Londër shembet tavani i teatrit Apollo, 88 të plagosur

britain-theater-collapseTeatri Apollo në Londër është bërë objekt i një incidenti që ka shkaktuar plagosjen e 88 personave, por fatmirësisht nuk ka pasur të vdekur.

Incidenti ka ndodhur gjatë shfaqjes teatrale “The Curious Incident of the Dog in the Night-Time”.

Punonjësit e ekipeve të shpëtimit që arritën në skenë thanë se personat e bllokuar nën auditorin me 775 vende ishin nxjerrë.

Dëshmitarët thanë se një pjesë e tavanit ra gjatë shfaqjes, duke bërë që spektatorët të dilnin të frikësuar pasi e kuptuan se nuk bëhej fjalë për një incident që ishte pjesë e skenarit të shfaqjes.

Policia tha se shkaku i shembjes nuk ishte i qartë, por nuk kishte shenja se është shkaktuar nga ndonjë akt i qëllimtë apo sulm.

 

AntiKitera, zbulimi i Arkeologjisë moderne

Mekanizmi i riprodhuar 2007
Mekanizmi i riprodhuar  2007
Mekanizmi i riprodhuar 2007

Në anën perëndimore të detit Egje, midis ishujve të Kretës dhe Kiteras, ndodhet ajo që quhet AntiKitera. Në brigjet e këtij ishulli në vitin 1900, nga një zhytës u gjet një anije antike e mbytur dhe e ngarkuar me amfora, statuja dhe objekte të tjera. Midis objekteve të tjera ishte diçka që mund të quhet si gjetja më madhështore e arkeologjisë moderne.

Jo vetëm pasuri në vlerë, arkeologjike dhe monetare, por një objekt prej bronzi kishte një strukturë dhe sofistikim të pabesueshëm për kohën. Mbasi u tha dhe u pastrua si objekt u dalluan qartë katër pjesë të ndara dhe me ingranazhe dhe disa shkrime, që dukeshin qartë. Sa me shumë pastrohej, aq më qartë dilte pamja dhe përmbajtja e objektit. Studiuesit nxorën si përfundim, që ishte një mjet lundrimi, një lloj astrolabi i përdorur për të llogaritur largësinë e diellit dhe të trupave të tjerë qiellorë. Ky identifikim ishte shume joshës duke konsideruar faktin, që ishte objekti i parë i gjetur për periudhën helenike.

Spekulimet për këtë artifakt vazhduan disa vjet deri kur në vitin 1951 Profesor Derek de Solla Price i Universitetit të Yale filloi studimin e mekanizmit të AntiKiteras. Për të rikrijuar objektin, ai dhe kolegët e tij përdorën rreze X dhe Gama që të arrinin të shikonin pjesën e brendshme. Mbas shume llogaritjesh, analizash dhe provash ata dolën në një konkluzion mahnitës: Objekti i gjetur ne AntiKitera nuk ishte gjë tjetër veçse një kompjuter analog 2000 vjeçar.

I mrekulluar nga zbulimi i De Sollas, fizikanti Allan Bromley, një profesor në Universitetin e Sidneit, kërkoi ndihmën e orëbërësit të famshëm Frank Percival që, të ndërtonin një replikë të saktë të mekanizmit. Duke përdorur të njëjtën teknikë që ka qenë në përdorim në kohën e grekëve të lashtë në vitin 1987, ata ja arritën të ndërtonin të njëjtin mekanizëm që përforcoi zbulimin e De Sollas. Pra 2000 vjet përpara grekët e lashtë ishin në gjendje të ndërtonin aparatura për të llogaritur distanca apo matur largësinë planetare. Akoma është mister i madh prodhimi i këtij objekti dhe se kush e ka bërë, por kjo tregon edhe njëherë që Greqia e lashtë përveç skllevërve, luftërave, filozofëve dhe artistëve, kishte dhe mendje të ndritura në gjendje të ndërtonin aparatura të tilla që edhe sot të habisin për nga saktësia dhe komplikimi funksional.

