Kapet i dënuari Shpëtim Taho

prangaI dënuari Shpëtim Taho, i cili u arratis nga burgu prej mesditës së 31 dhjetorit duke thyer lejen shpërblyese që i ishte dhënë nga autoritetet e burgut të Vaqarit. Taho u ndalua në një hotel në autostradën Tiranë-Vorë nga forcat e policisë së komisariatit nr 3 të Tiranës.

Shpëtim Taho është dënuar me 7 vjet e 8 muaj heqje lirie për veprën penale të vjedhjes me dhunë në bashkëpunim. Ka kryer 4 vjet dhe ka fituar 6 muaj ulje dënimi nga gjykata për sjellje të mirë. Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve thekson gjithashtu se ky i dënuar edhe më parë ka marrë leje shpërblyese dhe i ka respektuar afatet ligjore.

Leja e fundit i është dhënë për 4 ditë prej 27 dhjetorit deri më 31 dhjetor, pasi kishte nënën sëmurë por në orarin e pritshëm, kur i dënuari Taho nuk është paraqitur në burgun e Vaqarrit, janë vënë në lëvizje strukturat e policisë së shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për kapjen e tij.

Sakaq rezulton se ditën e fundit të lejes, i dënuari Shpëtim Taho ka qenë me të dashurën dhe një mik në një lokal në lagjen Nr 6, në kryeqytet ku Taho ishte banor.

Policia  zbuloi gjithashtu se Taho i kishte dërguar një mesazh motrës së tij, duke i theksuar se nuk do të kthehet në burg dhe se i vjen keq për nënën në lidhje me veprimin që po bënte. Ai u arratis me makinën e të motrës, e tipit Polo e bardhë me targa italiane, ndërsa u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia për tu kthyer në qelinë ku vuante dënimin.

Fishekzjarret e Dubait në Gines

DUBAIDubai theu rekordin botëror të spektaklit më të madh piroteknik në botë.

Ne faqen e Internetit të Rekordit Gines u mesua se vetem në minutën e parë, Dubai theu rekordin e mëparshëm të 2011-ës, qe mbahej nga Kuvajti sepse u lëshuan më shumë se 77 mije fishekzjarre. “Dhjetë muaj planifikim, mbi 500 mijë fishekzjarre te vendosur pergjate 94 kilometrave te bregdetit, u përdorën për spektaklin që zgjati rreth 6 minuta”.

Dubai eshte një arqipelag i krijuar nga ishujt të formuar nga njeriu. Aty ndodhet edhe ndërtesa më e lartë në botë; Burxh Kalifa, epiqendra e festimeve bashkë me hotelin luksoz Atlantis, i cili ndodhet në Palm Xhumeirah, një prej tre ishujve në formë palme.

Kompania amerikane e fishekzjarreve “By Grucci”, perdori 100 kompjuterë dhe 200 teknikë për të sinkronizuar spektaklin piroteknik, me një kosto prej 6.7 milionë dollarësh. Rekordi i fundit Gines i shënuar në Dubai është ai i vitit te kaluar; “Princess Tower” u regjistrua si ndertesa me e larte e banuar në botë. Prej vitit 2010 kur Dubai i zbuloi botës Burxh Kalifen, 828 metra larte, ka rrembyer vemendjen e te gjitheve, veçanerisht me festimet e vitit te ri dhe spektaklet e jashtezakonshme piroteknike./tch/

Policia e Shtetit: Asnjë incidet i rëndë gjatë natës së ndërrimit të viteve

viti i riiiPolicia e Shtetit bën te ditur se gjatë natës së ndërimit të viteve nuk është shënuar asnjë incident i rëndë, për sa i përket rendit e sigurisë dhe jetës së qytetarëve.

