Rama prezanton 100 ditët e para

ministrat-510x339Sot qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama do të analizojë 100 ditët e para të punës së saj. Prezantimi i punës së 100 ditëve të para të qeverisë ka nizur në orën 11:00 dhe do të vazhdojë për 4 orë, ku kryeministri Rama së bashku me ministrat e tij do të bëjnë bilancin e qeverisjes. Ministrat do të prezantojnë punën e bërë gjatë këtyre 100 ditëve që kanë qenë në detyrë.

Në fokus të analizës së qeverisë gjatë 100 ditëve pritet të jetë lufta ndaj korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Për këtë arsye, do të prezantohet me minidokumentar me historinë e qeverisë, nga dita e parë në atë të 100, me personazhe nga dikasteret e rëndësishme të Këshillit të Ministrave. Katër panelet që do të jenë për këtë qëllim, do të drejtohen nga zv.kryeminsitri Niko Peleshi. Gjithashtu do të ketë edhe një koncert, nga një kor i fëmijëve të Liceut Artistik të Tiranës.

Drogë drejt Greqisë, arrestohet 40-vjeçarja

mariuana1Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 16.3 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar transportuesen e drogës.

Burime nga policia bëjnë me dije se droga është gjetur gjatë kontrollit në automjetin i cili drejtohej nga Marie Cika, 40-vjeçe, nga Delvina, banuese në Athinë.

Sipas policisë, droga u gjet e fshehur në automjet dhe ishte e ndarë në 40 pako.

 

Mësohet se lënda narkotike kishte si destinacion kryeqytetin grek, Athinën.

E gjithë familja Taçi nën hetim, publikohet dosja

Rezart TaçiAkuza për Rezart Taçin, por edhe për nënën, babanë dhe motrën e tij. Publikohet dosja “Taçi”, akuzat përfshijnë mosshlyerje detyrimesh, abuzim me TVSH-në, mashtrime prej miliona eurosh, pastrim parash, falsifikim dhe fshehje të ardhurash

Policia ka kopsitur dosjen e një mashtruesi që arriti të kapte shtetin duke përdorur familjen e Sali Berishës. Gjashtë akuza nga më të rëndat jo vetëm për Rezart Taçin, por edhe për nënën, babanë dhe motrën e tij.

Nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë administruar informacione, të dhëna e fakte mbi disa transaksione bankare, kontrata shitje pasurie, kontrata shitje të subjekteve tregtare, raporte kontrolli nga organet tatimore etj, sipas të cilave rezulton se shtetasi Rezart Taçi, në cilësinë e administratorit, ortakut dhe pronarit të disa subjekteve tregtare, dhe disa  persona tjerë të lidhur me të në marrëdhënie tregtare e familjare, kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë veprime të kundërligjshme që përbëjnë elementë të veprave penale të ndryshme si: “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore” “Falsifikimi i dokumenteve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 180, 181, 181/a, 186, 144/a dhe 287 të Kodit Penal dhe konkretisht:

1. Nga verifikimet e kryera me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka rezultuar se:

-Shoqëria “TAÇI OIL International Trading&Supply”, sh.a, me adresë rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Sky Tower, Tiranë me Nipt K31902009J, me administrator shtetasin Rezart Taçi, ka kryer nëntëmbëdhjetë eksporte për vitet 2012 e 2013 dhe konkretisht sipas deklaratave doganore të degës së doganës Durrës Nr.R 61403 date 31.08.2012; Nr.R 63150, dt.07.09.2012; Nr.R 65120, dt.15.09.2012; Nr. 65691 dt 18.09.2012; R.67156 dt. 22.09.2012; R.68196 dt.26.09.2012; R.72204 dt. Nr. R 69677 dt. 01.10.2012; Nr. R 70420 dt. 04.10.2012; Nr.R 70993 dt. 06.10.2012; Nr. R 73560 dt. 10.10.2012; Nr. R 75792 dt. 15.10.2012; Nr. R 75792 dt. 22.10.2012; Nr. R 76310 dt. 24.10.2012; Nr.R 80636 dt. 09.11.2012; Nr. R.81894 dt. 14.11.2012; Nr. R 1164 dt 09.01.2013; Nr. R 17451 dt. 15.03.2013; Nr. R 22425 dt 05.04.2013:  dhe Nr. R 26829 dt. 23.04.2013 me vend nisje Porto Romano Durrës, me destinacion shoqërinë malazeze “IK REAL D.O.O Podgorica”, me një sasi totale gazoili 565.820 litra dhe vlerë prej 485.633 USD, por nuk ka bërë pranë organeve tatimore deklarimin e këtyre shitjeve, duke fshehur të ardhurat.

2. Në përgjigje të shkresës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nr.1689, datë 25.11.2013, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkrese nr.141/1 datë 4.12.2013, ndër të tjera ka vënë në dispozicion:

-Kopjen e “Njoftim vlerësimi për detyrimet” të Drejtorisë së Kontrollit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj, drejtuar shoqërisë “A.R.M.O.” sha me Nipt J 82916498 D me administrator të përgjithshëm Rezart Taçi, sipas të cilit në bazë të raportit të kontrollit datë 28.3.2013, kjo shoqëri në total duhet të paguajë detyrime tatimore, interesat dhe gjobat për shumën 1 494 692 782 lekë. Nga të cilat për periudhën 2009-2011 për tatim fitimin, për periudhën Prill 2009-Tetor 2011 për TVSH-në dhe deri në Mars 2013 për sigurimet shoqërore detyrime të papaguara dhe gjoba për shumën gjithsej 996 745 000 lekë, si dhe detyrime gjithsej për ulje humbje për shumën 497 947 000 lekë.

