publik e shikon në shumicën e rasteve negativisht punën që po bën Presidenti. Sipas një ankete të rrjetit mediatik CNN, 56 për qind e të anketuarve kanë opinion negativ dhe 46 për qind shprehen pozitivisht.

Presidenti tha se viti 2014 duhet të jetë një vit veprash, për të fuqizuar tregun e punës dhe për të ndrequr sistemin e imigracionit. Ai vuri në dukje përparimet e fundit në ekonominë amerikane, por shtoi se duhet bërë më shumë për të ulur papunësinë dhe për të zgjatur asistencën për amerikanët që ende nuk kanë gjetur punë.

Megjithë ballafaqimet politike që kanë shoqëruar administratën Obama, Presidenti tha se marrëveshja e fundit me Kongresin lidhur me buxhetin për dy vjetët e ardhshëm tregon se Uashingtoni nuk është i bllokuar në një qorrsokak të pafund.

Parlamenti i Maqedonisë miraton buxhetin për vitin 2014

parlamenti maqedonasParlamenti i Maqedonisë miratoi të premten buxhetin për vitin 2014, pas një debati maratonë pesë ditor. Buxheti mori dritën jeshile me 67 vota pro të deputetëve të partive të maxhorancës VMRO-DPMNE dhe BDI dhe 26 vota kundër nga radhët e opozitës.

Projeksioni i buxhetit për vitin ardhshëm është 2,86 miliardë euro, rreth 7 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti. Me këtë buxhet parashikohet rritje ekonomike prej 3,2 për qind, inflacion prej 3,3 për qind dhe deficit të parashikuar prej 3,5 për qind.

Opozita për pesë ditë debate theksoi se buxheti është joproduktiv dhe përmban vetëm interesa të Qeverisë, dhe nuk është në interes të qytetarëve të vendit. Nga 684 amendamentet e propozuara nga deputetët e opozitës janë pranuar vetëm 5 prej tyre.

Ministri i Financave, Zoran Stavrevski deklaroi se buxheti për vitin 2014 mundësonë rritje ekonomike më dinamike përmes realizimit të investimeve kapitale, që janë 11 për qind më shumë se gjatë këtij viti, do të ruajë stabilitetin sociale përmes rritjes minimale të pensioneve dhe ndihmës sociale si dhe do të rris subvencionet me një vlerë prej 140 milionë euro.

Shqiptarët e Amerikës protestë para OKB: Mos prekni lumin Radika

PROTESTA-444x592Dhjetëra shqiptarë protestuan para selisë së OKB-së kundër planit të Qeverisë së Maqedonisë për ndryshimin e rrjedhës së lumit të Radikës në Dibër.

Protesta u organizua nga shoqata atdhetare “Dibra” e cila bëri thirrje kundër këtij plani strategjik sllav që ndryshon rrjedhën e lumit Radika, i cili do të derdhej në lumin Vardar dhe më pas në detin Egje, dhe kështu do t`i ndryshohej rrjedha natyrore drejt perëndimit.
Protestuesit firmosën edhe Peticionin që do t`i dorëzohet në mënyrë zyrtare të hënën sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe zyrës së OKB-së për ujërat (UN Water).

Peticioni, është kundër projektit të hidrocentralit “Fusha e Lukovës”, që parashikon ndryshimin e rrjedhës së lumit Radika, duke i`u shmangur rrjedhjes së tij natyrore nëpër Dibër.

Një kopje e këtij peticioni, sqaroi organizatori i kësaj proteste, është paraparë t’i drejtohet edhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ambasadores amerikane Susan E. Rice në OKB, administratës së Presidentit Obama, si dhe ambasadave të shteteve të mëdha në Kombet e Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë e Italisë,etj.

Protesta u udhëhoq nga anëtarët e Komisionit organizues Din Radoveshi, Ylber Pilku, Haxhi Maqellara dhe kryetari Musa Paçuku. Protesta u përshëndet me një telegram edhe nga kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata dhe këshilltarët komunal.

