Fushë-Krujë Laç, Aksident rrugor plagosen dy persona

aksident-rrugorFushë Krujë Laç- Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç në afërsi të fshatin Luz. Sipas policisë një automjet është përplasur me një motor dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, të cilët po udhëtonin me motor.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Personat e plagosur janë nisur me urgjencë në Spitalin Ushtarak. ndërkohë për shkak të përplasjes në aksin rrugor ku ndodhi aksidenti është krijuar trafik. Policia ka devijuar qarkullimin në një rrugë dytësore .

Më pak emigrantë për festa

emigrantet-kufi-krishtEmigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi prej vitesh të mbërritur për të kaluar festat me familjet flasin për të adhura të pakta, shkurtimin e vendeve të punës dhe pagesave në Greqi. 

Kjo bëri që numri traditcional i personave që kalonin kufirin në hyrje për në Shqipëri të ishte të paktën dy herë më i ulët se vitin e kaluar këtë vit. Emigrantët gjithashtu flasin për pamundësi për të investuar në banesa dhe biznese të reja.

Janë me qindra emigrantët që presin prej muajsh pagat e papaguara ndërsa numri i proceseve gjyqësore që i pretendon këto pagesa është gjithnjë duke u rritur.

Përgjatë vitit 2013 disa qindra qytetarë që punon në Greqi janë kthyer përfundimisht për të jetuar në vendlindje ndërsa pritet që qindra të tjerë të rikthehen këtë vit.
/ Top Channel

MB: Hedhja në erë e shtyllës së tensionit të lartë, akt terrorist

eksploziv shtylles tensionitNjë shtyllë e tensionit të lartë e linjës së interkonjeksionit Tiranë- Podgoricë është hedhur në erë me eksploziv në Kurbin. Policia e ka cilësuar aktin si tërrorist.

“Në datë 31.12.2013, rreth orës 18:00 në vendin e quajtur Nderlalaj, në  Milot, rrethi Kurbin, është dëmtuar me eksploziv shtylla e linjes së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë. Nga shpërthimi me lëndë eksplozive është këputur njëra këmbë e shtyllës në lartesinë 10 metra nga toka. Ndërkohë në këmbën tjetër të kësaje shtylle, në lartësi 10 metra nga toka është gjetur një sasi prej 16 kallëpe tritoli me peshë prej 6.4 kilogramë, në të cilën ishte vendosur një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thekson se ka mbërritur mënjeherë në vendin e ngjarjes duke bërë ç’aktivizimin e eksplozivit të pashpërthyer.

Në njërën nga këmbët e shtyllës policia shpjegon se ka gjetur dy kartona, njëri me mbishkrimin NAFTA dhe tjetri me mbishkrimin  TAKSAT, të cilat ishin të ngjitura me ngjjitese natriban në shtyllë.  Shtylla objekt sulmi ndodhet në një faqe mali në afërsi të rrugës së vjetër Milot-Burrel pranë urës me harqe. Sipas policisë ky është akti i parë terrorist në Shqipëri, që shoqërohet me mesazhe të qarta të lëna në vendngjarje nga autorët e vetë akti. Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e dinamikës së këtij akti terrorist si dhe identifikimin e kapjen e autorëve të saj.

Arrestohet ish-shefi i Shërbimit Sekret kroat

shefi i sherbimit sekret kroatDW

Shumë gazeta gjermane njoftojnë arrestimin e kërkuar nga Gjermania dhe BE të ish-shefave të shërbimit të fshehtë kroat dhe jugosllav. Gazeta Süddeutsche Zeitung shkruan:

“Perkovic duhet të jetë përgjegjës për vrasjen e disidentit jugoslav Stjepan Djurekovic në vitin 1983 në Wolfratshausen të Bavarisë. Autoritetet kroate do të vendosin tani për ekstradimin. Edhe ish-agjenti i shërbimit të fshehtë Zdravko Mustac, ekstradimi i të cilit kërkohet po ashtu nga Gjermania, është arrestuar.”