Sipas një njoftimi për shtyp dërguar pasditen e sotme, “Policia e Shtetit, vijon të jetë në shërbim të përforcuar, me synim garantimin e parametrave optimalë të sigurisë në të gjithë territorin e vendit në kuadër të festave të fundvitit”. Po ashtu, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë gjithë natës së ndërrimit të viteve, “shërbimet e Policisë së Shtetit u angazhuan maksimalisht për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në kuadër të masave të posaçme të planifikuara për festat e fundvitit, për të garantuar rend e siguri maksimale për qytetarët në të gjithë territorin e vendit, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve festive, në Tiranë dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë”.

“Në sajë të këtyre masave”, raportohet më tej nga Policia e Shtetit, “u bë e mundur që nata e ndërrimit të viteve të kalonte e qetë dhe në siguri të plotë në të gjithë territorin e vendit, duke mos u shënuar asnjë incident i rëndë sa i përket rendit e sigurisë dhe jetës së qytetarëve”. Gjithashtu bëhet e ditur se “edhe gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë me zbatimin e masave të posaçme me shërbim të përforcuar, me synim garantimin e rendit publik, sigurisë rrugore si dhe menaxhim profesional e të shpejtë të fluksit të lëvizjes në të gjithë pikat e kalimit kufitar, duke ofruar një shërbim policor me standarde të larta”- beri te ditur Policia e Shtetit.

Madonna zgjedh Ritën

Rita OraPër Rita Orën, viti 2012 ishte ndoshta viti më i suksesshëm për të sa i përket karrierës muzikore, pasi në atë vit realizoi albumin me të cilin u dominua për disa çmime të MTV-së.

Por në vitin 2013, e gjithë vëmendja për Rita Orën u përqendrua, jo më te muzika që ajo bën, por te pamja e saj e jashtme.

Fillimisht, ishte gazeta “The New York Times” në suplementin Fashion, ajo që i rezervoi një vend Rita Orës, duke e krahasuar pamjen e saj me bukurinë e Merylin Monroe-s.

Tashmë, është “Material Girl” ajo që ka zgjedhur për imazhin e saj Rita Orën. Madje thuhet se ka qenë e famshmja Madonna ajo që e ka zgjedhur vetë Ritën për imazhin e “Material Girl”.

 

Arsenal fiton dhe rimerr kreun

Soccer - UEFA Champions League - Group H - Arsenal v Shakhtar Donetsk - Emirates StadiumDitën e sotme u luajtën 9 takime të javës së 20-të të Premier League-s angleze. Arsenal mposhti me vështirësi uellsianët e Cardiff City-t në “Emirates Stadium”, me rezultatin final 2-0.

Edhe pse skuadra e Wengeri-it dominoi totalisht takimin, u desh të vinte minuta e 88-të, që sulmuesi i ardhur si zëvendësues, Nicklas Bendtner të shënonte golin e parë të takimit.

Vetën 4 minuta më pas, Theo Walcott dyfishoi gjithçka, duke e mbyllur takimin. Me këtë fitore Arsenali ngjitet sërish në vendit e parë, në kuotën e 45 pikëve.

Zgjati vetëm 3 orë kryesimi i Manchester City-t, i cili luajti më herët me uellsianët e tjerë të Premier League-s, skuadrën e Swansea-t.

Skuadra nga Manchester-i triumfoi me rezultatin 2-3 në një sfidë të mbushur me emocione, por e humbi kreun e tabelës, pas fitores së Arsenalit në Londër.

Fitore arritën edhe Liverpool dhe Chelsea. Skuadra e drejtuar nga Brendan Rodgers mposhti 2-0 Hull City-n, ndërsa “Blutë” e Londrës mposhtën 0-3 Southampton-in.

Fitore të rëndësishmë arritën edhe Fulham-i dhe Aston Villa. Skuadra londineze përmbysi rivalët nga i njëjti qytet, West Ham-in, ndërsa Aston Villa mposhti “Macet e zeza” të Sunderland-it në transfertë me 1 gol të vetëm.

Sfida mes Crystal Palace dhe Norëich City-t përfundoi 1-1, po aq sa edhe sfida mes Stoke City-t dhe Everton-it. Fitore minimale arriti WBA-ja ndaj Neëcastle United-it.

