BE përforcon politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes

48

CEU1E ndodhur për një vizitë pune në Bruksel, Presidentja e Republikës së Lituanisë, vendit që ka Presidencën e radhës së Këshillit të BE-së, Dalia Grybauskaitė, ka marrë pjesë në Këshillin Europian, i fundit i zhvilluar për këtë vit. Pas një ndërprerje prej 5 vitesh, liderët europianë kanë diskutuar mbi sigurinë dhe mbrojtjen.

Presidentja e Lituanisë ka nënvizuar se në 10 vjet, kur strategjia e sigurisë europiane është adoptuar, situata ka ndryshuar, Europa është përballur me sfida të reja dhe një vlerësim i ri i mjedisit strategjik është i nevojshëm, duke parashikuar një rol më efikas të BE-së për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve.

Sipas Presidentes lituaneze, Europa duhet të përforcojë kapacitetet ushtarake dhe civile të BE-së, të përdorë në mënyrë më efikase forcat e ndërveprimit të shpejtë, dhe të zhvillojë një industri të mbrojtjes, konkurruese dhe transparente. Përforcimi i partneritetit strategjik dhe një bashkëpunim politik i BE-së me NATO-n, janë po ashtu të nevojshme, në veçanti në fushën e planifikimit të mbrojtjes dhe të shkëmbimit të informacionit. Presidentja lituaneze vlerëson se, BE dhe NATO duhet të plotësojnë njëra-tjetrën, të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe të mos kryejnë veprime të dyfishta.

Lituania do të kërkojë gjithashtu një përgjigje më aktive të BE-së, ndaj kërcënimeve kibernetike dhe energjetike si edhe një vëmendje më të madhe ndaj sigurisë detare.

Një tjetër interes i Lituanisë është garancia e sigurisë dhe e stabilitetit të fqinjësisë së BE-së. Sipas Presidentes, është shumë e rëndësishme angazhimi i vendeve të Partneritetit Oriental në misionet civile dhe operacionet ushtarake të BE-së. Presidentja vlerëson, se sa më shumë që fqinjësia e BE-së do të jetë e sigurt dhe e stabilizuar, aq më e sigurt do të jetë e gjithë Europa. Sipas Presidentes, ka pasur një fillim të mirë të Sometit të Vilnusit, ku një Marrëveshje u nënshkrua me Gjeorgjinë, për pjesëmarrjen e këtij vendi në misionet dhe operacionet e BE-së.

Liderët europianë kanë vlerësuar gjithashtu, gjatë mbledhjes së Keshillit, rëndësinë e misioneve të sigurisë, jo vetëm ushtarake, por edhe civile, pasi ato, lejojnë rivendosjen e sigurisë dhe të stabilitetit në vendet në konflikt./i.t/