Çekia: Do t’i vëmë veton Shqipërisë për në BE

43

Jiri Rusnok-cekiRefuzimi mbi statusin nga Këshilli i BE-së, ka sjellë dhe një reagim të Çekisë, e cila ka deklaruar se në rast se do t’i duhej të vendoste mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE, do të vendoste veton.

Shkak për këtë është prishja e kontratës me kompaninë e shpërndarjes së energjisë, CEZ, nga qeveria e mëparshme.

Mediat çeke citojnë kryeministrin e këtij vendi, Jiri Rusnok, i cili është shprehur se mënyra si u soll qeveria me CEZ ishte një shpronësim i paprecedent, por ai shpreson të fitojë çështjen në arbitrazh ndërkombëtar.

“I kam thënë kryeministrit shqiptar se nëse nuk e njohin borxhin, me keqardhje do të bllokoj marrëveshjen me BE-në. Nuk është një gjë e këndshme, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, shprehet Rusnok.

Më tej, kryeministri çek i ashpërson tonet, duke e cilësuar Shqipërinë “një vend i mbushur me trafikantë droge”.

“Nuk do më duhet të vendos veton pasi as holandezët, gjermanët, francezët dhe britanikët nuk janë shumë entuziastë për anëtarësimin e këtij vendi të bukur ballkanik, të mbushur me trafikantë droge”, citohet Rusnok.