“Stop ndryshimit të rrjedhës së lumit Radika. Nuk do të lejohet një plan i paligjshëm i Qeverisë së Maqedonisë në kundërshtim edhe me konventat ndërkombëtare të ujrave dhe rezolutën 63/124 të OKB-së. Ne me protestat tona por edhe me reagimet tona nuk do të lejojmë që edhe pushtetarët tanë, që për shkak të ‘kolltukut’ të bëhen palë me qeveritaret maqedonas. Ne do të përkrahim dhe mbështesim pushtetarët dhe politikanët shqiptar, vetëm atëherë, kur at atë jenë njësh me popullin e tyre, të punojnë dhe dëgjojnë popullin e tyre, i cili u ka besuar dhe u ka dhënë votën” tha kryetari i këshillit organizues të protestës, Musa Paçuku.

Sipas tij, Qeveria e Shkupit në raport me shqiptarët, sidomos me ata të Dibrës së Madhe nuk ngjason me ate të ish-Jugosllavisë.

“Shkupi, tha ai nuk i pyet fare, për shqiptarët dhe për Dibrën, ashtu si vepronte edhe nën ish”Jugosllavinë” që u shkërmoq dhe nuk ekziston më, kur shqiptarët ishin qytetar të dorës së dytë apo të tretë…apo ku di unë si na konsideronin ata atëherë, dhe këta e sot!”, theksoi Paçuku, duke shtuar se Dibra sot po falimenton dhe është lënë krejtësisht e marxhinalizuar.

Ai tha se shqiptarët e Maqedonisë që jetojnë në SHBA shprehin për çdo ditë shqetësimet e tyre për gjendjen e rënduar të shqiptarëve në Maqedoni dhe politikave të verbra nacionaliste të kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Fatkeqësisht mund t’ju them se ky vend që pretendon te jetë shtet dhe t’i bashkëngjitet BE, dhe NATO-s, ende ka mbetur pa emër dhe po thirret IRJM, dhe kjo a e dini pse?, falë atij nacionalizmit të sëmurë të Shkupit, dhe sidomos të Kryeministrit ultranacionalist Nikolla Gruevskit, që shpenzon qindra milionë dollar nga parat e popullit të vet, për të mbushur Shkupin me statujat e nacionalizmit maqedonas dhe të Car Dushanit”, theksoi kryetari i këshillit organizator.

Protesta u mbështet edhe nga shoqata panshqiptare “Vatra”, ku kryetari i saj theksoi se të gjithë shqiptarët përkrahin Dibrën, si një vatër strategjike e kulturës, tregtisë dhe zhvillimit kombëtar.

“Le të bashkohemi të gjithë shqiptarët e Amerikës, duke i bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë për të braktisur planin e saj që do të ketë implikime të padëshiruara të brendshme dhe ndërkombëtare”, theksoi Gjon Buçaj.

Një solidarizim të fuqishëm me dibranët shprehu në fjalën e tij, edhe kryetari i Akademisë Shqiptaro Amerikane te Shkencave Prof.dr. Skender Kodra, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptaro – Amerikan, Martin Shkreli, Shoqata “Çamëria” si dhe shoqata dhe personalitete tjera shqiptare.

Indi, gruaja lind 10 fëmijë njëherësh

shtatezeneKjo është cilësuar si rekord në Indi. Një 28 vjeçare ka lindur njëherësh 10 fëmijë. Lajmi bëhet i ditur nga shërbimi i lajmeve indo-aziatik.

Ajo lindi 9 nga 10 fëmijët e saj, para se të mbërrinte në spital, ndërsa të 10-in e solli në jetë në spital.

Doktorët bëjnë të ditur se asnjë nga fëmijët nuk mbijetoi. Sipas tyre ilaçet për ngjizjen e fëmijëve ndikuan në këtë shtatzëni të shumëfishtë.

“Dukej se nuk ishte një formë normale e shtatzënisë”, u shpreh Dr. Sumitra Yadav. Ndërkaq lindja e 10 fëmijëve njëherësh cilësohet shumë e rrallë, megjithëse janë raportuar edhe lindje të tjera të shumëfishta. Agjencia e lajmeve “Xinhua” citon një doktor që deklaron se marrë pjesë në lindjen e 15 fëmijëve njëherësh nga grua 35-vjeçare në vitin 1971.

Megjithatë aktualisht Nadya Suleman mban titullin e rekordeve Guinness, pasi në vitin 2009 solli në jetë 8 fëmijë dhe që të gjithë janë gjallë.