Shoqëria A.R.M.O. sh.a. me NIPT J 8291 6498 D është krijuar në vitin 1999, me kapital fillestar 5 126 461 000 lekë. Nga data 27.11.2008 administrator i kësaj shoqërie është bërë shtetasi Rezart Taçi dhe në këshillin mbikëqyrës janë shtuar anëtarët Mustafa Taçi, Anika Taçi etj. Ky ndryshim ka ndodhur pasi shoqëria “ANICA MERCURIA REFINERY ASSECITD OIL” ka blerë 80 % të aksioneve të shoqërisë “A.R.M.O.”

Shoqëria “ANICA MERCURIA REFINERY ASSECITD OIL” me Nipt J 81902013 T është krijuar me datë 2.7.2008, pra rreth katër muaj para blerjes së 85 % të aksioneve të kompanisë “A.R.M.O. Sipas ekstraktit historik të regjistrit tregtar në këtë shoqëri herë pas here janë bërë ndryshime në këshillin mbikëqyrës dhe konkretisht: me datë 19.11.2008 është shtuar si anëtar Gramos Taçi; me datë 14.11.2010 është shtuar si anëtar Vasil Dede dhe larguar Anika Taçi, me datë 15.11.2010 është shtuar si anëtar Anika Taçi (motra e Rezart Taçit), ndërsa me datë 01.7.2013 janë riemëruar si anëtar të këshillit mbikëqyrës Mustafa Taçi (babai i Rezart Taçi-t), Drita Aliçka (nëna e Razart Taçi-t) dhe Z.Joseph Melton Desormeaux.

– Kopjen e “Njoftim vlerësimi për detyrimet” nr.prot 45566/10 dt 29.6.2012, të Drejtorisë së Kontrollit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj, drejtuar shoqërisë “Taçi Oil International & Suply Company” sha me Nipt K 31902009 J me administrator të përgjithshëm Rezart Taçi, me adresë Rr. D. 4 Shkurtit P. Sky Tower Tiranë, sipas të cilit në bazë të raportit të kontrollit, kjo shoqëri në total duhet të paguajë detyrime tatimore, interesat dhe gjobat për shumën 1 375 824 lekë, me arsyetimin  për moslëshim fatura dhe gjoba. Ndërsa janë zbuluar shkelje në agregatin sigurime shoqërore për periudhën Nëntor 2009-Janar 2012 për shumën 1 815 000 lekë. Ndërsa për periudhën Shkurt 2012-Prill 2013 për agregatin TVSH dhe sigurime shoqërore dhe për periudhën 2010-2012 për agregatin tatim fitimi kontrolli tatimor është në proces.

– Kopjen “Njoftim vlerësimi për detyrimet” nr.prot 7547/7 dt 16.8.2013 drejtuar “Kuid”shpk me Nipt K 63005203 O me administrator Rezart Taçi, me adresë Rruga Durrës-Nikël-Rinas, zyra në pikën e karburantit “Taçi Oil International & Suplly Compan, Pranë Aeroportit Nënë Tereza, sipas të cilit kjo shoqëri për periudhën 2010-2011 duhet të paguaj menjëherë shumën 42 216 783 lekë si detyrime të papaguara dhe gjoba për TVSH dhe Tatim Fitimi.

-Praktika  shkresore nr.prot 7547/4 dt 31.7.2013, e Drejtorisë së Kontrollit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj, drejtuar shoqërisë “Kuid”shpk  me Nipt K 63005203 O me administrator Rezart Taçi, me adresë Rr. D. 4 Shkurtit P. Sky Tower Tiranë, sipas të cilit  në bazë të raportit të kontrollit, kjo shoqëri  ka detyrime  për agregatin Tatim Fitimi për periudhën 2009-2011, për agregatin TVSH për periudhën Maj 2010-Nëntor 2012 dhe agregatin Sigurime Shoqërore Maj 2010 – Nëntor 2012 me zbulim gjithsej 30 660 000 lekë dhe ulje humbje 107 883 000 lekë  ose në total  detyrimet tatimore të kësaj shoqërie janë 138 543 000 lekë.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkresën nr.141/1 datë 4.12.2013 është konfirmuar se për subjektet e lartpërmendura do të ushtrohet kontroll dhe rikontroll tatimor dhe në përfundim të procedurave do të njoftohemi për rezultatet.

3.      Me kontratë noteriale nr.8186 rep, dhe nr.2560 kol, datë 05.07.2013, redaktuar nga noter Julian Zhegu, shtetasi Rezart Taçi i ka shitur shtetasit Fuad Haxhiymeri, 4.46 %  të   aksioneve  të   zotëruara  prej  tij  në  bankën X sha,  kundrejt  vlerës 4 655 000 euro. Shuma prej 155 000 euro është likuiduar nga pala blerëse me datë 8.7.2013 nëpërmjet transfertës bankare pranë bankës X, ndërsa shumën prej 4.5 milionë  euro shtetasi Fuat Haxhiymeri  e ka transferuar në favor të shtetasit Rezart Taçi me datë 24.09.2012.