Rasti Perkoviç pati shkaktuar irritime serioze ndërmjet vendit të ri anëtar të BE-së, Kroacisë, dhe Brukselit. Parlamenti kroat pati miratuar menjëherë pas hyrjes së vendit në BE një ligj, i ashtuquajturi lex Perkoviç, që ndalon dorëzimin e kriminelëve të dyshuar në vende të tjera anëtare të BE-së, nëse ata i kanë kryer veprat e tyre penale para gushtit të vitit 2002. Vetëm me presionin e madh nga Brukseli duke përfshirë edhe shkurtimin e ndihmave financiare Kroacia u detyrua, që ta ndryshojë edhe një herë ligjin. Ligji hyri në fuqi më 1 janar dhe mundësoi dërëzimin e Perkoviçit.” – shkruan “Süddeutsche Zeitung”.

A do të dorëzohet Perkoviçi?

Shtypi gjerman i kushton vemendje kësaj çështjejeShtypi gjerman i kushton vemendje kësaj çështjeje

Por disa media, si “Badische Nachrichten”, dyshojnë se Perkovic do t’i dorëzohet drejtësisë gjermane: “Që të arrestuarit, Perkovic dhe ish-shefi i shërbimit të fshehtë jugosllav Zdravko Mustac (74), do të ekstradohen me të vertetë në Gjermani, konsiderohet e pabesueshme. Sepse meqenëse vrasja sipas ligjit kroat është vjetëruar, një gjykatë kroate duhet tani që të vendosë, nëse do të zbatohet ligji gjerman, apo ai kroat. Fjala e fundit i mbetet gjykatës së lartë. Edhe për rastin, që Berlini dhe Brukseli të vazhdojnë të këmbëngulin, (Kroacia) ka një zgjidhje:.. Me kërkesën e qeverisë (kroate) së shpejti duhet të hiqet kufizimi prej 25 vjetësh për vjetërimin e një krimi. Kjo mund t’i sillte Perkoviçit dhe Mustacit një padi të vonuar në Kroaci. Nëse ata lirohen, që konsiderohet e mundshme, për të njëjtin krim atyre nuk mund t’i kërkohet të përgjigjen as në Gjermani”, konstaton “Badische Zeitung”.

Vrasje nga një kohë e perënduar

Gazetari Norbert Mappes-Niediek, i cili shkruan për disa gazeta gjermane, boton në “Berliner Zeitung”një artikull me titull: “Njeriu, që di shumë.” Perkoviç është “figurë nga bota e vjetër, por ai ende ka informata të rëndësishme.” Gazetari pyet në artikullin e tij: “Përse Gjermania hyn në këtë konfrontim kokëfortë me një anëtar mik të Bashkimit Evropian? A bëhet kjo vërtetë për të kapur një njeri, i cili është i akuzuar për urdhërimin e një vrasjeje në një epokë, që ka perënduar? Dhe përse anëtarja e re e BE, Kroacia, shkakton në të njëjtën çështje grindje me Berlinin dhe Brukselin?”

Ish shefi i shërbimit sekret kroat Perkovic duhet të ketë urdhëruar vrasjen e shumë kroatëve në mërgim në vitet 80-tëIsh shefi i shërbimit sekret kroat Perkovic duhet të ketë urdhëruar vrasjen e shumë kroatëve në mërgim në vitet 80-të

Në artikullin në “Berliner Zeitung” Mappes-Niediek shpjegon: “Në të vërtetë ka shumë gjëra në rastin e një agjenti të fshehtë Josip Perkoviç, i cili është arrestuar në Zagreb. Në luftën e Jugosllavisë 68-vjeçari i sotëm ka qenë figura kyçe në sigurimin e armëve për Kroacinë. Si kreu i shërbimit sekret në Zagreb ai kontrollonte atje botën e krimit. Atëherë patën rrjedhur shumë para. Perkoviç e di, se ku kanë shkuar paratë dhe se kush ka blerë firma me to dhe cilat”, shkruan Norbert Mappes-Niediek.