Në foton më poshtë jane mbetje arkeologjike të mekanizmit:

Mbetjet arkeologjike te mekanizmit

 

Rama me qytetarët: Efektet pozitive të paketës fiskale

Rama_takim_me_qytetaretKryeministri, Edi Rama, me shpjegimin nga afër të efekteve që do të sjellë paketa fiskale. Rama tha se buxheti përmbush premtimet dhe synon që të bëjë më shumë drejtësi, duke paguar më shumë ai që fiton më shumë. Rama tha se, qeveria ka krijuar një program krejt të ri për vitin ardhshëm dhe po bën një transformim rrënjësor të taksave, që është shpallur që përpara zgjedhjeve.

Sipas Kryeministrit, taksat do të ulen për mbi 95 për qind e atyre personave që kontribuojnë në buxhetin e shtetit.

“Një frikë nga një apokalips që na pret se, nafta do shkojë në stratosferë, do rriten çmimet e bukës, dhe në fund fare do bëhet i papërballueshëm çmimi i jetesës dhe Shqipëria do bjerë në humnerë. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mjegulluar pamjet e publikut për një sërë ndryshimesh rrënjësore, në kulturën e qeverisjes, në qasjen ndaj qeverise dhe ekonomisë dhe financave, ekonomisë familjare dhe ekonomisë kombëtare, në kurajën e qeverisë, për ta parë në sy realitetin që na e kanë lënë ata që deri dje e zhytën Shqipërinë në borxhe, në papunësi, në varfëri, e vërteta është tërësisht ndryshe.   E vërteta është se ne, në respekt të plotë të mandatit që kemi marrë të 1 milionë shqiptarëve, në respekt të vlerave dhe parimeve që mëshirojnë forcat e aleancës qeverisëse, kemi marrë përsipër ti japim fund një tradite gënjeshtrash të ëmbla për popullin dhe të formulojmë një kulturë të re për popullin, qytetarët, për çdo njeri që kontribuon me taksat e veta në buxhetin e këtij populli, duke parapëlqyer ilaçin sado të hidhur të të vërtetës përkundër mjaltit të gënjeshtrës”, u shpreh  Rama

Misteri i fëmijëve me sytë e zinj

bambini occhi neriMisteri femijeve me syte e zinj filloi te shtohej ne vitin 1998 kur nje gazetar, Brian Bethel, raportoi nje incident qe ai pati me dy femije me syte e zinj. Ata ishin te vegjel, nuk duhet te ishin akoma adoleshente.

Historia fillon me Bethel-in qe gjedet ne parking kur dy femije meshkuj i afrohen makines se tij dhe i kerkojne qe t’i coje deri diku. Bethel pranoi qe ata ishin veshur me stil dhe dukeshin normale, pervec syve te tyre. Ai u mbush me nje ndienje rreziku brenda vetes.

Dy djemte thane se kishin nevoje qe t’i conte deri ne shtepi, dhe Bethel tha qe ata ishin kembengules dhe te merzitur kur ai nuk po pranonte t’i linte ata brenda ne makine. Bethel tha qe papritur ndjeu dicka brenda vetes dhe deshironte tu hapte deren e makines. Por megjithate, sapo pa ne syte e tyre te zinj, pa irise apo pupila, ai u ndje i paralizuar nga frika. Bethel tha se ai arriti ne nje fare menyre qe te kapercente frike e tij te jashtezakonshme mjaftueshem per tu larguar nga parkingu dhe per t’i lene te dy djemte pas.

Kjo nuk eshte historia e vetme qe eshte treguar per femijet me syte e zinj. Shume njerez kane raportuar per femije me syte e zinj qe jane shfaqur ne deren e tyre duke u kerkuar qe te futen brenda per nje arsye apo nje tjeter. Zakonisht thuhet qe femija eshte mashkull dhe eshte ndermjet 12 dhe 17 vjec. Njerez te ndryshem kane raprtuar nje frike qe ju vjen kur djali u flet. Syte e ketyre djemve jane te zinj pa irise apo pa pupila, por djemte jane gjithmone te veshur sipas stilit te atij viti. A eshte kjo nje mister i pashpjegueshem apo nje legjende urbane?

