Schockenhoff: Serbia e Kosova të pavarura nga njëra-tjera në BE

41

Andreas-SchockenhoffQeveria gjermane thotë se është e vetëdijshme se nuk mund ta detyrojë Qeverinë në Beograd që ta njohë tani pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë,  Andreas Schockenhoff, nënkryetar i Grupit Parlamentar të Unionit Demokristian në Bundestagun gjerman, thotë se edhe Serbia, edhe Kosova duhet të jenë në gjendje që në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra të integrohen në Bashkimin Evropian.

“Kjo do të thotë se të dyja duhet të kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë e BE-së dhe të mos sjellin atje konflikte të pazgjidhura”, ka thënë njëri nga politikanët me më ndikim të partisë së kancelarës Angela Merkel.

Schockenhoff ka theksuar, se qëllim i Gjermanisë është integrimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por, se “të gjitha ato duhet të plotësojnë kushtet”.