Një hetim shumë i dëshiruar

“Jo vetëm në Serbi, por edhe në Kroaci embargoja e armëve e atyre viteve nuk e pengoi luftën, por solli lulëzimin e krimit të organizuar. Jugosllavia në luftën e ftohtë ishte Meka e spiunëve të huaj dhe prodhoi vetë një mori shërbimesh të fshehta konkurruese. Josip Perkoviç së bashku me ministrin e Brendshëm të atëhershëm të Kroacisë ishte pjesë e orbitës së shërbimit informativ gjerman, BND. Në vitin 1991 me shpërthimin e luftës ai kaloi në ministrinë e Mbrojtjes dhe kështu në orbitën e CIA-s. Marrja në pyetje e këtij njeriu duhet të jetë për punonjësit e shërbimit të fshehtë si Viti i Ri, Krishtlindjet dhe Pashkët së bashku”, konkludon Norbert Mappes-Niediek në artikullin e botuar nga“Berliner Zeitung”.

8 të vrarë nga tre shpërthime në Somali

5B9030BF-9166-4454-8709-7DADE78ED7F4_w640_r1_sTre shpërthime me makina-bombë kanë lënë të vrarë të paktën tetë vetë pranë një hoteli të madh që frekuentohet nga klientë të huaj në Mogadishu të Somalisë.Forca qeveritare të sigurisë dhe paqeruajtës të Bashkimit Afrikan mbyllën rrugët përreth hotelit Jazeera dje. Dy shpërthime u aktivizuan njëri pas tjetrit pranë portave të murit rrethues të hotelit. Shpërthimi i tretë u aktivizua pak më vonë.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan të shtëna armësh pas shpërthimit të parë.

Askush nuk ka marrë përgjegjësi për shpërthimet. Grupi esktremist militant somalez al-Shabab ka kryer sulme të ngjashme në Mogadishu gjatë dy vjetëve të fundit.

Hoteli Jazeera ndodhet pranë aeroportit Mogadishu dhe zyrave të Programit të OKB-së për Zhvillim Ndërkombëtar, të cilat al-Shababi i vuri në shenjestër vjet./ZA/

 

Helikopteri shpëton pasagjerët e anijes së ngecur në Antarktidë

helikopteri antarktideEkipi i kërkuesve rus, i bllokuar që prej Krishtlindjes në një anije në Antarktidë, më në fund ka arritur të evakuohet.

Një helikopter kinez, arriti të shpëtojë të 52 pasagjerët e anijes, kërkues shkencorë si edhe turistë që gjendeshin në bord.

Shpëtimi i tyre u krye pas disa tentativave të pajisjeve të ndryshme për të thyer akujt që rrethonin anijen, por me sa duket procesi ka qenë i pamundur, deri sa një helikopter i vogël ka arritur të kryejë misionin me sukses.

Shkencëtarë të kombësive të ndryshme po merrnin pjesë në një ekspeditë shkencore në përkujtim të 100 vjetorit të udhëtimit në Antarktidë të eksploruesit australian Douglas Mawson.

 

 

Sean Penn dhe Charlize Theron “in love”

Sean penn Charlize TheronYjet e Hollivudit, Charlize Theron dhe Sean Penn janë fotografuar së bashku në Hawaii këtë javë nga fotoreporterët, gjë që flet për lidhjen e dy aktorëve.

Megjithëse të dy aktorët janë përpjekur të mos e bëjnë publike marrëdhënien mes tyre, ato janë ndjekur nga fotografët kur janë parë të shkojnë së bashku në ishull. Gjithsesi, ato vazhdimisht kanë pohuar se mes tyre ka vetëm miqësi duke përgënjeshtruar gjithmonë zërat për një marrëdhënie dashurie mes tyre.