Njerez te ndryshem jane munduar te racionalizojne keto raste duke thene qe djali mund te kete vene lonte kontakti te zeza apo qe njerezit zakonisht kane nje imagjinate shume te zhvilluar dhe aktive. Fatkeqesisht, njerezit qe i tregojne keto histori jane aq te apasionuar mbas kesaj frike te tyren, qe vertet te vejne ne dyshime nese keto histori jane te verteta apo jo. A ekzistoje vertet femijet me syte e zinj, dhe nese po, cfare ose kush jane ata?

Megjithese njerezit kane shpjegime racionale, ka gjithashtu edhe fakte qe nuk mund te injorohen. Njerezit ndjejne nje ndjesi frike kur ata ndodhen ne shoqerine e femijeve me syte e zinj. A mundet qe ata sy te perdoren per te vendosur nje sugjestionim hipnotizues? Eshte e mundur, por njerezit jane ende shume te forte dhe mund ta kapercejne ate ndjesi per t’i lene ata te hyjne neper shtepite e tyre, apo si ne rastin e Bethel-t e makinen e tij.

Ne e dime qe ata nuk mund te jene nje shpirt i keq sepse ata nuk do te hiqnin dore aq lehtesisht kur dikush nuk pranon qe t’i fuse ne shtepine e tij. Megjithate, asnje person nuk I ka pranuar keta femije ne shtepine e tij, apo ka nga ata qe i kane pranuar? Cfare ka ndodhur? Ndoshta ata persona nuk kane mundur ta tregojne historine se cfare ka ndodhur nese lejon qe te futet ne shtepine tende nje femije me syte e zinj.

Ne fakt historia e femijeve me syte e zinj mund te mos jete aq shume nje legjende urbane, por nje mister i vertete i pashpjegueshem. Nese keni degjuar ndonehere historine e Hotel San Carlos ne Phoenix, Arizona, do ju duhej te pyesnit veten nese femijet me syte e zinj ekzistojne vertet dhe cfare mund tu bejne ata juve. Historia ben fjale per nje fotografi ne nje dhome te hotelit. Ne fotografi eshte nje vajze me syte e zinj. Mysafiret qe kane qendruar ne dhome, jane larguar prej hotelit pasi ata raportonin qe ndejnin syte e zinj qe i ndiqnin verdalle. Ata ishin te frikesuar dhe kishin nevoje qe te largoheshin nga hoteli.

Takime te ndryshme me femijet me syte e zinj jane raportuar vazhdimisht. Nje gje eshte e perbashket; keta femije jane shume te sjellshem dhe imponues. Jane te veshur mire, dhe sjellin nje ndjenje ankthi dhe frike.

Shtypi italian: Xhaka zëvendësues i Guarinit te Interi

xhaka-436486Mesfushori i kombëtares zvicerane, shqiptari Granit Xhaka gjatë merkatos së janarit mund të kaloj te skuadra italiane e Seria A, Inter.

Kështu të paktën raportojnë mediet në Itali të cilat thonë se, Xhaka do të jetë zëvendësuesi i Guarin, i cili pritet të kaloj te skuadra e Çelsit.

Xhaka këtë sezon është kthyer në futbollistin kryesor i skuadrës së Bundesligës, Borusia Moenchengladbach, pas një viti të parë jo fortë të mirë dhe kjo ka bërë që skuadrat e mëdha të rikthejnë sytë nga talenti shqiptar.

Brukseli Serbisë: Kujdes Gazprom-in ose nuk futeni në BE

beBrukseli duket se i ka vënë kushte të rrepta Serbisë në lidhje me kontratën e Gazpromit. Komisioneri Evropian i Energjisë, Guenther Oettinger, ka deklaruar se Serbia duhet të ndryshojë kontratën me Gazprom-in, që të mos jetë në kundërshtim me rregullat e BE-së.

“Ky kusht vlen në qoftë se Serbia dëshiron që të parandalojë një ngrirje të procesit të bisedimeve përreth pranimit të saj në BE”, -shkruan agjencia e lajmeve serbe, “Tanjung”.