4.      Me datë 24.9.2013 shtetasi Arjanit Kolgega, administrator dhe ortak i vetëm i shoqërisë “Niti Petroleum Company”sha, me NIPT L11530005M në cilësinë e blerësit ka transferuar për llogari të shoqërisë Societe Generale de Surveillace” shumën 1 milion USD në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimi (CMA 2387/12 AB-Trafigura) lidhur me datë 24.4.2012 midis tre palëve:

– Societe Generale de Surveillace”(SGS) me seli në Gjenevë Zvicër,

-Trafigura Beher BV, e themeluar në Holandë si degë e shoqërisë së huaj me seli në Zvicër(e quajtur depozituesi) dhe

– Niti Petroleum Company”sha, i quajtur blerësi

Sipas kësaj aktmarrëveshje depozituesi(Trafigura..) është pronari i produktit naftë e rafinuar për sasinë 19 milion tonë me vlerë 30 milion USD e cila është parashikuar të depozitohet në depozitat që ndodhen në terminalin “Taçi Oil”, në Porto Romano”. Në zbatim të kësaj marrëveshje është lëshuar faturë  datë 24.9.2013 nga SGS në favor të “Niti Petroleum Company” sha. Në këtë faturë në pjesën përshkruese të mallit është shënuar “Deklaratë për humbjen e produktit të CMA për sasinë 27311.514 MT dhe vlerë totale 28 403 974.56 USD.

Shoqëria “Niti Petroleum Company”sha është krijuar me datë 29.03.2011 me kapital fillestar 2 000 000 lekë, me objekt veprimtarie “Import, eksport, tregtim me shumice dhe pakicë të naftës dhe nënprodukteve të saj, shpërndarja dhe marketingu i produkteve nëpërmjet tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit etj”, me administrator të vetëm shtetasin Arjanit Kolgega, me adrese të ushtrimit të aktivitetit Lagje nr.1 Laç përballë Hotel Diplomat. Me 16.1.2012 është ndryshuar adresa e shoqërisë dhe është bërë Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Sky Tower, 5/2, Tiranë.; ndërsa me datë 18.9.2013 ka ndryshuar adresa duke përcaktuar si adresë të ushtrimit të aktivitetit adresën e parë(Lagje nr.1 Laç përballë Hotel Diplomat) Nga verifikimet policore rezulton se në këtë adresë nuk ushtrohet asnjë lloj aktiviteti tregtar. Pra adresa e depozituar nga shtetasi Arjanit Kolgega në QKR si adresë e ushtrimit të aktivitetit të kësaj shoqërie është fiktive.

Me datë 23.12.2011 dhe 27.12.2011 në llogari të kësaj shoqërie janë xhiruar shumat: 40 987 000 lekë; 9 231 221 lekë dhe 12 976 95 lekë nga shoqëria “A.R.M.O.” sha për likuidim faturash shuma të cilat janë tërhequr brenda të njëjtës ditë nga Arjanit Kolgega.

Me datë 28.10.2011 shoqëria “Niti Petrolium Company” sha e përfaqësuar nga Arjan Kolgega ka lidhur kontratë për blerjen e 20 % të aksioneve të shoqërisë “I.S.C” Petroleum” sha nga  Irgen Selfo(pala shitëse) me çmimin e blerjes 5 175 000 euro ndërkohë që vlera kontabël e 20 % të aksioneve sipas kontratës së ekstraktit në QKR është 400 000 lekë. Nga verifikimi në QKR në ekstraktin historik të shoqërisë “I.S.C” Petroleum” sha nuk rezulton i pasqyruar asnjë ndryshim që vërteton ekzekutimin e kësaj kontrate dhe aksioner i vetëm i kësaj shoqërie që nga krijimi është shtetasi Irgen Selfo.

Ky subjekt gjatë periudhës Prill 2011-Janar 2013 ka lidhur disa kontrata me bankën X për përdorim overdraft-i në vlera deri 4.5 milionë USD.

Me datë 28.7.2011 ka transferuar në favor të shoqërisë “A.R.M.O.” sh.a. vlerën 4.5 milionë USD me përshkrim “kalim fondi”.

Me datë 12.7.2011 ka lidhur me bankën X kontratë overdraft-i në vlerën 400 000 000 lekë.

Me datë 4.11.2011 ka transferuar  në favor të “A.R.M.O.” shumën 2 183 900 USD.

Me datë 31.102011 në llogarinë e kësaj shoqërie është transferuar nga shoqëria “Fokus Group” shuma 1 633 410 euro më përshkrim “shlyerje detyrimi sipas kontratës”.

Shoqëria “Fokus Group” shpk me Nipt L11618006J është krijuar në prill 2011 me objekt të veprimtarisë në fushën e mediave elektronike dhe të shkruar, shitblerje e pasurive të paluajtshme  me ortakë Bashkim Hysenbelli dhe Asllan Grezda.

Me datë 29.06.2012 nga “A.R.M.O.” në llogari të kësaj shoqërie janë transferuar  13 425 000 lekë me përshkrim “për kthim detyrimi”.

Me datë 19.62013 është lidhur kontratë midis shoqërisë “A.R.M.O.” dhe shoqërisë Niti Petrolium Company me objekt njohje detyrimi ndaj kësaj shoqërie nga shoqëria “A.R.M.O.” për shumën 1 960 549 549 lekë.