Gazetari kroat: UDB-ja nuk gjente shqiptarë, për t’i vrarë

gazetari kroatSerbët i kanë vrarë serbët, kroatët i vrisnin kroatët, boshnjakët i vrisnin boshnjakët, derisa serbët i kanë likuiduar edhe shqiptarët”, ka thënë gazetari dhe publicisti kroat, Zeljko Peratovic, duke folur për vrasjet e kryera nga UDB-ja serbe në ish-Jugosllavi.Gazetari kroat, Peratovic i cili për një kohë të gjate merret me hulumtimin e vrasjeve politike në ish-Jugosllavi, ka deklaruar se vrasjet e disidenteve që ishin larguar nga vendi, UDB (Sigurimi Shtetëror Jugosllav) i ka kryer në mënyrë specifike, shkruan Telegrafi.

Ai ka thënë se UDB-ja ka gjetur bashkëpunëtorë që kanë kryer vrasje të bashkëkombësve të vetë,“serbët i kanë vrarë serbët, kroatët i vrisnin kroatët, boshnjakët i vrisnin boshnjakët, derisa serbët i kanë likuiduar edhe shqiptarët”.

“Vetëm për shqiptarët nuk ka vlejtur kjo rregull pasi që UDB nuk ka mundur të gjejë shqiptarë për të vrarë shqiptare”, ka thënë Peratovic per “Blic”

Vrasjet e kryera në kohën e ish Jugosllavisë janë ri-aktualizuar pas arrestimeve të ish shefave të UDB-së në Kroaci sot gjatë ditës.

Tashmë dihet se ky shërbim famëkeq (UDB-ja) ka qenë i përfshirë në vrasjet e Jusuf e Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekës në Gjermani dhe Enver Hadrit në Belgjikë.

Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës por edhe e Enver Hadrit zyrtarisht është bërë publike nga Kuvend i Serbisë pas vit 2003, si dhe nga publikimet e bëra nga oficer të shërbimit të cilët ishin organizatorë të këtyre akteve.

Nga kjo rezulton se SDB në këto akte terroriste kishte angazhuar ekipe të posaçme në përbërje të së cilës ishin: Zelko Raznjatovic-Arkan, Ratko Gjokic, Dragan Malesevic-Tapija, Gjorgje Bozovic-Gishka, si dhe ekipi i dytë Veselin Vukotic (Vesko), Andria Lakonic, dhe Darko Asanin.

Në vrasjen direkte të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit atentatorë kanë qenë Zelko Raznjatovic-Arkan dhe Gjorgje Bozovic-Giska.

Për këtë arsye, Sekretari Federativ i Punëve të Brendshme, Stane Dolanc, shumë vite më vonë pati deklaruar se “Arkani ka qenë më i dobishëm se i gjithë shërbimi”, kurse ai përpos privilegjeve dhe shumave të parave, nga Sekretariati Federativ i Punëve të Brendshme si dhuratë kishte marrë një pistoletë të dekoruar me ar./KN/

Itali, Shqiptari plagos vjehrrën dhe kunatin natën e Vitit të Ri

policia italianeNjë shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga policia italiane, pasi akuzohet se ka plagosur ish vjehrrën e tij dhe ish kunatin natën e nderrimit të viteve.

Ngjarja ka ndodhur në Dello, një komunë e vogël në Brescia dhe autor është një 43-vjeçar shqiptar. Policia bën të ditur se shkak për incidentin ka qenë divorci mes 43-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij. Mësohet se gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve, në banesën e familjarëve të ish-bashkëshortes së autorit në rrugën Mameli ishin mbledhur rreth 10 persona për të festuar Vitin e Ri. Por, papritur është shfaqur 43-vjeçari, i cili pasi ka debatuar me ish-vjehrrën ka nxjerrë një pistoletë nga xhepi dhe e ka qëlluar në drejtim të tyre. Plumbat kanë prekur ish-vjehrrën, 64 vjeç në këmbë, ndërsa një plumb tjetër ka goditur ish kunatin 33 vjeç në gjoks.

