Në 2014-ën Greqia merr Presidencën e BE-së

55

greqi-flamurKryeministri grek, Antonis Samaras, është shprehur mjaft entuziast pasi Greqia në 1 janar të vitit 2014 merr Presidencën e BE-së.

Sipas Samaras populli grek ka fituar kredibilitetin e humbur dhe kjo arritje falë  përpjekjeve të vazhdueshme të qytetarëve.

Duke iu referuar çështjeve që dominuan në samitin e BE-së, kryeministri grek u ndal veçanërisht në sfidat e reja për sigurinë dhe mbrojtjen në Evropë. Lidhur me këtë të fundit, u vendos që në qershor 2014-ës të zbatohet “Strategjia evropiane për detet”. Samaras shprehu kënaqësinë që më në fund politikave detare iu dha një rëndësi në nivel evropian.

“Presidenca greke fillon me ogure të mira, viti 2014 do të jetë viti i parë i shërimit të ekonomisë greke pas 6 viteve recesion, por edhe një vit më i mirë për BE-në në tërësi”, – deklaroi Samaras.