Përveç transaksioneve me shoqërinë “A.R.M.O.” shtetasi Arjanit Kolgega ka bërë edhe disa depozitime në kesh në llogari të subjektit të tij, ndër të cilat veçojmë:

-Me datë 26.11.2012 ka depozituar shumën 77 260 000 lekë.

-Në datat 6.8.2012, 17.1.2013 dhe 20.3.2013 ka depozituar më secilin rast shumat nga 50 000 euro.

Po ashtu gjatë viteve 2012-2013 shtetasi Arjan Kolgega nga llogaria e shoqërisë së tij ka kryer disa trasferta bankare, depozitime dhe tërheqje me çek nga dhe për në llogari të  subjekteve:

-“Kuid” shpk me Nipt K 63005203 O ku ortak dhe përfaqësues ligjor nga muaj korrik 2007 deri me 18 Tetor 2013 ishte Rezart Taçi.

-“Taçi Oil International Trading& Supply Company” me NIPT K 31902009J me ortak të vetëm Rezart Taçi.

-“Kuarta” sha me NIPT L 21721005U krijuar me datë 21.5.2012, ku ortak ishte Rezart Taçi dhe mas pas me 17.7.203 ortak i vetëm u bë Irgen Selfo.

-Me datë 15.8.2013 ka depozituar në llogari të shoqërisë “I.S.C.Petroleum Company” sha shumën 500 000 euro. “Shoqëria “I.S.C.  Petroleum Company” është krijuar me 25/01/2011 me aksioner të vetëm Irgen Selfo”

5. Shoqëria “Heaney Asset Corporation” e përfaqësuar nga shtetasi Abe Halati, lindur në Iran dhe banues në Azerbaxhan, ka blerë nga shtetasi Rezart Taçi kundrejt shumës  50 milion euro shoqëritë:

1.Anika Enterprisses” SA me adresë ne Gjeneve në shumën 35 000 000 euro.

2.Taçi Oil” me NIPT K31902009J për shumën 500 000 euro.

3.“Europetrol” sha me NIPT K 11808502 I për shumën 14 000 000 euro.

4. “Kuid” shpk me NIPT K 63005203 O për shumën 500 000 euro.

Shoqëria “Heaney Asset Corporation është krijuar sipas legjislacionit të Ishujve të Virgjër Britanik(British Vigin Islands. Aksioner i vetëm në këtë kompani është Jean-Claude Dauvergne.

Me datë 6.8.2013 është kryer trasferta e parë prej 35 milion euro në favor të Rezart Taçi në llogarinë e tij personale në bankën X. Në datat 6 dhe 7.8.2013 shtetasi Rezart Taçi ka transferuar në emër të afërmeve të tij shtetasve Anika Taçi, Drita Aliçka dhe Mustafa Taçi respektivisht në bankat RBZ dhe Tirana  në total shumën 12 milion euro. Nga këto rezulton se me datë 13.8.2013 janë kryer veprimet si vijon:

-Nga banka RZB, Anika Taçi ka tërhequr shumën prej 1 850 000 euro, Drita Aliçka ka tërhequr shumën 2 054 000 euro dhe Mustafa Taçi ka tërhequr shumën prej 1 850 000 euro. Në secilën tërheqje arsyetimi ka qenë i njëjtë “për shpenzime dhe investime në imobilarë”.

-Në llogari të shtetasit Mustafa Taçi, nga BKT, ka mbërritur në bankën RZB shuma 925 000 euro dhe nga llogaria e tij personale nga banka ISP është transferuar shuma 2 925 000 euro, nga këto fonde janë tërhequr nga ai 3 milionë euro.

Në llogari të shtetases Drita Aliçka është transferuar nga llogaria e saj personale në bankën ISP shuma 2 549 290 euro, nga e cila është tërhequr shuma 2 400 000 euro.

Në llogari të shtetases Anika Taçi është transferuar nga banka ISP shuma 2 924 290 euro, nga të cila është tërhequr vlera 1 milion euro

Nga këto të dhëna rezulton se familjarët e shtetasit Rezart Taçi kanë përfituar në bankën RZB dhe Tirana Bank për një periudhë dy ditore shumën 12 milion euro nga të cilat janë tërhequr me para në dorë shuma 5 754 000 euro. Ndërsa në BKT është tërhequr në total shuma 6 400 000 euro nga transfertat e përfituara nga llogaritë personale të familjarëve të Rezart Taçi-t nga banka RZB.

Me datë 16.7.2013 shtetasja Anika Taçi ka lidhur deklaratë noteriale për njohjen dhe shlyerjen e detyrimit monetar nga shoqëria “A.R.M.O.” sha në shumën 20 milion euro.

Totali detyrimeve të njohura nëpërmjet deklaratave noteriale  në favor të Rezart dhe Anika Taçi është 10 359 000 lekë dhe 80 milion euro.

Nga të dhënat dhe faktet e trajtuara më sipër veçojmë:

-Mosdeklarimi i shitjeve pranë organeve tatimore i 565 820 litrave gazoil me vlerë  485 633 USD eksportuar nga kompania“TAÇI OIL International Trading&Supply”, sha me administrator Rezart Taçi, për shoqërinë malazeze“IK REAL D.O.O Podgorica

-Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave nga shoqëria A.R.M.O.”sha me administrator të përgjithshëm shtetasin Razart Taçi, për shumën  1 494 692 782 lekë(rreth 8.2 milion euro) dhe transferimi i 80 % të aksioneve nga aksionari “Anika Enterprises SA(i cili zotëronte 85 % të aksioneve të “A.R.M.O-s.”) tek aksionari i ri Heaney Asset Corporation.

– Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave  për shumën 1 375 824   nga subjekti Taçi Oil International & Suplly Company”  me administrator të përgjithshëm Rezart Taçi, dhe transferimi i 100 % të aksioneve  tek aksionari i ri Heaney Asset Corporation.

– Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave  për shumën 138 543 000 lekë nga subjekti Kuid”shpk me Nipt K 63005203 O me administrator Rezart Taçi dhe transferimi i 100 % të aksioneve  tek aksionari i ri Heaney Asset Corporation.

-Mosveprimi i organeve tatimore për kontrollin e plotë të gjitha subjekteve në administrim të shtetasit Rezart Taçi dhe personave të lidhur me të, si dhe mos marrja e masave ligjore për të penguar transferimin e aksioneve të këtyre shoqërive debitorë tek aksioner të tjerë.

Krijimi i disa kompanive nga i njëjti person Rezart Taçi, me të njëjtin objekt aktiviteti tregtar(si A.R.M.O. sha; “Kuid” shpk; “Taçi Oil International Trading& Supply Company” sha; “Kuarta” sha  etj.) dhe kryerja e transaksioneve financiare e  bankare ndërmjet tyre mund të jenë bërë me qëllim mashtrimin me TVSH-në dhe fshehjen e të ardhurave.

-Kryerja e transaksioneve derdhje-tërheqje në vlerë të larta me para në dore dhe tërheqja  e menjëhershme e tyre nga bankat nga familjarët e shtetasit Rezart Taçi.

-Faktin se nuk ekzistojnë transaksione bankare dhe kontrata noteriale që të justifikojnë qëllimin e përdorimit të këtyre fondeve, për periudhën pas tërheqjes së tyre.

-Transferta prej 4.5 milionë euro në favor të shoqërisë “A.R.M.O.” me arsyetimin kalim fondi.

-Transferta në vlera të larta nga shoqëria “A.R.M.O.”sha për likuidim detyrimesh dhe tërheqje e këtyre shumave menjëherë brenda ditës.

-Kontrata për blerje e 20 % të aksioneve të shoqërisë në vlerë tepër të lartë. Megjithëse e pa ekzekutuar ende.

-Lidhja e një deklarate noteriale midis Anika Taçi dhe shoqërisë “A.R.M.O.” për shumën 20 milion euro për njohje dhe shlyerje detyrimi.

-Prania e të njëjtëve persona në cilësinë e anëtarit të këshillit mbikëqyrës, apo  të aksionerit në disa kompani në pronësi të Rezart Taçit.

-Shitja e menjëhershme e katër kompanive nga shtetasi Rezart Taçi.

-Fakti që selia e kompanisë “Niti Petroleum Company” me administrator Arjan Kolgega është në të njëjtën adresë me adresën e subjektit.

– Nga fakti që shoqëria Societe Generale de Surveillace me seli në Gjenevë Zvicër me datë 24.9.2013 ka lëshuar faturë në favor të “Niti Petroleum Company” sha, ku në pjesën përshkruese të mallit është shënua “Deklaratë për humbjen e produktit të CMA për sasinë 27311.514 MT dhe vlerë totale 28 403 974.56 USD, krijohen dyshime se ndodhemi para një mashtrimi të shoqërisë “Niti Petroleum Company”.

Nga këto të dhëna dhe fakte krijohen dyshime të bazuara se shtetasit:

1. Rezart Mustafa Taçi, i datëlindjes 7.6.197

2. Anika Mustafa Taçi, e datëlindjes 25.6.1975

3. Mustafa Nevrus Taçi, i datëlindjes 18.4.1934

4. Drita Riza Aliçka e datëlindjes 7.5.1945

5. Arjanit Bexhet Kolgega, i datëlindjes 8.1.1975

6. Irgen Arian Selfo, i datëlindjes 13.7.1986

Së bashku edhe me punonjës të tatimeve (që duhen identifikuar gjatë procesit hetimor) dhe me persona tjerë, shtetas shqiptar apo të huaj që mund të identifikohen gjatë hetimit, kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë veprime të kundërligjshme që përbëjnë elementë të veprave penale: “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore” “Falsifikimi i dokumenteve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 180, 181, 181/a, 186, 144/a dhe 287 të Kodit Penal.

Së bashku me këtë informacion dërgohet edhe dokumentacioni përkatës me qëllim regjistrimin e procedimit penal për veprat penale të mësipërme.

 

“Mziu”, Meta: Të vendosur për të zbatuar ligjin

ilir-meta22Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta thotë se, qeveria është e vendosur për të luftuar korrupsionin, krimin dhe vendosur zbatimin e ligjit. Duke komentuar arrestimin e kreut të Bashkisë Kamëz, Meta u shpreh se, premtimi kryesor është standarde më të larta për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.

“Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë është mjaft e vendosur dhe mjaft e përkushtuar për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar krimin, për të luftuar korrupsionin, për të luftuar informalitetin si rruga më e sigurt për të mbrojtur interesin publik. Premtimi kryesor është standarde më të larta për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Dhe për këtë na duhet edhe integrimi në Bashkimin Evropian. Në rast se nuk realizohen këto dy të parat edhe kjo e fundit natyrisht që nuk është ajo që mendojmë dhe dëshirojmë të gjithë”, është shprehur kreu i Kuvendit.