Menjëherë pas krimit autori është larguar me makinën e tij në drejtim të paditur. Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij. Policia thotë se 43 vjeçari nuk pranonte lehtë ndarjen  me bashkëshorten e tij.  Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Brescias ku dhe po marrin mjekimin. Sipas mjekëve gjendja më e rëndë është ajo e 33 vjeçarit i cili ka plagë në gjoks. Ky i fundit i është nënshtruar dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Bashkim të Shqipërisë me Kosovën, ideja e ish-ambasadorit britanik në Serbi

shqiperia_kosovaIsh-ambasadori britanik në Serbi, Ivor Roberts, në një intervistë për B92, angazhohet për një politikë më realiste dhe një realitet të ri politik në Ballkan, përkatësisht në raportet diplomatike. Në këtë kuadër, ai prezanton një mendim ndryshe për kufijtë, duke deklaruar se ata janë të ndryshueshëm.

Ai ka deklaruar se kufijtë në Ballkan mund të ndryshohen, përkatësisht, se korrigjimi i kufijve në Ballkan, mund ti kontribuojnë paqes së përhershme.

“Çështja e kufijve është çështje e mundimshme e shekullit njëzet. Mendoni vetë se çfarë problemi kishte sjellë kjo çështje gjatë arbitrazhit në vitin 1916 në Levant, e këto probleme edhe sot e kësaj dite janë aktuale. Në atë kohë dy diplomat, një britanik dhe një francez, Siks dhe Pikot, kishin vizatuar hartën që prezantonte sferën e interesave britanike dhe franceze pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Pastaj, dihet mirëfilli se çfarë probleme kishin lindur me kufijtë pas përfundimit të luftërave ballkanike me vizatimin e tyre në Konferencën paqësore të Londrës, në prag të fillimit të Luftës së Parë Botërore, kur u themelua shteti i ri i Shqipërisë, kur në mënyrë automatike shumica e shqiptarëve kishin mbetur të jetonin jashtë kufijve të shtetit shqiptar”, ka thënë ai.

“Atyre që thonë, se, qëllimi i vizatimit të ri të kufijve nuk do të duhej të ishte themelimi i shteteve mono-etnike, ju them se, e gjithë esenca e kësaj është se brenda atyre kufijve njeriu ndjehet i sigurtë. Aty ku kufijtë krijojnë ndjenjën e pasigurisë, jo stabilitetit dhe dhunës, aty kufijtë nuk kanë ndonjë funksion të dobishëm”, tha Roberts.

Roberts thotë se pret që “roli i kufijve të humbë dhe të bëhet i parëndësishëm, ashtu si është në rajonin e Schengenit, kur më nuk dini a jeni në Francë apo Gjermani. Megjithatë, që kjo të ndodhë, duhet të kalojë shumë kohë, ashtu siç është dashur në rastin e Francës dhe Gjermanisë, të cilat kanë kaluar tre luftëra brenda një shekulli”.

Sipas tij, drama e kufijve në Ballkan nuk mund të zgjidhet brenda natës. “Kufijtë në radhë të parë duhet ti kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit. Kjo do të zgjasë deri atëherë kur ato do të bëhen krejtësisht të parëndësishëm”, tha ai.

Ai thotë se është për ndryshim kufijsh edhe mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konsideroj se rajoni në veri të lumit Ibër, duhet ti kthehet Serbisë, e disa pjesë të territorit të Luginës së Preshevës ti kthehen Kosovës”.

Por ai ka edhe një qëndrim ndryshe sa i përket bashkimit kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve:

“Nuk shoh arsye, që pas një kohe, pse të mos bashkohen Kosova dhe Shqipëria në një shtet të vetëm, nëse këtë e duan”, ka thanë ish ambasadori britanik Ivor Roberts.