 

Njeriu më i shkurtër në botë

me i shkurtriMaster Nau nga Nepali është i gjatë vetëm 40 centimetra dhe konsiderohet njeriu më i shkurtër në botë.

73-vjeçari është i palëvizshëm dhe gjithë jetë e ka kaluar në karrocë, prandaj rekordi i tij është përfshirë në kategorinë e njerëzve të palëvizshëm. Ai jeton në fshatin e quajtur Bhairahwa dhe është shumë i lumtur për rekordin që mban.

Mbesa e tij, Seema Sheikh, ka thënë se daja i saj bën jetë shumë aktive.

“I pëlqen të udhëtojë dhe të njohë njerëz të rinj dhe të flasë për jetën. I pëlqen ushqimi pikant dhe i shijshëm, sikurse edhe muzika. Kudo që shfaqet, njerëzit ndalen për ta shikuar”, ka deklaruar ajo.

Edhe njeriu më i shkurtër në kategorinë e njerëzve të lëvizshëm është nga Nepali. Ai quhet Chandra Bahadur Dangi dhe është 74 vjeç, ndërsa gjatësia e tij është 54.6 centimetra.

Schumacher në “gjendje të qëndrueshme”

schumakerMichael Schumacher, piloti më i suksesshëm në historinë e Formula 1, është në qendre të qëndrueshme, por ende në kushte kritike për jetën.

Menaxheri i tij, Sabine Kehm tha se, gjendja e tij po monitorohet por tha se nuk dëshironte të komentonte mbi thashethemet për gjendjen e tij.

Schumacher ndodhet në gjendjeje kome në Grenoble, pas dëmtimeve që mori në Alpet e Francës të dielën kur po bënte ski.

Doktorët thonë se ai ka treguar shenja përmirësimi, por theksojnë se ai ende nuk ka dalë nga gjendja e rrezikut.

Vetë doktorët nuk kanë dhënë asnjë informacion të ri që prej të mërkurës.

Doktorët thonë se nuk mund të japin parashikim për gjendjen në të cilën ndodhet Schumi. Por, është e mundur që dikush të kalojë disa janë në koma dhe më pas të shërohet plotësisht.

Ish-kampioni i F1, që mbush 45 vjeç më 3 janar u tërhoq për herë të dytë nga ky sport në vitin 2012. Ai ka fituar 7 tituj kampionë në 19 vite karrierë.

Beqaj: 2014-ta, viti i ndryshimeve rrënjësore në shëndetësi

beqajMinistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga zv.ministrja, Milva Ekonomi, vizitoi sot në ditën e parë të vitit 2014 spitalet universitare obstetrike gjinekologjike “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në qytetin e Tiranës, për të përshëndetur foshnjat e para të lindura në natën e ndërrimit të viteve dhe personelin e këtyre dy institucioneve shëndetësore.

Duke vizituar pavionin e lindjeve në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, Ministri Beqaj uroi nënën e foshnjës së parë të lindur në natën e ndërrimit të viteve, djalit të quajtur Noel. Sipas Drejtorit të SUOGJ “M. Geraldinë”, Dr. Blenard Nonaj, Noeli ka lindur në orën 00:10 minuta në natën e ndërrimit të viteve, gëzon shëndet të plotë dhe është 4 kilogramë.

“Urime prindërve të Noelit. Respekt dhe mirënjohje për bluzat e bardha që edhe kur ne festojmë, janë në shërbim të qytetarëve, sidomos këtu në maternitet, i cili është thelbi i vazhdimësisë së jetës,” – tha Ministri Beqaj.

Më pas, Beqaj vizitoi edhe SUOGJ “Koço Gliozheni”, ku i shoqëruar nga Drejtorja Dr. Rubena Moisiu, përshëndeti nënën e fëmijës së parë të lindur në natën e ndërrimit të viteve në këtë maternitet, vajzës së quajtur Enxhi. Gjithashtu, ministri vizitoi edhe pavionin e reanimacionit të këtij institucioni ku u njoh nga afër me kushtet dhe punën e personelit mjekësor të këtij pavioni.

