Policia e Shtetit: Asnjë incidet i rëndë gjatë natës së ndërrimit të viteve

63

viti i riiiPolicia e Shtetit bën te ditur se gjatë natës së ndërimit të viteve nuk është shënuar asnjë incident i rëndë, për sa i përket rendit e sigurisë dhe jetës së qytetarëve.

Sipas një njoftimi për shtyp dërguar pasditen e sotme, “Policia e Shtetit, vijon të jetë në shërbim të përforcuar, me synim garantimin e parametrave optimalë të sigurisë në të gjithë territorin e vendit në kuadër të festave të fundvitit”. Po ashtu, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë gjithë natës së ndërrimit të viteve, “shërbimet e Policisë së Shtetit u angazhuan maksimalisht për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në kuadër të masave të posaçme të planifikuara për festat e fundvitit, për të garantuar rend e siguri maksimale për qytetarët në të gjithë territorin e vendit, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve festive, në Tiranë dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë”.

“Në sajë të këtyre masave”, raportohet më tej nga Policia e Shtetit, “u bë e mundur që nata e ndërrimit të viteve të kalonte e qetë dhe në siguri të plotë në të gjithë territorin e vendit, duke mos u shënuar asnjë incident i rëndë sa i përket rendit e sigurisë dhe jetës së qytetarëve”. Gjithashtu bëhet e ditur se “edhe gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë me zbatimin e masave të posaçme me shërbim të përforcuar, me synim garantimin e rendit publik, sigurisë rrugore si dhe menaxhim profesional e të shpejtë të fluksit të lëvizjes në të gjithë pikat e kalimit kufitar, duke ofruar një shërbim policor me standarde të larta”- beri te ditur Policia e Shtetit.