Meta komentoi edhe buxhetin e vitit 2014, ku ka veçuar faktin se arritja më e madhe është krijimi i mundësisë së shlyerjes së borxheve që qeveria ka ndaj biznesit për veprat publike të realizuar nga kompanitë private. Sipas tij, kjo gjë do të çlirojë ekonominë nga ngërçi i krijuar.

Sa i takon ndryshimit që do të pësojë tatimi mbi fitimin, ai siguroi se kjo masë nuk do të ndikojë në klimën e biznesit.

Meta vizitoi sot qytetin e Lezhës, ku mori pjesë në një aktivitet të organizuar me rastin e festave të fundvitit për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.

Zhdukja e Remzi Hoxhës, pas 18 vitesh i biri: Na jepni eshtrat, t’iu falim gjakun

kushtrim hoxha fotoNë ditëlindjen e 45-të, por dhe 18 vjetorin e zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, familjarët e tij kërkojnë ti japin fund dëshpërimit shumëvjeçar, me një kërkesë shumë të thjeshtë, eshtrat e tij për të pasur një varr ku ta qajnë. Për këtë djemtë e Hoxhës dhe vëllai i tij kanë marrë garanci nga Kryeministri Edi Rama, sikundër dhe për vënien para drejtësisë të fajtorëve që kanë gisht në rrëmbimin, torturimin dhe më pas zhdukjen e tij. Ardian Hoxha duke folur për mediat ka apeluar edhe njëherë autorët e vrasjes së babait të tij të ndihmojnë në adresimin drejt eshtrave në mënyrë direkte apo dhe inderekte, për ta mbyllur njëherë e mirë këtë çështje.

“Ishte 39- vjeç kur e zhdukën. Me rastin e kësaj dite familja jonë kërkoi të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë. E kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve dhe asnjeherë nuk kemi hasur në derë të hapur. Sot për herë të parë në gjithë këtë histori tragjike të familjes sonë lind një fije shprese se do realizohet ajo që ne kërkojmë, do gjenden eshtrat e babait tim. Na jepet premtimi se do bëhet angazhimi maksimal, eshtrat e babait tim do të gjenden dhe fajtorët do dalin para drejtësisë. Ne i treguam ngjarjen siç ne e dimë , arsyeja se pse është marrë nga vendi i punës, pse është torturuar dhe më pas është zhdukur. Ka dëshmi të forta. Ne kërkuam që institucioni i Kryeministrit të na ndihmonte dhe këtë dhimbje 18 -vjeçare ta përmbyllim. Unë si djalë i Remzi Hoxhës bashkë me vëllain dhe xhaxhanë tim duam tu kërkojmë këtyre personave që kanë kryer këtë krim dhe janë nga Sali Berisha, që ishte dhejkryeministri, president, Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro, Arben Sefgjini dhe Budjon Meçe, me qëllim të caktuar që ato që i dinte por jo që i kishte filmuar. Të kontribuojnë ta ndalin, e gjithë bota e di kush e ka kryer krimin, zhdukur, tortuar dhe vrarë babin tim dhe ne si familje duam që kjo të ndalet një herë e përgjithshmonë. Të na cojnë drejt eshtrave, qoftë për mes letrave internetit dhe kjo punë të mbarojë dhe ne do ia falim gjakun. Ne e dimë që babi im s’mund të kthehet, e dimë që ai ështëi vrarë. Të mos i lënë në gjak edhe pasardhësit e tyre dhe të mos jetojnë me frikë dhe ne të mos jetojmë me atë dhembje e mllef. Të mbarohet të gjenden eshtrat të bëhet një varr e ne do ia falim gjakun”- tha Hoxha.

Për arritjen e këtij qëllimi ai ka vlerësuar, se kapja e Ilir Kumbaros do të ishte kyç. Ardiani shpreson që Kryeministri i ri të bëjë drejtësi, në mënyrë që ata të mos detyrohen të bëjnë vetëgjyqësi.

“Të shohim çfarë do na sjellë lidershipi i ri i shtetit të Shqipërisë. Të shohim tani a i kishte seriozisht premtimet e tij parazgjedhore Edi Rama për luftimin e krimit dhe zgjidhjen e katër rasteve të mëdha që rëndojnë Shqipërinë, apo ishin vetëm fjalë boshe për të fituar zgjedhjet. Do përdorim të gjithë mënyrat, do ndjekim të gjitha rrugët ligjore, përfshirë dhe Strasburgun. Ne jemi të civilizuar por jemi dhe shqiptarë, ekziston ende Kanuni, por nuk është nevoja të shkohet kaq larg. Është shumë e thjeshtë, një palë eshtra kërkojmë” përfundoi djali i Remzi Hoxhës.