Në një prononcim për mediet gjatë kësaj vizite, Beqaj uroi që viti 2014 të jetë një vit i mbarë, në të cilin të realizohet ëndrra europiane e popullit shqiptar. “2014-ta do të jetë viti i fillimit të ndryshimeve rrënjësore në sistemin e kujdesit shëndetësor,” vazhdoi më tej Beqaj.

“Do të fillojmë me kontrollin bazë falas për grupmoshën 40-65 vjeç, si dhe do të kemi për herë të parë mamografë të lëvizshëm që të çojmë kujdesin parandalues dhe diagnostikimin e hershëm në të gjithë territorin. Edhe një herë, Gëzuar 2014,” tha Beqaj.

Kabineti qeveritar uron shqiptarët për 2014-ën

spot14921-19329-betohet_qeveria_rama_jemi_zgjedhur_per_tKabineti qeveritar i Shqipërisë ka zgjedhur një mënyrë origjinale për t’u uruar festën e Vitit të Ri qytetarëve shqiptarë.

Anëtarët e Këshillit të Ministrave, përfshirë Kryeministrin Edi Rama shprehin urimet e tyre në një videomesazh.

VIDEO:

http://www.youtube.com/watch?v=G-sV0bSA9t8

Viti i Ri, dhjetëra të plagosur në gjithë Shqipërinë

Zelande e Re

Zelande e Re

Tre persona janë plagosur nga plumbat “qorr” që janë qëlluar për të festuar ndërrimin e viteve. Mes të plagosurve është dhe një fëmijë 12 vjeç banues në Sukth, 11 km larg Durrësit. Ndërkohë që rreth 17 persona raportohen të jenë plagosur nga fishekzjarrët. Incidentet u shënuan në Tiranë, Gjirokastër, Durrës dhe Fier.

Tiranë

Pas mesnate dhe pas atmosferës së fishekzjarrëve janë shënuar dhe incidente. Kështu sipas burimve të para një grua rezulton është plagosur si pasojë e një fishekzjarri që e ka goditur në në kokë. Sipas burimeve të para rezulton se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa po në kryeqytet një 30-vjeçar me iniciale ZH.K., dyshohet se është plagosur si pasojë e një plumbi në qafë. I plagosuri është dërguar në sallën e operacionit në spitalin Ushtarak.

Gjirokastër

Edhe në Gjirokastër një grua 55 vjeçare ka mbetur e plagosur me armë zjarri, ndërsa një 44-vjeçar është plagosur si pasojë e shpërthimi në mënyrë të pakujdesshme të fishekzjarrëve. Sipas policisë së Gjirokastrës, gruaja me iniciale D.B., është plagosur në pulpën e këmbës dhe dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga shkreja në mënyrë të pakontrolluar gjatë natës së ndërrimit të viteve. Megjithatë, 55-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ashtu si edhe 44 vjecari nga fshati Labovë me inicialet V.S.,

Durrës

Një fëmijë nga Sukthi është plagosur aksidentalisht nga një plumb “qorr”, të mërkurën rreth orës 01.00. Ky është i vetmi incident i festës më të madhe të vitit në rajonin me 420 mijë banorë të qarkut, që përfshin Durrësin dhe Krujën. Zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut, Ornela Çako, tha për ATSH-në se 12-vjeçari R. B., banues në Sukth, 11 km larg Durrësit, është plagosur në këmbë dhe po mjekohet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Durrësit. Ndërkaq gjatë natës në Krujë është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje. Kjo është festa në të cilën janë shënuar më pak incidente nga armët e zjarrit si dhe nga fishekzjarrët – përfundoi zëdhënësja e policisë së qarkut, Ornela Çako.

Fier

Në spitalin e Fierit gjatë momenteve të ndërrimit të viteve 15 të plagosur nga fishekzjarrët kanë marrë mjekimin në spital.