“Bisedimet me Bashkimin Evropian për Serbinë dhe Rusinë është një proces që duhet të ecë paralel për të dy vendet. Serbia është anëtare e Komunitetit Evropian të Energjisë dhe si e tillë duhet t’i zbatojë kushtet e vëna”, -u shpreh Oettinger, përgjatë një forumi mbi politikat e energjisë së BE-së, të zhvilluar në Bruksel.

“Në kontratën me Gazprom-in bëjnë pjesë gjashtë shtete të Bashkimit Evropian  dhe Serbia po thyen rregullat e BE-së, ç’ka mund të çojë në një dëmtim ekologjik”, -tha më tej Oettinger.

Komisioneri Evropian vuri në dukje se do të takohet me ministrin e Energjisë të Rusisë, Alexandër Novak, në emër të gjashtë anëtarëve të BE-së, për të filluar bisedimet mbi rishikimin e kontratave të tyre me Gazprom-in.

Edhe pse nuk është kjo çështja më e rëndësishme e momentit, “Serbia duhet të ketë kujdes që të mos lejojë që bisedimet e saj me BE-në të shkojnë drejt ngrirjes, për shkak të kësaj çështjeje”, -ka theksuar ai.

Më herët gjatë këtij muaji, zyrtarët e BE-së thanë se marrëveshjet dypalëshe për të ndërtuar gazsjellësin po thyenin ligjet e BE-së. Pas kësaj deklarate reagoi qeveria serbe duke thënë se Serbia nuk do ta rishikojë marrëveshjen me Rusinë dhe se kjo është një çështje që duhet të zgjidhet ndërmjet Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

Parku zoologjik Lincoln, Chicago

Parku zoologjik në Lincoln, Chicago, në USA. (Jim Young, Reuters/Contrasto)
Parku zoologjik Lincoln, Chicago, në USA. (Jim Young, Reuters/Contrasto)
Parku zoologjik Lincoln, Chicago, në USA. (Jim Young, Reuters/Contrasto)

Cameron kundër hyrjes së Shqipërisë në BE

David-Cameron-007David Cameron, gjatë samitit të BE-së në Bruksel që do të mbahet nesër, pritet që t’u kërkojë homologëve të tij europianë masa të rrepta për të parandaluar emigrimin nga Shqipëria dhe Serbia, nëse këto vende i bashkohen BE-së.

Kryeministri britanik, pritet që të dalë në favor të zgjerimit të BE-së vetëm nëse merren masa strikte lidhur me emigracionin nga vendet e tjera.

Ai pritet që të propozojë një mekanizëm që lejon lëvizjen e lirë të njerëzve në ato shtete që arrijnë një nivel të ardhurash të caktuar për frymë popullsie.

Gjithashtu, ai do të kërkojë masa strikte për pranimin e emigrantëve të huaj në vendet e BE-së. Edhe pse pritet që në këtë javë, Këshilli i BE-së të diskutojë mbi mbrojtjen dhe sigurinë, gjithashtu edhe Serbia dhe Shqipëria do të jenë në qendër të diskutimeve.

Një burim brenda kryeministrisë britanike tha për “Sky News”: Kryeministri do të qëndrojë thuajse 24 orë me disa liderë të Europës dhe pritet që të flasë për çështje me shumë rëndësi për Britaninë.

“Ky është një debat i vazhdueshëm. Nuk është e përcaktuar në axhendë diskutimi për anëtarësimin e Shqipërisë apo Serbisë, por nëse kjo çështje shtrohet, atëherë kryeministri do të shtrojë kushtet e tij”, tha burimi.

Kjo lëvizje vjen pak pasi Britania ndërmori hapa konkretë për të limituar lëvizjen rumunëve dhe bullgarëve, të cilët kërkojnë punë në shtetin ishullor.

Statusi, Schulz: BE të japë llogari

European Parliament - Martin SchulzPresidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz komentoi gjatë konferencës për shtyp në kuadër të samitit europian shtyrjen e vendimit për kandidaturën e Shqipërisë. 