Seedorf do të jetë trajneri i ri i Milanit

seedorfMilani i ri do të jetë me Barberën dhe Sedorfin. Kjo duket se do të jetë e ardhmja e skuadrës kuqezi. Presidenti I Milani, Silvio Berluskoni po mnedon ta erikthehj te kuqezinjtë por jo më si një lojtarë por si trajner. Ai prej kohësh ka këmbëngulur për ta parë holandezin në krye të skuadrës së tij, për të hapur një cikël të ri pas epokës Alegri.
Sedorf këto ditë është kthyer në Itali dhe mendohet se është takuar me presidentin e Milanit, pasi mbylli një sezon të shkëlqyer me Botafogon. 37-vjecari është kualifikuar në Kupën e Libertadores, por pasi fillimisht kërkoi largimin, u betua për besnikëri ndaj klubit Brazilian. Deri në qershor, kur karriera e tij si futbollist të përfundojë, ai do të nisë atë të trajnerit.
Pas 6 muajsh ai është kandidati numër një për të zënë vendin e Alegrit. Klarens për një periudhë gjatë së cilës ka fituar gjithcka, i ka mohuar kontaktet me klubin për një afrim të mundshëm në pankinë, por nga ana tjerër, kurrë nuk e ka fshehur dëshirën për të nisur karrierën si trajner. Fakti që mbetet i preferuari i Berluskonit do të ndihmojë shumë për ta nisur aventurën e re në krye të një klubi të madh, ku ka dhënë kontribut të pacmuar edhe si futbollist. Opsioni tjertër për bankinën e kuqezinjve është Villas Boas.

Rama: Ç’aktivizuam “minën” që trashëguam në ekonomi, rritje për 2014

Edi-Rama-2Rruga e rrënimit është ndërprerë, për vendin një rrugë e re ka nisur që e ndan qartazi nga e shkuara. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama teksa diskutoi me grupin paralamentr socialist projektbuxhetin dhe paketën fiskale për 2014, përpara se ato të kalojnë në Kuvend. Në fjalën e tij Rama ka mbrojtur dhe negociatat me FMN, me të cilën tha ai është arritur një marrëveshje që favorizon vendin dhe e mban larg masave drastike të kursimit.

“Negociuam me FMN një marrëveshje të re abolutisht të favorshme. U kemi thënë shqiptarëve hapur, ndershmërisht kur ishim në opozitë se rruga e qeverisejs së ekonomisë nga pala që ishte në pushtet ishte ajo e rrënimit. Sot 99 ditë pas marrjes së frenave të qeverisjes kemi të drejtë të ndihemi mirë, jo vetëm sepse u kemi thënë të vërtetën dje. U kemi thënë shqiptarëve se me të ardhur në qeveri kemi gjetur një gjendje edhe më të rëndë. Sot 99 ditë pas ardhjes në pushtet ndihemi mirë që jo vetëm s’kemi gabuar në parashikim por kemi bërë zgjedhjet dhe zgjidhjet e duhura për tu kthyer njerëzve pushtetin legjitim. Kemi çmontuar minat me sahat që do hedhnin në erë ekonominë si pajojë e piramidës së borxheve që ne do e ndryshojmë. Kemi hartuar një buxhet solid dhe një sistem të ri taksimi. Kemi shmangur programin tipik autoritetar dhe kemi ndërtuar një program fleksibël rritje ekonomike që do na japë shenja të qarta vitin tjetër” tha ai.

Kryeministri ka ftuar qytetarët të jenë të duruar përkundrejt pritshmërive ndaj qeverisë së tij, pasi siç tha ai, zotimet ndaj tyre i ka bërë për një mandat katërvjeçar, duke kujtuar që edhe llogarishënien do ta japë pikërisht atëherë.

“Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ne do ta themi fort, në kushtet e një padurimi nga qeverisja e llodhshme. Ne s’kemi thënë që për tre muaj do bëjmë realitet të gjitha ato për të cilat jemi zotuar për të qeverisur katër vjet. Ne do japim llogari vetëm në fund të mandatit tonë dhe jo në krye të 100 ditëve. Sot jam i gatshëm të shoh në sy shqiptarët, në radhë të parë ata 1 mln që na votuan dhe tu them se më e keqja ka kaluar. Rruga e rrënimit është ndërprerë, një rrugë e re nis që ndan të shkuarën nga e ardhmja. Çdo qytetar i një familje që jeton me një punë të ndershme duhet të ndihet mirë se do ketë në xhepin e vetë më shumë para nga uja e premtuar e taksave për 97% të të punësuarve. Sa më pak fitojnë aq më shumë përfitojnë. Kemi kaluar parashikimin tonë duke bërë realitet se do rrisnim për katër vjet pagat e drejtuesve të policisë”u shpreh Rama.

Kryeministri hodhi poshtë zërat e dëshpëruar, siç tha ai, që kërkojnë të mbjellin panik se do të rriten një serë çmimesh nga rritja e akcizës së naftës. Rama kujtoi se per 8 vite çmimi i naftes shkoi nga 600 ne 1800 e nuk ndodhi apokalips.

“Po bëhet zhurmë e padrejtë me qëllimin për të kallur frikë e pasiguri tek njerëzit nga frika e dukshme e suksesit të siguritë të këtij projekti të ri për rimëkëmbjen e ekonomisë për taksën 10 lekë mbi naftën. Po flitet për apokalips përata persona që dalin nga xhepi nga persona që kanë makinëd he që shkon drejtëpërdrejtë mbi mjedisin dhe për të siguruar fillimin e rrugës që kemi marrë përsipër që shërbimin shëndetësor ta japim falas. Asgjë nuk do të ndodhë me çmimet dhe asgjë në drejtim tjetër përveç asaj bazuar në eksperiencën ndërkombëtare që thotë se taksa mbi karbonin dhe ndotjen është taksë që lidhet drejtëpërdrejtë me njeriun për të marrë frymë lirisht. Trafiku i makinave është bërë i padurueshëm e penegesë e pakapërcyeshme pë rata që duan të ecin në këmbë e që nuk kanë mudnësi të marrin makinë.Nëse në 8 vite cmimi i naftës u rrit nga 600 në 1800 lekë dhe asnjë apokalips nuk ndodhi, 10 lekë naftë taksë qarkullimi për gjithë këto qëllime të mira dhe në funksion të vlerave e parimeve jo vetëm që nuk do të cënojnë ekonominë por përkundrazi do të forcojnë shëndetin e shoqërisë dhe vetë normat e raportet me njedisin e përbashkët ku jetojmë”- tha Rama.

