Arrestohet Kreu i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu

57

shamikuqjaBurime të Ministrisë së Brendshme kanë bërë me dije se sapo është arrestuar Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Mziu është arrestuar me akuzën për shpërdorim detyre. Së bashku me kreun e Bashkisë, mësohet se është arrestuar edhe Drejtori Juridik i Bashkisë, Atli Hoti.

Kreu i Bashkisë së Kamzës akuzohet për abuzimin në tender në ndërtimin e rrugës Valias i ri – Laknas. Arrestimi erdhi pas një hetimi i cili kishte nisur disa muaj më parë, nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës.

Ndërkohë mësohet se Gjykata e Tiranës, ka vendosur ndaj kryebashkiakut, masën e sigurisë arrest me burg, pas kërkesës së Task Forcës së Prokurorisë.

Kryebashkiaku i Kamzës aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Xhelal Mziu është zgjedhur si kryebashkiak i Kamzës në 18 shkurt të vitit 2007 dhe në vitin 2011 ka fituar mandatin e dytë si përfaqësues i Partisë Demokratike .