Në mbështetje të rekomandimit të Komisionit, kreu i legjislativit europian u shpreh se vendet anëtare që bllokojnë Unionin duhet të përgjigjen. Përtej statusit, sipas tij, me Tiranën duhen nisur negociatat e anëtarësimit. 

“Siç e dini Komisioni Europian prezanton raportin në bazë të analizës për situatën politike dhe ekonomike në vend. Qëndrimi im është se ne duhet të japim datën për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë sa më shpejtë. Do të ishte mirë që vendet anëtare të përgjigjeshin kur ata e bllokojnë Unionin”, deklaroi Schulz.

Këshilli i BE-së nuk mori në konsideratë rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, në të cilën u bëhej thirrje vendeve anëtare për t’i dhënë pa vonesë Shqipërisë statusin kandidat.  Një ditë më parë ishte kreu i delegacionit për Ballkanin në PE, Eduard Kukan, që tha se shtyrja e statusit nuk ishte e drejtë, sepse ai do të thotë thjesht inkurajim për forcat politike në vend, pa asnjë implikim të mëtejshëm konkret në procesin e integrimit. /TCH/

Statusi, Nishashi: Shoqëria shqiptare po vihet në provë

NishaniPresidenti Bujar Nishani, me anë të një deklarate për mediat është prononcuar pas shtyrjes së statusit, duke apeluar për konsesus, në mënyrë që të përparohet mbi bazën e pajtimit dhe jo të konflikteve. Nishani thekson se të gjithë aktorët e skenës shoqërore, politike dhe shtetërore, duhet të bëhen bashkë, të gjejnë kohezionin e domosdoshëm, kur bëhet fjalë për rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

“Këshilli Evropian nuk i ka dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, pavarësisht rekomandimit të Komisionit Evropian dhe Rezolutës mbështetëse të Parlamentit Evropian. Qytetarët shqiptarë kanë mbështetur pa dilemën më të vogël reformat e nevojshme, shpeshherë mbushur me sfida dhe sakrifica të dhimbshme, me bindjen e palëkundur se Integrimi Evropian nuk ka alternativë.

Ata na kanë motivuar neve politikanëve, edhe në momente ngërçi, duke na orientuar drejt, që të ngrihemi mbi interesat e ngushta politike dhe duke na mësuar se interesat tona shtetërore dhe kombëtare duhet të përcaktojnë detyrimet tona, dhe jo e kundërta. Shqiptarët janë qytetarë evropianë dhe për pasojë, meritojnë një jetë me standarde evropiane.

Integrimi Evropian mund ta garantojë këtë. Shoqëria shqiptare po vihet edhe një herë në provë. Ajo duhet  të tregojë se ka aftësinë dhe pjekurinë e mjaftueshme për të mos i shfaqur dallimet e saj për hir të realizimit të objektivave të përbashkëta. Ne duhet të kemi parasysh se mund të përparojmë mbi bazën e pajtimeve dhe jo të konflikteve.

Mbetem i bindur se klasa politike do t`ia dalë të mbajë të gjallë dialogun dhe të gjejë konsensusin, kur ai kërkohet. Shoqëria civile dhe media do të vazhdojnë të jenë zëdhënës të fuqishëm të ëndrrës evropiane të shqiptarëve. Të gjithë aktorët e skenës shoqërore, politike dhe shtetërore, do t`ia dalin të bëhen bashkë, të gjejnë kohezionin e domosdoshëm, kur bëhet fjalë për rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.

Të vetëdijshëm se në Bashkimin Evropian shkohet me meritë, bazuar në performancën tonë, do të bashkëpunojmë edhe më ngushtë me miqtë dhe partnerët tanë Evropianë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë demonstruar gjithmonë zemërgjerësi dhe mirëbesim ndaj Shqipërisë, që nga fillimi i proceseve demokratike. Ndihma dhe mbështetja e tyre janë jetike për materializimin e përgjegjësive tona. Udhëtimi ynë evropian vazhdon. Më shumë përgjegjësi kërkohet dhe më të mëdha mbeten sfidat para nesh. Por, tashmë kemi maturinë, motivimin dhe qartësinë e nevojshme, për të shkuar deri në fund”.