Në vijim në fjalës së tij shefi i qeverisë tha se qeveria e tij nuk por rrit borxhin por po e legalizon atë. Rama ka mbrojtur edhe rritjen e akcizës për duhanin, pijet alokoolike dhe energjike, duke garantuar se përdoruesit e tyre do ja dinë për nder kësaj qeverie, pasi falë tyre do marrrin frymë më lirisht.

“Nuk po rrrisim borxhin publik por vetëm e legalizojmë, duke legalizuar edhe atë shkëmb borxhesh imediate që na gjendet para rrugës si një kërcënim real dhe imponim për të përcaktuar çfarë Shqipërie duam nesër. I shoh me kënaqësi takimet e opozitës me biznesin e madh, sepse kurrë në 8 vjet nuk arriti ta bëjë një takim të tillë para një pr/buxhet nga frika e sipërmarrësit se pas daljes në tv i shkon fatura tek del fatura nesër tek dera. Pagesa e borxheve ndaj biznesit është “investimi më i madh serioz për një qeveri dhe jo si bandë që vetëm merr nga biznesi dhe nuk bën asnjë shërbim ndaj tyre. Nga 1 janari nis shlyerja e borxheve. Nëse nga rritja nga 10 në 15 % që është një taksë shumë e ulët për biznesin, buxheti do marrë 16 milionë dollarë, brenda vitit të ardhshëm ne do i kthejmë kompanive 350 mln dollar për shërbime e punë të papagauara nga qeveria e mëparshme. Përndryshe nuk do i kishit marrë kurrë, vetëm do shkonit në faliment. Nuk kemi thënë që taksën e biznesit të madh do e vendosë vetë biznesi. Taksat për biznesin e madh do i vendosë qeveria e zgjedhur nga 1 milionë vota dhe jo biznesi i madh. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që kjo qeveri i ka hapur luftë me dashamirësit e duhanit. Ky është një nocion që na e dhanë këta që se kanë fare haberin dhe duke pasur një mjek në krye na paskan stimuluar pirjen e duhanit. Ne do rrisim akcizën, dhe njerëzit do marrin frymë më lirisht. Nëse do ta lërë duhanin do na e dijë për nder sepse është falë nesh.Edhe pijet alkoolike edhe pijet energjike do i vendosim nën akcizë” deklaroi Rama.

Sekuestrohen 4 kg heroinë në Vlorë

eroinaPolicia portale e Vlorës ka bërë të mundur sekuestrimin e 4 kg heroinë në port, ndërsa ka vënë në pranga dhe poseduesin saj.

Droga u gjet gjatë kontrollit të automjetit tip “BMV”, i cili po kalonte për të hyrë në traget.

Lënda narkotike ishte e paketuar në 8 pako, ndërsa policia shoqëroi drejtuesin e mjetit nga Pogradeci, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjet.

Në 2014-ën Greqia merr Presidencën e BE-së

greqi-flamurKryeministri grek, Antonis Samaras, është shprehur mjaft entuziast pasi Greqia në 1 janar të vitit 2014 merr Presidencën e BE-së.

Sipas Samaras populli grek ka fituar kredibilitetin e humbur dhe kjo arritje falë  përpjekjeve të vazhdueshme të qytetarëve.

Duke iu referuar çështjeve që dominuan në samitin e BE-së, kryeministri grek u ndal veçanërisht në sfidat e reja për sigurinë dhe mbrojtjen në Evropë. Lidhur me këtë të fundit, u vendos që në qershor 2014-ës të zbatohet “Strategjia evropiane për detet”. Samaras shprehu kënaqësinë që më në fund politikave detare iu dha një rëndësi në nivel evropian.

“Presidenca greke fillon me ogure të mira, viti 2014 do të jetë viti i parë i shërimit të ekonomisë greke pas 6 viteve recesion, por edhe një vit më i mirë për BE-në në tërësi”, – deklaroi Samaras.

Tritol hekurudhës në Krujë

ferroviaSipas burimeve zyrtare, bëhet me dije se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka shpërthyer një sasi  e konsiderueshme tritoli, në një hekurudhë në fshatin Thumanë të qytetit të Krujës.

Ngjarja ka shkaktuar dëme në një traversë dhe në pjesët që bëjnë lidhjet e shinave me njëra-tjetrën.

Pasi është informuar për situatën, policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes së bashku me forcat e xhenios. Nga verifikimi autoritetet zbuluan se në hekurudhë gjendej një sasi e pa identifikuar, lënde plasëse.

Policia bënë me dije se shpërthimi ka ardhur si pasojë e grumbulluesve të skrapit, por deri më tani nuk ka ende të dyshuar për personat e implikuar në këtë ngjarje.